Πέμπτη 16 Ιουνίου 2016

ShËN - MËRRIA

          Pas zënkës me të dy fëmijtë e m'i në shtëpi ra heshtja. Për arsye mos acarimit të më tejshëm të  situatës ata shkuan në dhomat e tyre. Në ato momente tek heshtja po na zotëronte të gjithëve, si për të zbutur situatën, në tone të ulëta, në sallon nisën të shpërndaheshin tingujt e një kënge latino-amerikane të shumë  dëgjuar nga vitet e rinisë. Buzëqesha. Në  guzhinë me kërcitjen e ndonjë pjate ime shoqe vërtetonte praninë e saj. Hyra në bibliotekë. Duke shkelur tastierat e kompjuterit, mes kërcitjes së tyre po përpiqesha të mbysja zemërimin që po më pushtonte. Pas pak të dy, djali dhe vajza të veshur bukur, pa më përshëndetur, duke puthur të ëmën dolën nga shtëpia.
Më vonë, i përhumbur në rrjeshtat e frymëzimit, ikjen e tyre të pa përfillshme kundrejt meje e kisha harruar. Diçka e çuditshme po më ndodhte. E ndjeva se nuk ishte i njëjti çast si herët e tjera ku e dashura, ime shoqe do të hapte derën e do të më kujtonte çajin në qoftë se e dëshiroja ndërsa unë mes instiktit të përhershëm, do ta miratoja me kokë. Ndodhi e kundërta. Pas hapjes së shpejtë të derës, menjëherë sëbashku me pjatancën ajo e la kupën e çajit në cep të tavolinës. Në atë orë, në ato momente, magjia e zërit të saj do të më jepte ngacmimin e duhur. Por jo, pa përfillshmëria dhe mbyllja e menjëhershme e derës më ngacmoi keq. Ashtu si u ngrita u ula menjëherë. Duke monologuar, nga vetvetja nuk mora asnjë përgjigje. Edhe ideja për t'i thënë dy fjalë asaj ç'farë po ndodhte m'u shua ashtu si erdhi. Pasi e ri mata me hapa të shpejtë hapësirën që kisha në dispozicion brenda atyre mureve kur nuk kisha se ç'farë të bëja, u ula të shkruaja. Por më kot.
Në ato çaste kur të dy fëmijtë tanë me shoqërinë e tyre po kalonin ato orë të vona, ne  na  kishte pushtuar marrëzia. Po i mbanim mërri njëri-tjetrit. 
                                                                                                         janar 1917

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου