Παρασκευή 14 Φεβρουαρίου 2025

MANASTIRI I SHËN TRIADHËS KARDHIKAQ 1987


            Ishte një ditë aksioni ajo që u krijua mundësia ta shihja nga afër. Do të hapej një kanal përgjatë rrugës mbi Delvinë, nga ana e lartme e saj për të kaluar një tubacion gazi për të cilin do të angazhoheshin edhe disa punonjës të ndërmarjeve të qytetit. Unë me shokët e dekorit, ne të rinjtë në funksion të atij aktiviteti vullnetar do të mernim pjesë  për të bërë skica të shpejta. Autobuzi i ndodhur përpara komitetit të partisë ishte gati për t’u nisur dhe nxituam. Gjetëm vend nga fundi. Ishin të gjitha femra, gra dhe vajza të reja të prodhimeve të gjëra. Nuk e vurëm re kohën pasi gjatë gjithë rrugës veçse budallallëqe flisnim vetëm kur autobuzi ndaloi diku në anë të rrugës, nga ana e poshtme e saj. Zbritëm gati të fundit dhe unë në çast e ndjeva veten direkt në buzë të asaj rrëpire që zbriste gati me vrap më të poshtë. Hodha shikimin nga ana tjetër, përpjet malit, aty u shfaq gati gjysma e manastirit, çatitë e tij. Për manastirin e dija ekzistencën e tij pasi vetëm në dimër në të kthyer më kishte tërhequr vëmendjen një ujvarë. Kur ndodhesh përballë manastirit, në  krahun e djathtë të tij, afërsisht rreth 800 m gati në vijë të drejtë me të ndodhet ujvara. Si detyrë kryesore vendosa të shkoj tek manastiri e më tej të vazhdoja të vizatoja.

Ana jugperëndimore e cila mora përpjetë të ngjtesha, shkonte në 65- 70 gradë pjerrës. Menjëherë  aty në krye u shfaq i plotë manastiri i vendosur në kuotën më të lartë të asaj hapësire me përmasa 100x80m. E gjithë hapësira jashtë manastirit, nga jugu përballë tij ka një zbritje me pjerësi jo të konsiderueshme ndërsa e gjithë pjesa tjetër që ka një sipërfaqe gati të rrafshtë shërben si vorrezë pasi aty me gjithëse janë të shkatëruar, ende ekzistojnë           

Manastiri është ndërtuar direkt në buzë, në veri-perëndim të kodrës. Me një shtytje të lehtë mund të gjendeshe i copëtuar në fund të saj. Hyrja e tij ndodhet në krahun e majtë të fasadës që ndodhet përball lindjes. Është një portë me hark dhe jo shumë e lartë. Pra pasi lë portën kryesore menjëherë kalon nën dyshemenë e katit të dytë e cila fillon në çastin tek hedh hapin e parë, ndjen hapësirën e një obori të brendshëm jo shumë të madh me përmasa 6x8 m. Tek kalon në brendësi, nga krahu i djathtë ndodhen një palë shkallë të cilat të çojnë në katin e dytë dhe më tej në një ambient i cili besoj se dikur i shërbente igumenit ose kryepriftit të manastirit, për jetën e tij personale.

   Pasi zbret prej andej, përsëri po në krahun e djathtë, gjithmonë kur je duke kaluar në brendësi të asaj hapësire është ajodhima e ndodhur më brenda një hapësire koridor dy metra. Dera e saj ndodhet nga ana perëndimore. Në brendësi kalimi krejt i lehtë pasi ajo nuk ekzistonte ishte e shkatërruar plotësisht. E vetmja gjë e saktë ishte veçse tabela e cila vërtetonte se ai ishte monument kulture që mbrohej nga shteti. Në “obor” gjithçka që nga një pjesë e shkallëve prej druri e deri tek parmakët  që të çonin në dhomat e katit të dytë ishin krej të shkatëruara. Çatia mbi to edhe ajo e shkatëruar. Trarët e saj si brinjët e brinjët e ndonjë dinosauri gjigant nxinin lart në qiell. Pllakat e sheshit së bashku me pllakat e çatisë ndodheshin të shpërnara kudo por me gjithë atë mund të kaloje.

Ajodhima ndodhej në gjendjen më të vajtueshme. Plasaritje të tmerrshme në të gjitha faqet e tavan. Të gjitha dërrasat lidhëse të hequra e të kalbura. Nga ana verilindore cepi i çatisë me një pjesë të murit ishin të rrëzuara si brenda dhe jashtë saj. Në të gjithë hapësirën e saj së bashku me tavanin kishte fytyra shënjtorësh.Pjesa përballë nga mesi deri lart ndjeheshin që në momentin e parë tek përplasej shikimi se ishin punime nga një dorë e pastërvitur ose e një diletanti. Pjesa tjetër ishte krejt ndryshe si në vizatim edhe në ngjyrë, ndjehej ajo linja e kushtëzuar nga vet kërkesa kishtare.

Dola. Nga ana veriore muri ishte i rrëzuar ndërsa nga ana perëndimore ndodhej tërësisht në këmbë ku gati në qendër dilte jashtë linjës së tij nga jashtë rrethimit afërsisht 1.5m në formë l-je pasi aty shërbente si banjë.  Nga ana e pasme e manastirit kishte një vendkalim,përballë shikimit tim shtrihej faqja juglindore e malit. Aty vendi merte merte një zbritje në tridhjetë e pesë gradë. Aty fillon një monopat i cili pasi mer një hark, në vijë të drejtë përgjatë faqes së malit, shkon në grykëderdhjen e ujvarës.Aty nuk shkova, nuk më mjaftonte koha. Ajo ishte larg rreth 800m.

Për ta plotësuar si dëshirë dhe kënaqësi, në letër, në formatin e makinave të shkrimit, nga ana veri-lindore pasi andej kapej mirë manastiri dhe peisazhi që ndodhej poshtë manastirit më saktë edhe më poshtë rrugës nga erdhëm ku në thellësi diku në qendër të asaj që po hidhja në letër pasi përrreth lartësoheshin male me gjelbërimin e tyre të përhershëm në jeshileblu në të errët, ndodheshin disa ndërtesa jo të larta të cilat  shërbenin veçse si vënde magazinimi ose ndoshta dhe gjithashtu edhe për mjetet e punës pasi përreth tyre ajo hapësirë toke ishte e punuar.

Duke zbritur nga ana tjetër e kodrës pasi e ndjeva  se i vetmi vend për të shkuar në manastir por edhe për të dalë tek rruga  ishte ana lindore. Po andej, në afërsi të 3km ndodhet fshati Kardhikaq.

 

 

 



Kjo është e vetmja që i ka shpëtuar kohës

 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου