Σάββατο 12 Αυγούστου 2017

DËSHIRA DHE DHIMBJE

  Për mos u tronditur nga ajo që do të shihte,  kaloi në brendësinë e saj me sytë gati në të mbyllur. Mes asaj errësire të plotë, të shpërthyer nga themelet e kalasë shekullore, si të burgosurit e dikurshëm në kontaktin e parë me dritën e diellit, ai nuk mundi të ambjentohej. I mbylli më fortë për t'u bindur se pas hapjes së tyre do t'i shfaqeshin të gjitha skenat e asaj mbijetese gati gjysëm shekullore që i jati kishte kaluar. Tek e mbështeti dorën në ato mure ndjeu ftohtësinë e lagësht të tyre. Me frikë se mos ato dhimbje dhe të thirrura njerëzore ri dilnin nga gërvishjet e thella të bëra aty, duke lëvizur lehtë pëllëmbën e dorës mbi to, hapi sytë. Menjëherë, brenda krahut ndjeu një lëvizje të shpejtë gati si rrymë elektrike t'i përcillte një goditje të fuqishme krahërorit të tij.
Dëshira dhe dhimbje të shumta të mbetura si kujtesë e një brezi të privuar nga jeta vazhdonin të klithnin akoma. Nuk u ndje mirë. Mori frymë thellë si për t'i thënë vetes se ishte gati të përballohej me atë që po e priste. Ja qoshja ku i jati mbi një thes kashte e shumë rrecka të tjera përballoi netët e atij dimri të gjatë e të pafund. Atje përballë  ndjeu praninë e djaloshit që mposhti frikën, vdekjen. Vegimi i tij i shfaqur me buzëqeshjen e vazhdueshme në fytyrë sikur i thoshte;- “Jam ende gjallë”
Kudo nëpër mure kishte shkrime e figura të lëna ndoshta kur ai sistem ishte në grahmat e fundit.  Atje lartë diku, një rrjesht i shkurtër fjalësh bënte thirrje për përmbysjen e rregjimit. Më poshtë dy duar të shtrënguara jepnin shpresën e mbijetesës. I u kujtua rrëfimi i vazhdueshëm i të jatit për kohën e gjatë që kishte kaluar në atë qeli me bashkëvuajtësin, me atë djalë të hekurt e të pa mposhtur. Pasi e mori vesh vendimin e ekzekutimit të tij, pa u trembur u a dorëzoi trupin atyre. Por zemrën jo. Jo, kurrë. Edhe në çastin e ekzekutimit atje lartë në sheshin e kalasë shekullore, i tmerroi ata me thirrjen e tij : “Mermani trupin, por zemrën kurrë s’u a jap.” 
Ndjeu t'i buçiste në vesh ajo shprehje gati në  thirrje. Aty lartë, nga dritarja e vogël, rrezet e pakta të diellit të copëtuara nga shufra hekuri të trasha, po përpiqeshin të ndriçonin në atë faqe muri thirrjet e dhimbjet e shumta të atyre njerëzve të dënuar nga diktatura komuniste.
Për një çast, ato dritë-hije, nisën të lëviznin dhe të merrnin trajta të ndryshme. Tek përpiqeshin të shkëputeshin prej andej, ende lëshonin thirrje e ulërima therrëse. Gjithçka përreth filloi të përmbysej dhe trupi i tij u përplas për muri. Kur u përmend e pa veten në një nga ambientet e kalasë. Nën efektin e asaj që përjetoi ndjeu sikur do ta merrnin edhe atë për ta ekzekutuar. Bëri disa lëvizje të shpejta me duar si për tu thënë atyre të largoheshin prej tij. Zotëri duhet të qetësoheni i u drejtua një prej tyre i cili shërbente në kalanë ish burg sot muze i cili u përpoq ta qetësonte duke i shërbyer me më të mundëshmet. E mblodhi veten shpejt. Kërkoi të dalë. U nis pa kërkuar ndihmë prej tyre. Kumbimi i hapave të tij mbi atë kalldrëm të shkelur në shekuj nga mijëra njerëz, tek përplasej në faqet e gurta të atyre katakombeve sikur e thërriste të mos ikte për të mësuar shumë gjëra të tjera që kishin ndodhur aty. Ktheu kokën edhe hijes së tij të mekur tek i zvaritej pas i u trëmb. Dhe i thërriti vetes për të dalë sa më shpejt prej andej. Zhurmën e hapave, klithmat e vuajtjeve të atyre njerëzve të mjerë që nuk e panë më dritën e diellit i mbyti me  zërin e tij. “Duhet të dal prej këndej sa më shpejt. Duhet të dal.”
I ndodhur jashtë sikur e solli në jetë ngrohtësia e diellit vjeshtak. Ktheu kokën mbrapa për të hedhur vështrimin e tij të fundit atij përbindëshi të krijuar nga vet njerëzit por ndjeu sikur ai hark i madh guri i mbështetur fuqishëm në tabanin e themelet e kështjellës po përpiqej ta gllabëronte. Por jo. Ai nuk do të hynte më atje. Me intuitë, pak më parë ende pa kaluar në brendësi të tij e kishte imagjinuar anën fizike të atij konstrukti gjigant ku në çdo kohë veçse kishte marë jetë njerëzish. Ajo ftohtësia e lagësht e injektuar që në kohën e krijimit të saj e trembi. Nuk do t'i kushtonte më vëmëndje asaj që përjetoi. Edhe historinë e vuajtjeve të babait do të përpiqej që të mos ta kujtonte më. Kishte çështje dhe probleme të tjera që ai duhej t'u përkushtohej e të kujdesej.  Jetën e re që po krijonte.   
        



            

Τετάρτη 1 Μαρτίου 2017

RRËFIMI I NJË ARXHIU


Ai u shfaq gati pa pritur. Nuk e di se nga erdhi dhe çfarë ndjeu kur u përballua me shikimin tim por në çast kërkoi të  ulej pranë meje. Deri sa e përshtatit trupin e tij në formën e karrikes që më ndodhej pranë nuk e shkëputi as edhe njëherë shikimin. Menjëherë, pas të gjitha këtyre veprimeve tek e mbante ende në dorë shishen me birrë, filloi ta pinte atë. Aty vura re lëvizjen ritmike të gurmazit të tij gjithë rrudha tek kapërcente atë lëng në gllënka të vogla. Ardhja pranë, ulja dhe mosndarja e shikimit jo vetëm më çuditi por edhe më ngacmoi disi. Edhe më vonë, megjithëse shikonte diku gjetkë ai vëmëndjen e kishte nga unë. Për një çast, duke u ngritur në të ndënjura, gati në një pozicion vertikal me karriken, pasi aty tek qëndronte trupi i tij rrëshqiste shpesh, u drejtua nga unë. Në atë përballje, në bardhësinë e syve të tij në raport me kokërdhokun dhe lëkurën ezmere të asaj race endacake, ndjeva një efekt të çuditshëm. Ajo kishte lidhje me atë që unë po përpiqesha të kuptoja në ato çaste. Ai tip që se kisha idenë nëse rronte e merte frymë, u ndodh pa pritur para meje. Forma e çliruar dhe gati naive që po më tërhiqte çmëndurisht. Ishte ajo buzëqeshje e tij tek më uronte shpesh “gëzuar shoku.” E ndjeu. Kjo i mjaftonte. Ai nisi të më rrëfente një histori të çuditëshme.
Isha ende i dehur kur më zgjuan herët në mëngjes. Të paktën kështu e kuptova pasi nuk mbaja mend se deri kur vazhdoi sherri. U habita kur i pashë duart të lidhura me hekura dhe dy policë tek më tërhiqnin. Nuk e di, ende sot besoj se e vrava vet vjerrin tim. Për këtë arsye dola si i tillë, si vrasës. Përderi sa isha pjestar i atij sherri dhe në çdo çast  shprehesha se e kisha vrarë vetë, më dënuan me 9 vjet burg. Pas afër gjashtë vjetësh më thërrasin e më thonë se isha i lirë. Kishin gjetur vrasësin e vërtetë. Ai, i kapur për një krim tjetër në një nga shtetet fqinjë, indedifikohet si i njëjti person edhe për vrasjen e vjerrit tim. Ajo arsye m'u duk e çuditëshme dhe nuk pranova. Nuk desha të dilja prej andej. Në aq sa mbaj mend e kisha gjuajtur edhe vet me shkelma, grushta dhe me ç’farë më dilte përpara. Megjithatë duhej të dilja prej andej dhe të shkoja pranë familjes time, aty pranë lumit në të dalë të qytetit. Pothuajse po ato ditë më vjen e më kërkon një person të cilin nuk e njihja. Si avokat, ai më shpjegoi mundësinë e përfitimit të një dëmshpërblimi. Me vitet e kryera, do të merja një sasi lekësh të pa menduara ndonjëherë. Avokati mbeti shumë i kënaqur, unë edhe më shumë. Duhej të shkoja në burg që të më ndryshonte jeta. Bleva një furgon të vogël dhe automatikisht u bëra “bosi” i të gjithë  arxhinjve që jetojmë sëbashku. Ishin ditë të bukura se e shtroja me të pira, të ngrëna, klarino domethënë vetëm qejf. Sa për punën, të gjitha hekurishtet që mblidhnin tek unë i sillnin. Një ditë prej ditësh duke e ngarë i dehur, tek po përpiqesha me furgonin tim të parakaloja dikë nuk llogarita kohën dhe pas një rrëshqitje dhe humbje ekuilibri furgoni përmbyset duke kryer katër-pesë salto dhe pastaj, në fundin e kanalit vaditës në anë të rrugës. Unë shpëtova por ai nuk bëhej më. Kështu që sa më kishin mbetur nga ata lekë i harxhova
Ai heshti për një çast. Hoqi shikimin  nga unë duke parë sasinë e birrës të mbetur në shishe. E ktheu me dy-tre gllënka në gurmaz. Prej meje asnjë reagim. Por nga ai, as edhe njëherë nuk e shkëputa shikimin. Besova se diçka po zbuloja mbi jetën e atyre njerëzve prej endacaku tek përshtateshin në çdo vend, ku ata ngrinin çadrat e tyre të çuditëshme. Ai buzëqeshi dhe u çua prej karrikes. Pas pak u kthye me dy shishe birra. Ta pimë shoku më tha duke më drejtuar njërën prej tyre. Në ato çaste m'u kujtua një film italian i viteve 50-60 i Etore Scola-s. Aty flitej për një vëndbanim romësh të ngritur diku në periferi të Romës. Në ato shtëpi prej dërrasash të ngritura pranë njera-tjetrës ata përjetonin delirin më të bukur të jetës së tyre. Në qoftë se do tju bie rasti mos e lëni pa e parë atë film.
Pas asaj, tek po e shihja drejt e në sy, ai  njeri krijoi idenë sikur po i kërkoja vazhdimin e mëtejshëm të asaj historie. Me një veprim, i cili s’ishte gjë tjetër veçse një instikt, fshiu buzët me pëllëmbën e dorës dhe nisi rrëfimin e lënë në mes:
Në fakt, nuk më kishte shkuar kurrë ndërmënd të zihesha me vjerrin, e jo më ta qëlloja. E gjitha ndodhi nga dehja pa çka se ai kishte filluar ta tepronte prej kohësh. Gruan, ish vjerrën time e kishte të re. Të dy të pangopur. Atë punë gati natë për natë e  bënin. Deshte të ngatërohej me kunatën, motrën e gruas, vjerrën e vajzës time të vogël. Në fakt qe e mirë dreqi. E ndarë nga burri. Atje në akademi mendjen tek ajo e kisha. Ajo sot është gruaja ime. Ndërsa e  para më iku nga shtëpia menjëherë pas dënimit tim, ende pa mbushur muajin. Atëhere vajzën e kisha 13 vjeçe ndërsa dhëndërin 27 vjeç, i cili kishte edhe një fëmijë nga gruaja e tij e parë. Lëmsh hesapi. Pas asaj heshtje të gjatë prej meje, ku nuk kisha ndërmend të flisja nuk u përmbajta.  Përse e martove kaq të vogël vajzën e pyeta. Ranë në dashuri m'u përgjigj ai. E deshën shumë njeri-tjetrin. Nuk mund tu shkoja kundër. Sot kanë dy fëmijë dhe presin të tretin. Edhe unë i vogël isha kur u martova 15 ndërsa ajo 11.
Nga ai rrëfim i shpejtë ende nuk po e kuptoja se si po ndjehesha. Ishte një pështjellim tepër i çuditshëm ku më bënte të qeshja e të mendohesha për jetën e atyre endacakëve. Por përsëri ai njeri nuk më la kohë, Nga ato që u thanë në gjyq vazhdoi ai doli se u  vra nga dashnori i vajzës së motrës të gruas që kam tani. Kishte kohë që i vinte vërdallë. Ndoshta shkaku kryesor do të ishte se ai kishte mësuar se ku i kishte fshehur lekët vjerri im. Dhe të gjitha këto ndodhën kur të gjithë ishim duke pirë e kërcyer. Ai kreu vrasjen, mori lekët dhe iku pa ardhur policia, pa lënë gjurmë dhe ndoshta po atë ditë kishte kaluar kufirin. Duhej ta haja unë. Por nejse, prap i fituar dola. U bëra me patentë, makinë e me lekë ku nga të gjitha ato, sot nuk kam asgjë prej gjëje.
 Në atë çast, si gjithmonë me shishen e birrës në dorë, tek më shihte si triumfator filloi ta rrëkllente pa ndërprerje atë lëng të tej ngrohur nga duart e tij.
  


Σάββατο 15 Οκτωβρίου 2016

NJË DEGË LULE MIMOZE

       Që në çastin që  dëgjova atë mbasdite ardhjen e gjitonëve të rinj, thirrja e një vajze të re në emrin e një luleje më dha një ndjesi të çuditëshme brenda meje.  Me gjithëse më lindi dëshira për ta parë, nuk e mora mundimin për të shkuar pranë dritares pasi zhurmërat nga jashtë prej tyre u fashitën shpejt dhe çdo gjë ra në qetësi. Të nesërmen, si zakonisht në formën time të shpejtë të kryerjes së veprimeve, rrëmbimthi dola në rrugë duke u futur mes turrmës që nxitonte, e më pas drejt shkollës. Ndërkohë, në imazhet e mia përpunoja idenë e paraqitjes së saj. Nga ngacmimi që pata me atë emër, në të gjitha orët e mësimit u mora me flokët e vajzave të klasës. Duke abstraguar, guxova deri aty sa të ngacmoja edhe veshjet e tyre. Nuk shpëtuan edhe të tria mësueset e asaj dite që kishin rradhën të shpjegonin teoritë e tyre në mësimdhënie. Më vonë u mora me emrat. Mes fantazisë të çastit emrat i lidhja me ngjyrën e flokëve, të fytyrës. Pastaj, tek i heq lules gjethet e tepërta, nisa tu zbërthejë kopsat e para të këmishave, të bluzave duke u nxjerë në pah qafën e gjokset. Ishte një punë tepër e lodhëshme pasi në klasë kishim shumë femra dhe koha nuk më mjaftonte. Τë gjitha ndodhën shumë shpejt, brenda  një dite. Ashtu siç ishin ulur në bangat e tyre  nisa ti zbukuroj të gjitha me rradhë. Jo të gjitha më kënaqën dhe u kënaqën. Ndjeja shikimin e disa prej tyre sikur po më thoshnin se kishin mundësi të dilnin edhe më të bukura po të punoja edhe më shumë me to. Ndoshta, ose duhet të më ketë shpëtuar ndonjë prej tyre pasi në imazhet e mia, mes atyre femrave të shumta, po më shfaqej, një tjetër imazh femre. Mos vall ishte ajo.          
     Në një prej ditëve në vazhdim, përbrenda asaj përhumbje që po vazhdonte të më ngacmonte, përkrah meje, rrugës që po kthehesha për në shtëpi dëgjova një zë femre. “Kujdes gjiton, shiko ku po shkel. Do të rrëzohesh e kush e di se kur do të zgjohesh nga ato ëndërime.” Ashtu vërtet, duke tundur kokën përmes miratimit e mos miratimit u ndesha me shikimin e saj. Buzëqesha dhe me trajtën e lëvizjeve të duarve sikur i thashë “jemi në rregull”. Ma ktheu me të njëjtën vlerë buzëqeshjen. Ndërkohë duke u përballuar me sytë e saj ndjeva se ajo diçka po kërkonte prej meje. Aty në krahun tim, duke ecur, vazhdoi: – “Jam edhe unë, nuk më keni vënë re akoma.” Të dy u ndalëm në të njejtin çast. Ajo për të parë reagimin tim të mëtejshëm dhe unë për të kuptuar se çfarë po më ndodhte. Ishte kohë e mjaftueshme për të reaguar. Në të vërtetë, pa i lënë kohë karshi çdo lloj veprimit tim, flokët e rëna përmbi sy, me një veprim të shpejtë të duarve ja regullova më këndshëm, dhe duke i dhënë urdhër përmes buzëqeshjes sime që të mos lëvizte, i zbërtheva edhe kopsën e dytë që zbriste më poshtë jakës së këmishës: ”Kështu po “- i u shpreha dhe aty në çast, tek i bëra një prekje të lehtë me duart e mia, diku prapa qafës, jakës i bëra një ngritje të shkujdesur. Më pas duke i dhënë të kuptoj të vazhdonim të ecnim e pyeta për emrin. Duke ndjer hapin e saj tek përpiqej të kapte ritmin tim, dëgjova të më thotë “Në cilën stinë jemi”. “Në stinën më të bukur”- ishte përgjigja ime -“në pranverë”. “Cila lule shpërthen tani” vazhdoi ajo duke tundur kokë e flokë. Aty u stepa. Mes buzëve të mija të mbërthyera fort me njera tjetrën, gërma e parë e atij emri nuk guxonte të artikulohej e të shprehej. Vërtet u ndjeva si buf. Gjitonja ime me atë emër të bukur ishte vërtetë një lule mimoze e sapo çelur. Duhet të keni mbajtur ndonjëherë në dorë degën e asaj peme. Kurorë lulesh, flokësh në bukle të vogla, me kalime në nuanca të shndritëshme të hedhura pa kursim mbi to duke qarkuar fytyrën e saj të imët e fine. Gjethet, veshja poshtë asaj kurore, me atë rregullim të vogël që i kisha bërë më parë, mbulonin hijshëm vazhdimësinë e saj trupore. Në atë ecje të shpejtë time, duke i buzëqeshur i u shpreha: -“Jeni vërtet një degë lule mimoze”.



