Kushtuar Antikes motrës të
Bilal Xhaferrit
Heshtja që i kishte kapur në ato çaste, ishte më se e nevojshme. Të dy duhej t'i
mbanin mend ato momente. Ndodheshin në përjetimin e një dhimbje tepër të madhe,
ku po aty po fillonte pjesa tjetër e mbijetesës. Ajo përveç ndarjes me të
vëllanë, më vonë, mbi shpatullat e saj do të ndjente peshën e dhunës të
ushtruar nga pushteti komunist. Νë sytë e tij të zinj zhibrues, gjatë kohës kur
ai i shpjegonte për se duhej të ikte dhe kur, diçka tjetër po ndjente se po i
kërkonte, por që ajo nuk mundte ta kuptonte se ç'farë ishte. Dhe për mos ta
munduar shumë shpirtin e tij të vrarë i jepte kurajë për vendimin e mar. Fill
pas asaj mbledhje të famshme, mes njerëzve më të shquar të letrave shqipe i
cili doli hapur kundër asaj letërsie, u shpall njeri i padëshirueshëm e deri
armik i popullit. Që aty do të ri niste golgota e jetës së tij të vështirë.
Biografisë familjare si kulak të dikurshëm dhe pushkatimit të të atit, do ti
shtohej edhe veprimtaria e tij kundër pushtetit dhe ideologjisë marksiste
leniniste. I tronditur thellë
shpirtërisht, në ato momente do ta ri mendonte edhe një herë vendimin e dikurshëm
Një ditë më parë pasi të merte atë rrugë të gjatë
e pa kthim ai e çoi të motrën tek rrënojat e shtëpisë atërore. Të shkulur
dhunshëm prej andej, drejt internimeve të pafund, ai nuk do ta pranonte
ekzistencën e tij në ato vende të huaja
ku do të shkonte, pa i parë dhe pa i prekur dherat e vendlindjes. Duke e njohur
karakterin e vëllait, ajo përsëri i pranoi në heshtje të gjitha ato që ai i
kishte në mendje e që desh ti kryente
Ai e kish rritur dhe qe kujdesur për të. E ndjente
edhe si prind edhe si vëlla.Të jatin nuk ariti ta njihte pasi pushteti komunist
ja kishte pushkatuar. Të ëmën fare pak. Duke u ndeshur me shikimin e shndritshëm të
atyre syve, dëgjoi zërin e tij ti thoshte: “Ja këtu duhet të ketë qenë porta.
Do të gërmoj të gjej pragun kur dikur fëmijë, ti përpiqeshe për të kaluar me
këmbë e duar duke parë nga unë. Ιshe më e vogla nga ne e
mira motra ime dhe unë nuk të ndihmoja pasi kërkoja të ngriheshe vetë në këmbë.
Ja oda. Këtu duhet të ketë qenë vatra e zjarrit.?!“ Dhe pa pritur përgjigje
prej saj, si njeri i letrave që dinte ti ndërtonte e ti radhiste mirë fjalët
ku ajo vazhdimisht e dëgjonte me ëndje, vazhdoi: ”Thonë se, deri sa të
ekzistojë hi në vatër, ajo shtëpi nuk mund të shuhet.” Dhe, pa u përpjekur për
të mos u bërë pis, nisi të rrëmonte. Ngazëllimi i tij qe tepër i madh kur u
shfaqën konturet e saj. Përsëri, në ata sytë e tij ajo ndjeu atë shkëlqimin zhibrues që i jepte gëzimin e
pakët që i shfaqej në kohë të shkurtra. “Ja e shikon. Të thashë që do ta
gjenim. Ja këtu të ushqeja. E shkreta nanë, nuk kishte me se ti mbushte barqet
tona të uritura. Ishim shumë gojë për tu ushqyer.” Nuk mundi më të fliste. Gjithë atë gërç që e
mbërtheu në ato çaste e ktheu në forcë duke vazhduar të rrëmihte përqark
vatrës. Nuk e ndjenë orën që u kaloi, por nga e gjithë ajo pasuri e mbetur si
kulakë të shpallur nga pushteti popullor, dy lugë dhe doreza e portës kishin
mundur të shpëtonin nga ai shkatërrim. “Meri “- i tha së motrës, “dhe ruaji si sytë e ballit”
E bindur më së fundi se i vëllai duhej të ikte e
ndoqi në heshtje. Ishin të mësuar të dy të ecnin në këmbë dhe vazhdimisht pasi
mundësinë me mjete transporti e kishin të pa mundur. Nuk e kuptuan atë rrugë të
gjatë në mes të errësirës. Fshati i tyre ndodhej pothuajse pranë kufirit. Në
ato momente për ta ishte dalja me sukses e asaj ikje. Arratisjes.
Duke shpërthyer
përbrenda krahërorëve të tyre, në atë përqafim që nuk donin të mbaronte kurrë,
i jepnin kurajo njeri tjetrit për atë që mund t'u ndodhte më vonë. Në ato ndjesi
të ndërsjellta tek po kalonin përbrenda njeri-tjetrit, me instiktin e motrës ndjeu
dhimbjen që po përjetonte i vëllai. Me lot në sy, prej saj, nën zë, fraza e
shprehje të shumta do ti zinin vend njëra tjetrës -“Do të kthehesh.?! Kur do të
kthehesh vëlla.?! Do të të kthej, do të të kthej motra vëlla”. Ishin shprehje
të pa vënda për tu thënë por, dhembja e motrës ishte më e madhe se sa ajo e
ikjes, e shpëtimit të tij drejt jetës së lirë që ai kërkonte. Mes monologëve të
shumtë të shfaqur në fytyrën e saj të shpërfytyruar nga dhimbja e asaj ndarje, as
nuk e kuptoi shkëputjen prej tij. Përmes largësisë që po shtohej sëbashku me
mjegullën që mbiu pa pritur, tek e shihte të humbiste, ajo mendoi se po e
ndjendte atë diçka tjetrën në shpirtin e saj. Atë që ai kish mundur ta krijonte
si dëshirë përbrenda tij por që nuk mundi ose që nuk guxonte ta shprehte.
Gjatë gjithë jetës të mëvonshme, me gjithë
vuajtjet shpirtërore e fizike për të mbijetuar, me familjen e krijuar,
momentin e ikjes të vëllait, shikimin e tij, atë që ai mund ta kishte si çastin
e rrëfimit të dëshirës së fundit, e përjetoi dhimbshëm. Si jehonat që përplasen
në humnerat e pafund, nga thellësitë e përtej oqeanit, nga ai kontinent i
largët, dëgjonte thirrjet e tij për mbijetesë. Malli për vendin, njerëzit
dhe bashkëkombasit e bënte të fuqishëm.
Nëpërmjet forcës së fjalës së tij u jepte kurajo për shpresë, për mbijetesë. Por
nuk e lanë. Deri aty kishin shkuar. Ja shkulën zemrën nga krahërori. I morën jetën.
Si në të
gjitha legjendat e dikurshme, në mbajtjen e fjalës së dhënë, pa e shprehur në
zë, pa e artikuluar si fjalë, por me instiktin e motrës, të asaj që ndjeu në
ato çaste më kritike të jetës së tyre ajo e mbajti. E solli të vëllanë. E solli
atëherë kur ai sistem totalitar kishte dhënë shpirt. E qetë, mes njerëzve të
shumtë dhe miqve të tij të dikurshëm, aty tek po e përcillnin në banesën e
fundit në tokën e tij, tek shtëpia e ringritur, e kthyer në muze, përsëri nën
zë: “Të solla vëlla. U prefsh në paqe” Në ato momente, në sytë e saj, një dritë
e bukur po i shfaqej, ajo e premtimit të
dhënë.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου