Si
të doni të dashur lexues, kjo varet nga ju.
Nga shkolla fillore, diku nga klasa e katërt
ose e pestë, më ka mbetur në mendje një libër për birin më të mirë, gati më të
shtrenjtë të klasës punëtore kineze, Lei Feni-n i cili në atë kohë gati përfaqësonte
elementin më pozitiv të asaj popullsie shumëmilionëshe të ndodhur në pjesën
gati më të largët verilindore të kontinentit aziatik. Ai, me të bëmet e tij,
ishte shembulli më i mirë edhe për fëmijtë e asaj kohe të vendit tonë. Të shoqëruar me
figura të shumta ishin përshtatur në shqip edhe përralla nga popuj të ndryshëm.
Në një libër të tillë, në formatin gati A-4, por tepër të hollë, pra me pak
fletë, nga bota kineze, për botën fëmijnore tonë, ishin shqipëruar përralla të shumta. Megjithëse
e kujtoj shpesh, jo rastësisht kam dëshirë ta përmend pasi tek po i hidhja në
letër këto rrjeshta, si të tilla po i ndjeja reagimet më të këndëshme mbi
fytyrën time. Një hajdut i vockël, besoj se i keni parasysh ata si fëmijë, me
atë formën trupore gati të rrumbullakët dhe me atë hapjen e lezeçme horizontale
të syve, ai hyri në një shtëpi për të vjedhë diçka. Se çka do të merte prej
andej nuk ka rëndësi por ai fenomeni interesant tek u zhvillua brenda tij kur
filloi të dëgjonte kërcitjen e hapave, ai u tremb, u tremb shumë se mund ta
dëgjonte gjithkush që mund të ndodhej aty dhe në çast me mendësinë e tij
fëmijnore e gjeti zgjidhjen. Një zilkë të vogël të cilën e mbante përherë pranë,
ndoshta si për rastin që po i ndodhte, filloi ta tundte për t’i mos dëgjuar
hapat tek i hidhte. E kam kujtuar shpesh këtë përrallë por më tepër kureshtja
mbi të, ishte një lidhje e çuditëshme me një shkrim “fesbukian”. Dikush, të cilin ende nuk e njoh pasi fytyrën nuk e ka
shfaqur ndonjëherë në faqen e tij, ai shpaloste cilësitë më të sukseshme të
botës të letrave. Ky ishte ngacmimi. I
papërgatitur, gati pavetëdije, shumë ngjarje e shumë të tjera të pa emërtuara
në mardhëniet me njerëzit e jetës së
përditëshme, por edhe me të tjerë të ndodhur në distancë, mendova se si fenomen
në llojin e tij, ajo zilka e vogël mund të përshtatet edhe sot pavarësisht se
ngjarja ku dhe si mund të zhvillohet ajo, ose edhe pa të, pra në një formë
tjetër, gjithçka rreth atij fenomeni mund të varet edhe nga lexuesi i cili
është ai që e përzgjedh zhvillimin e saj.
Personi në fjalë është një titujmbajtës, tituj të dekretuar presidencial dhe shoqatash të varura e të pavarura. Me aq sa pëshpëritej për të dhe po kuptoja, ai në përpjekje për të dalë në sipërfaqe të asaj shoqërie që mendon se i përket, i vuri qëllim vetes të pasuronte identitetin në fakt ta pastronte atë, pra si do të thërritej këtej e tutje. Në të vërtetë atje ku jetonte dikur, diku mes disa gërxheve me atë ajrin e pastërt e të tjera ku vet ai e përsëriste shpesh, pati frymëzimet e para letrare ndërkohë emrin e falur nga prindërit, atë me të cilin e thërisnin edhe të tjerët që nga fëmijëria e tejzgjatur, nuk dëshironte ta dëgjonte për arsyet e tij të shumta pasi e kishte ndjerë shumë shpejt atë ngjajshmërinë karakteristike me ata aziatikët verior, ndoshta mund të ishte edhe ajo mbartia karakteristike e atyre hordhive barbare tek zbritën dhunshëm në këto tokat tona pjellore e dritë shumë, e më tej për të lëshuar edhe farën e tyre. Kur vuri në kontroll fymëmarjen, pra kur fitoi lirinë pas privimeve të shumta nga ai sistemi i djeshëm, i cili ishte tepër i ndjeshëm karshi shumë fenomeneve negative, ku vet ai e di shumë mirë përse u ndodh pas atyre hekurave, përsëri me përpjekje të mëdha karshi emrit të falur prej prindërve tek tjetërsohej nga gjithkush në format më qesharake, mbajti një qëndrim të ashpër. Pasi u sigurua se i kishte pranë, të sistemuara në faqet e murreve jo vetë të studios por edhe të gjithë hapësirave të shumta ku banonte, ato do të shkëlqenin. Ja, më në fund çertifikata me ngjyra të shumta, tituj në rradhë si i pari i dyti e të tjerët tek shkruheshin cilësitë e tij, ajo që e bënte të çonte kokën dhe të shfaqte atë kënaqësinë e shumë kërkuar, ishte titulli MM. Si përherë tek ndodhej i vetëm në studio do t'i hidhte një shikim të shpejtë gjthçkaje përreth. Tek do të përplaste shikimin me fytyrën e tij të stampuar në një letër fotografie do të tronditej pasi nuk do të kuptonte arsyet e atyre trajtave të fytyrës që ai zotëronte, ato nuk kishin lidhje fare me orgjinën për të cilën ai pretendonte. Megjithëse masa trupore, pra fizike që ai zotëronte nuk shfaqte diçka të veçantë, ajo në fytyrë dhe tërheqja horizontale e hapjes së shikimit të tij, nuk kishte lidhje me atë ku e gjithë rraca e tij pretendonte se ishin autokton ndoshta shkonte më përtej, aty në ish mbretërinë e Hanit të tmershëm. Në ato çaste, si gjithmonë do të kërciste dhëmbët pasi nuk e përballonte shikimin e me të, me vetveten. Në vazhdim duke shkuar tepër thellë me vetëdijen. do të përpiqej t'i shprehte diçka vetes.