                                          

Τρίτη 11 Οκτωβρίου 2016

DJALOSHI I GRACKAVE T Ë MËLLËNJAVE

                                ...dikur në adoleshencë pranë kroit të fshatit.

      Megjithëse shiu kishte pushuar, nga gjethet e ullishtave, shkurreve dhe ferrave përreth ende pikonin bulëza uji të shndritshme. Era kishte rënë. Ngritësi i grackave duhej të shfrytëzonte momentin pa zbritur ende në tokë mëllenjat. Ishte ngritur herët dhe prej grackave të para kishte kapur tre prej atyre zogjve pendëzinj. Mendoi se në thellësi të atyre ferrave që ndodheshin në anë të rrugës, nga ana e poshtme e saj, do të qe më i sigurt gjahu. Duke kaluar me kujdes në brendësi  të atyre degëve gjemb shpuese u përpoq të mos dëmtonte asnjë prej tyre. Mendoi se dy tre copë do të mjaftonin. Me instiktin e tij prej gjahtari, shpesh mendonte se ata fluturakë mund të kishin filluar ta ndjenin mungesën, zhdukjen e ndonjë prej tyre poshtë atyre pllakave. Dhe për këtë arsye kishte raste të kthehej me duar bosh në shtëpi.
Teknikën e ngritjes së tyre e kishte mësuar nga më të rriturit. Ajo trashëgimi e cila nuk dihej se kur qe krijuar nuk ishte vetëm një zbavitje por edhe një mënyrë për të siguruar një ushqim të këndshëm. Mjetet për të ngritur ato gracka të thjeshta  ishin më rrethanoret që siguroheshin po aty. Një pllakë guri e hollë jo shumë e madhe në raport me trupin e mëllenjës dhe disa thupra nga degët e ullinjve. Të prera në një gjatësi të barabartë, do të mbështeteshin në skajet e njëra tjetrës dhe do të mbanin gati pothuajse në këmbë pllakën. Diku, aty në qendër të atij trekëndëshi në gropën e hapur do të vendoseshin dy-tre kokra ullinj. Ishte një kalkulim tepër i thjeshtë ku vetëm me një prishje ekuilibri të atyre degëve nga këmbët e kujtdo fluturaku, pllaka do ta zinte rob atë. Pasi u bind se çdo gjë ishte në rregull mori prej degës aty pranë gjahun e mëparshëm dhe u drejtua nga monopati që kalonte nga kroi i fshatit i cili ndodhej diku aty pranë.
Si gjithmonë do të qe tepër i kujdesshëm në hedhjen e hapave. Me instiktin e gjahtarit, tek shkelte nuk do të dëgjohej as kërcitja më e vogël e gjithçkaje ku ai do të vendoste këmbën. Duke ndjekur vijën e monopatit që shkelej vazhdimisht nga fshatarët me bagëti, mushka e kuaj, vuri re se diku pranë kroit ishte ngulur një familje rome. Një nënë e re mbi zjarrin e ndezur mes trekëndëshit të ngritur kishte vendosur  një kusi. Aty pranë, duke ndjekur gati çdo lëvizje të saj, dy fëmijë të mitur me duar të mbërthyera gati në grusht të shtrira përgjatë trupit, qëndronin në këmbë. Nga zjarri i fortë midis ujit tek lëvonte, kokra të pakta orizi tentonin të dilnin mbi sipërfaqe. Më pas, dy kokra domate gati të pa pastruara duke i copëtuar me duart e saj të ashpra ajo i hodhi në brendësi të kusisë. Gjithashtu, me dorën e zhytur në fundin e një traste rrobe tepër të vjetruar nxori një kokër qepë. Pasi e shqeu edhe atë si domatet   e hodhi në ujin e valuar. Dhe me një lugë  druri të vjetër, orizin së bashku me perimet e sapo hedhura i trazoi fort. Kripën e mbledhur brenda pëllëmbës të dorës tjetër të cilën gjatë gjithë kohës tek kryente ato veprime e shtrëngonte fort, e hodhi si me inat brenda saj. E gjithë ajo skenë, kusia e varur mbi zjarr tek lëpihej nga poshtë saj nga gjuhë të kuqëremta të shoqëruara edhe me tym, të dy vocërakët dhe çadra më tej e mbuluar me pjesë mushamaje jo vetëm e habiti por nuk mund ta kuptonte se jetohej edhe kështu. Mes asaj që po përjetonte ndjeu lëvizjet dhe shikimin e saj të rënë mbi të i cili rrëshqiti deri tek gjahu që mbante në duar. Si për t'u larguar atij përballimi e drejtoi shikimin nga të dy fëmijët e saj. Edhe ata të dy  si pjesë e asaj skene por me një qëllim tjetër, po prisnin të bëhej gati ajo drekë e vonuar. Shikimi i tyre  fëmijnor shfaqte një padurim të theksuar, atë të uriturit. Gati sikur numëronin minutat dhe flluckat e shumta të vlimit që tentonin të dilnin mbi sipërfaqe. Padurimi i madh i shfaqur në kokërdhokët e zinj të syve të tyre atë e tmerruan.  I tronditur, djaloshi i grackave të mëllenjave u ndje shumë keq. Ishin tepër të mitur që të dy. Të dobët dhe të paveshur mirë. Të zbuluara nga gjuri e poshtë, kërcinjtë e tyre ishin vazhdimisht të lagur. Ajo lagështi e thithur prej shputave të këmbëve tek binin në kontakt me baltën e kthyer në llucë, transmetohej me dridhje të lehta në trupat e tyre. Të përqendruar mbi flakët tek pushtonin pjesën e poshtme të kusisë, ku në të njëjtin çast në mënyrë instiktive, me kurizin e dorës fshinin ujrat që u pikonin nga hundët, kthyen shikimin prej tij  si për ti kërkuan ndihmë.
Shpirti i tij i pa njohur me një realitet të tillë ishte gati t'i shpërthente. Zemra po i rrihte me furi. Ndjeu t'i shpërfytyrohej fytyra dhe pika loti ishin gati t'i kërcenin mbi fytyrë. Pa u menduar u drejtua prej saj duke i lënë diku aty pranë gjahun. Të dy fëmijëve u shpjegoi se disa metra më tutje, në brendësi të atyre ferrave, poshtë grackave do të gjenin mëllenja të tjera. Ishte i sigurt në atë që thoshte.
Nuk shkoi për nga kroi por mori pak më të majtë. Tek po ecte mbi rrugën automobilistike mori për nga fshati e drejt për në shtëpi duke mërmëritur   gjëra gati të pakuptimta.

Τρίτη 27 Σεπτεμβρίου 2016

PO BIE SHI

Po bie shi. Nesër dhe pasnesër është festë. Më të guximshmit nga nxënësit e gjimnazit kanë ikur nga mësimi para kohe. Anës detit, në çifte të vogla, poshtë kurorave të pemëve dhe gjetheve që po bien nga era ata shkëmbejnë me ëndje puthjen e tyre të  parë.
Në malet përreth, re të shumta si kacekë të fryrë presin radhën të shkarkohen mbi qytet.
Në qendër tek sheshi, punëtorët e dekorit të qytetit duke hedhur herë pas here shikimet e tyre mbi ato pështjellje ajri dhe uji tek po çahen nga thikat e tej nxehta të vetëtimave, nxitojnë të bëjnë zbukurimet e fundit. Aty pranë, përgjegjësi i tyre po shfryn mbi ta për vonesën. Për lënien e atyre punëve në çastin e fundit. Pritet shi i furishëm.
Dy ditë janë ato festime. Ndërkohë në qytet nuk ka entuziazëm. Duket  sikur asnjë s’do ta dijë për to, përveç atyre që merren me mbarëvajtjen dhe organizimin e asaj feste kombëtare. Në plazh, poshtë kurorave të pemëve, nxënësit e ikur nga mësimi edhe ata nuk ta dinë se për çfarë do të festohet të nesërmen e të pasnesërmen, ata ende vazhdojnë të shkëmbejnë puthje të ëmbla. Retë përmbi kurorat e maleve përreth, po presin me padurim. Përgjegjësi i punëtorëve të dekorit ende po shfryn nga zemërimi. 

Δευτέρα 5 Σεπτεμβρίου 2016

KOPËSHTARI PLAK

        Në çastet tek i ujiste e i pastronte nga barërat e egra ato pemë frutore ai bëhej njësh dhe ndjente gati sikur bashkëbisedonte me to. Shpesh, i ndodhur përmes kurorave të tyre, do të përkëdhelej nga reagimi i gjetheve të shumta tek përpiqeshin të ngatëroheshin përmes gishtrinjve të tij dhe do të kalonte orë të tëra aty, e do të shkëputej nga ajo përhumbje vetëm atëherë kur do të thërritej prej të tjerëve. Kohët e fundit diçka po e mbërthente mes atyre pemëve. I ndodhur pranë një fidani të mrekullueshëm në zhvillim gati të marrosur të degëve të tij të shkujdesura, me sytha në të çelur, ende nuk po i kujtohej se si ishte mbjellë.  Po përpiqej më kotë.
       Kishte kohë që nuk po kuptonte se çfarë po i ndodhte. Dëshirën e kishte shumë të madhe për t'u ndodhur në atë kopësht të mbjellë në vite me lloje të ndryshme drurësh frutorë. E shfaqte këndshëm gëzimin tek përshkonte atë rrugë të shkurtër deri sa mbrinte aty. Më pas, i ndodhur mes kurorave të tyre e ndjente veten të huaj. Duke hedhur shikimin e tij gati të verbër, niste t'i prekte një nga një me duart e tij të buta. I duhej ta kryente atë veprim si për të vërtetuar ekzistencën e tyre. Por jo vetëm atë, në brendësi të tij përpiqej t'u kujtonte emrat dhe do të ndjehej i lumtur kur arinte t'i shqiptonte nën zë. Më pas, buzëqeshja në fytyrë do t'i shtohej pasi çuditërisht, do t'i kujtoheshin të gjitha me rradhë. Dhe ato prekjet e lehta të trupave dhe gjetheve të atyre pemëve vetëm me mollëzat e gishtrinjve do ta lumturonin edhe më shumë. Më pas ai nuk do ta kishte të lehtë shkëputjen prej andej. Në ato çaste një shkëlqim i bukur po shfaqej në sytë e tij. Dikush po e thërriste. Përmes atij zëri femëror njohu nusen e djalit. Ata banonin në qytet prej kohësh dhe ardhja e tyre do ta ngazëllente së tepërmi kopështarin plak. Po aty si i zënë  në faj, do të rikthente edhe njëherë shikimin nga ai fidan, të cilit nuk po i kujtohej ende emri. Kishte kohë pa u parë me djalin dhe me nusen. Në atë përballje me të, do të ishte vet ajo që do ta ndihmonte duke i shkuar pranë, pa u përpjekur të fshihte ndryshimin që kishte filluar në trupin e saj. dhe do ta ndihmonte të shkëputej nga ajo përhumbje  tek vazhdonte të prekte me dorën e tij gjethet dhe sythet e sapo të çelura të fidanit.
Bab, unë e mbaj mend kur e mbolle dëgjoi nusen t'i kujtonte atë çast. Nga ato duart e tua të buta mori jetë. Duke kthyer shikimin nga i shoqi tek po qëndronte si i hutuar vazhdoi, sëbashku me mua do të rritet e do të lulëzojë ai fidan, kështu më the. Erdhën me gëzim për të të dhënë një lajm të bukur. Tek po lëvizte buzët të cilat më të shumtën e kohës i mbante të mbërrthyera me njera tjetrën do të shfaqtje tronditje dhe emocione të shumta tek ai kopështari plak i cili do të përpiqej të mos ngashërehej. Por përsëri i pa aftë.
Si fluturat tek e ndiqnin kur ai dilte herët në mëngjes, bir dhe nuse i u ndodhën pranë dërsa ai pa hequr dorë nga sythet e sapo çelur, të atij fidani që e kishte çoroditur, nuk e kishte shkëputur shikimin prej saj. Në aq sa kuptonte ku herë shtrëngonte buzët e herë çelte e mbyllte sytë, në fytytrën e tij u ndje të përhapej ajo buzëqeshja e tij e kursyer. I kujtua dita kur e mbolli atë dru frutor..Menjëherë fill pas dasmës të djalit, trashëgimtarit të vetëm.  
Mes duarve të tij, të birit dhe nuses, nënës së ardhshme i shoqëruan  në thellësi të tokës rrënjë e asaj bime. Tek do rritej e piqej, ai frut do të kuqëlonte jashtë e brenda tij.  Në të mijta kokra, duke çarë lëkurën tek përthyej drita mbi to, do të shfaqeshin me atë ngjyrë të trëndafiltë. Shega ajo bimë e vjetër sa vet njerëzimi do të simbolizonte begatinë e mirëqenien e asaj familje.

Në ato çaste i sigurtë në veprimin që po kryente, e shkëputi dorën prej atij fidani duke i përqafuar me një ngashërim gëzimi vazhdimësinë e familjes së tij. 

Πέμπτη 4 Αυγούστου 2016

MULLIXHIU

                  BOTUAR PËR HERË TË PARË NË -"SHTIGJEVE TË VENDLINDJES" nr.3

Një nga degët e arrës që ndodhej pranë derës së mullirit ishte thyer dhe ashtu siç kishte rënë qe mbështetur në  çatinë e tij. Lëkundjet e vazhdueshme të shkaktuara nga era e rrëzuan atë përtokë. Qeni i trembur për herë të dytë nga krisja e fortë e rrëzimit të saj, zuri të lehte me tërbim brenda  kolibes.
Për herë të parë u zgjua i trembur së bashku me mullixhiun kur u thye dega. Krisja e dytë ja hoqi fare atë gjumë të trazuar. Pa mbaruar mirë të shtriturit dhe kuisjen, doli me vërtik jashtë saj dhe filloi të lehte duke ngritur turinjtë përpjetë. S’dinte se kujt duhej t'i lehte prandaj i u hakërrye erës. Pasi bëri dy-tre rrotullime në oborin e mullirit u ndal. Lehu në drejtim të portës. Duke mos marë përgjigje nga i zoti i tij, zbriti më të poshtë monopatit.
Kapërceu një vijë uji që ndahej nga përroi. Më tutje, kaloi nëpërmjet dy trarëve që shërbenin si vëndkalimi. Nuk shkoi përgjatë tij që derdhej në det, por rrëzë malit. Ai e dinte se ku ndodheshin disa fole lepujsh por nuk po ndjente erën e tyre. Atë, që atij i ngacmonte flegrat e hundës e që i gufonte zemra. I njihte mirë ato vënde. Nuk kishte lënë sqinte e ferrë pa shkelur e nuhatur. Në sa e sa prej tyre kishte ngritur këmbën e kishte shurruar.
Për një moment, e hoqi vëmëndjen nga kujtimet e tij dhe i u përqëndrua natyrës.  Zhurmave që i sillte ajo nga larg. Vazhdoi ecjen duke nuhatur e duke mbajtur veshët përpjetë. U ndodh përpara një gëmushe të madhe.  Uli kokën dhe futi turinjtë në brendësi të saj. U dha këmbëve dhe trupit duke kaluar nën të. Me mundim të madh doli matanë saj.  Këmbët i prekën rërën e butë e të lagët. Vuri re se ndodhej shumë larg vijës së detit. Me ndjesinë dhe nuhatjen e tij të përherëshme ai e kuptoi se dallgët gjatë gjithë natës kishin ardhur deri aty ku po i preknin këmbët. Ato shtynin njëra tjetrën përgjatë gjithë bregut. Pasi përplaseshin fort, tërhiqeshin rrafsh tij sikur ti kërkonin të falur.
Era i solli në vesh zhurmën e një përplasjeje të çuditëshme. Instiktivisht, drejtoi kokën andej nga vinte ajo por asgjë nuk pa. Zhurma vinte e dobët dhe në mënyrë rritmike e të rregullt. Ja, tamam si përplasja e dallgëve. U mundua të shquante diçka por e pa mundur. Vetëm rëra e bardhë përgjatë bregut dhe tutje djathtas, Guri i Plakës. Ashtu i quante ata shkëmbinj i zoti i tij së bashku me fshatarët kur e përmendnin. U kthye për të ikur por ajo përplasja e ndali. Qëndroi për një hop  me kokën andej nga e thërriste instikti dhe pa u menduar u nis drejt saj. Me një shtytje të fortë të trupit përpara, u gjend mbi shkëmbin e futur përgjysëm në rërën e lagur. Me vrrull u hodh mbi tjetrin që ndodhej aty pranë. Aty ndjeu se zhurma vinte pas shkëmbit të madh që ndodhej i zhytur përgjysëm në ujë. Duke dalë nga ana tjetër e tij u ndodh përballë një varke që përplasej nga dallgët pa pushim pas shkëmbit. U mundua disa herë të hipte mbi të por nuk mundi. Ishte tepër i lartë. Duke ardhur vërdallë në rërë pak larg nga vija e detit, ndjeu gjurmën e një trupi të zvarritur. U afrua duke nuhatur. Asgjë për tu shqetësuar i tha vetes por në çast mendoi se ajo gjurmë mund të vazhdonte më tutje. Duke shkuar  pas saj nuhati erën e njeriut. Ndjeu ti rrihte zemra. I thërriti instiktit të tij shtazor dhe kërceu përpara. Për të shpëtuar nga lagështia e rërës, në brendësi të një ferre ndodhej i shtrirë një trup njeriu. U mundua disa herë të kalonte por e pati të pa mundur. Filloi të lehte e të dihaste me tërbim pasi e ndjeu se nuk mund të bënte asgjë. Ngriti turinjtë përpjetë duke lëshuar një lehje në ulërimë e cila ishte veçse  një thirrje për ndihmë duke u lëshua përpara drejt të zotit të tij që ndodhje aty lart tek mulliri i ujit, pa e ndaluar lehjen e tij të shqetësuar. Tek ndjeu konturet e mullirit  zuri të lehte më me ngulm. Ishte një e lehur e alarmuar. Nuk arriti të gërrvishte portën me thonjtë e tij të fuqishëm se mullixhiu kishte dalë tek porta me pushkë në dorë. Ato dy krijesa gati u kuptuan duke marë vrapin më të poshtë njeri-pas tjetrit. Më pas i zoti i tij pasi e tërhoqi trupin e atij njeriu për këmbësh e ktheu me kuriz nga dheu. Ai njohu Kliun, peshkatarin. More derëzi i tha me zë të brendshëm si  më je katandisur kështu, ç’farë mund të bëj me ty. Afroi veshin mbi gjoksin e tij. Nga thellësia e trupit ndjehej një  gërhitje e thellë gati e pa dëgjueshme. Në fytyrë të jepte përshtypjen e një njeriu të ikur në botën e përtejme. Ja mbështolli mirë rrobat që kishte veshur. Hoqi zhaqetën prej vetes dhe ja veshi atij. E mbërtheu mirë dhe me armën krahëqaf, me mundim të madh e hodhi mbi supe. Nuk ishte shumë i rrëndë por ishte afër dy mertra burrë. Brunua shpëtimtari, ajo krijesë katër këmbëshe u nis përpara. Me t'u ndodhur brenda e shtriu aty, pranë oxhakut duke e mbuluar me çka kishte aty. Pasi ushqeu mirë zjarrin diku pranë tij vendosi kukumen ku në të kishte hedhur nga ai lëng i çuditshëm ku veçse burrat e përdornin, rrakinë. Ja hoqi të gjitha rrobat duke lënë vetem me brekushe. Tek priste të ngrohej ai lëng i çuditshëm, i bëri përshtypje ai trup muskuloz. Në të ritë e tij, të gjithë djemtë ja kishin zilinë pa le më vajzat. Tek nisi ta fërkonte me ngrohtësinë dhe erën e fortë të atij lëngu po përpiqej të kuptonte ashpërsinë e jetës që nuk i u nda kurrë. Pasi ndjeu lëvizjet e para të tij e mbështolli mirë me ç’kishte aty pranë. Doli jashtë me vrap dhe erdhi brenda me tre katër degë të prera. Ngarkoi mirë zjarrin me dru, dhe u ul për të marë një çikë frymë. Hodhi sytë nga lundërthyeri, Kliu, dhe si gjithmonë lëshoi shprehjen e tij; ku do vejë kjo punë kështu, ku do vejë. Më pas duke mbështetur dorën në gjurin e djathtë i dha forcë vetes të ngrihej në këmbë. Aty nëpër të po përpiqej të kujtohej se ku e kishte lënë orën. Dy gjëra të shenjta kishte të trashëguara prej të jatit.  Mullirin dhe orën. Shtëpinë lart në fshat, e kishin humbur nga borxhet. U detyrua të emigronte. Shkoi deri në Francë. Punoi në minierat e famshme të saj. Shpirti tij e dinte sa vuajti  dhe me ato lekë të mbledhura u kthye në fshat. Jo vetëm për t'u rimëkëmbur por edhe për t'i treguar njerëzisë se edhe ai dinte të jetonte me nder. Vinte nga një fis i dëgjuar. Tre fëmijë kishte bërë i jati i tij. Atë dhe dy motrat. Me gjithëse ishte më i madh, i martoi e i çoi në derë të botës. E gjeti orën të varur te trau ku mbështeste dorën tek shikonte gurin e rëndë kur rrotullohej e bluante. Sa herë që e merte në dorë  atë orë e kamaroste.  Qe  e qëndisur me ar siç i thoshnin. Ende nuk kishte shkuar shtatë. Ishte errët akoma.
Nuk kishte se ç’farë të bënte gati në mulli. Ishin kohë të vështira. Kohë urie. Njerëzia kishte gjëra të pakta në sëndukët e vet. Pëshpëritej se do të kishte luftë. Andej matanë Italia e madhe po bëhej gati të kapërcente detin. Edhe kur vinte ndonjë për të bluar i thoshte,” këta dy thasë, njëri me pak grurë e tjetri me miser janë të mitë, ndërsa ky tjetri po me misër është i hallë Sofos. Ti e di që ajo nuk ka njeri në shtëpi e nuk mund të vijë këtu për një çikë miell misri. Pa le që nuk ka pikë fuqie”.
E ndërkohë që mullixhiu bëhej gati të lëshonte ujët, deri sa rrota të mirte xhirrot e saj të para, i ardhuri kishte bërë gati dy cigare të dredhura. Duke ndezur të tijën, tjetrën ja jepte mullixhiu. Ai e merte pa bërë zë. E sikur e kishin bërë me llafe ndronin, cigare me njëri tjetrin. E koha  kalonte dy a tri herë. Gruri e misri ishin bluar e hedhur në thasë me kohë. Ngriheshin kur shihnin orët që kishin ikur. Aty ku i ardhuri merej me ngarkimin e gomarit ose të mushkës, me gjënë e bluar, mullixhiu përpiqej të bënte diçka tjetër. Kështu i shtynte ditët me rradhë. Bile ndodhte që javë të tëra mos të shkelte këmbë njeriu. Shpërblimi që merte nga këto punë ishte i vogël, por ç’farë të bënte, kishte rrugë tjetër.  Kishte raste që u shënonte emrin njerëzve e ai vinte vërdallë, aty, brënda duke kruar  kokën. Herë shpatullën e ndonjë gjë tjetër pa e kuptuar fare se ç’farë po bënte. Dhe aty pa pritur përpiqej të futej në kohë. Ato ishin të shkuara,duhej të mendonte për të sotmen.
U kujtua se në dhomën ku flinte kishte Kliun. U hodh përpjetë si i zënë me cimba. Ai vazhdonte në gjumë të thellë ndërsa zjarri nuk qe mirë, dukej  i mekur.  Mori drutë e tjera që kishte pranë oxhakut, i hodhi në të. Duke ngacmuar prushet me cimbidh i dha vrull atij. U ngroh për një copë herë, u ngrit e shkoi te dollapi që ndodhej në qoshe të dhomës. Nxori prej andej një pagur uji që thoshnin se ishte nga koha e rrobërve që kishin hapur rrugën e bregdetit. Duke sheshuar vendin midis drurëve me fundin e kukumes të mbushur me qumësht e la aty të ngrohej. Kliu kishte filluar të gërhiste; një gërhitje tepër të ngadaltë, e thellë dhe e çjerrë që dilte trupi i tij i drobitur. Duke e prekur me duart e tij të mëdha e të buta, po i fliste me një zë të ngadaltë e të ëmbël që të çohej. Papritur Kliu u çua me rrëmbim në të  ndënjura por, po ashtu ra prap si në jerm nga dhimbjet e mëdha që ndjeu befas në tërë trupin duke humbur sërisht.         
Mullixhiu qete-qetë  i u afrua pranë e duke i a marë kokën në gjunjë e duke i mbuluar shpatullat, arriti ta sillte në vete. I kërkoi të pinte pak nga ai lëng i bardhë e i ngrohtë. Me sytë gati të mbyllur plotësisht e ktheu  me gllënka të vogla deri në fund duke rënë menjëherë në qetësi.  Mullixhiu u çua, i çoi gjërat në vendin e vet dhe aty u kujtua se duhej të hidhte diçka në gojë. Nga buka që nxori nga dollapi,  preu dy feta dhe duke rregulluar zjarrin në vatër, i mbështeti të dyja pranë cimbidhit, ndërsa në kupën që kishte aty pranë hodhi një grusht ullinj të rinj kokër mëdhenj. Kulloi një pikë vaj mbi ta se e pëlqente dreqin, e u ul pranë vatrës. I ktheu fetat e bukës nga krahu tjetër. Sa të mirnin një të ngrohtë u mor me zjarrin, duke fshirë vatrën me një tufë pendë ku  dikur kapardiseshin në bishtin e ndonjë kokoshi. Duke u përtypur, mendjen e la të lirë të bridhte ku të donte.
Në të vërtetë, nuk kishte ndonjë gjë kushedi ç’farë për t’u menduar. Vetëm era dhe uji i përroit ishin në lëvizje. Çdo gjë tjetër kish  ndaluar. Ndonjë herë i dukej se dhe zemra e frymëmarja do t'i ndalonin. Moti i keq e kishte mbyllur njerëzinë në shtëpitë e tyre dhe ata si arinjtë po tresnin dhjamin e pakët që u kishte mbetur.
U kujtua për Brunon, qenin e tij besnik. Sa dimëra e behare kishte kaluar me të. Duhej ushqyer edhe ai. Preu një pjesë të mirë nga buka, duke e coptuar e hodhi në një kusi të vogël e te nxirrë nga zjarri. Hodhi masën e ujit dhe e vari te çengeli brenda oxhakut. Nuk mund ta vendoste pirrostinë pasi zjarri ishte i madh. Nga dollapi brenda murit nxorri një trastë e cila ishte pothuajre bosh. Atë pak trahana që ishte e ndau në dy pjesë. E hodhi atë në kusi dhe me dorën tjetër e trazoi me lugën e drunjtë. Pasi e pa që mori një avull, e kapi nga vegja dhe u nis për të dalë jashtë. Ja aty qenin po e shihte me vëmëndje. Nuk i u hodh nëpër duar si gjithmonë kur ai e ushqente por u fut me vërtik brenda në dhomë duke  u drejtuar nga i mbyturi. Turinjtë e gjatë e të hollë të tij tek po nuhasnin tregonin veçse gëzim.  Duke i dhënë dy të lehura të forta të zotit doli jashtë duke tundur bishtin. E priti aty, si gjithmonë tek vendi, ulur e i mbështetur në të dyja këmbët e para. E kapërdiu me dy-tre të mbllaçitura pa arritur që ajo të zbrazej tek ena e tij. Ngriti syte e duke parë të zotin  tundi kokën si për ti thënë “dakort kjo qe pjesa ime” dhe lëvizi nga vëndi.

Mullixhiu kujtua se duhej t'i hidhte një sy çatisë së dëmtuar. Mbështeti shkallën e drunjtë në mur . Vuri re se ajo nuk qe dëmtuar pasi dega gjatë thyerjes, kishte rënë më parë në tokë. Ngriti kokën qielli po mbushej me re të dendura e të zeza. “Shumë shpej do të kemi shi” tha me vete dhe hyri  brenda. Sa herë që vinte vërdallë kur skishte punë brenda në mulli, ngrinte kokën lart e shikonte trarët e çatisë. Pasi i shihte të gjithë me rradhë sikur i numëronte thoshte me zë “mirë, shumë mirë, mbajnë akoma këta të uruar.”
Ajo shtëpi mulli kishte edhe djersën e tij. “Këtë gur e kam vendosur vet “-thoshte ndonjëherë ku qe në qejf. “Edhe portën, edhe dritaret unë u thash t'i bënin të mëdha pasi desha të kishte sa më shumë dritë brenda.” E shumë të tjera thoshte sa tani besonte se e kishte ndërtuar vetë gjithë mullirin. Dhe niste e përkëledhte çdo pjesë të tij. Pasi bindej që çdo pjesë e tij qe në rregull thoshte me zë të larte “rrofsh mor i uruar se më ke nderuar”
-Eh!...-psherëtiu dhe i dëboi kujtimet që i u fanitën përpara syve. Nxorri nga dollapi kukumen e madhe, një dorë me çaj mali të mbledhur në  Lavan, i cili ishte me nam për erën kundërmuese që kishte. E mbushi me ujë dhe e vuri në oxhak të ngrohej. Jashtë në qiell u dëgjua një e kërcitur e fortë vetëtime dhe nuk kaloi shumë e filloi një shi i rrëmbyer. Errësira pllakosi  në çast dhe nuk mund të shihje asgjë përreth. E hodhi çajin e ngrohtë në një nga kupat e porcelanta që i kishin mbetur. I kishte sjellë dikur i jati nga Franca. Shtrydhi gjysëm limoni në të e hodhi dy lugë sheqer. Duke e trazuar e la pranë oxhakut e iu afrua Kliut. Si i ferkoi shpatullat i pëshpëriti me zë të ulët:-“Kli o Kli ,çohu. Do vijë koha që do të ngopemi me të fjetur, por është shpejtë akoma, duhet të rrojmë edhe ca. Hajde çohu tani.!Çohu de!. Të kam bërë një çaj të fortë që do të të bëjë mirë”. Duke e ngritur e mbështeti në të ndenjura duke ja mbuluar shpatullat me batanien e leshtë,- “hajde pije  tani”- vazhdoi ai duke i afruar kupën me çaj. Me sytë gjysem te mbyllur, peshkatari  e pa si me përtim atë kupë çaji. Pastaj befasisht e mbërtheu më të dyja duart sikur do t’ia rëmbenin dhe filloi ta rrufiste me gllënka të vogla. Pas asaj, duke parë me bisht të syrit si i zënë në faj dëgjoi prej tij:”Mbaju fort, ti ke kaluar furtuna më të forta e ja ke dalë mbanë” Ende pa mbaruar fjalën ai u dëgjua e lehura e qenit. Me njëherë pas të lehurës ja behu një zë. Në nxitimin e tij e thirri në emër. Ai kërkonte të futej sa më shpejt brenda pasi ai shi  i furrishëm e kishte bërë qull. U gjendën që të dy në një kohë përballë derës, ai nga jashtë e ky nga brënda. Duke e hapur, pa të hynte me rrëmbim, një djalë i ri, i mbuluar kokë e këmbë me brucë. Ai u ndal, e hoqi brucën nga trupi, e shkundi dhe kërkoi vënd ku ta linte. Mullixhiu ia mori nga duart dhe e vari diku. Për një moment nuk e njohu as nga zëri e as nga fytyra, aty qe errësirë e duke e shtyrë për nga dhoma nuk e la as të mirte frymë, por i kthehet duke i thënë:”
-Ç’kërkon në këtë kohë të keqe, mor bir, dhe tani natën?. Por menjëherë ndryshoi  tonin dhe u habit. Përpara tij ndodhej Mimi,  biri i vëllait të Kliut. Menjëherë e kapi  për krahu dhe e shtyu drejt zjarrit. “Hajde ngrohu nje çikë” i thotë duke hedhur dru të tjera në zjarr. Me dorën e tij të butë u mundua ti shkundte  shiun mbi xullufet që i kishin mbuluar ballin dhe duke e përkëdhelur nga shpatullat i rregulloi një vënd përballë oxhakut. Duke e parë me ëndje djalin e ri,i foli i pari:”Bëre mirë që erdhe, ty të takonte. I vogli nuk mund ta kërkonte. E them këtë se e di sa të lidhur jeni me njeri tjetrin dhe sa duheni, në kohë të vështira tregohet vëllazëria. “Po nuk më thua me ç’farë ke ardhur deri këtu?.”Dhe shikonte herë nga ai e herë nga Kliu. I riu duke ngrohur duart në zjarr e duke i fërkuar me njera tjetrën ,diçka kuptoi por nuk qe i sigurtë për atë që po mendonte.Hodhi një sy rreth e rrotull dhomës. Aty,  pranë oxhakut, me kuriz nga zjarri, dikush ishte shtrirë i mbuluar me batanie. Duke bërë me dorë i thotë:”Barba Kiço, mos më thuaj, ke barba Kliun këtu?!.. Ne kemi tre, katër ditë që po e presim. Sot në të thyer të ditës mendonim se do të kthehej. Ishim të shqetësuar të gjithë. Pamë që filloi të errej. Babai më urrdhëroi të zbrisja poshtë e të kërkoja  barbën.” Për t’u bindur se ai ndodhej aty i u afrua, i uli batanie dhe pa xhaxhanë e tij të mbledhur kruspull poshtë rrobave. Mes ngashërimit që po ndjente, për të mos u turpëruar, fsheurazi u përpoq të fshihte lotët. -”E kërkova por nuk munda. Shiu filloi shumë shpejt. Qe i rrëmbyeshëm. Kalova njëherë nga bregu por qe e pa mundur të shikoje“-dhe fërkonte të dyja duart fort me njera tjetrën. E pa në sy mullixhiun e për tu siguruar i tha :”Erdhi vet këtu”?- e pa e  hequr shikimin prej tij po priste me ngulm përgjigjen. Mullixhiu duke parë herë nga ai e herë nga zjarri u kthye  nga djali: ”Ne e dimë kokën e Kliut, kur i thotë ajo atij, s’ka burrë t’ia kthejë. Është nga peshkatarët më të vjetër të fshatit. Koha e kishte lajmëruar, nuk i falet. Të dalë për gjueti  kur e di se ç’pasoja kanë furtunat  në det...Brunua, qeni më lajmëroi. E gjeti ai se do të kishte mbaruar atje në rërë, rrahur nga dallga, në anë të detit, afër Gurit të Madh. Ishte pa ndjenja kur e mora prej andej. E ndrova, e fërkova fort  me rraki të ngrohtë, i dhashë për të pirë qumesht, e çaj të ngrohtë. Qëparë e zgjova ...me zor.. I vura veshin në gjoks tek flinte. Ka nje të çjerrur të thellë në frymëmarje
“Është ligur shumë, se dhe ujë nga të detit do të ketë pirë goxha. Nuk e dimë sa kishte qëndruar i shtrirë aty në rërë. Frynte shumë erë kur shkova ta merja. Gjë në gojë  s’besoj të ketë vënë dhe nuk e dimë sa kohë ka pa vënë mëllë... Nuk do ta lëvizim që këndej, jo vetëm sonte por edhe nesër nëse koha është bubullimë si sot.”...dhe nisi të bënte ritin e zakonshëm sa herë që i ndodheshin njerëz në shtëpi. Nga oxhaku në dollap, nga dollapi në oxhak. E mbushi kukumen me raki, i hodhi një lugë sheqer dhe e vuri mbi hirin e përskuqur nga zjarri i madh, duke e regulluar rreth tij. Psherëtiu dhe duke kthyer kokën nga djali foli nëpër dhëmbë-“ku do vejë kjo punë kështu, ku do vejë...” dhe i vuri atij flixhanin përpara. Duke ndjerë avullin e ngrohtë dehës të asaj pije, me dy të vëna në buzë e ktheu atë. U kthye nga mullixhiu: “Babai mund të sjellë më të poshtë gjithë fshatin për të më kërkuar në qoftë se nuk shkoj lartë. Duke u përshëndetur me të veshi brucën dhe ja hipi mushkës që po priste të zonë. Brunua e përcolli deri tutje dhe kur u bind se djali e kapërceu përroin e fryrë nga ujrat, u kthye në mulli duke hyrë në koliben e vet. Edhe mullixhiu hyri brenda  i sigutë se mushka po ngjitej fshatit tutje.. Të dy i besonin shumë njeri tjetrit, si mullixhiu edhe qeni
    Duke i u afruar oxhakut sytë i vanë tek kondisma e Shën Mërisë e cila e shihte si me habi e sikur i thoshte.”Ne të dy jemi, çfarë ka mbetur për të bërë akoma, bëje. Kemi edhe të nesërmen përpara, edhe të pasnesërmen. Vuri dy dru zjarrit, mbuloje mirë të sëmurin e bjer e fli. Nuk vdes ai. Trupi i u ngroh, zemra i mori revan.” Vuri dorën tek xhepi i vogël i pantallonave, nxori orën dhe pa se ishte shpejt. Kishte kaluar nga gjashta e i afrohej shtatës. Zgjati dorën mbi potonin e oxhakut ku mori tabaqeren. Nuk kishte pirë shumë cigare sot. Mori cigaren e vetme të dredhur që i kishte mbetur. E ndezi dhe po e shihte me kërshëri atë topth të zjarrtë e të shndritshëm deri në palcë, ku e vetmja mënyrë për ta parë nga aq afër, ishte mbajtja me cimbidh. Instiktivisht, vëmëndja i u përqëndrua tek ai hekur i çuditshëm ku dora e njeriut e kishte përshtatur në atë formë aq sa të thjeshtë, e  praktike. Në të dyja krahët e saj, aty ku gishtrinjtë vepronin për ta shtrënguar, ndjehej një gdhendje e lehtë me vija të drejta e të lakuara. Ato zgjateshin përgjatë të dy krahëve deri sa ato të dyja përdridheshin me njëra tjetrën duke krijuar në fund të tyre një përqafim unazor. Përbrenda saj, në gjëndje të lirë ishte kaluar një unazë tjetër hekuri.E thithi cigaren fort duke tërhequr përbrenda saj atë shkëlqim gati vullkanik. E përsëriti disa herë dhe pasi u bind e flaku në zjarr bishtin e cigares.U ngrit pa hezitimin më të vogël. U afrua tek i sëmuri dhe pasi u bind se ai po flinte  shkoi drejt krevatit, rregulloi mbulesat dhe jastëkun dhe pasi hodhi një sy rreth e rrotull u drejtua nga oxhaku , bëri kryqin duke parë ikonën e Shën Mërisë. Fiku llambën me vajgur dhe ashtu në errësirë u xhvedh e u shtri në shtrat. E zuri gjumi me njëherë, kishte kaluar një ditë të mundimshme e të lodhëshme.
