Jo rastësisht po kërkoja në internet. Prej
mëse disa javësh kisha një ngacmim të çuditshëm që ndoshta kishte mbetur
hershëm, shumë hershëm brenda meje. Bëhet fjalë për një nga kafshët më të mëdha
barngrënëse të Afrikës e cila sot ndodhet pothuajse në të gjitha kopështet zoologjike
të botës. Për të dhe shumë kafshë të tjera më ka treguar im atë që në krye të
adoleshencës time. Si shumë të tjerë edhe ai pati fatin e keq që gjatë luftës
së dytë botërore të internohej në Gjermani. Pasi mbaroi lufta ai u përpoq “ta
shijonte lirinë", kohën e mbetur deri sa të ktheheshin në atdhe aty ku e priste
mëma, nëna e tij. Midis fotografive të shumta në Munchen (Mynih) janë edhe tre
katër shkrepje tek kopështi zoologjik i Berlinit. Dy prej tyre pranë një
elefanti. Përveç matrikullit
orgjinal që personifikonte identitetin e tij, fotografive dhe disa sendeve të
imta, kishte sjellë edhe një libër të ilustruar me foto nga kopështi zoologjik të cilat nuk kishte
rast që të mos i shihja. Më vonë do ta shfletoja shpesh pasi më interesonte
shumë koncepti i kopertinës, shkrimit, vendosja e titujve dhe gjithçkaje aty pasi ishin mbrenda profesionit tim.
Pra, ai ngacmim më thërriste vazhdimisht. Duke kërkuar në internet kontaktova me një material tepër interesant. Bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur në Japoni gjatë luftës së
dytë botërore. Duke qenë një nga aleatët kryesorë të asaj makinerie të fuqishme ushtarake naziste edhe
Japonia hyri vrullshëm në luftë. Pas të gjithave si përgjigje, aleanca
anglo-amerikane nisi bombardimet në të gjitha zonat ku ndodheshin forcat
japoneze. Për veç dokumentarëve të shumtë, është realizuar edhe një film ku në
të shfaqet frikshëm lufta si në ajër, tokë edhe në det. Më ka trishtuar shumë
humbja e mijra jetëve njerëzore ku më të shumtët ishin të rinj pa dalluar se të
cilit krah. Në atë material flitej shumë pak për luftën. Aty shkruhej
përjetimi i kujdestarëve që punonin në kopështin zoologjik të qytetit. Kryetari
i bashkisë të Tokyos, kryeqytetit të Japonisë dha urdhër që të vriteshin të
gjitha kafshët që ndodheshin aty. Kujdestarët, ata njerëz të devotshëm u
ndodhën të befasuar nga ai urdhër por si të bindshëm ndaj eprorit të tyre,
duhej ta zbatonin atë. Arsyeja ishte e kuptueshme dhe e thjeshtë. Nga
bombardimet veçse gërmadha prodhoheshin. Ç'farë mund të ndodhte nëse ato kafshë
të rrezikshme shpërthenin rrethimin e shtëpisë së tyre gati natyrore. Me një
fjalë të mbërthyera nga amoku ato gati, nëse do të mundeshin, do të
shpërndaheshin nëpër qytet dhe kuptohej se çfarë do të ndodhte. Në të kundërtën
e veprimit të Noes dhe varkës së tij para dhe pas përmbytjes, kësaj rradhe do
të zhukeshin, vriteshin të gjitha kafshët. Filluan me zvaranikët, shpezët dhe
gjithçka se mendonin të vriteshin të parat të cilat u kryen në format më të
ndryshme nga helmimi, vrasja me armë, lënia pa ushqime, pra çdo formë e
mundëshme. Në ato çaste, për fatin e keq të tyre aty po përjetonin orët e
fundit të jetës tre elefant riosh. Të mrekullueshëm si nga bukuria dhe inteligjenca.
Jo vetëm fëmijtë por edhe të rriturit do të ndaleshin para tyre dhe ata do të
shfaqnin të gjithë atë që zotëronin. Si do të mundeshin tashmë ata kujdestarë
t'u ndërprisnin jetën, ku edhe vet jeta e tyre ishte bërë njësh me ta. Po
përpiqeshin sa do pak duke i ushqyer me çka mundnin pasi edhe ato po mbaronin.
Por edhe ata duhej të vriteshin. Megjithëse për
barqet e tyre të urritura ishte e papërfillshme ajo masë, patatet ushqimin më të preferuar të spërkatur me helm vdekjeprurës, nga instikti i shtynin tutje me feçkë. Dhe ai lëngëzimi i çuditshëm i jetës tek
shkëlqente ende në sytë e tyre, vazhdimish kërkonte ndihmë për të jetuar por më
kot. Urdhëri duhej zbatuar. Në vazhdim, të rrëzuar duke mos patur fuqi për të
qëndruar në këmbë, në aq sa u lejonte pozicioni ku ndodheshin shtrirë, ndiqnin lëvizjet e kujdestarëve veçse me beben e syrit. Njëri, më
iteligjenti, i pagëzuar me një emër tepër miklues që tingëllonte bukur në
gjuhën japoneze, në një çast tek ndjeu t'i afrohej kujdestari i tij, njeriu që i
kishte qëndruar afër që nga koha kur e kishin sjellë aty të vogël, mes
përjekjeve të mëdha nga pa fuqia, u çua në këmbë dhe nisi të
bënte ato lojrat e bukura ku veçse ai dinte t'i bënte. Por më kot. Kujdestari i
tij nuk e ktheu kokën fare. Në atë ikje ai veçse po qante. Dhe më e keqja nuk
po guxonte t'i afrohej t'i jepte përkëdheljen,
lamtumirën e fundit. A do të kishte mundësi të shkëputej prej andej. Pra
dihet se si përfundoi ajo vrasje e shumfishtë. Megjithëse shkrimi ishte në gjuhë
të huaj, në gjuhën e një prej gjitonëve tanë e lexova me një frymë. Në shtëpi isha vetëm dhe u ndjeva i çliruar që
munda të qaja pa më parë të tjerët. Ai nuk ishte lexim por përjetim, gati -gati sikur
isha pranë tyre dhe i pashë nga afër të gjitha skenat e asaj ngjarje makabre.
M'u kujtua im atë tek më tregonte herë pas here për luftën e dytë botërore, ku
pas çdo bombardimi të aleatëve mbi qytetet gjermane, sëbashku me një djalosh gjerman ish ushtar, të plagosur pranë Stalingradit, do të dilnin të mblidhnin kufomat e
qytetarëve të pafajshëm. Ndjeva dhimbjen e madhe për të gjithë ata njerëz që
nuk kishin marë pjesë drejtpërdrejt në luftë që përfshiu shumë vende në atë
shfarosje. Ai veprim ishte i njëjtë me atë që kishte ndodhur në qendër të
Europës në kampet e shfarosjes në masë të racës njerëzore. Mendova se nuk
kishin as edhe ndryshimin më të vogël nga njera tjetra. Të dyja, ato ishin
vepra të ndodhura kundra natyrës njerëzore, ekuilibrave të vendosura nga Zoti
të paktën kështu e besoj unë. Me gjithëse thirrjen që lëshova në ato çaste po e
dëgjoja vetë unë, nuk hezitova ta lëja për gjysëm:
Njerëz, në qoftë se do të kisha
fuqinë e zotit të kthehesha në një elefant do t'i shtypja me gjithë fuqinë e
trupit tim, të gjithë ata që do të dilnin kundër vullnetit të Tij pa çka se mund të
vritesha edhe vet.