Τρίτη 26 Μαρτίου 2019

NË BORDELLO


 Pas disa hezitimesh më në fund vendosi  të kaloj në brendësi të atij ambienti. Kaloi portën dhe mori shkallët që të çonin në katin e dytë. E pati të vështirë të përshtatej. Me një ndriçim të ulët të vendosur në faqet e mureve të lyera në ngjyra gati të errëta,  ai ambient i u duk jo i këndshëm. Tek po ulej në një prej kolltukëve të tej përdorur, të vendosur në qoshen përballë, i cili mund të quhej edhe  holl, nuk e ngriti kokën. Nuk i hodhi sytë në faqet e mureve tek ndodheshin fotografi të shumta me femra lakuriq. As edhe mbi revistat me porno të ndodhura mbi tavolinë. Më e keqja ishte se një erë e pa këndshme nisi ti ngacmojë flegat e hundës. Megjithatë përsëri nuk reagoi. Kujdestarja ose e cila mund të ishte edhe pronarja e atij ambienti, tek i u afruar në formën më monotone të asaj pune që po kryente i shpjegoi kushtet dhe tarifën e shërbimit. Me njëherë pas saj u afruan tre femra të moshës së re. Tekanjoze në atë çka po përpiqeshin të shfaqnin ato i shkuan pranë. I ndodhur ende i turbull, megjithëse kishte dilema ta ndërpriste atë veprim ai i drejtoi gishtin njerës që kapte lartësinë e trupit të tij. Ajo ishte një brune e lezetshme. Duke i u bindur veprimit të saj të menjëhershëm tek e thirri, i shkoi pas. Përsëri, megjithëse po e ndiqte fizikisht, me mendje nuk po i shkonte pas. I ndodhur përpara krevatit ndjeu portën të mbyllej. Instiktivisht, me gjithë kushteve të vendosura, prekjes në joshje që i dha ajo i u përgjigj duke mbështetur duart e tij mbi gjokset e saj të bëshme. Por i largoi shumë shpejt për të vetmen arsye se nuk ndjeu asgjë. U ul krah saj, në anë të krevatit duke mos e ngritur kokën për të mos u përballuar me të. Psherëtiu. Përsëri psherëtiu.  Nuk po gjente rrugëzgjidhje. Si për të kërkuar ndihmë ngriti kokën dhe nisi ta vëzhgonte me kërshëri. Ajo femër gjysëm lakuriqe e stërvitur për atë çka bënte i u afrua pranë duke mbështetur gjoksin e saj të bëshëm mbi trupin e tij, ndërkohë po i kërkonte të kuptonte se ç'farë po ndodhte me të. Megjithëse pamja e saj po e thërriste të vepronte ai përsëri nuk reagoi. Ej vogëlushi im, ç'ka po ndodh me ty i u drejtua ajo. Do të më thuash. E ndodhur shumë pranë ja pushtoi fytyrën me të dyja duart. Përballuan shikimet. Si i turpëruar në atë që po kryente nuk mundi ta shihte në sy. Uli shikimin dhe nëpër dhëmbë u shpreh se nuk i shkonin për shtat  këto veprime, por se ai kishte nevojë të ndihmohej prej dikush. U çua prej andej duke mbërthyer këmishën. Nga portofoli nxori dy kartëmonedha sa katërfishi i vlerës së detyruar. Në atë bordello ky rast mund të ishte nga më të rrallët që kishte ndodhur. Zotëri i u drejtua ajo, pavarësisht se çfarë të ka ndodhur, të këshilloj të mos dorëzohesh. Kushdo mund të ndodhet në momente të vështira. Por të tregohesh i fortë. Jeta është tepër e shkurtër. Disi si fshehurazi ajo i vendosi në dorë një copë letër. Aty ke telefonin tim, mund t'ju nevojitet. Kujtohu se gjithmonë ka një zgjidhje. Mos hezito, më kërko. Gjithsesi faleminderit për lekët.
Me letrën e mbledhur shuk brenda grushtit të tij ai doli në heshtje prej andej duke e lënë derën gjysmë të hapur.  

Κυριακή 10 Μαρτίου 2019

KISHA E SHËN PREMTES LUKOVË


  100 m pa shkuar në fund të rrugicës së kalldrëmtë i cili është edhe fundi i fshatit, nga krahu i djathtë i saj mer një degëzim tjetër. I pa shtruar me gurë ai zbret më të poshtë duke u kthyer në monopat. Diku aty në një tarracim gati natyral ngrihen muret e kishës të Shën Premtes.

Për të kisha dëgjuar shpesh nga pleqtë e fshatit të Piqerasit. Si besimtarë të rregullt, ata fshehurazi do të shkonin të ndiznin aty qirinj të shumtë. Nëpër zgavrat midis gurëve nga jashtë pasi porta prej hekuri do të ishte e mbyllur me dryn do të gjeje qirinj të shumtë. Duke qenë kishë me vlera të veçanta e periudhës së bizantit të hershëm,  ajo u kthye në monument kulture.
Unë nuk e dija se ku ndodhej dhe, e kërkova duke ndjekur rrugën më të poshtë  që zbriste deri në fund të fshatit por nuk e pashë. Duke vëzhguar rrugicën e kalldrëmtë e cila mirëmbahet nga banorët e fshatit, murret e larta që rrethojnë shtëpitë e tyre me lulet e shumta përmbi mure, përmes hapësirës të një porte të hapur me hark guri përmbi të,  vura re një plakë tek fshinte oborin. Nuk arita të trokisja pasi një nga fletët e mëdha u tërhoq përbrenda. Në atë përballje, në sytë e saj ndjeva urtësinë dhe ëmbëlsinë e plakave të bregdetit. I përgatitur për atë që mund të ndodhte në kureshtjen e tepërt të vëndasve karshi të huajve, dhe si cilësi e veçantë e moshës së saj, do të mund të më mbante aty dhe do të konsumoja tepër kohë me të, nuk i dhashë mundësi. Bile as i tregova që isha nga Piqerasi. Mund të shkonte edhe më larg ajo bisedë. Me shikimin e ëmbël që shkonte deri në zhibrim të thellë përbrenda meje ma bëri me dorë ta ndiqja. I shkova pas duke u ngjitur në ca shkallë të gurta që na çuan në një tarracë të vogël betoni ku e cila nga ana perëndimore mbështetej tek muri rrethues i shtëpisë ku po aty poshtë ndodhej edhe porta e madhe e oborit. Me dorën e zgjatur përpara nga ana perëndimore, më tregoi kishën e cila fshihej midis kurorave të ullinjve. Në vijë ajrore ajo ndodhej përafërisht 300m larg prej andej. Përsëri pa e ndarë shikimin e ëmbël të saj më ftoi të pija një gotë me ujë të ftohët. Në atë shikim që po vazhdonte të më kundronte akoma aty tek po pija ujin e ftohët ndjeva peshën në vite që mbante mosha e saj. Duke ma mbushur përsëri gotën, mu drejtua “të kesh kujdes se vërdallë ka shumë gjërpërinj.” Në çast nuk i kuptova dhe aq mirë ato fjalë por më vonë tek po shkoja drejt kishës, përbrenda tyre fjalëve ndjeva diçka tjetër. Pasi zbritëm tek porta, poshtë atij harku të skalitur bukur dhe të mirëmbajtur, më shpjegoi se ku duhej të kthehesha. Aty duke marë kalldrëmin në të përpjetë dëgjova të më thotë gati nën zë “Në uratë të perëndisë djalo”. Duke kaluar përmes tarracave kisha ende nuk po dukej. Pas një gjarpërimi dhe zbritje të monopatit ajo m’u shfaq përpara. Nuk ishte shumë e madhe. Terreni ku ajo qe ndërtuar merte një pjerrësi të lehtë në zbritje. Pjesa e pasme e saj ku në brendësi ndodhej ikinostasi, kapte pothuajse 1m nën sipërfaqen e tokës.
