Παρασκευή 27 Νοεμβρίου 2020

PËRRALLË NË KOHË PANDEMIE

                                                QYTETI I PORDHËS

                                             “  QYTETI I PORDHËS”

...  gjysho, o gjysh më lodhe me këto përrallat e tua. Boll nuk dua të dëgjoj më. Që kur u mbyllëm në shtëpi nga virrusi e deri tani vetëm atë më ke treguar. Në fillim m’u duk shumë e bukur por kurrë nuk pushove së treguari. Jo vetëm që i ndryshon fjalët sa herë ma tregon por nuk e mbaron njësoj. Duke tundur kokën i tregoi celularin si për t’i thënë se sot e mbaroi më shpejt. Më nuk dua ta dëgjoj. Ajo mund të jetë e vërtetë por unë nuk dua ta besoj. Në atë qytet të çuditshëm mënyra për të jetuar ishte vetëm pordha. Ata nuk bënin gjë tjetër. Si mund ta besoj dhe duke bërë një lëvizje me dorë për të pritur një çast, shkoi në dhomën e tij. U kthye prej andej me një fletë vizatimin në duar dhe rrezatimin e përhershëm të buzëqeshjes. Shiko se çfarë kam vizatuar dhe aty në këmbë priti në ankth reagimin e tij. Gjyshi pasi i pëlqente ta dëgjonte shpesh tingullin e ëmbëlt të atij zëri fëmijnor, e mori në prehër. Në atë fletë vizatimi ku ai mund t’i besonte fantazisë së tij, pa qytetin e përrallës. E përqafoi. U panë në sy. Pas atij shikimi qeshën me të madhe së bashku,  përtej normales. Ai vogëlush, i entuziazmuar filloi t’i shpjegonte ato vizat e “hallakatura” të hequra mbi fletën e bardhë. ku gjatë gjithë asaj kohe do ta kërkonte shpesh shikimin e gjyshit për të ndjer atë, nëse ai po e ndiqte me vëmendje.

I mrekulluar nga imagjinata ose ndoshta më saktë nga vëmendja që ai i kishte kushtuar asaj përralle, duke i shtuar edhe elementë të tjerë si gjithmonë kur ri tregohet një përrallë, filloi t’i tregonte se si kishte funksionuar ajo fabrikë, ai qytet.

Inxhinieri që e kishte vendosur në funksion atë fabrikë, provoi se mund të kryente veprime edhe punime më të vështira. Gati si në vizatimin tënd tubo metalike të dimensioneve të ndryshme.Të drejta, spirale në lëvizje, horizontale, vertikale, diagonale tek kryqëzoheshin deri në përplasje me njera tjetrën. Kulla të larta ku për atë vogëlush ishin tepër të larta, të cilat shkarkonin papastërtinë e asaj që prodhohej, prej pordhës.

E gjithë ajo masë hekurash bukuroshi im, e cila nga njerëzit quhej fabrikë nuk e di nëse e kupton pasi e përsërita prapë atë fjalë por do ta shpjegoj herë tjetër, ishte ngritur në një fushë të madhe. Në çastin e kupton apo jo, kur të vjen ajo pordha edhe ata, të gjithë duhej të shkonin ta bënin atje. Edhe burrat edhe gratë kishin vendet e tyre se ku duhej ta vendosnin të pasmen për të lëshuar të shumë kërkuarën, pordhën. E kuptove. Regjistra të tërë ruheshin në arshivën e fabrikës jo vetëm për të mbajtur llogaritë fitimprurëse por ta lënin të shkruar atë histori  për brezat e ardhshëm.

Për një kohë të gjatë pati sukses të madh pasi kishin filluar të shkonin edhe shumë të tjerë, nga qytetet për rreth të cilët u përpoqën ta kopjonin por nuk mundën.Të gjitha pordhët në  bazë të aromës mbylleshin në shishe xhami të cilat ndryshonin në madhësi e ngjyrë. Ndërkohë inxhinierit i shkoi ndërmend t'i çonte tubacionet në shtëpitë e qytetarëve por nuk i premtoi koha pasi kishte ardhur fundi i kohës së pordhëve. Dhe ai bukuroshi, syëmbli i gjyshit sërisht kaloi në botën e bukur fëmijnore të tij.

 

                                         Athinë 20 gusht 2020

                   


Πέμπτη 5 Νοεμβρίου 2020

MANASTIRI I KOSTARIT

                                            

Ishte e diela e dytë e qershorit. Me Sofokliun, shokun tim të ngushtë e kishim lënë të takoheshim tek rrapi në hyrje të Sarandës. Nuk pritëm shumë pasi na mori një nga saurelat e Minierës së Kripës. Hipëm në karoceri, përpara ishin të zëna. Zbritëm diku mbi Bistrica nr.2. Prej andej deri në manastir e kapëm për rreth 30-35 min. Në atë ngjitje, terreni ishte tepër i thyer dhe me bimësi të shkurtër. Me gjithëse kishte rrëshqitje së bashku me atë çakllin e përhershëm që ekziston në pjerrësi të tilla nuk e kuptuam pasi e kishim të përhershëm atë veprim. Të gjitha këto ndodhën sepse nuk e dinim nga ku mund të shkohej aty. Manastiri është ndërtuar në brendësi të një masivi shkëmbor ku faqja e të cilit ka orientim jug-perëndim

Pjesa ku janë ngritur muret e manastirit, është pikërisht një shpellë e hapur, me tre faqe po ta quajmë kështu e cila në lartësi kap 12 m, gjerësi 18 m dhe thellësi afër 10 m. Pikërisht, kjo hapësirë është shfrytëzuar për atë shërbim fetar, i cilësuar si Manastiri i Kostarit.

Për të shkuar lart, kaluam nëpërmjet një shkallëzimi në faqen shkëmbore. Ai ndodhet në krahun e majtë kur je përballë tij. Vende, vende ndjehen edhe fragmente muri për të lehtësuar ngjitjen, por tepër të pakta, pasi janë shkatërruar nga koha. Në pikën më të lartë të shkallëve,  ndodhet një si verandë me  parmak druri i cili është gati për tu rrëzuar. Dyshemeja për rreth manastirit është e shtruar me pllaka guri. Nga faktorë të ndryshëm, ato, nuk e ruajnë më nivelimin e mëparshëm. Arsyeja që më detyronte ta vizitoja këtë vend ishte e dyfishtë. E para, ishte ajo vizive e cila m'u krijua më vonë, kur u hap rruga e Minierës së Kripës pasi më parë vetëm si mendim dija ekzistencën e tij.Ndërsa emrin e kisha dëgjuar që në fëmijërinë time të hershme  në fshat dhe shpesh herë nga im atë.

Manastiri ndodhet në gjendje të mjeruar. Si pjesët që janë ndërtuar me mur guri edhe ato me lëndë druri, janë krejt të rrënuara. Trungjet që shërbejnë si këmbë mbështetëse për katin e dytë, me një të tundur mund t'i rrëzoje. Në çdo moment pret gjithandej të bien dërrasa

Ikonostasi ishte i shkatërruar. Pjesët më interesante ishin të grabitura. Edhe ato pak figurat e shenjtorëve që mund të shihje në pjesët  që kishin mbetur, ishin tepër të nxira nga koha e tymrat. Vende, vende shihje gjurmë vajrash pasi në ajodhime, nëpër skuta e të çara, shihje kavanoza salce të sajuara si kandila. Ato nuk ishin të pakta. Kishte ende të ndezur. Besimtarë të ndryshëm i ndiznin ato fshehurazi, prej të cilëve kishte edhe nga bregdeti, më të shumtit nga Piqerasi. Për një çast mu kujtua im atë. Si shumë burra piqerasiotë, shpesh i drejtoheshin Shën Mërisë së Kostari-t. Në një nga seancat e “gjykimit të tij politik” ja përmendën atë, lutjen e tij. E dinim se besimtarë të ndryshëm vendosnin edhe lekë. Duke kërkuar gjetëm 750 lekë. Ishin të fshehura në një bashkim dërrasash të dyshemesë. Megjithëse u joshëm prej tyre, nuk e kryem atë veprim. Në fakt do të mundesha të bëja abonimin tek gazeta “Drita.” dhe revista “Nëntori.” Ishte koha për abonim, muaji Qershor në të mbyllur. Po bëheshin abonimet për 6 mujorin e dytë.

Ngjyrat e shkëmbit me kalim nga gri në okër të kuqëremtë,  në thellësi të asaj hapësire shkonte në tone më të çelëta. Dërrasat gjysëm të kalbura me atë ngjyrën në të mjaltë, të çelur, i jepnin ambientit, një gjendje mistike. Si shpirtërish e fizikisht e ndjeje veten të tërhiqej me forcë prej atmosferës së krijuar dhe të njësoheshe me të.

Ngjyra dhe konstrukte jashtë asaj të përditshmes. Ndjehesh krejt ndryshe.  Kënaqësia që kalon në tërë qenien tënde është e pa perceptueshme dhe të mbetet në memorie. Vetëm vorbulla e jetës së përditshme mund të të shkëpusë nga ai realitet i cili të mbetet si një vegim, si një ëndër.

                                                                                                       

                                                                                                             qershor 1981

 

Τρίτη 8 Σεπτεμβρίου 2020

RETË MBI QYTET

  Dimri kishte hyrë. Retë, të pa forma dhe gjithmonë në lëvizje  do ta zaptonin pothuajse të gjithë hapësirën qiellore mbi qytet. Me ajrin e freskët do të trazohej edhe një zagushi e bezdisëshme tek shfaqej papritur. Të pa pritura ishin edhe vetëtimat dredharake midis reve. Me gjithatë njerëzit ishin mësuar me këto situata të shpejta meteorologjike. Tashmë stinët sikur të ishin futur në mëri të mëdha me njera-tjetrën, ngatëronin ditët, orët, stinët sa që rrugëve të qytetit do të shihje njerëz të veshur me pallto ose gati verore. Por vetëm për një gjë nuk dyshonin se do ndryshonte, deri në fund të muajit i cili ishte edhe i parafundit i vitit, do të kishte festa lokale dhe kombëtare

 Kryetari i veteranëve të luftës NA.ÇL. kishte kohë që bënte gjumë jo të rehatshëm. Megjithëse përpiqej, nuk mundi të kuptonte nga se i vinte ai shqetësim. Ai që u mbante lart moralin atyre që kishin mar pjesë në atë luftë çlirimtare do të ishte shumë i vëmendshëm dhe i devotshëm karshi detyrës që i qe caktuar prej një kohe të gjatë. E ndjente se ishte i lindur për ta drejtuar atë shoqatë. Ishte vit jubilar. Rrethi tyre krenohej me heronjtë dhe dëshmorët e shumtë që kishin dhënë jetën në atë luftë çlirimtare. Përveç udhëzimeve të mara, nga devotshmëria që i shkonte deri në një kënaqësi të skajshme do të kishte edhe një ngarkesë të madhe emocionale ku ndoshta ishte ajo që e çonte drejt atyre ëndrave krejt të çuditshme të cilave nuk mund t’u a merte kuptimin. Mendoi të takonte shefin. Kur ndodhej para tij, duke ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të asaj fytyre ezmere dhe eshtër madhe, do t'i priste me një buzëqeshje gati të përunjur të gjitha ato shprehje pa fund e tepër ironike deri në momentin kur ai do t'i jepte leje për të ikur. Atë detyrë që e kryente me devotshmëri nga ai e kishte fituar prandaj i thoshte vetes se duhej të rinte urtë dhe mos ta shqetësonte me mendësitë e tij prej budallai. Ose a do të mundej t’i a shtjellonte ato andralla të përgjumshme

Ja, tashmë çdo gjë ishte gati. Të nesërmen fillonin festimet. Tek po i raportonte gjithçka mbi mbarëvajtjen e aktiviteteve, si një vartës besnik, në fytyrën e shefit të tij të shoqëruar me një dritë të bukur ndjeu një buzëqeshje ngazëlluese. Dhe filloi t'i përsëriste me të njëjtin rritëm në hapjen e gojës duke e  artikuluar edhe vet gjithçka ai po i tregonte. Pra po plotësohej ëndërra e tij e vjetër. Ishte gati për miratim shkresa për ngritjen në një nga lulishtet e qytetit busti i komandantit të brigadës, mikut të tij të rënë në atë pritë me pushtuesit armiq ku edhe vet ai kishte mar pjesë. Dhe ajo hare do të vazhdonte të shfaqej në fytyrat e tyre deri në momentin kur do të kryhej parakalimi i ish luftëtarëve të mbetur gjallë. Shikimit të atij vartësi vigjilent nuk do t'i shpëtonte asgjë. Në fytyrën e eprorit të tij, si retë e shumta mbi qytet vuri re të lëviznin hije të shumta. As i shkoi ndërmend t'i ndodhej pranë. Duhej të priste për të  mësuar se çfarë kishte ndodhur. Deri sa mbaruan ato festime, ditët i u dukën tepër të gjata. Megjithëse kureshtja po e gërryente, me qetësinë e një vartësi veçse do të priste. Do të vinte momenti të mësonte të vërtetën e asaj që kishte ndodhur. Ndoshta kishte lidhje edhe me pagjumësinë e tij, me ato që i shfaqeshin për natë. Vërtetë do të miratohej dhe do të plotësohej ëndëra e shefit pasi ishte një përpjekje disa vjeçare prej tij, por me  një kusht, qyteti kishte dy heronj me vlera të tilla kombëtare. Pra flitej për dy buste. Si vartës e dinte përtejshmërinë e skajshme të shefit. Nuk e mori vesh se çfarë hapa ndërmori por ata të dy nuk u përjetësuan në bronx. U përpoq të hamendësonte diçka por duke njohur karakterin e tij nuk kishte përse të mos besonte se mund të ishte ai në atë të anullimit të asaj shkrese të shumë kërkuar. 


Δευτέρα 7 Σεπτεμβρίου 2020

TEQEJA E XHERMËHALLËS

          Është tepër interesani pellgu i Delvinës. Gjithmonë e kam pëlqyer dhe i kam shkelur ato vënde

Ishte e diel tek më thirri L. Nasto, mik dhe një shok pune jo për të pikturuar por për ti soditur ato vënde pasi ja kisha shfaqur atë dëshirë. Më pëlqeu mendimi i tij dhe shkuam.

Në hyrje të Delvinës, duke filluar që nga ura poshtë në krahun e djathtë, mbrapa kalasë, gjarpëron një luginë ku në të dyja faqet e saj ndodhen shtëpi të rrethuara nga pemët e kopështet e tyre. Në qendër të luginës, në një vend të ngritur është ndërtuar një kompleks kulti i besimit musliman. Koha duke vendosur dorën e saj në mënyrë të pamëshirshme mbi të, i ka dhënë një pamje mistike. Si zakonisht kultet e çdo besimi janë ndërtuar pranë burimeve ujore.

Vendi ku buronte uji qe i trajtuar në formën më të njohur. Dy harqe të mëdhenj guri të punuar bukur  të cilët  mbështeteshin në një këmbë të vetme guri që ndodhej në qendër të asaj hapësire. Faqja ku shkarkonin ujë dy burime, ndodhej  në thellësi 1.5m. I gjithë ky ndërtim ndodhet në gjendje të keqe. Në krahun e djathtë kur ndodhesh përballë tij është ndërhyrë në formën më të shëmtuar. Brënda saj ndodhet një depozitë dhe një pompë e fuqishme uji. Dhe menjëherë ajo ndërhyrje, emocionin e parë ta heq në çast.

Mbrapa saj duke u mënjanuar pak, ndodhet një ndërtim afërsisht 4m i lartë. Ka formë të rrumbullakët me diametër 3.5m. Në lartësi mbaron me një çati konike dhe në tërë pjerësinë e saj ka dritare të vogla të cilat ndriçojnë faqet e brendëshme të saj. Edhe kjo nuk mirëmbahet pasi ka një të çarrë në mur nga futen bagëtitë. Dyshemeja është e mbushur nga gurrët e rrëzuar dhe plehu i bagëtive,

Duke zbritur më të poshtë afro 7-8m, ndodhet një tjetër e tillë me përmasa më të vogla. Në vazhdim, ndodhesh përballë ndërtesës kryesore. Ajo është një bashkim  ndërtesash në formë U-je.

Pasi kalon portën e murrit rrethues në krahun e djathtë, kur ndodhesh përballë si orientim, janë tre dhoma që ndodhen brenda një drejtkëndëshi 3x4m. Përballë saj në një tarracim dheu, më lart, duke u ngjitur në 7-8 shkallë hyn në dhomën e babait të teqesë (mendimi im). Fundi i saj jugor, bashkohet me sallën e madhe të besimit, të lutjeve. Duke i u ngjitur disa shkallëve që janë rrëzë faqes veriore të sallës së madhe dhe faqes jugore të dhomave të shërbëtorëve (përsëri mendimi im), del një tarracë që ngrihet nga fundi i përroit  afro 4m. Ajo përshkon gjithë fasadën kryesore të godinës të sallës së madhe. Në qendër të saj ndodhet hyrja. Lartësia e saktë e mureve është 4.5m, por vende-vende ato janë të rrëzuara.

Çatija nuk ekziton por janë në këmbë tre kolona guri gati katrore me përmasa 0.30-0.35 m  të cilat në lartësi bashkohen në katër harqe guri. Pasi dola prej andej bëra disa skica

Në fund të përroit, afro 15m larg ndodhet një ndërtim tjetër në formë katrore me çati konike. Në të ndodhen shumë vrima për ndriçim të cilat i janë përshtatur pjerrësisë së saj. Nga ana veriore, ndërtesa duhet të ketë qenë më e madhe pasi në lartësinë e tij muri ka mbeturinat e një harku guri. Edhe përreth  ndodhen trakte muri  që bashkohen me themelet e ndërtesës. Mbrapa tyre, në largësi 4-5m dhe duke i u përshtatur terrenit ndodhet një trakt muri që nuk dallohet mirë. Nga pozicioni që ka me përroin  dhe me ndërtesën të jep përshtypjen e një vade uji. Trakti i murit që ekziston tani, ka 3m gjatësi dhe mbështetet në këmbë guri me harqe.

Duke i vërrejtur me kujdes përroin, traktin e murit me hark, ndërtesën dhe mbeturinat e tjera mund të kuptohet funksioni i atij kompleksi. Duhet të ishin banja me ujë të ngrohtë.

Uji kalonte nëpërmjet vadës dhe shkonte në mjedisin ku sot është i shkatërruar. Ai duhet të ketë qenë vendi i ngrohjes së tij  dhe nëpërmjet tubacioneve shkonte në të katër dhomat e ndërtesës, që sot ajo po ruan karakterin e saj orgjinal pasi është e restauruar

                                                                                               E diel 12 shkurt 1989

 

 

 

 

Παρασκευή 26 Ιουνίου 2020

PAS PAK...



  Pasi i kishte zënë me rradhë që nga karriket, minderin, shtratin dhe gjithçka tjetër ku mund të ulej ose të mbështetej, ndjeu se nuk mund të qëndronte më brenda. Doli në ballkon por në çast e pa veten përsëri në sallon. Shkoi tek dritarja duke shtyrë perden pa kryer veprim tjetër por menjëherë kaloi në dhomën e gjumit duke bërë edhe aty të njëjtat veprime tek dritarja e vetme e saj. Të gjitha këto ishin gati të përditshme që nga dita kur u shfaq ai virus i mallkuar. Kaloi përsëri në sallon. Si për të vërtetuar se gjithçka ndodhej në vendin e vet, e përsëriti veprimin duke rrotulluar kokën ku më pas, shikimi i tij u ndal mbi  sipërfaqen e xhamtë të televizorit. Në qoftë se veprimet kur ndodhej përpara dritareve i ndalte në mos hapjen e tyre për të vetmen arsye se e dinte po të njëjtat do të shihte, asaj kutie të shndritshme nuk guxonte t'i afrohej për diçka tjetër. Kishte kohë që  ngacmohej prej saj. Ndoshta ishte vet ai problemi. Në të vërtetë i pëlqente t'i shihte ato programe. Do t'i ndiqte me vëmendje. Çdo gjë ishte e bukur e këndshme. Më tej lajme dhe emisione të ndryshme. Lajme, emisione, moderatorë të shumtë dhe përsëri emisione si në çdo kanal televiziv tjetër të sponsorizuar vazhdimisht nga të njëjtët njerëz. Ende nuk e kishte shkëputur shikimin prej tij. Nuk ndjeu sa qëndroi ashtu por kuptoi se po tundohej. Në atë moment, pas asaj kohe të mos hapjes ose duke mos pasur pikë dëshire të qëndronte përpara asaj kutie, pa pritur i lindi dëshira të shihte në brendësinë e saj siç e thoshte shpesh, “kutinë pandorës.”   Dhe përmes asaj turbullire që ishte krijuar në mendësinë e tij, pa e kuptuar veprimin që do të kryente, shtypi butonin e komandës. Në një prej stacioneve televizive kombëtare, aty ku e kishte fikur për herë të fundit, moderatoria e  edicioni të mbasdites,  një vajzë e bukur mes të tjerave po përpiqej të shfaqte edhe cilësitë e saj femërore. Ishte një moment kur ajo pasi mbaroi një ligjëratë të saj jo dhe fort të shkurtër u shpreh: Publicitet. Pas pak publicitet. Tek po ndiqte me vëmendje lëvizjen e buzëve të saj filloi të dëgjonte me kënaqësi zërin e tij tek shprehte të njëjtat fjalë por në formë gramatikore jo të saktë. Pas pak plubicitet, plubicitet. Ato sekuenca të shpejta i dhanë një ndjesi të bukur. Kishte dëshirë ta dëgjonte. Dhe nisi të kërcente nga gëzimi duke thërritur me zë të lartë plubicitet, plubicitet. Prej tij, deformimi i asaj shprehje nuk ishte i çastit por i hershëm. 
Pasi i kishte hequr bizhamet u përpoq të rregullonte rrobat e veshura në çast. Me këpucët u përpoq edhe më shumë pasi ato kërkonte t'i vishte si gjithmonë pa i zgjidhur lidhëset, duke i shtyrë këmbët në brendësi të tyre me vështirësi.
Doli. Në rrugë nuk pa këmbë njeriu. Nuk u ndje mirë. Mori për nga parku, nga qendra e lagjes duke ecur si i çallakatosur. Por në rrugë e gjithandej nuk pa njeri ku ai mund të këmbente ndonjë fjalë. Tek po ecte me rrëmbim ndjeu se duhej të fliste, ore edhe të bërtiste. I u  kujtuan përsëri fjalët e pakta të asaj bukuroshes kur lajmëronte për reklamë dhe ripërsëriti ato fjalë. Duke vendosur dorën pas veshit dhe me shikimin e tij kudo dhe askund, ndjeu zërin e vet të oshëtinte mes atij blloku ndërtesash. Qeshi me veten duke përplasur hapin mbi asfalt. Aty zbuloi se kishte me se të merrej. I pëlqeu kërcitja e këpucëve të cilat dikur ishin pjesë të kostumit të dhëndërisë. Edhe pse e tërhoqi kërcitja e thatë e tyre, vëmendjen e kishte pas çdo gjëje të re që mund të zbulonte. Ja, diku aty përpara tij një dritare u hap. E përshëndeti me një lëvizje koke. Me njëherë përsëriti të dyja shprehjet e moderatores. Tek u ndesh me fytyrën e personit femër të ndodhur brenda kuadratit të dritares ripërsëriti fjalën e dytë të saj dhe vazhdoi të ecte më tej. Në çastin tek do të hidhte këmbën në asfalt për të kaluar në krahun tjetër të rrugës, shpejtësia e hekurt e një mjeti policor përveç erës dhe pluhurit pas tij, shoqërohej me ulurimën therrëse të sirenës që nuk deshte të pushonte. Mbeti pa lëvizur aty në anë të rrugës si një mumje e pluhurosur. Dhe ndoshta nuk dihej se sa mund të qëndronte në qoftë se ata njerëz të rendit nuk do të riktheheshin. Të papërfillshëm ndaj ekzistencës njerëzore të tij, e mbërthejnë duke e rrasur në pjesën e pasme të xhipit. Duke mos reaguar ndaj asaj që po i ndodhte dhe me atë çehre që shfaqte në fytyrë që nuk ishte gjë tjetër veçse habi, nisi të fliste: pas pak, pas pak. Ju lutem jo tani pas pak. Kur dikush prej atyre ruajtësve të rendit do të drejtonte shikimin prej tij, do të shihte se tashmë ai njeri i çuditshëm do ta ripërsëriste atë frazë nën zë, deri në çastin kur ata do ta çonin në komisariat. E lanë diku në një qoshe të birucës. E lanë aty pa kryer as edhe një veprim të vetëm për të mësuar identitetin ose gjithçka tjetër rreth tij. E lanë në mendësinë e ngacmimit të radhës, të vetmisë së madhe që e kishte pushtuar prej kohës. Dhe do ta kalonte ditën së bashku me të nesërmen që ishte e diel, aty brenda duke u ulur e kryer ec e jake të shpeshta të shoqëruar me frazën e vetme të ngecur si gramafonët e dikurshëm me ato disqe të keqpërdorur.




Πέμπτη 23 Απριλίου 2020

HISTORIA E NJË KAFKE

Tregim

 

Pra e hëna e parë e muajit korrik e gjeti në krye të ekspeditës. Dikur, ato pak fragmente të mureve të shfaqura mbi sipërfaqen e tokës të atij terreni të pjerrët ishin hedhur në regjistrat e bërthamës arkeologjike. Shkak për t'u rikthyer aty do të bëhej një çoban në sheshimin e një sipërfaqe të vogël brenda asaj zone. Një kasolle të vogël dhe rrethim me thupra druri për një tufë bagëtish. Si në shumë raste të tjera sidomos i një varri të tillë të pa prekur ndonjëherë të gjithë do të entuziazmoheshin sa ndodheshin përreth tij. Duke u orientuar me cepin e dalë pastruan krejt sipërfaqen prej dy pllakash guri të bardhë gëlqeror. Në heshtje do t'i lëviznin ato me kujdes për t'i ulur në një vend të sigurt. Skicografi i cili ishte edhe drejtuesi gërmimeve do të ishte ai që do ta zotëronte atë hapësirë ajri e të gjithçkaje tek po binte për herë të parë në kontakt me dritën. Menjëherë pas tij edhe të dy punëtorët do të hidhnin shikimet e tyre në brendësi të asaj arke prej pllaka guri masiv që quhej varr.

 Në atë qetësi që mund të gjendet vetëm brenda  një hapësire të tillë ndodhej një skelet njeriu. I shtrirë në shpinë, me “gojën e hapur”  dhe “sytë e shqyer” të jepte përshtypjen se ishte ai që po habitej më tepër. Dora e djathtë ndodhej e përthyer gati përmbi gjoks. Aty në mes, pjesë në bronc të një rripi ku dikur mbante të shtrënguar ndoshta një pelerinë. Në lartësi me kokën, përsëri të punuara në bronc dy kupëza, zinxhir i imët dhe një krah i drejtë me ekstreme të njëjta. Më poshtë, në gjendje të mirë  gati të shpërndara katër kandila ndriçimi në qeramikë të dekoruar bukur. Midis tyre pjesë lotore qelqi në të cilat  ndjehej forma e dikurshme. Më tej, në kohë, prej skicografit do të dëgjohej kërcitja karakteristike e aparatit fotografik. Në format kartoline, ato fotografi do të ishin dëshmitë fillestare të atij zbulimi. Pastaj me një shpejtësi të habitshme ai do të skiconte ambientin me të gjitha elementet që  shoqëronin varrin si brenda dhe jashtë tij. Pasi të bindej se çdo gjë e kishte kryer me sukses do të urdhëronte të  fillonte paketimi i tyre. Duke e  parë me kërshëri atë kafkë, forma e saj i bëri  përshtypje. Buzëqeshi dhe kreu një veprim sikur po e krahasonte me ta, me punëtorët. Kaloi pëllëmbën e dorës përmbi ballë si për ta fshirë nga pluhuri i fundit dhe u përpoq t'i gjente një vend të përshtatshëm në një prej arkave që vendosnin objektet e gjetura. Gati i bindur, ai mendoi se mund të jetonte edhe sot një njeri i tillë. Me të njëjtën kafkë, me të njëjta tipare. Vazhdimisht tek njihej me njerëz të rinj, do të përpiqej të ndërtonte formimin anatomik të tyre. Eshtrat, kockat ku mbi to përshtateshin dhe modeloheshin pas tyre muskujt e fytyrës. I ndodhur mbi fragmentin e pakët të murrit që shfaqej mbi sipërfaqen e tokës, u dha urdhër punëtorëve të  mbulohej ambienti. Ishte në praktikat e zbulimeve arkeologjike. Vetëm kështu mund të mbaheshin ende të konservuara.  Duke parë në shikimet e tyre bindjen e vazhdueshme u premtoi kafe dhe raki.

Pra ajo ekspeditë një ditë pune ishte. Pretenduan për më shumë. Më pas tek Qendra Arkeologjike, në katin e parë të ndërtesës pesëkatëshe të ndërtuar mbi themelet jugperëndimore të kalasë romake, ekipi do të sistemonte materialet e gjetura. Aty ndodheshin zyrat dhe fondi i objekteve të zbuluara. Në atë shqetësim të përditshëm, brenda ndjesisë së tij profesionale ai do ta kishte vëmendjen  ende tek zbulimi  i fundit. Skeleti i gjetur me objektet që e shoqëronin do ta çonin trurin e tij në përpjekje të pafund. Pra, ekzistenca e peshores brenda varrit, të paktën kështu mendonte edhe arkeologu ish kolegu i tij,  tregonte për një njeri me pushtet.  Duhej të shfletonin diçka. Duhej të merrnin një informacion më të saktë. Për të, ai ‘’shikim i zbrazët” i atij njeriu të hershëm sikur e thërriste në vazhdim. Ideja se atë pajisje vetëm një pushtetmbajtës mund ta zotëronte, e joshte për të guxuar në atë që mendonte. Nga literatura që kishin në dispozicion, të cilat ishin të shoqëruara me skica dhe fotografi, vërtetohej disi se në të gjitha rastet, pavarësisht se kishin elemente dhe ndryshime të vogla, flitej për simbolin e  peshores. Mund të ishte një pushtet mbajtës, një ligjvënës, ose ndoshta një gjykatës.

Megjithëse i ngarkuar me punë, ku shpesh do ta thërrisnin në disa ekspedita kërkimore jashtë qendrës së tyre arkeologjike, ai vazhdimisht përpunonte tiparet e mundëshme, fizionominë e atij njeriu. Për të mos ta dëmtuar, “tiparet” e asaj kafke i hodhi në një tastiel prej gipsi. Gjithashtu në shumë skica kishte krijuar imazhin e atij portreti. Nga instituti i arteve kishte ruajtur portrete të shumta në laps. Studimi në imtësi i karaktereve, i lëvizjes që merte çdo pjesë e veçantë e portretit e kishte ndihmuar për të perceptuar në veçantitë e çdo individi. Dhe do t'i mbante mbi tavolinë, diku aty përpara. Do të kalonin ditë e do t'i merte përsëri në duar. Pas gjithë atij informacioni, aty në tavolinën e punës, mes skicave dhe objekteve të shumta filloi mbushjen me material jetësor mbi kafkën prej gipsi. Kishte ardhur koha ta konkretizonte idenë Në ditët në vazhdim, midis asaj tek po e ngjeshte atë baltë argjilore mbi kafkë, ku ajo pjesë e mishtë muskulore e tendinash, do të njësohej e do të jepte pamjen më të mundshme, ngacimi  i përditshëm me njerëzit e qytetit ku ai e përjetonte nga mëngjesi deri në darkë, gati e trembi. Vërtet mund të jetonte një tjetër me të njëjta tipare. Dha urdhër që asgjë mos të prekej nga tavolina. Ditë të tëra nuk do guxonte të kalonte prej andej. Për t’u  justifikuar doli në terren. Megjithëse ishte angazhuar në punët e përditshme, në trurin e tij duar të padukshme ende vazhdonin të punonin pambarimisht në modelimin e asaj fytyre. Nuk mund ta ndalonte atë proces.

Zona ku shtrihej ajo zonë arkeologjike e kishte tërhequr shpesh. Ishte tepër atraktive. Gjatë shkollës, kur kthehej me pushime, shumë prej peizazheve dhe skicave të atyre objekteve të hershme i kishte hedhur në letër. Atëherë nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se mund t’u rikthehej atyre vendeve dhe të emërohej si skicograf i bërthamës arkeologjike. Duke mar pjesë në disa ekspedita të cilat kishin të bënin me varre zotërinjsh të periudhës antike mori njohuritë e para për atë disiplinë. Dhe do të ishte shembull,  tepër korekt dhe profesionist. Për këtë gjë do ta çonin për specializim mbi antropologjinë. Tashmë i ndodhur në një pozicion tepër të rëndësishëm pa pritur ndjehet në siklet. Çfarë po ndodhte me të. Cilët ishin ata njerëz që mendonin se ai kishte gabuar. Me anën instiktive të karakterit të tij filloi të mendonte se nga dikush po vëzhgohej. Mos vallë ishte kafka e atij njeriu të hershëm që po i sillte ato shqetësime

Kishte rreth një javë pa shkelur në studio e cila ndodhej në brendësi të qendrës arkeologjike. Kaloi portën e drunjtë dyfletëshe duke i hedhur një shikim të shpejtë  atij ambienti gati nëntokësor. Dikush do të ishte aty duke punuar pasi të gjitha dritat ishin ndezur. Nuk qëndroi shumë por u drejtua për nga vendi i punës. Ajo hapësirë dhome e cila kishte komunikim me dritën e jashtme nëpërmjet një dritare, ishte në dispozicion të tij. Megjithëse ndjesia e përpunimit të atij portreti e shoqëronte vazhdimisht, sot nuk mundej. Si me përtesë e zbuloi. Ndjeu se dikush e kishte prekur. Mendoi se nuk ishin thjeshtë gjurmë duarsh por veprime dashakeqe. Kush mund ta kishte bërë atë veprim. Doli prej andej. Thërriti dikë. Thërriti një emër në formën më të shkurtër të tij. Nuk kaloi shumë dhe ai u shfaq nga zona më e errët e atij ambienti. Ende pa u afruar e pyeti në se mund të kishte parë dikë të futej në studion e tij. Ai, me një lëvizje të lehtë gati të gjithë trupit shfaqi atë të mohimit, por si me mbase shprehu se ndjeu hapat e dikujt të hynte e të dilte. Ishin hapa fare të lehtë vazhdoi ai. Më bëri përshtypje kërcitja e thatë e këpucëve te tij, por nuk u interesova më tej dhe ende pa mbaruar mori për nga kishte ardhur. I ndodhur ende aty ku u ndal nuk po vendoste se ç'farë duhej të bënte. Tashmë në mendje nuk do t'i shfaqej fytyra e njeriu të hershëm por arsyeja se kush nuk e dëshironte atë. Mori për të ikur. Duke zbritur shkallët e pakta i shkoi ndërmend kolegu i tij, arkeologu. Ai ishte tre-katër vjet më i madh. Kishte mbaruar të lartën për histori-gjeografi. Pasi punoi disa vjet si mësues në një shkollë të mesme e çuan në bërthamën arkeologjike. Më pas për të mbrojtur vendin e punës kreu edhe një kurs. Pas dy-tre vjetësh,  prej andej e çuan në seksionin e arsim kulturës të rrethit. I ndodhur aty në fund të atyre shkallëve i tha vetes se duhej t'i bënte edhe disa pyetje të tjera atij punëtori. I kërkoi informacion për ditët kur ai nuk ndodhej aty. Kush mund të kishte hyrë në studion e tij. Duke aluduar për ish kolegun i tha vetes se mundet. Mund të ketë qenë ai. Po, ai kishte kaluar disa ditë në vazhdim aty. Përgjigjja e punëtorit i u duk e çuditshme. Duke e vërejtur me kureshtje, për të parë nëse përputhej lirshmëria e mimikës së fytyrës me fjalët e thëna, mendoi se diçka nuk po shkonte. Tashmë shumë pikëpyetje do ta shqetësonin. Çfarë po ndodhte me kolegun e tij. Nuk kishte vënë re ndonjë gjë negative tek ai. U përpoq të kontaktonte me të. Duhej të mësonte diçka. Si fillim asgjë. Në ato bisedat e zakonshme, ku flisnin edhe për objektet e zbuluara, përmendën edhe mundësinë e atij njeriu të hershëm për të qenë një zyrtar i lartë. Ligjvënës, ndoshta edhe gjykatës. E përsëriti fare lirshëm mendimin dhe kur u përballua ja kërkoi me ngulm miratimin e idesë së tij. Dikur, për ato objekte që kërkonin bashkëpunim për përcaktime më të sakta kohore ose të diçka tjetre, do të nxirrnin mendime të përbashkëta. Por tashmë reagimi i tij rreth kafkës ishte i pakuptueshëm. Ai u mundua të mos shfaqte asgjë.  Prej tij, padurimi për t'u shkëputur ishte i dukshëm. Nuk duhej të vazhdonte më tej. Nga përvoja, tensionimi i situatës do të pakësonte mundësinë për të kuptuar atë që dëshironte. Përse ai nuk po shfaqte asgjë. Mos vallë nga xhelozia apo nga diçka ku ai nuk mundej ta kuptonte.. 

Në ditët në vazhdim, rrugës tek po ecte nuk e ndjeu përplasej me dikë. Buzëqeshja e tjetrit e ndodhur gati pranë fytyrës së tij nuk e shkëputi aq lehtë nga ajo që po përjetonte. Duhej të kalonin edhe disa sekonda ose disa minuta. Në të njëjtën kohë ai i hodhi krahun. Duke vazhduar ecjen i shprehu se edhe atij i ndodhte të kryente veprime të tilla. Hoqi shikimin prej hapave tek i hidhte mbi rrugë dhe e drejtoi nga ai. Mendoi se duhej të shprehej dhe pa e kuptuar se çfarë po bënte, pa përmendur emra gati i rrëfeu atë  që mendonte. Ai tjetri, me shikimin e hedhur në tokë i shprehu opinionet e mira që kishin për të. I zbutur nga ato fjalë vendosi të mos shqetësohej për asgjë. Që nga ai çast vuri re të përballoheshin më shpesh. Deri dje  nuk e njihte ndërsa tani po i dilte aty ku nuk mund ta mendonte. Duhej të mësonte arsyen e atyre rastësive. Dhe ja e njohu nga ecja. Gjysmë i kërrusur si gjithmonë. Me përkuljen e dyfishtë të qafës dhe të trupit i dha përshtypjen e një njeriu të pështirë. Ja me kollaron tek i tundej aty përpara, larg gjoksit. E gjitha kjo nga devotshmëria dhe përkulja ndoshta prej servili kundrejt eprorëve. Diku kishte lexuar se qendra e gravitetit të trupit të çdo individi përcakton karakterin e tij. Pikërisht kjo e shqetësonte. E kërkoi me sy shikimin e tij. Nuk pa reagim. E la të shkonte. As vet nuk e kuptoi përse nuk i thirri. Në ato pak metra larg, ajo harmoni trupore e ndodhur brenda atij kostumi zyrtar në ngjyrë gri të errët që kishte lidhje me gravitacionin e tij, e ngacmoi keq. Vazhdoi rrugën. Tek po ecte i u kujtua një nga personazhet më të spikatur të Dikensit, Uriah Hip, ai njeri i fëlliqur. Mos vallë ky njeri ishte vënë prej ish kolegut ose prej dikujt tjetër që punojnë në strukturat shtetërore. Po përse vallë.?!

Megjithëse në qendrën arkeologjike kishte ditë pa shkuar, ai kaloi në brendësi të saj pa u përshëndetur me asnjë. Në tavolinë  kafka prej gipsi e mishëruar në njeriun që po kërkonte,  e priste në qetësi. E zbuloi. Si një i verbër kaloi pëllëmbën e dorës mbi të. Mollëzat e gishtërinjve të tij njohën atë që ai mendonte. Ai material që përshtatej lehtë nëpërmjet gishtave, po plotësonte me besnikëri portretin e atij njeriu të hershëm. Balli aty përpara, me vetulla tepër të tendosura e me sytë qe tregonin vet besimin e një njeriu të pushtetshëm e bërën të buzëqeshte. I kënaqur nga ajo që po shihte, gati sikur e përkëdheli mirëseardhjen e atij njeriu të kohëve antike. Nga kjo u nxit edhe më shumë. Nofullat, mjekra dhe çdo element tjetër i fytyrës, të asaj kafke eshtërmadhe u shfaq e plotë para tij. Por nuk u mjaftua. Për t'i përshtatur me tiparet e atij njeriu u mor me flokët duke u dhënë trajtën më të mundshme. Vuri re se me dikë ngjante ose edhe me një tjetër. Çfarë ishte ajo ngjashmëri që atë e përafronin me dy persona ku gati përplasej rrugëve me ta. U ul. Kaloi shpinën e dorës diku atje tek mjekra e tij si për të pastruar diçka dhe ra në mendime. U turbullua. I lindi dëshira ta prishte por nuk e bëri. Duhej të qartësohej ndaj asaj që po e shqetësonte, ndërkohë edhe ta përfundonte punën që kishte nisur. Në ato çaste, njeriun që po i afrohej nuk e ndjeu por pesha e dorës se tij mbi sup i u duk e rëndë. Ktheu kokën. Ishte ai. Aty përpara, si gjithmonë me trupin gjysmë të përkulur. Nuk reagoi. Mendoi se duhej të priste. Duhej t'i jepte atij mundësinë për të folur i pari. Kështu do të kishte kohë të kuptonte arsyen e ardhjes. Por heshtje dhe vetëm heshtje. Dora e tjetrit sa shkonte e po rëndohej edhe më shumë. Tashmë po i kujtoheshin megjithëse të copëtuara momentet kur përballohej me të. Ajo shfaqja e tij e papritur po i bëhej më konkrete. I vënë nga dikush tjetër ai po e vëzhgonte. Dhe në çdo çast sikur i thoshte “jam këtu, po kontrolloj çdo veprim tëndin”. Ngriti kokën dhe u përballua me të si për të vërtetuar të gjitha ato që mendonte. Në ato momente vuri re shikimin e tij të drejtohej nga puna e bërë e cila ndodhej diku aty përpara. Aty ndjeu edhe buzëqeshjen e tij ironike të shfaqur dukshëm në atë fytyrë enigmatike sikur po i thoshte “të kapa më në fund.” Pa e kuptuar nuk reagoi, nuk u përpoq të mbulonte punën e tij. Por mendimet e tjetrit të shprehura me zë e ndaluan. Më kanë thënë se je punëtor i madh. Punon deri vonë. Është e vërtetë. Pa dale të shoh se çfarë ke bërë. Dhe me një shtytje u përpoq të hapte rrugën drejt kafkës prej balte e gipsi. Tashmë i ndodhur mes saj dhe njeriut të sapo ardhur, gjithë vëmendjen e përqendroi mbi të. Në çast i u kujtua prania e vazhdueshme, dhe përplasja me shikimin e tij. Ai do ta shoqëronte kudo. Çfarë kishte ndodhur vallë. Ku kishte gabuar. Përveç lirisë profesionale asgjë nuk kishte kërkuar. Shpesh kohën e lirë të tij e vendoste në dispozicion të punës. I u kujtua se edhe aty rrugës tek i hodhi dorën për herë të parë në sup, si sot, shikimin e kishte të përqendruar mbi shkëlqimin e këpucëve. Në atë çast, ajo rrobë e varur me efekte që kalonin nga ngjyra e kuqe e shoqëruar me disa vija të zeza nisi ti tundej aty përpara gjoksit. Pikërisht këtë fakt ai u përpoq ta eleminonte duke drejtuar edhe trupin që ishte gati të humbiste ekuilibrin. Dhe për të mos i dhënë kohë skicografit në atë që po përjetonte, e goditi në sup disa herë me majat e gishtërinjve. Ato ishin si thirrje, si paralajmërim. Në ato çaste të dy e kërkuan me ngulm përballimin me njeri tjetrin. Ishte shtrëngim nofullash i shoqëruar me shumë lëvizje të tjera në fytyrë. Të gjitha ato shfaqnin epërsinë për të mposhtur tjetrin përballë. I ndodhur ende në këmbë, mbajtësi i kollares përpiqej të dukej më lart tij, si një njeri ku të  gjithë të tjerët duhej t'i trembeshin, t'i nënshtroheshin. Skicigrafi, i ulur e me duar mbi kafkën prej gipsi nuk ja shkëputi shikimin. Për të, ajo kohë qe e mjaftueshme. Sy me shikim inatçiu e idhcaku. Aty mendoi ta tërhiqte me dhunë prej kollares e ta shkelte me këmbë atë njeri. Por jo. Ajo qenie njerëzore në çdo lloj formë që do të ndodhej mbi tokë, shtylla  kurizore e tij do t'i përshtatej anormalitetit gravitacional. 

Nga ai përballim, mbajtësi i kollares, të gjitha sa kishte menduar gjatë rrugës nuk po mundej t'i artikulonte në zë. Ai e ndjente se ngjashmëria e atij njeriu të hershëm me njeriun më të rëndësishëm të qytetit ishte tepër e madhe. Por për sa po ndodhnin në atë çast, shkak ishin edhe shenjat e çuditshme të lëna mbi fytyrën e njeriut më të dashur e më të respektuar të pushtetit popullor.

Për skicografin të gjitha ato nuanca dhe lëvizje muskulore në fytyrën e atij shërbëtori të devotshëm ishin të mjaftueshme. Shumë keq i shkoi mendja. Dhe nga ana tjetër ai Uriah Hip i shëmtuar ende nuk ja kishte shkëputur dorën e tij të lëngshme me veti ngjitëse. Si atë ditë rrugës tek po e ndiqte. Dhe ndjeu përsëri ato goditjet e lehta  të shoqëruara me dy fjalë: Mirë, shumë mirë.  

Tashmë për të dalë prej asaj situate absurde por më tepër komike si e mendonte ai, kuptoi se mundësia do të qe e vështirë. U çua prej karikes pa guxuar të hedh ndonjë hap më tej. Ku të shkonte. Çfarë të bënte. Për të çdo gjë që mund të ndodhte ishte e pa imagjinueshme. Megjithëse që këtej e tutje do të ishte në diskutim ekzistenca e tij në atë qendër arkeologjike, përsëri vëmendjen e kishte tek kafka e atij njeriu të hershëm. Mes shfletimeve të literaturave dhe studimeve arkeologjike, mendoi se e kishte kaluar kufirin e asaj që i kërkohej prej institucionit ku ishte punësuar. Çfarë vlere kishin ato tashmë ku në të vërtetë mungesën e një arkeologu ai e plotësonte më së miri. U ndje keq për të vetmen arsye sepse atyre u shkonte përshtat çka ai bënte. Ata në heshtje gati e miratonin pasionin e tij, ndërsa sot egzistencën e tij mund ta shpërfillnin në çast. Ktheu kokën nga ai njeri i hershëm. Shikimi i tij ndodhej në të njëjtin drejtim që nga çasti ku e kishte lënë. I shkoi pranë dhe pa menduar asgjë u ul duke u mbështetur  mbi syprinën e tavolinës. Nuk e kuptoi se sa qëndroi ashtu por vendosi ta plotësonte portretin e atij njeriu që e kishte mbajtur në ankth.

       Më tej se si vazhdoi ajo histori jo vetëm e asaj kafke por edhe e skicografit, për veçse përfliteshin dy variante, mbijetoi ajo që mendohej si më e bindshme. Ishte ai që krijoi atë situatë absurde, Uriah Hip-i dikensian që do ta shfaqte si një porosi të shefit, pasi vetëm skicografi i qendrës arkeologjike të rrethit mund të realizonte vepra të tilla.

 

 

 






Σάββατο 18 Απριλίου 2020

ELENI

 Në atë lamtumirën e fundit që i dha të shoqes, pranë i u ndodhën veçse një grup i vogël miqësh. Kërkesa e saj ishte të prehej në vendlindje. Pasi i mbaroi të gjitha çka kishte në program menjëherë u rikthye në atdheun e dytë të tij. Gati për një çerek shekulli me punë dhe jetë bashkëshortore me të cilën kishte kaluan pjesën më të lumtur të jetës tashmë ai do të jetonte i vetëm. Me ëndra të bukura për të krijuar një familje të madhe punuan fort duke siguruar strehën e tyre por prindër nuk mundën. Shfaqja e asaj sëmundje të keqe në trupin e saj do të zhdukte edhe shpresën më të vogël për vazhdimësinë e jetës.

Tashmë po kthehej pa të. Si do të mundte pa frymëmarrjen e saj. Pa e prekur dhe pa u kujdesur për trupin e saj të brishtë. Të gjitha këto dhe shumë të tjera i kaloi në trurin e tij deri në çastin kur ai automjet i madh pasagjerësh do të bënte ndalimin e zakonshëm në atë qendër shërbimi anës autostradës, ku për ta do të ishte shplodhje ose konsumim i diçkaje.
Tek po ulej për të shijuar kafen, ai çast do ta trondiste dhe do t'i rikujtonte sagën e vuajtjeve të dikurshme me të shoqen. Nga një tavolinë aty pranë, një fytyrë gati “e panjohur” u përball me shikimin e tij. Pothuajse pas një kohe të gjatë i u rishfaq po ai zemërim i asaj fytyre ku ende nuk mundi ta kuptonte shkakun. Ai ishte bashkëmoshatari dhe ish shoku i klasës, vëllai i Elenit, gruas së tij. Nga të gjitha veçse një çast i u kujtua, ai mëngjes teksa ajo po nxitonte për në shkollë. Duke i dhuruar buzëqeshjen e përhershme të saj ajo e miratoi atë ç'ka dëshironte që ai të  bënte. Pra të bisedonte me të vëllanë e saj e më pas me prindërit. I u kujtua edhe veprimi i përhershëm tek  hidhte gërshetin e vetëm mbi krahë. Gjithashtu edhe ai ndryshimi në ecje pas asaj ndjesie të bukur që ajo po përjetonte. U përpoq të përballonte shikimin me atë njeri që se kuptoi ndonjëherë arsyen për atë mos miratim të asaj dashurie të bukur por nuk mundi. Çfarë kishin më tepër ata njerëz nga ai. Po, vetëm një gjë i mungonte, i ati. Në atë kohë ai kishte veçse dy vjet që kishte ndëruar jetën. Ishte fëmija i vetëm i asaj familje që përpiqeshin të mbijetonin nga jeta e vështirë në fshat. Në mënyrë krejt të mistershme, e regjistruar dhe e ruajtur fort shpirtin e tij ajo drita e bukur e syve të saj u rishfaq në pika loti. Tashmë nuk po ndjente gjë tjetër. Për të gjithçka kishte mbaruar. Nuk i bënte përshtypje se çfarë mund të mendonte ai njeri. Krejt familja e saj nuk e miratoi ndjenjën e bukur që po përjetonte vajza e tyre. Megjithëse ndërhynë edhe njerëz dashamirës për t'u bërë ai bashkim, nuk u realizua asgjë. Të detyruar, kryen arratisjen ose rrëmbimin siç e quajtën ata, si veprimin më të drejtë për të përjetuar dashurinë e tyre pa dashurinë e të tjerëve. Si fillim ikën nga qyteti. Pothuajse për një muaj i mbajtën njerëzit e afërt e të dy familjeve. Ndërkohë me njohje pasi ishte tepër vështirë të siguroje një strehë në ato vite, do të mundeshin të jetonin me një familje në një hyrje e cila nuk ishte gjë e rrallë. Menduan se do ta përballonin si gjithë të tjerët. Por nuk do të mundnin të qëndronin gjatë atje se do të kishte të tjerë që do ta donin atë dhomë të vogël me një banjë të përbashkët. Do t'i strehonin në një barakë disi të mirë, me një  banjë me mbulim eterniti të ndodhur në periferi të qytetit. Tek shtriheshin për të fjetur, të shtrënguar fortë me njeri-tjetrin, do të shiheshin në sy si për t'u shfajësuar se nuk ishte faji i tyre për atë mjerim. Më tej ajo familje e betuar ndaj qëndrimit të vajzës së tyre, nuk e pranoi më.      
 Mes vuajtjeve, era e re tek po kalonte lirshëm kufirin shtetëror do t'u jepte shpresë të madhe edhe dy të dashuruarve. Do të shfrytëzonin momentin më të parë për t'u ndodhur në botën e lirë, matanë atij brezi me tela dhe gjemba dhe të shijonin jo vetëm lirinë por edhe bukurinë e moshës së tyre. Të etur për të jetuar e morën me dëshirë të madhe atë hyrje në katin e dytë të asaj ndërtese. Do të ndjeheshin mirë me të gjithë bashkëjetuesit të atij pallati disa katesh dhe dhurata më e bukur për ta do të ishte ardhja e një çifti të rinjsh nga qyteti ku ata kishin jetuar. Megjithëse nga mosha ishin fëmijët e tyre do të lidheshin me ta gati si familjarë.
Në pjesën tjetër të udhëtimit u ndje më i çliruar. Të tjera gjëra po kalonte në mendjen e tij. Kohët e fundit me të shoqen kishin menduar se në rastin më të parë të ardhjes në jetë të një fëmije prej tyre do t'u kërkonin ta pagëzonin vet. Edhe për ta do të ishte një gëzim të madh. Dhe si në ato ëndërimet që mund të përjetojë çdo çift bashkëshortësh në pamundësinë e një fëmije, do t'i dhuronin asaj krijese më të mirat e botës. Pa orën, kishin ende kohë për të mbritur në kryeqytetin e atdheut të tij të dytë. Mendoi se po i puthiste bukur ato që kërkonte të zbatonte. Pra, në qoftë se do të lindte vajzë, emri Eleni ishte më i përshtatshëm për të, por edhe emri i tij nuk ishte i keq në qoftë se lindte djalë. Do t'i përkushtohej jetës së asaj fëmije deri në çastin që nuk do të kishte më fuqi. U prek pa e kuptuar arsyen. Ndoshta nga ajo nëse ata nuk do të pranonin ose do të realizohej ajo dëshirë e cila ishte edhe e Elenit. Në ato momente, për shumë gjëra që po kalonte ishte gati të bërtiste. Po e shqetësonte ajo hapësira midis realitetit dhe dëshirave të tij. Mendoi se më e mira e të mirave ishte të shkonte në shtëpi, të bënte një dush dhe të binte për të fjetur. Ata do ta ndjenin ardhjen e tij dhe në momentin më të parë do t’u a thoshte të gjitha, të gjitha ato që kishte menduar me Elenin. Me imtësitë më të vogla të pasurisë të krijuar me të, gjithashtu edhe dëshirën e tij të mjerë që kur t'i vinte koha të prehej pranë saj.   
                                               

Πέμπτη 26 Μαρτίου 2020

ATA TË TRE

  Midis atyre të dyve ai ndjehej tepër komod. Nuk ishte rastësi. Që në hershmëri brenda atij grupi kishte se çfarë të “përtypej” dhe të “konsumohej’’ nga  të tre ku të cilët në ato biseda të gjata dhe gati të përditëshme gjenin vetveten. Pikërisht, për këtë ata të dy do të përpiqeshin t’i qëndronin sa më pranë. Bile tek e shihje herë me njërin e herë me tjetrin, se në rastet kur ishin bashkë të tre, kërciste edhe ndonjë “zënkë” për arsyen e formimit personal të secilit, ndjeje harmoninë e bisedës e të mendimit. Me dashjen e padashjen e tyre ata të dy e kishin të nevojshme praninë e tij. Me cilësitë e njeriut të formuar dhe tepër inteligjent të cilat ai i transmentonte këndshëm, u jepte mundësi të kalonin në labirintet e asaj bote virtuale të konceptuar prej tij.
  Më i vogli nga ata të dy, ku që të tre nuk ishin dhe aq të vegjël, pavarësisht se ishte i fundit që hyri në atë shoqëri, herë pas here shfaqte nota të një personi disi më të rëndësishëm për arsye të detyrës që kryente, por ajo ç'ka e bashkonte në atë grup e bënte të zbriste në nivelin e tij natyral, në atë që i kërkonte shoqëria. Prandaj ndarja në dyshe, herë pas here shërbente si amortizator për të kaluar këndshëm midis njeri tjetrit. Me kapriçon karakteristike të orgjinës malore të fisit të tij, ishte tepër kërkues dhe do ta çonte në fund mendimin.
 Tjetri. Mosha e madhe i shfaqej në formën e urtësisë e cila mund të kuptohej si karakteristikë kryesore. Ishte i vëmendshëm dhe matej mirë përpara se të fliste Sa herë do të  merte fjalën e shoqëronte  me lëvizjen e dorës së djathtë. Me gishtin tregues përpara, e me të tjerët të mbledhura grusht pas pëllëmbës të dorës. Do të heshte pak dhe sikur do të prekte diçka me të do të vazhdonte ligjëratën. Gjithmonë në temat politiko-sociale. Njohuritë që zotëronte për artet, në përgjithësi ishin interesante. Në çastet që do të ndahej nga grupi për të shkuar në shtëpi, do t'i fuste në xhep të dyja duart e do të nisej. Dhe do të largohej qetë, qetë pa u ndjerë.
Ndërsa ai, me cilësitë e tij dhe komoditetit të fituar nga ata të dy,  rrugës tek ecte shpesh mërmëriste: Akoma kanë nevojë të çlirohen nga vetvetja por gjithsesi janë të këndshëm.         
                                      

                            



                                      
               





Δευτέρα 23 Μαρτίου 2020

DY LETRA

   Kushtuar babait dhe xhaxhait tim.
   
    Do t'i vinte i biri. Në atë përpirje të shpejtë të rreshtave  të letrës të ardhur përpara dy javësh ai mësoi se më së fundi kishin vendosur ditën e dasmës. Ndjeu një gëzim të jashtëzakonshëm. Si prind, megjithëse i privuar për të mos qenë pranë tyre edhe ai e kishte menduar prej kohës se i biri duhej të krijonte familjen e tij. Nuk ishte më i vogël. Do të ishte një ndryshim për më mirë për të gjithë. Më shumë edhe për të shoqen ku të cilës do t'i ngrohej shpirti kur ta shihte edhe atë të martuar. Do të rehatohej më së fundi. Nuk do të qëndronte më pranë televizorit deri natën vonë. Tek do shihte t'i rishfaqej ajo drita e bukur në sytë e tij, ku më të shumtën e kohës ai qëndronte vetull ngrysur, shpirti i saj do të mbushej me hare.
Ishte ende në këmbë aty pranë dritares së vetme të dhomës të siguruar me shufra hekuri të trasha. Shikimin e kishte përtej hapësirës së fushës deri në pafundësinë e asaj që kapte syri i tij. Sa herë ndodhej aty ajo hapësirë e ndrydhte, e trembte. Ndjente sikur ecte dhe vetëm ecte. Nga posta e ditës së sotme mori lajmin e ri. Dy letra të ardhura në një kohë të shkurtër do t'i shtonin gëzimin e jetës. Çfarë mund të kërkonte tjetër. Nuk dëshironte më shumë veçse lumturinë e familjes. Ndjente përgjegjësi për jetën e tyre. I vetmi komunikim me ta, ishin ata zarf të vegjël me shkrimin e bukur e të birit mbi to. Larg tyre dhe i brengosur, priste me ankth lajmet e ardhura. Ishte e vetmja mënyrë. Brenda tyre do t'i shpjegonin me imtësi çdo zhvillim të jetës familjare që ata përjetonin.  Dhe ja, mësoi se do t'i vinte i biri menjëherë pas dasmës. Ngriti kokën dhe hodhi shikimin drejt bashkëvuajtësve dhe vëllait, i cili ndodhej i shtrirë në krevat, në katin poshtë. Si të gjithë të tjerët edhe ata të njëjtën vepër penale po vuanin,  atë të agjitacion propagandës kundër pushtetit popullor. Shpesh, tek e shihte të rinte në atë qetësi ku vetëm ai mund ta zotëronte, mendonte nëse do të mundte t'i kalonte ato vite të mallkuara aty brenda pa të. Urtësia e të vëllait, e atij njeriu babaxhan, do t'i siguronte një qetësi shpirtërore për t'i kaluar sa më lehtë ato kriza zemra e tij e lodhur. Por sot ai kishte përse ta shfaqte atë ndjenjën e bukur që kishte kohë që po e akumulonte. Gati si vjedhurazi e rihapi letrën të shkruar nga e shoqja. Kësaj radhe, me atë shkrimin e saj të shkujdesur ishte ajo që do t'i tregonte shumë gjëra për atë bijë të botës, tashmë gruaja e të birit të tyre. Vërtet ishte një ndjesi e bukur. Një ndjesi prindërore e ëmbël sikur e kishte njohur prej kohësh atë vajzë, atë bijë gjë që nuk kishte dëshirë ta humbiste pa e parë nga afër megjithëse ai takim do të bëhej në një distancë të krijuar prej dy ndarje hekurash tepër të trashë. E palosi me kujdes dhe hodhi një shikim të shpejtë brenda asaj hapësire ku në pjesë më të madhe të ditës e kalonin aty. Heshtje. Po lexohej posta e ditës. Në aq sa i jepte mundësi pozicioni ku ndodhej, u përpoq t'i vëzhgonte fytyrat e tyre. Të mësonte përjetimet tek po kalonin të gjithë bashkëvuajtësit e tjerë. Në to, do të shtoheshin edhe shumë rrudha të tjera në trajta të ndryshme deri në spostimin e vetullave në forma të çuditshme, ose shpërthime gëzimi të shpejta të shoqëruara me lëvizje të ndryshme të trupit. Pavarësisht se ishin në distancë të largët me pjestarët e familjeve, për ta, ai çast ishte nga momentet më të bukura. Dhe do t'i lexonin e ri lexonin ato letra. Më pas në ditët në vazhdim do të merej me mirëmbajtjen e rrobave e gjithçkaje tjetër. Me ushqimin do të kujdesej i vëllai. Por shpesh si në këtë çast, i ndodhte ajo që ai nuk dëshironte. Rikthehej në kujtimet e ngjarjet e kaluara. Ishte duke kryer pjesën më të madhe të atij dënimi të pa merituar. Në mënyrë tepër të shpejtë bëri llogarinë se sa kohë ndodhej aty brenda. Kishte kaluar gjysmën e tij. “Duhet të bëj durim” mërmëriti ndër dhëmbë. I u kujtua dita e gjykimit. Aty në rreshtin e parë, në ankth e shoqja me fëmijtë po prisnin masën e vendimit. U tmerrua tek i pa të dridheshin për fatin e tij. Dihej se sa do të dënohej. Aty përpara trupit gjykues dhe njerëzve të shumtë që kishin mbushur sallën pasi gjyqe të tilla kishin kohë që zhvilloheshin me dyer të hapura, për t'i demaskuar publikisht “kundërshtarët” e partisë e pushtetit popullor. Në ato momente si për të dalë nga ajo situatë përdori “klikun” e tij ku me pëllëmbët e duarve mbështolli gjithë fytyrën duke e qëlluar lehtë atë. U rikthye në kohë. I ndodhte shpesh dhe ishte forma më e mirë për të shpëtuar nga makthet.
      Më në fund u tregoi shokëve se i biri kishte vendosur që pas “muajit të mjaltit” do të kalonte ta shihte. Nga kofidenca priti edhe romuzet e para prej tyre. Nga më të lehtat deri më të kripurat. Ishte e pranueshme ajo atmosferë që krijohej pas rrëfimit të dikujt për gjëra familjare. Ata pothuajse i dinin të gjitha se ç'farë u ndodhte gjithë secilit  në shtëpitë e tyre. Ishin po ata që i tregonin në momente të ndryshme psikologjike. Dikush kishte nevojë të shfrynte sikletin për ato që i ndodhnin. Tjetri për t'u mburur do t'i shtonte edhe diçka më tepër asaj që dëshironte të rrëfente.
Tepër i kujdesshëm, si gjithmonë, në ato që ishin të shtrenjta për jetën u kthye dhe u ul pranë vëllait, buzë krevatit duke mbështetur në gjoks dorën e tij. I dha letrën dhe priti. Edhe ai kishte nevojë ta lexonte. Sa e sa herë kur qe vocërrak e merte  në shtëpinë e tij për të kaluar pushimet e verës. Ai shëndetligu që nuk besohej që do të “bëhej,’’ ja sot po shkon t'i takojë. Ajo dritë e shpërthyer në sytë e të dy vëllezërve i ngacmoi zemrat e atyre burrave ku në të shumtën e rasteve shfaqnin ashpërsi. Nuk u kishte ndodhur ndonjëherë që të prekeshin e të lëshonin lot të tillë. Tek përqafoheshin, mes urimeve të shumta dhanë bekimin e tyre për çiftin e ri.

                                                Shtator 2017




                    

Τετάρτη 18 Μαρτίου 2020

VELJERA


                                                 


Aty tek çante dallgët mbi sipërfaqen e detit si një plug i madh, një vijë e bardhë shkume në gjatësinë konstante të saj e shoqëronte me të njëjtin rritëm. Nga toka, ai mjet lundrues po ndiqej me kureshtje të madhe. Ata që rendën të parët drejt molit që shërbente edhe si pikë kufitare të vijës bregdetare ishin fëmijët. Menjëherë pas ankorimit në bankinën e drunjtë, nga kapiteneria e portit doli një oficer i shoqëruar nga dy ushtarë. Drejtuesit e saj, të cilët ishin një çift të rinjsh të veshur me rroba të bardha, me çantat mbi supe u ndodhën përballë atij oficeri trupmadh. Me buzëqeshje në fytyrë dhe lëvizje të shpenguara  përshëndetën në gjuhën e tyre por ajo fytyra e ashpër e atij njeriu eshtërmadh poshtë asaj kapele ushtarake i stepi. Pas asaj, ata qëndruan veçse në pritje. Ato shprehje të pakta përshëndetëse në atë gjuhë të huaj e ngacmuan për keq oficerin e shërbimit. Ai tingull gati si në gërvishje, ish partizanit i kujtoi armikun e fundit që pushtoi atdheun e tij. Me duart e mbërthyera fort tek rripi i mesit dhe me sytë e shtrënguar gati në picërim mori pozicion tepër serioz si për t'u thënë atyre se ky vend tashmë ka zot.
Ishte dhjetëvjeçari i parë pas luftës së dytë botërore dhe transporti tokësor e detar kryhej me mjetet e mbetura prej saj. Në bankinën e molit, të ndrequr kush e di se sa vite përpara pluskonin disa barka të vogla peshkimi e ku e ku vinte ndonjë anije për të shkarkuar e ngarkuar mallra të ndryshme. Ndërkohë shërbente edhe si postë kufitare bregdetare. Ardhja e një barke të tillë në atë qytet të vogël me atë direk të gjatë gati dhjetë metra, po zgjonte kureshtjen e njerëzve të pakët që jetonin aty. Ajo shtresë që punonte në postet drejtuese, heronj e veteranë të asaj lufte çlirimtare, përveç zbatimit të direktivave të partisë, ishin në përpjekje e sipër për të konsoliduar pozicionet e tyre në strukturat shtetërore. Të pashkolluar, finok dhe naivë do të shfaqeshin tepër grotesk në sytë e të huajve. Ai oficer, një mashkull rreth të 40-ve, me flokë gati kaçurel tek i dilnin anash kapeles, për të mos bërë përshtypje të keqe në sytë e atyre njerëzve të mbledhur nga kureshtja, urdhëroi largimin e tyre. Pas asaj, me shenja e lëvizje duarsh u kërkoi ta ndiqnin. Në atë ndërtesë të vogël të lyer me gëlqere, të ndodhur jo shumë larg pontilit prej druri, fill pas tij kaluan në brendësi të saj edhe ata të dy. Ai oficer trup madh zuri vend duke u ulur në kariken e ndodhur midis tavolinës dhe fotografisë të udhëheqësit të veshur me uniformë ushtarake. U kërkoi dokumentat e identitetit. Ishte e pakta gjë që mund të bënte. U hodhi një sy të shpejtë atyre si për të vërtetuar se ishin të njëjtë.  Pasi rrotulloi levën e asaj aparature që të krijonte mundësinë për të komunikuar me tjetrin, e vendosi pjesën tjetër të saj pranë veshit dhe me një zë gati si në hungërimë u përgjigj me një  “si urdhëron” të shpejtë. Duke u ngritur prej andej, me trupin e tij të bëshëm, këmbët e hapura dhe duart në mes zuri gjithë hapësirën e derës si për tu treguar atyre se tashmë gjithçka varej prej tij.
Nuk vonoi shumë dhe për së largu u ndje zhurma e një xhipi ushtarak. Gati pa ndalur, prej andej zbritën dy civilë të moshës 50 vjeçare. Seriozë ose ndoshta për shkak të detyrës duhej thënë tepër hijerëndë, ata u drejtuan nga kapiteneria. Të  dy ushtarët që ndodheshin disi të shpenguar morën qëndrim gatitu me grushtin lartë pranë kokës. Ata, sikur të mos ta kishin parë ndonjëherë atë ambient, i hodhën një shikim të shpejtë duke e drejtuar më pas mbi “shkelësit e kufirit.” I kërkuan oficerit të shërbimit të regjistrohej me imtësi çdo gjë që mund të quhej e nevojshme dhe tjetra duheshin strehuar në ndonjë hotel ose bujtinë ku të caktohej edhe një roje për ta. Në bazë të procedurave për raste të tilla, për tu vërtetuar shkaku i kalimit të kufirit, me ta do të merreshin njerëz të tjerë.  
Dallimi i tyre mes turmës laramane, i bëri përshtypje të madhe atij ish partizani sot oficer shërbimi. Megjithëse kishte mar pjesë në luftë me armë në dorë kundër tyre, në një kohë fare të shkurtër mundi të shihte disa robër. Për veç luftës, kishte dëgjuar shumë gjëra të tjera për atë racë njerëzish që dëshironin të zaptonin gati gjithë botën. Pas një kontrolli të imtë në mjetin e tyre lundrues deri tek çantat të cilat i mbanin në kuriz si mushkat, duke u mar dokumentat e identitetit së bashku me gjëra të tjera që ai mendonte se duhej ti zotëronte  vet, i hipi në mjetin tjetër që kishte ardhur fill pas eprorëve të tij. I shoqëroi në hotelin buzë detit diku më tutje prej andej. Megjithëse ishte kurioz të përballonte shikimin me ta, kohën e shkurtër që kishte në dispozicion nuk e shfrytëzoi. Zbriti duke shtyrë përpara ndenjësen. Me çantat në duar dhe duke ulur kokën ata kërcyen në tokë. Përballë tyre, diku tek shkalla e parë e hyrjes të asaj ndërtese të ndërtuar që në kohën e Italisë i cili shërbente ende si hotel,  pa u shprehur në zë, një djalosh gati i mirëseardhi. Kjo gjë nuk i shpëtoi oficerit. Menjëherë u ndodh midis tyre. Djaloshi u përpoq t'i shpjegonte se kush ishte por nuk mundi. Ai i kërkoi të mos komunikonte me ta pa lejen e tij. Duke i hedhur një shikim të shpejtë vuri re diçka të çuditshme tek ai. Ajo që mund të quhej një lloj ngjajshmërie me  shkelësit e kufirit, e ngacmoi. Fytyra e bardhë, flokët gati në ngjyrë gruri të çelët të qethura shkurt dhe më tepër ngjyra e syve të tij. Ai djalosh e shfrytëzoi momentin duke u prezantua si përkthyesi. Pa e kuptuar se çfarë po  bënte dhe çfarë mund të ndodhte me të më vonë hyri në komunikim me ta. Megjithëse pati disa ngecje në atë bashkëbisedim e mori informacionin e nevojshëm. Por ndërhyrja e menjëhershme e asaj uniforme do ta zbrapste gjithë frikë prej tyre. Gati duke i shtyrë ata të dy, pasi i ngjiti ato shkallë i futi në një nga ato dhoma që mund të ishte më e kontrolluar. Me pak fjalë u kërkoi të dy ushtarëve që të tregoheshin vigjilentë. Zbriti, i thirri atij djali që e quante veten përkthyes dhe duke e shtyrë gati me dhunë brenda xhipit urdhëroi shoferin ti çonte në komandë. Duke u treguar i devotshëm në detyrën që kryente, u tregoi me “imtësi” dëshirën e atij djaloshi që e kishin si përkthyes për të komunikuar me ta.
Në ato përballime shikimesh midis të dy atyre oficerëve diçka po përcillej. Por midis atij oficeri shërbimi dhe djaloshit që besonte se e dinte mirë atë gjuhë veçse një hendek i frikshëm po krijohej. Veprimi i atij besniku ndaj ligjit, gati ishte miratuar që në ato çaste. Ndërsa për atë djalosh, pavarësisht se si kishte kaluar ato vite internimi në atë dhe të huaj gjatë luftës së dytë botërore, nuk do të ishin asgjë nga ato që do të vuante më tej. Duke kaluar dy situata të ndryshme në atë vend ku u mboll fryma e luftës kundrejt të tjerëve, nga kampet e punës e më pas qytetar të lirë. Si në ëndër i kujtohej dhe e thoshte shpesh momentin kur një ushtar i aleancës anglo-amerikane i kërkonte të rinte e mos të kthehej në atdhe dhe të martohej me motrën e tij. Por veçse të njëjtën përgjigje i kthente se e priste mëma, nëna e tij në fshat.
Më tej, çështja e të dy “shkelësve të kufirit” që ishin thjesht një çift të dashuruar, të fejuar e ndoshta të martuar pasi nuk kishin ndonjë dokument për t'u verifikuar si të tillë, u sqarua deri në instancat më të larta të mbrojtjes kufitare dhe u lanë të lirë. Ndërsa për njohësin e gjuhës të pushtuesve të fundit të atdheut të tyre, pas disa muajsh të plotësimit të dosjes voluminoze me material që nga koha e luftës ku ai ishte veçse një gjashtëmbëdhjet vjeçar, do të mjaftonin për ti dhënë dënimin më të mjaftueshëm.


                           


Σάββατο 14 Μαρτίου 2020

PËRTEJ IKJES

 Gjithmonë në ngjitje, të gjitha ato shkallë të cilat nuk ishin pak, ai i mori me vështirësi të madhe. Ende pa u ndalur tek porta e rrethimit të shtëpisë e kërkoi me sy të zotin e tij i cili po e priste disa hapa larg portës. I detyruar hodhi me vështirësi të madhe hapat mbi asfalt. Nga pesha trupore dhe mosha e madhe nuk mundej të ecte lirshëm. Në mënyrën se si komunikonte me të  lëshoi një lehje dhe më pas disa të tjera. Me ato thirrje po i kërkonte ndihmë. Nuk mori përgjigje por ndjeu se ai po e dëgjonte me vëmendje. Nga kënaqësia, duke tundur lehtë bishtin u nis drejt tij. I qëndroi përballë  duke u mbështetur në dy këmbët e para pa i a ndanë sytë njeri-tjetrit. Të dy e kishin kuptuar se ç'farë po ndodhte. Atij djaloshi megjithëse i dukej i tmerrshëm vendimi që do të kryente, nga të gjitha format dhe mundësitë kjo ishte më e drejta për të. I kërkoi ta ndiqte. Tek po ecnin, në mendjen e të dyve po përpunohej përjetimi i pjesës tjetër. Për atë krijesë besnike ishte shumë e vështirë të ndahej prej tij. A do të mundej i vetëm në atë botë me errësirë të frikshme. Tek po ecte, si ato vetëtimat tek çajnë qiellin të shoqëruar me një dritë të fortë, ndjeu diçka të nxehtë t'i përshkonte trupin dhe me mundim të madh u përpoq të mbahej në këmbë. Por do të ishte miku i tij i përhershëm që do ta shpëtonte nga ai moment i vështirë. Do ta ndjente veten në krahët e tij të fuqishëm. Psherëtiu i mallëngjyer. I u kujtuan momentet e para. Ashtu i vogël kur ai e mbante në pëllëmbë të dorës duke e prezantuar me njerëzit e familjes. Me sytë ende të pa hapur, mundohej të nuhaste aromat e tyre, të ambientit ku ai do të kalonte jetën së bashku me ta. Ndërkohë midis dëshirës dhe asaj që po ndodhte e lëshoi edhe më tepër trupin. Çuditërisht ndjeu atë që mendonte ku herë herë po i pëlqente, të ikjes në pafundësi. Atje tek po rrëshqiste drejt dëshirës së vetme, ndjeu një ndryshim në lëvizje. Hapi sytë duke u përballur me shikimin e tij. Duhet të ulemi i tha ai. Duhet të ç'lodhemi pak, ja aty në anë të rrugës, pranë asaj pishe dhe hodhi shikimin e tij drejt kupës qiellore. Kishin ende rrugë përpara për të kapur lartësinë, aty ku së bashku kalonin orë të tëra duke numëruar yjet e shumtë. Ndoshta ai ishte qëllimi i të dyve. E ndjeu lirshëm veten mes atyre duarve të fuqishme. Në pamundësi ta ndiqte me shikim, duke e shoqëruar me disa gavjime të lehta u përpoq të përqendrohej në zërin e  tij të ëmbël. Në të njëjtën kohë tek po kujtonte të kaluarën, dëgjoi atë tek i thoshte se e kishte dashur shumë dhe do të vazhdonte ta donte. I zhytur mes atyre përkëdheljeve të buta, ndjeu një ndryshim në zërin e tij. Hapi sytë duke e parë me imtësi në fytyrë. Në të dashuria ishte ajo e përhershmja tek ja jepnin njëri-tjetrit. Megjithëse nuk i kuptonte të gjitha sa ai thoshte e pëlqente ta dëgjonte tek fliste. Do t'i ndiqte me vëmendje lëvizjet e mimikës dhe lëvizjeve të shumta trupore të tij. Dorën nga ai e drejtonte do ta shoqëronte me shikimin e tij të turbullt. Kur ai shpesh i fliste për qiellin, për ata yjet e shumtë ku vetëm ata të dy mund t'i kuptonin ato çaste. Atë moment, këmbësorët e pakët që mund të kalonin do ta ndiqnin veçse me bisht të syrit bisedën mes mes tyre. Por nuk do të vononte shumë, një makinë tek po zbriste do të ndalonte. Nga krahu tjetër i drejtuesit, një femër do të dilte prej saj. Me dorën përpara sikur nuk do të mund të arrinte aty u shpreh: Oh sa më dhimbsesh bukuroshi im. Ju vura re para gjysëm ore tek po shkonim për lart dhe çuditërisht ndjeva se diçka po ndodhte me ju. Dhe nuk gabova. Përtej asaj që duam, çdo gjë është në dorë të Zotit. I kalova edhe vet ato momente. Ishte fare, fare i vogël kur ma dhuroi i dashuri im aty ku do të takoheshim. Dhe duke fshirë  një pikë loti drejtoi shikimin nga ai tek po priste në makinë. Supriza e parë nuk ishte puthja por ky bukurosh u shpreh ajo duke i treguar një foto të tij. Tek po përjetohej keq prej tyre ai moment i vështirë, u shoqërua me një gavgjizmë në shuarje të asaj krijese. Ajo e përkëdheli atë duke pyetur të zotin për emrin e atij bardhoshi. Sapo e shprehët i u përgjigj ai asaj bukuroshe bjonde. Po vërtet, emër shumë i bukur. Shko pra, kryeje atë që mendon. Edhe unë kështu veprova. Çastet e fundit i kaloi aty ku unë, ai dhe i dashuri im përjetuam momentet më të bukura të jetës. Edhe atë pak jetë që u mbetet, në asnjë lloj formë nuk kemi të drejtë t'u a marrim. Vetëm Zoti mund të veproj mbi ta. Ajo bjonde e bukur, tek po ikte i fali një  buzëqeshje të ëmbël. Aty ku shfaqet bukur një dashuri njerëzore, në formën më magjike të saj, krijon rezonanca të fuqishme. Përjetuan sëbashku atë ndjesi, të humbjes të krijesës më besnike. 
Eh Bardhoshi im mërmëriti ai nëpër dhëmbë, më ngushëlloi ajo vajzë simpatike. Dhe për të kapur kohën, pa menduar në se ata nuk do ta dëgjonin, i shoqëroi fjalët duke tundur duart në ajër: Në galaktikë ekziston ende një yll pa emër. Do t'i vendos emrin e tij. Së shpejti do të ndodhem shumë larg prej këndej dhe me të dashurën time do ta ndjek me ëndje trajektoren e atij ylli. Dhe pambarimisht tek mjeti i tyre po lëvizte më të poshtë, e  përshëndeti atë deri në çastin që do të merte kthesën e parë.  




      

Τετάρτη 4 Μαρτίου 2020

ÇOBANI, I VËLLAI TIJ DHE DEPUTETI


       
     Me ato veprimet e zakonshme të çdo kujt të sapo ngritur nga gjumi tek po kruhej ku nuk i kruhej, shkoi drejt portës. Nga ai gjumë i thellë që e kishte kapur pas dy ditë pune të sforcuar, nuk mund ta kuptonte se sa kohë kishin që po trokisnin. Tërhoqi shulin i cili ishte i vetmi mjet për mbylljen nga brënda duke e lënë portën të lëkundej. Menteshat, të cilat ishin po aq të vjetra sa vet ajo, nuk dihej se sa mund ta mbanin ende në këmbë. Përpara tij një dorë e zgjatur  dhe një fytyrë fëmijnore e pashprehur. I sapo ngritur nga shtrati me një lëvizje koke i kërkoi shpjegim. Atëherë, fëmija gati katërmbëdhjetëveçar, me telefonin që kishte në dorë i bëri thirrje personit që kërkonte të komunikonte me të. Zilja nuk zgjati shumë të binte pasi tjetri i u përgjigj menjëherë. Në çast ai njohu zërin e të vëllait. I mësuar me jetën e tij të thjeshte si çoban, ku edhe me bagëtitë komunikonte me fishkëllima e fraza të thjeshta, çdo fjale të tjetrit do ta shoqëronte me një “hë.” Dhe me disa “hë” të vendosura si prapashtesa, kuptoi më në fund se çfarë kishte ndodhur. E kishin botuar librin me këngët e tij. Të dielën tek “salla e kulturës” të cilën e thërrisnin ende me emrin e mbetur që nga koha e diktaturës, do të bëhej prezantimi me deputetin e krahut politik që i përkiste edhe vëllai i tij. Me një fjalë kishte filluar fushata për zgjedhjet lokale.  Pas aktivitetit politik, falë mbështetjes së tij, pjestarët do të njiheshin me librin, me ato këngë  ku veçse ai i këndonte aq bukur. Nga të gjitha sa dëgjoi një gjë si pëlqeu. Çlidhje kishte ai me zgjedhjet. Që kur ra diktatura as edhe një herë nuk shkoi të votonte. Nuk kishte arsye për të shkuar. Vetë kërkuan ti regjistronin. Po me bagëtinë si do t'i a bënte. Aty i u kujtua babëzia e tyre për të ngrënë mish e gjithçka që u ndodhej përpara të cilën së bashku me të vëllanë e përsëritën sa u desh qejfi. Ato të shtruara të bollshme me kecër qumështor të pjekur tek kuqëlonin në mes të mësallës, të shtruar aty në shesh e të shoqëruar me shumë gjëra të tjera. Me raki e verë të derdhur lumë. Më pas të ardhur në qejf i kërkonin të këndonte. Këndonin së bashku deri vonë edhe të tjera. Dhe në mëngjes si gjithmonë e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me të. Dhe thoshte se nuk do ta përsëriste atë veprim të çmendur. Nuk do të pinte më. Jo më. Nuk duhej të trazohej me njerëz të tillë që nuk kuptonin se ç'farë bënin. Dhe i u kujtua kur njëri prej tyre i erdhi lart në stan. Me urdhër të vëllait do të regjistronte këngët. Si fillim e pranoi. Por ai “mjeshtri” i këngëve të tija, për ti shkruar e regjistruar ato këngë, do të vinte disa herë aty. Për ti bërë qejfin, falënderimet prej deputetit ishin fjalët e para që a i do ti thoshte. Falë karakterit dhe shpirtit të tij të pastër dhe sidomos të këngëve të bukura që këndonte. Në kthim, tek zbriste më të poshtë malit për në fshat, ai nuk do të ikte duar bosh as edhe një herë. Kërciti dhëmbët nga inati. Duke mërmëritur kokulur, pa e shkoqitur në fjalë të sakta atë që bluante në mëndje,  i zgjati telefonin  djalit. Ai, ashtu në këmbë i lodhur nga ajo rrugë e përpjetë po priste me padurim të mbaronte ajo mesele. Nuk e shfaqi atë që ndjeu për të por u zhduk në brendësi të kasolles duke u kthyer me një kupë me dhallë. Na ktheje i tha. E di që të është tharë goja e fryma. Tek e pinte në gllënka të vogla, shikimin e syve të tij të ndritshëm fëmijnor nuk e shkëputi as për një çast prej çobanit. Ai veprim i bukur i asaj fëmije ja zbuti zemërimin e mëparshëm. Si gjithmonë duke i shprehur në mërmërimë mendimet e tij, desh të thoshte se ai djalë meritonte edhe më shumë. Kaloi prapë në brendësi. Nga thellësia e “banesës” solli erdhi me një napë me gjizë të freskët. Mere i tha duke e shtyrë jashtë. Dhe ec me kujdes kur të zbresësh më të poshtë. Mos u nxito.
    E shoqëroi me shikimin e tij të mprehtë deri sa humbi midis ngritjeve të buta të dheut dhe pemëve. Mori frymë thellë dhe ktheu kokën nga bagëtitë të cilat në formën më instiktive të tyre prisnin veprimet që do të kryente. Por ai nuk e kishte mendjen tek to, por e kishte vendosur se si do të vepronte. Nuk do shkonte në takim. Nuk do të komunikonte më me ta. As me të vëllanë në qoftë se do të kishte atë mendësinë e tyre. Gjithashtu duhej të merrej edhe me kasollen. I zinin duart prandaj do ti bënte të gjitha punët vet. Dhe hyri në brendësi të saj për t'i parë më me imtësi.