Τετάρτη 17 Απριλίου 2024

MES PËRPJEKJEVE TË PAFUNDME

 

                                          

                           

                                     ...  për ndërtimin e librit “ Tek vijat e bardha”

Mes ëndrave dhe iluzioneve si po i perceptoja ngacmimet e shumta të hedhura në letër, skicat dhe tregimet për formatimin e librit të ri u ndjeva brenda asaj rrëmuje të përhershme, të faqes të cilësuar “libri-3” por ende nuk isha i bindur nëse ai material do të formëzohej në të gjithë elementët që përpiqesha nëse do të ishin shtyllat kryesore për të mbajtur atë krijesë të re. Nga tundimi nëse ja vlente për t’u shfaqur si libër, si një i tillë, u ndjeva mes atyre personazheve të pa emërtuar me emra të përvetshëm. As edhe njëherë nuk më ka pëlqyer ai lloj arsyetimi pasi mes atyre rreshtave ata mund të cilësohen si në vetën e parë, të dytë, të tretë ose të autorit, ne jemi, jemi po të njëjtët.

Kur ri zgjodha materialin, i u riktheva të dy librave të botuar. Ato krijesa të brishta jo vetëm elegante nga paraqitja fizike por edhe atyre krijimeve të hershme  më ngacmuan, më zgjuan kohën kur i hidhja në letër. Të gjithë ishin personazhe të këndshëm, ishin përpjekur goxha për t’u paraqitur sa më dinjtoz përpara lexuesit. Tek përplasa shikimin me ta, si krijues i tyre, ata po më shihnin me një vëmendje gati të pakuptueshme sikur diçka po më kërkonin por nuk mund të bëhej asgjë. Kryejta një ledhatim të lehtë mbi to, në kopertinat e tyre dhe të librit të rradhës të cilat ishin vazhdimësia e përpjekjeve të shumta për konceptit grafik të tyre. I vendosa përsëri tek vendi i përhershëm.

Në kohë paralele por në vende të ndryshme, bota ime në atë imagjinaren u plotësua me imazhe të shumta.  Vizione të reja do të më ngacmonin frymëmarjen. Në horizont, e pa konturuar po shfaqej një erë e re e cila më tej do të konkretizohej në një formatim ndryshe.  Shkaku, ai fenomen që po më ngacmonte ishte një element jo i panjohur por i pa eksploruar. Nga një qytet bregdetar diku jo shumë lart qytetit, vendbanimit tim të përhershëm, një djalosh tepër tunduhes në atë çka po përpiqej, jo vetëm në anën fizike por në formëmendësinë e tij në të shkruar, do të më krijonte ndjesira të tjera. Me të, në njohjen nga afër, në një takim të krijuesve bregdetarë nuk pata mundësinë të njiheshim por si gjithmonë kur ekziston edhe një mundësi tjetër, në takimin e rradhës në qytetin tonë megjithëse ai nuk e kërkonte shikimin tim po  ndjeja përpjekjen e tij për të qenë sa më i qartë në atë bashkëbisedim. Ai një i tillë ishte, nuk i impononte asgjë nga konceptet e tija të një formati gati futurik,  por dilema të shumta do të më vënin në mendime. Po vërtet, në atë çka ai po përpiqej të lënte të kuptoja, mendova se kishim një lloj ngjajshmërie në formulimin e shprehjes, më saktë të ndërtimit të fabulës, kjo më bëri t’i rilexoja librat e tij. Më tej filloi gjithësia ime, “tek vijat e bardha”përcaktova rrugëtimin e mundimshëm drejt të panjohurës e të shkruajturës me të zezë në të bardhë.

     I Jam tepër mirënjohës Pol Milos dhe stafit të 2M.

 

 

 

Τετάρτη 6 Μαρτίου 2024

ESE MBI LIBRIN E POL MILOS "SHTEGËTIMI I DINOZAURËVE FLUTURUES"

 

Sigurisht mes entuziazmit dhe sarkazmës së tij ndaj çdo fenomeni që ai trajton, pavarësisht  se ne të dy në raportet fizike dhe moshe nuk kemi ngjajshmëri me njeri tjetrin ashtu si dikur dinozaurët e shumtë tek kërkonin të fluturonin, koha kur ata ende nuk kishin filluar të kuptonin se mund të zaptonin gjithë hapësirën qiellore, do të dëshiroja të isha një i tillë. Pol Milo, një grabitqar i pamëshirshëm idesh, një dinozaur modern ku të cilin edhe nëse disa nuk do të mundeshin ta ndjenin, ta kuptonin botën e tij, ajo diçka që do t’u mbetej do t’u duhej ta përtypnin për shumë kohë

Tek rrëmbehesh nga logjika e arsyetimit të tij nxiton, nxiton mes atyre rrjeshtave për të vetmen arsye për të aritur në shtresën e duhur e cila mbart xeherorin e çmuar, ndjehesh disi tuaf për të vetmen arsye sepse megjithëse ajo kënaqësi nuk është e prekshme, tronditja si fenomen është zhvilluar brenda teje. Duke kryer atë veprimin e përhershëm të kruajtjes së kokës i jam kthyer disa herë leximit të tij. Pikëpyetja që më lindi ishte arsyeja si ta emërtoja këtë fenomen, këtë djalosh durrsak ose nga kush tjetër e kisha këtë ngacmim, nga kush. Në parathënien librit “Vepra të zgjedhura” të Lukianit citohet një shprehje e Engelsit ku në të, ai e quan “Volterin e Lashtësisë”, pikërish kjo ishte arsyeja që më ngacmonte, ironia, satira, sarkazma e tij dhe tashmë Pol Milo më riktheu tek ai përjetim por me një ndryshim, jo pranë zotave aty lartë në Olimp por pranë “dinozaurëve të tij fluturues”. Pra për ta kuptuar autorin, lexuesi duhet të ketë pranë edhe Lukianin. I pari, ai i hershmi i kishte vënë qëllim vetes të merej veçse me perënditë aty lartë në Olimp ndërsa miku ynë Pol Milo guxoi të shkonte më tutje, për të ‘zotat nuk jetojnë’ është mendësia e tij që përcakton se cilët do të jenë protagonistët e tij.

Tek “Shtegëtimi i dinozaurëve fluturues”që në faqet e para me Evolucionin Universal të Mospranimit, Të drejtat në rrezik dhe Shtegëtimi i dinozaurëve fluturues kupton esencën e gjithë përmbajtjes, të ndjenjës pra të librit dhe formës si e përcjell formëmendësinë e tij autori. Të tria, pa u përjashtuar të tjerat, të cilat janë të shtrira në të gjitha njëqintë e tridhjetë faqet, kanë të plotë atë ngakesë, atë që e shqetëson autorin. Sinqerish, unë po e përjetoj mrekullisht pasi më jep një frymëmare të mrekullueshme. Duke qenë i vëmendshëm në leximin e veprave të tij, jam i bindur se do të ndjej pikërisht atë që na mungon dhe na mungon shumë. Megjithëse që në rreshtat e para ajo që të ngacmon është ironia, satira që shkojnë deri në cinizëm nuk është ai “qëllimi i tij”por ajo forma tjetër futurike ku prej nga më të shumtëve nuk mund përtypet dot, jo se nuk duan por nuk munden. Po e mbyll veçse me titullin e shkrimit të fundit ‘EPILOG’ pra në formën si e ka ndërtuar na e hedh pa ndrojtje mbi tavolinë. Ai është “ i tmerrshëm, më i keq se dinozaurët e tij.”