Ishte një ditë
aksioni ajo që u krijua mundësia ta shihja nga afër. Do të hapej një kanal
përgjatë rrugës mbi Delvinë, nga ana e lartme e saj për të kaluar një tubacion
gazi për të cilin do të angazhoheshin edhe disa punonjës të ndërmarjeve të
qytetit. Unë me shokët e dekorit, ne të rinjtë në funksion të atij aktiviteti
vullnetar do të mernim pjesë për të bërë skica të shpejta. Autobuzi i
ndodhur përpara komitetit të partisë ishte gati për t’u nisur dhe nxituam.
Gjetëm vend nga fundi. Ishin të gjitha femra, gra dhe vajza të reja të
prodhimeve të gjëra. Nuk e vurëm re kohën pasi gjatë gjithë rrugës veçse
budallallëqe flisnim vetëm kur autobuzi ndaloi diku në anë të rrugës, nga ana e
poshtme e saj. Zbritëm gati të fundit dhe unë në çast e ndjeva veten direkt në
buzë të asaj rrëpire që zbriste gati me vrap më të poshtë. Hodha shikimin nga
ana tjetër, përpjet malit, aty u shfaq gati gjysma e manastirit, çatitë e tij.
Për manastirin e dija ekzistencën e tij pasi vetëm në dimër në të kthyer më
kishte tërhequr vëmendjen një ujvarë. Kur ndodhesh përballë manastirit, në krahun e djathtë të tij, afërsisht rreth 800 m
gati në vijë të drejtë me të ndodhet ujvara. Si detyrë kryesore vendosa të
shkoj tek manastiri e më tej të vazhdoja të vizatoja.
Ana jugperëndimore e cila mora përpjetë të ngjtesha, shkonte në 65- 70
gradë pjerrës. Menjëherë aty në krye u
shfaq i plotë manastiri i vendosur në kuotën më të lartë të asaj hapësire me
përmasa 100x80m. E gjithë hapësira jashtë manastirit, nga jugu përballë tij ka
një zbritje me pjerësi jo të konsiderueshme ndërsa e gjithë pjesa tjetër që ka
një sipërfaqe gati të rrafshtë shërben si vorrezë pasi aty me gjithëse janë të
shkatëruar, ende ekzistojnë
Manastiri është ndërtuar direkt në buzë, në veri-perëndim të kodrës. Me
një shtytje të lehtë mund të gjendeshe i copëtuar në fund të saj. Hyrja e tij
ndodhet në krahun e majtë të fasadës që ndodhet përball lindjes. Është një
portë me hark dhe jo shumë e lartë. Pra pasi lë portën kryesore menjëherë kalon
nën dyshemenë e katit të dytë e cila fillon në çastin tek hedh hapin e parë,
ndjen hapësirën e një obori të brendshëm jo shumë të madh me përmasa 6x8 m. Tek
kalon në brendësi, nga krahu i djathtë ndodhen një palë shkallë të cilat të
çojnë në katin e dytë dhe më tej në një ambient i cili besoj se dikur i
shërbente igumenit ose kryepriftit të manastirit, për jetën e tij personale.
Pasi zbret prej andej, përsëri
po në krahun e djathtë, gjithmonë kur je duke kaluar në brendësi të asaj
hapësire është ajodhima e ndodhur më brenda një hapësire koridor dy metra. Dera
e saj ndodhet nga ana perëndimore. Në brendësi kalimi krejt i lehtë pasi ajo
nuk ekzistonte ishte e shkatërruar plotësisht. E vetmja gjë e saktë ishte veçse
tabela e cila vërtetonte se ai ishte monument kulture që mbrohej nga shteti. Në
“obor” gjithçka që nga një pjesë e shkallëve prej druri e deri tek
parmakët që të çonin në dhomat e katit
të dytë ishin krej të shkatëruara. Çatia mbi to edhe ajo e shkatëruar. Trarët e
saj si brinjët e brinjët e ndonjë dinosauri gjigant nxinin lart në qiell.
Pllakat e sheshit së bashku me pllakat e çatisë ndodheshin të shpërnara kudo
por me gjithë atë mund të kaloje.
Ajodhima ndodhej në gjendjen më të vajtueshme. Plasaritje të tmerrshme
në të gjitha faqet e tavan. Të gjitha dërrasat lidhëse të hequra e të kalbura.
Nga ana verilindore cepi i çatisë me një pjesë të murit ishin të rrëzuara si
brenda dhe jashtë saj. Në të gjithë hapësirën e saj së bashku me tavanin kishte
fytyra shënjtorësh.Pjesa përballë nga mesi deri lart ndjeheshin që në momentin
e parë tek përplasej shikimi se ishin punime nga një dorë e pastërvitur ose e
një diletanti. Pjesa tjetër ishte krejt ndryshe si në vizatim edhe në ngjyrë,
ndjehej ajo linja e kushtëzuar nga vet kërkesa kishtare.
Dola. Nga ana veriore muri ishte i rrëzuar ndërsa nga ana perëndimore ndodhej
tërësisht në këmbë ku gati në qendër dilte jashtë linjës së tij nga jashtë rrethimit
afërsisht 1.5m në formë l-je pasi aty shërbente si banjë. Nga ana e pasme e manastirit kishte një
vendkalim,përballë shikimit tim shtrihej faqja juglindore e malit. Aty vendi merte
merte një zbritje në tridhjetë e pesë gradë. Aty fillon një monopat i cili pasi
mer një hark, në vijë të drejtë përgjatë faqes së malit, shkon në grykëderdhjen
e ujvarës.Aty nuk shkova, nuk më mjaftonte koha. Ajo ishte larg rreth 800m.
Për ta plotësuar si dëshirë dhe kënaqësi, në letër, në formatin e
makinave të shkrimit, nga ana veri-lindore pasi andej kapej mirë manastiri dhe
peisazhi që ndodhej poshtë manastirit më saktë edhe më poshtë rrugës nga erdhëm
ku në thellësi diku në qendër të asaj që po hidhja në letër pasi përrreth
lartësoheshin male me gjelbërimin e tyre të përhershëm në jeshileblu në të
errët, ndodheshin disa ndërtesa jo të larta të cilat shërbenin veçse si vënde magazinimi ose
ndoshta dhe gjithashtu edhe për mjetet e punës pasi përreth tyre ajo hapësirë
toke ishte e punuar.
Duke zbritur nga ana tjetër e kodrës pasi e ndjeva se i vetmi vend për të shkuar në manastir por
edhe për të dalë tek rruga ishte ana
lindore. Po andej, në afërsi të 3km ndodhet fshati Kardhikaq.