Ishte i katërti vit që ai do të ndërhynte për
mirëmbajtjen e asaj përmendore e cila në raport me përmasat njerëzore ishte
tepër e lartë. Νë këmbë, e ndodhur në qëndër të një platforme
të shtruar me pllaka guri të bardhë do të mbante në duart e saj sëbashku me
pushkën edhe flamurin kombëtar. Aty, përpara saj në formë harkore, të
sistemuara në shkallëzime në zbritje prehen eshtrat e dëshmorëve të rrethit. Μjeshtri hodhi i tmeruar shikimin mbi ato çarrje e gropa të “gangrenizuara”
nga ndryshku i përhapur mbi skeletin e hekurt të saj. Pa të shohim nëse do ta
shtysh edhe këtë vit mërmëriti ai. Dhe duke u mbështetur prej saj do të
kthehej edhe ai me trup e shikim nga e kishte hedhur partizania
përmendore, mikesha e tij e vjetër.
I ndodhur në krye të skelës, me kujdes si një
kirurg nisi të prekte dhe të pastronte “plagët”
e shumta të saj. Tek hiqte copat e gipsit, të tepërtat, do ti kujtohej Gavroshi heroi i vogël i Viktor Hygoit duke shoqëruar të dy picirukët lypsar drejt
shtëpisë së tij të çuditëshme, elefantit gjigand rreth 40 këmbë të lartë duke
u futur nëpërmjet një të çare për të kaluar natën në brendësi të barkut të tij.
Kjo ide e Napoleonit ishte bërë historike dhe kishte marë atë “vulë” të
përherëshme që bënte kontrast me pamjen
e tij të jashtëzakonëshme e cila nuk dihej se ç'farë do të thoshte. Ndoshta
ishte një farë simboli i forcës popullore. Ashtu ende i pa mbaruar i pistë e i
zhgryer shfrytëzohej si vend strehimi prej endacakëve. Pas pastrimit të tyre, “të
plagëve,” do të vendoste pjesën e re të hekurt. Më pas do ta qepte me tel hekuri të hollë dhe gipsin të bërë si melhem të tretur në ujë,
të shoqëruar me elementët e tjerë lidhës, do ta shtronte butë deri sa ajo të
merte formën e trupit të ndodhur poshtë uniformës të saj luftarake. “Legjionarët,”
luftëtarët e fundit të mbetur gjallë, duke e kujtuar me nostalgji atë periudhë ende nuk mund të shkëputen prej asaj kohe, asaj lufte kombëtare të bërë afro
gjysëm shekulli më parë. Ndërkohë që popullit
do ti mungonin shumë gjëra për të jetuar, simbolet e tilla dhe bunkierët do të
ishin të shumtë. Ndoshta ishte i vetmi monument i mbetur në gips që nga koha e
Republikës Socialiste i cili nuk arriti të përjetësohej në bronx. Po thuajse të
njëjtin fat pësoi si elefanti i Gavroshit. Ndryshimi i sistemeve dhe rrebeshet
e kohës do të binin mbi të dhe shumë shpejt ajo do të ndjehej e vetmuar.
Njerëzit nuk ja kishin ngenë. Të gjithë duhej të vraponin për të kapur kohën.
Kohën e humbur....
Andej, prej
lartësisë të shikimit të saj pasi ndodhej në një pozicion dhe largësi
të konsiderueshme me qytetin, në heshtje ajo do të ndjente hallakatjen e pa
fund të atyre njerëzve. Kohë më parë, në çdo festë kombëtare ata do ta blatonin
me kurora e lule të freskëta. Aty përpara saj do të mblidheshin e do të
këndonin për të, për ata njerëz që ajo përfaqësonte. Dhe nga ato që dëgjonte
shpesh, nisi ta ndjej veten si diçka tjetër. Përse mos të kishte edhe ajo pak
nga ato që kërkonin ende ata ish luftëtarë të lavdishëm që më të shumtit
preheshin aty përpara saj. Apo mos ndoshta i përkiste një forme tjetër. Ideja
se mund të kishte prejardhje hyjnore ishte një ndjesi e bukur që e ngacmonte
shpesht. Por jo. Ishte e pamundur. Në fakt, ajo ata përfaqësonte. Ishte pjesë e tyre. Aty tek përpiqej tu
largohej ata i afroheshin. Përse duhej të mendonte e të ndjehej si një e tillë?!.
E rëndë, me trupin e saj vigan, do të rinte aty pa lëvizur në pritje të atyre
datave historike kombëtare. Të gjithë, më saktë populli, i ndarë në parti e grupe
të ndryshme, do të kuptonin se kishin gabuar që kërkuan atë ndryshim “radikal”
të cilin ende nuk po e kuptonin se ç'farë po ndodhte dhe do të
përcaktonin ditë të ndryshme të asaj lufte çlirimtare.
Në ditën e dytë e punës, mjeshtri ende po merrej me
mbylljen e atyre plagëve. Duke shtruar mbi trupin e saj shtresa gipsi të shumta
për ti dhënë formën e plotë trupore, sikur ndjeu një zë. Sigurisht që ishte zë
femre. Pas çdo prekje e shikimi që hidhte mbi të ndjeu ti vinin sinjale
komunikimi. I u duk e pamundur. Hodhi një shikim të shpejtë rreth e rrotull.
Poshtë, në platformën ku kishte mbështetur këmbët e saj të fuqishme partizania,
nuk kishte njeri. As ata fëmijtë e lagjes të krijuar pas 90-tës që venin shpesh
për të luajtur futboll të cilët, në ditët e vetmive ishin të vetmit që i bënin
shoqëri. I u kthye punës. E ndjeu përsëri atë kërkesë prej saj. Duke shtruar me
kujdes përbërësin e bardhë, në ndjenjën
tjetër paralele, jo reale por që nisi të përjetohej prej tij, në të njëjtat tone u
përpoq të komunikonte me të. “Më thuaj çfarë ke” i u drejtua ai aty tek
punonte. Me dëshirën për të përjetuar marëzinë që e kishte kapur ndjeu ti
përgjigjej i njëjti zë. -“Lermë mos u
mer më me mua. Është e kotë. Ja e zbukurove përsëri uniformën time. U a bëre
qejfin atyre njerëzve po pastaj." I mbështetur në një prej hekurave të skelës,
tashmë me një keqardhje e shumë ndjesirash të pakuptimta, ngriti kokën dhe
hodhi shikimin prej saj. I u duk sikur ajo heshti si për ti shmangur ndonjë
debati që mund të lindte midis tyre. Ηοqi shikimin prej saj
dhe nisi të merej me enën e gipsit të ndodhur si rastësisht në duart e tij. Duhej
të zbriste. Gipsi kishte ngirë. Si gjithmonë me shkathësinë dhe lehtësinë trupore
të tij do të ndodhej poshtë, në çast. Në mënyrën më instiktive pastroi enën dhe
me atë pluhur të bardhë përgatiti masën tjetër. Hipi lart. Duke menduar se
ashtu siç po ngjitej në skelë mund të kalonte përsëri lehtë në atë që po e
ngacmonte, nuk u habit tek i dëgjoi zërin. -"Të thashë njëherë, është e kotë.
Nuk do ta kuptosh. Të paktën jo për mua por për ata të mjerë. Jam e kalbur nga
brenda. Nuk do të jetë çudi që në ndonjë çast
sy ky që po afrohet, të rrëzohem dhe më pas as nuk mund ta imagjinoj se
çfarë mund të ndodhë.” Ngirti përsëri kokën. Ai shikimi i saj i palëvizshëm
ende vazhdonte të shihte përtej qytetit në horizont. Vërtet, ajo hapësirë aty
përpara ishte e magjishme. Të krijonte ndjesira e turbullime të çuditëshme. Duke
qenë i apasionuar pas antikitetit i u kujtua se në pika të tilla e në vendet më
dominuese, vazhdimisht janë ngritur tempuj e statuja të kushtuara perëndive të
ndryshme. Ndoshta edhe aty po të gërmohej pak mund të gjendej diçka. Dhe në
vazhdimësi, në mijëvjeçarët tek kalonin, mbi rrënojat e tyre do të ngriheshin idhuj e perënditë e tjera. I u dhimbs. Në fakt, më tepër prej materialit gips
që qe ndërtuar i cili kushtëzonte jetëgjatësinë e saj. Personit që merrej me
zbukurimin dhe dekorimin e qytetit ja kishte shfaqur prej kohësh shqetësimin e tij.
Nuk dihej se sa mund të qëndronte në këmbë ajo statujë. Por asgjë.
Mjeshtri i ndodhur në atë lartësi, ku pjesa më e
madhe e torsit të saj ndodhej akoma më lartë kokës së tij, drejtoi shikimin prej saj.
Portret interesant mendoi. Me vetulla tepër të harkuara, duke krijuar një
hapësirë drite të bukur midis tyre dhe syve, sëbashku me hundën tek zbriste
këndshëm mbi buzët e bashkuara, do të shfaqnin vendosmërinë e një luftëtareje
të paepur. Poshtë kapeles me yllin partizan, flokët e mbledhura në dy gërsheta të hedhura mbrapa, do ti nxirnin
në pah qafën. U përpoq të
komunikonte me atë krijesë gjigante por asgjë. I u kujtua përsëri elefanti prej
gipsi. Mendoi se përveç gipsit, çfarë të përbashkët mund të kenë këto krijesa.
Ai libër me personazhin kryesor Gavroshin e kishte
tronditur shumë. As vet nuk mbante mend se sa herë e kishte lexuar. Kishin
kaluar shumë vite që nga adoleshenca e tij. I kujtoheshin shpesh vargjet e asaj
kënge tek ai i këndonte kur mblidhte plumbat matanë barikadës ..rash
përtok, oh, unë i mjeri, dhe fajin e ka Volteri,/ te vija hunda më shkoi dhe fajin e ka Rusoi..
U pëpoq përsëri të krijonte një lidhje midis partizanes përmendore me elefantin, Gavroshit dhe picirukëve të tij me fëmijët që loznin aty tek platforma të shtruar me gurë të bardhë por ishte e pa mundur. Duke lënë gjurmë historie në memorjen njerëzore, gjithë secili prej tyre e kishte mbyllur ciklin e jetës.
U pëpoq përsëri të krijonte një lidhje midis partizanes përmendore me elefantin, Gavroshit dhe picirukëve të tij me fëmijët që loznin aty tek platforma të shtruar me gurë të bardhë por ishte e pa mundur. Duke lënë gjurmë historie në memorjen njerëzore, gjithë secili prej tyre e kishte mbyllur ciklin e jetës.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου