Dielli ndodhej në çastin e kapërcimit të vijës së horizontit,
midis diellit dhe detit. Një pjesë nga rrezet e tij të fundit, me shpejtësinë e
shkeljes së butonit i “burgosa” në kutinë magjike dixhitale.
Nuk kaloi shumë kohë dhe kudo në të gjithë qytetin, si në një ekran të madh, përpara syrit tim, filluan të ndizeshin dritat kudo. Si në ato pjesët muzikore që ekzekutohen me orkestracione të mëdha, atë buzëmbrëmje harmonie , me logjikën e çastit, ndjeva se isha unë që po i ndizja ato. Atje tek shkelja tastjerat e pjanofortës imagjinare dhe duke i dhënë çdo instrumentisi çastin e tij , dritat si në një pentagram pa kufizime dritash , filluan lojën e tyre muzikore. Një lojë që zgjati pak çaste, por tepër impresive. Me shkeljen e tastierës së fundit të pjanofortës i dhashë dritë edhe vendit ku unë ndodhesha. Ndjesia e atij çasti u shoqërua me atmosferën e krijuar nga ndriçimet e fshehta që ndodheshin nën atë mbulesë masive gjethesh. Nuk e mora as edhe një herë inisiativën pë të pyetur se si quhej ajo bimë interesante. Duke qeshur në brendësinë time, mendova se lojën e egzistencës dhe mos egzistencës midis kopshtarit dhe asaj bime, e luante vet ajo. Në çastet e lëvizjes së lirë të saj, kur kopështari ja mohonte duke ja prerë me një gërshërë dorezëkuqe, ajo me shpejtësi, në krahun tjetër, i kundërpërgjigjej duke nxjer në jetë motrën e saj binjake. Nuk e di se sa duhet të ketë vazhduar ajo luftë. Besoj se kopshtari do të jetë dorëzuar i pari. Ai zëvendësim i pa fund i dha fund përpjekjeve të tij deri sa e kuptoni se çfarë ndodhi, ky çast i bukur tek po përpiqem ta shijoj. Nuk e mora vesh se sa zgjati ajo përhumbje. Tek po fërkoja sytë si për të pastruar shikimin, në një distancë afro dy metra larg meje, nga një trung tek po dilte mbi sipërfaqen e tokës, i cili dikur ishte pemë, një krahdegë po përpiqej të shpërthente. Ndjehej fort ajo lëvizje jetësore e saj. Duke mare formë ngjitur me të përpiqej të kapte gravitetin, të krijonte jetën e vet. Nuk e kuptova se cili ishte shkaku që u ngacmova nga ai fenomen. Ana grafike e tij mendova. Dritë-hija e krijuar në ato çaste. Edhe aq sa shfaqej mbi tokë, ajo “mëma” tregonte se kishte qenë një pemë e fuqishme. Arsyeja përse u pre?! Si Anteu forcën e saj ajo e kishte në tokë, në thellësi të saj. Bri trungut mëmë krahudegë po shfaqte haptasi fuqinë e tij. Në thellësi të shpirtit ndjeva një keqardhje të madhe sa mërmërita sa do të të duhet o i mjerë të tretesh për t’i dhënë vazhdimësinë krahutdegë.?!,,
Eh, u turbullova ndjeva tepër keq e kisha të vështirë të zbërtheja kuptimin e vazhdimësisë. Pasi rrëkëlleva dy a tre
gota me verë të bardhë dhe sëbashku me turbullimin e krijuar në kokë, u çova me
në mëndje për të shkuar në shtëpi.
Me
të hyrë brenda, përplasja e parë ishte me tim bir. Fadher, ku ishe dëgjoj të më
thotë ai duke më parë drejt e në sy. Shkëlqimi i bukur i tyre më turbulloi. Nuk
e di përse iu shmanga atij përballimi. Ndoshta po përjetoja ndjesinë e momentit
të jashtëm. Akoma nuk po e kontrollon forcën që ka brenda vetes mërmërita nëpër
dhëmbë tek u përballova me gjuajtjen e grushtit të tij në supin e krahut të
majtë. Të atij krahu nga ai ende ushqehet e lulëzon vazhdova mërmëritjen. O Zot
i thashë vetes pasi atë goditje të përherëshme e kisha kthyer në kënaqësi, po
bëhet burrë. Duke lëvizur nëpër sallon si pa asnjë kuptim, për pjestarët e
familjes, përballimi me time bijë , megjithëse turbullues u përjetua bukur deri
në ngazëllim. Pa i dhënë kohë se çka po ndjeja në ato çaste, me peshqirin e
madh hedhur krahëve, u nisa drejt dushit. E
dashura ime, gruaja, tek më shihte në formën siç e mendonte ajo, përsëriti mërmërimën e
saj të zakonshme që nuk ja vlen ta përmendësh
Tek
u futa në dush e mbaj mend por sa
qëndrova aty jo. Edhe momentin kur kur u shtriva e mbaj mend. Më tutje asgjë.
Duhet të kem bërë gjumë të kënshëm.