O lule e
barit të njomë
Hajde flemë
në një stromë
O lule e
barit të thatë
Hajde flemë
në një shtratë
Vargje idilike të kënduara në Piqeras jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga më të mëdhenjtë në moshë, ndoshta që nga koha e mbretërimit të Zogut të Parë. Pjesë nga libri në dorëshkrim me vargje, ngjarje e histori të bregdetit të poshtëm.