 E lehura e qenit e zgjoi nga gjumi.Hodhi sytë nga Kliu që flinte i qetë pranë oxhakut. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe lagështi e madhe. Shiu nuk do të kishte shumë që kishte pushuar. Doli nga dhoma, rrotulloi çelësin dhe tërhoqi fletën e portës së jashtme e doli jashtë. Re të zeza vazhdonin te rinin ende pezull mbi fshat. U drejtua për të marë disa shkarpa e dru për të ndezur zjarrin.
Mori tiganin që ndodhej mbi dollap i varur në mur, i dha një të fshirë nga brenda me pëllëmbën e dorës e shkoi tek oxhaku. Hapi një vend në anë të vatrës duke shtruar  prushin dhe vendosi pirostinë.E vuri  tiganin mbi të. Në valim e sipër të ujit, hodhi miell misri sa për dy veta, dhe pasi e trazoi me pak shëllirë e vaj, e pak piper te kuq priti sa ajo u piks disi . E hoqi tiganin nga zjarri duke e vënë mënjanë dhe  e mbuloi që të mos ftohej. U kthye  nga Kliu. Duke e parë atë pikë burri të gjatë e të fuqishëm, të dergjej pranë vatrës, nisi të thoshte shprehjen e zakonëshme – ku do veje kjo pu.. por e la përgjysem se nuk i pëlqeu ta vazhdonte, e u përkul mbi të sëmurin  E prekur lehtë në sup e po e shihte me kërshëri atë fytyrë të ashpër, të rrahur nga deti e nga jeta e vështirë.Ato vetullat e tij të zeza, të harkuara rëndë mbi gropëzat e syve tepër të thella, e ashpërsonin së tepërmi fytyrën e tij. Kur ndodheshe përballë e bisedoje me të, ndjeje përqëndrimin, e ëmbëlsinë e atyre syve Menjëherë, ndryshoje mendim e të pëlqente ta kishe pranë  e të dëgjoje zërin e tij melodioz.
Nuk arriti ti fliste se, një zë i fuqishëm nga jashtë e thirri në emër. Me mendimin se e njohu se kush ishte, u çua e doli për ta parë. Ai njohu Arsenin të vellanë e Kliut së bashku me të birin. Arseni me të hyrë bënda i hodhi një sy të shpejtë dhomës duke u drejtuar nga oxhaku ku dergjej i vëllai. “O kapedan  Kliu” i thirri. “O kapedan i kapedanëve, me je shtrirë e dergjesh si ato gratë e liga. Do çohesh, apo të të turpëroj në tërë fshatin, e  një çikë më tutje." I u afrua pranë dhe duke e përkëdhelur në kokë, në ato flokë të ashpërsuara nga kripa e detit, e pa të vellanë me dhëmbshuri e u drejtua nga Kiçua. U ul në një nga jastëkët që kishte aty pranë, nxori tabaqeren nga xhepi i zhaqetës, drodhi një duhan për vete duke ja zgjatur kutinë edhe atij. E ndoqi me vëmëndje si  e mori atë, si e hapi e drodhi duhanin.
-Hë ?! tha,- po pastaj, si u bë, foli gjë u përmend ai.
-Rëndësi ka që nuk është dëmtuar. Nuk e dimë sa ka qëndruar në det dhe sa ka mbetur shtrirë aty ku e gjeta. Koha ka qenë tërbim mbrëmë dhe ka fryrë shumë erë e fortë. Mund të ketë marrë plevit. Nuk më pëlqeu kur i vura veshin në gjoks, e ka shumë të rrëndë e të thellë frymëmarjen. Por e liga më duket se ja mori të keqen shpiku ai një ojnë nga ato të tijat
Mullixhiu e pa në sy vëllanë e lundërthyerit si për të vërtetuar nëse ai ia ndiqte fjalën. E mori edhe një herë tabaqeren e të ardhurit. Duke dredhur cigaren vazhdoi:
-Mund të dojë kupat, ndonjë kininë ose jatronë. Po ku ta gjesh atë.
Ai heshti sikur nuk kishte më gjë tjetër për të thënë. U ul pranë tij me dy gota rrakie të mbushura plot, ndërkohë u kujtua për qullashin me miell misri që priste në vatër. Duke u drejtuar nga Arseni, si për të marë leje i thotë:”Duhet ushqyer i sëmuri, ndryshe nuk do ta mbledh veten”. Një “oh, ooohh e zgjatur doli prej lundërthyerit. Hapi sytë duke parë me kërshëri njerëzit që po i qëndronin pranë, rreth zjarrit. Nxori njërin krah nga mbulesat dhe e mbështeti mbi to. Pa mbaruar së "kruari" zërin,  tha: ”Besoj se jam mirë.” Dhe pa pritur që ata të flisnin vazhdoi:-“Kam uri ,dua të ha”.
Në fillim ata që po i qëndroni mbi krye, të tre, duke shtrembëruar turrinjtë panë njeri tjetrin në sy, u vrejtën dhe në të qindat e sekondës fytyrat e tyre morën një të qeshur që s’mbahej më duke u shoqëruar me thirrma e gjeste të shfreruara. “More qerata , s’të del shpirti kollaj ti . Edhe sikur të ndodhte, e sa më larg qoftë , prap unë nuk do ta besoja kurrë. Të gjithë që të njohin, nuk do ta besonin. Je kockë e fortë,o lundërthyer”.. Dhe Arseni e përqafoi fort të vëllanë e tij.
- Hapëm një çikë vënd !-dëgjoi të birin t'i thotë nga mbrapa.- Ta përqafoj edhe unë pak barbë Kliun. Se ta dijë ai sesa më trembi, ja këtu më dhembi kur e kërkova dhe nuk e gjeta. Ja, ja këtu më dhembte! Dhe trokiste gjoksin me dorë. Nga sytë e djaloshit rrëshqitën lotë gëzimi. U ul pranë xhaxhait të tij dhe nisi ta ushqente me qullash, ndërkohë që ky po e përkëdhelte në flokë e fytyrë. Peshkatari i vjetër vuri re shkëlqimin e pikave të lotit që rrëshqisnin mbi faqet e nipit të tij.”Edhe sikur tani të iki nga kjo jetë , nuk bëhem merak fare. Kemi lënë këta trima pas tha me zerin e brendshem, po pastaj. Me një lëvizje të brendëshme të trupit duke e shoqëruar me një rrotullim të vogël në ajër të dorës që mbante sigaren e cila së bashku me fjalën që deshte t'i thoshte, i mbeti në ajër. “Rëndësi ka që nuk është dëmtuar. Nuk e dimë sa ka qëndruar në det dhe sa ka qenë shtrirë aty ku e gjeta. Koha ka qenë shumë e ashpër dhe ka fryrë erë e ftohtë. Mund të jetë ftohur. Nuk më pëlqeu kur i vura veshin në gjoks, e ka shumë të thellë e të rëndë frymëmarrjen. Mullixhiu tek shihte cigaren duke u sosur heshti . E pa në sy vëllanë lundërthyerit si për të vërtetuar nëse ai e ndiqte fjalen e tij. E mori edhe një herë tabaqeren e të ardhurit. Duke dredhur cigaren vazhdoi” Mund te doje kupat , ndonje aspirine ose doktorin. Po ku ta gjesh ate “Ai heshti sikur nuk kishte me gje per te thene. Nisi te merej me cigaren e cila e kishte kaluar gjysmen e saj.Lagu gishtin tregues te dores me pak peshtyme dhe duke e prekur lehte ne vendet ku qe shqitur cigarja e rrotulloi lehte dhe filloi ta thithte si me pare.”Te te hedh nje raki” u kujtua  ti thote  mullixhiu.Duke mos i a ndare shikimin atij burri te beshem e shtatlarte . Ajo koka e tij e rregullt e mbuluar krejt nga bardhesia e flokeve i jepte portretit te tij nje butesi  dhe ne vazhdimesi nje autoritet te bindshem. Fshati kot nuk e kishte zgjedhur kryeplak
Ai u ul prane tij me dy gota rrakie te mbushra plot, nderkohe u kujtua per qullashin me miell misri qe po priste ne vater.Duke u drejtuar nga Arseni si per te mare leje i thote “Duhet ushqyer i semuri ndryshe nuk do ta mare veten”. I afrohet prane dhe duke e ledhatuar per shpatulle i thirri qe te zgjohej.Perposht rrobave te gjumit u degjua nje si e kruajtur zeri por asnje levizje prej tij. Nje “oh hohhh” e zgjatur doli prej tij  dhe duke levizur e mbeshteti shpinen prej sheshi,duke ulur batanien e leshte qe e kishte mbuluar per kembe e deri ne koke. Ai pa me kersheri njere- zit qe po i qendronin prane rreth zjarrit. Nxori njerin krah nga nen rrobat dhe e mbeshteti mbi to, edhe tjetrin pasi kruajti koken po aty e mbeshteti. I hodhi syte rreth e rrotull i pa ata edhe njehere me vemendje  Kruajti edhe nje here zerin dhe “besoj se mire jam”u tha dhe pa pritur qe ata te flisnin vazhdoi “kam uri, dua te ha” Në fillim që të tre tek po i qëndronin mbi krye, duke shtrembëruar turinjtë  panë njeri tjetrin në sy. U vrejtën dhe në të qindat e sekondës fytyrat e tyre morën një të qeshur duke u shoqëruar me thirrma gëzimi të shfreruar. “More qerata stë del shpirti kollaj. Edhe sikur të ndodhë e sa më larg qoftë, prap unë nuk do ta besoja kurre.  Edhe të gjithë ata që të njohin nuk do ta besojnë. Je kockë e fortë”dhe Arseni e per-  qafoi fort vellain e tij. “Hapëm një çikë vënd”dëgjoi ai të birin e tij ti thotë aty mbrapa tek ndodhej. “Ta përqafoj edhe unë pak. Se ta dije ai se sa më trëmbi. Ja këtu më dhëmbi kur e kërkoja. Ja, ja këtu më dhimbte” dhe trokiste gjoksin me dorë. Nga sytë e tij rrëshqitnin lotë gëzimi. U ul prane xhaxhait dhe nisi ta ushqente me qullash i cili ishte ende i ngrohtë. Ato pika loti tek  rrëshqisnin në faqet e nipit, atë njeri të fortë e ngazëllyen sëtepërmi.. “Edhe sikur tani të iki nga kjo jetë, nuk bëhem merak fare. Kemi lënë këta trima pas. Po të dinë të luftojnë me jetën, do të mbi jetojnë e do të krijojnë siranë e tyre
Ndërkohë që ata burra po lumturoheshin se u kishte shpëtuar njeriu i tyre, jashtë shiu kishte filluar me rrëmbim.