Në çastin e parë porta e hekurt e vendosur jo në qendër, në faqen me shikim nga lindja, mu duk e mbyllur por me një prekje të lehtë ajo u shty në brendësi. Si gjithmonë e njëjta ndjesi do të më tërhiqte fuqishëm përbrenda atij ambienti që nuk do të kishte fare lidhje me jetën e përditëshme. Nuk ishte një tërheqje çasti  por një vazhdimësi,  që më mbante rob prej kohësh. Besoj se e para si arsye ishte kujtesa nga fëmijëria. Momentet e shumta në fshatin tim, që nga kisha në qendër deri tek manastiri lart në mal ku ato festa tradicionale i përjetoja me emocione të mëdha. Për këtë arsye në atë periudhë fëmijnore shpesh herë ikja fsheurazi nga Saranda dhe shkoja tek gjyshërit, prindërit e nënës. Ndoshta është forma e të ndërtuarit tim, qenia ime njerëzore që më bënte të reagoja tepër njerëzisht karshi çdo fenomeni njerëzor dhe natyror. Dhe tjetra që pas burgosjes të tim eti ishte e vetmja mënyrë të shpëtoja nga realiteti i hidhur ku po jetoja.
Ajo hapësirë që merte përpjetë në brendësi të saj, pas çdo harku dhe kubature të krijonte ndjesinë e kundërt të kontaktit të parë nga jashtë. Sikur të tërrhiqte fuqishëm drejt lartësive.
Ngjyrat e ftohta të murreve tek shfaqeshin në çdo gurë të lidhur me llaç, nga harqet dhe kubeja kryesore që ngrihej më lartë nga pjesët e tjera, shkonin në gri të çelët , në ohër dhe vende-vende të pistë nga tymrat e kandileve. Nëpër to diku nga ikonostasi ndodheshin fotografi ikonash. Në murret e saj që kapnin trashësinë 0.75x o.80m ndjeheshin të çarra të cilat po jepnin sinjalin për rrezikun që po i afrohej atij objekti me vlera. Nga jashtë murreve kisha kapte përmasat 11x 6m.
Harqet dhe kubetë e saj mbështeten në gjashtë këmbë guri (kolona) me diametër rreth 0.45m të vendosura larg faqeve të murreve në një distancë 0.65m. Largësia e kollonave nga njera tjetra nuk është e njëtrajtëshme por shkon afërsisht në 2m. Ato kapnin pothuajse 4m lartësi dhe pikërisht aty fillon të tjetërsohet për t'u kthyer në hark. Mbi to harqet të lidhur me njeri tjetrin mbajnë  peshën e rëndë e një radhe tjetër harqesh më të vegjël, ku mbi to është vendosur çatia. Sheshi i shtruar me pllaka guri gëlqerorë ndjehej pak i dëmtuar. Në krye të saj nga ana lindore ndodhet ikonostasi. E vendosur në qendër me një gjerësi 2.10m, e thellësi të harkuar nga jashtë në 1.10m. Ajo hapësirë e kufizuar në një distancë të përafërt  1.30m nga kollonat e para është e mjaftueshme për të kryer shërbimet e veta prifti. I preka me duar të gjitha ato që po më ngacmonin. Në atë lëvizje të ngadaltë tek ndjeja në mollëzat e gishtërinjve ftohtësinë e gjithçkaje që prekja pa pritur e pash veten jashtë saj. Duke ndjekur gjithë perimetrin e mureve të saj ndjeva atë ndjesi tek shikoja atë pakujdesi të institutit përkatës për mirëmbajtjen e këtyre objekteve me vlerë. Tek po përpiqesha të kapja lartësinë e tarracimit i preka edhe njëherë  ato mure të gurta.



                                                                                         30 shtator 1980