Me gjithëse sa herë hynte dhe dilte nga hyrja e pallatit tek u jepte të tria atyre plakave nga një përshëndetje, ajo nuk e mori mundimin të ndalej ndopak për të shkëmbyer ndonjë fjalë.
Koha
përgjatë të tridhjetë ditëve të muajit kur vinte nga jashtë atdheut ndoshta do
të ishte e mjaftueshme për t’u çliruar nga streset dhe emocionet e mbledhura
nga jeta e vrullshme të qytetit ku jetonte por nuk do të ishte e mundur.
Për këtë
gjë asaj nuk do t’i bënte përshtypje çka ndodhte përreth. As edhe shikimet e
atyre plakave të cilat ishin gati të përditshme të ulura në stolin e vetëm të
ndodhur diku aty pranë hyrjes së pallatit. Teksa po përpiqej të kalonte çelësin
në brendësi të bravës, të portës së pallatit, ktheu kokën prej tyre. Shikimi i
saj u dha dritë syve të atyre zonjave në moshë të madhe tek po krekoseshin edhe
më shumë mbi atë stol të drunjtë. Në atë moment, në vend që ta shtynte portën
në brendësi hyrjes, ajo e tërhoqi duke u dhënë shpresë atyre. Por në të njëjtën
kohë, në atë çka bluante në kokën e saj, me një mbërthim të fortë të buzëve
shfaqi atë të mos komunikuarit të vazhdueshëm. Ato plaka përsëri nuk do të
mësonin gjë prej saj. Dhe do të ishte përsëri kërcitja e portës tek po mbyllej
nga brenda, që ato të tërhiqeshin në botën e tyre të përditshme.
Do të kalonin disa ditë ndoshta
një javë që të mos përballeshin me të. Me qetësinë e tyre do të përpiqeshin të
krijonin ndopak një ide mbi jetën e asaj gjitone të re e cila kishte rreth tre
muaj që banonte aty. Të vetmen gjë që dinin kishin mësuar se, hyrjen ku banonin
e kishin të tyre, nuk ishin qeraxhinj. Për këtë, kishin shpresë se një ditë do
të ishte vetë ajo që do të kërkonte për t’u njohur. Por asgjë. Përballimi me të
do të ishte dalja ose hyrja e shpejtë e saj në pallat. Se qysh e tek, ato
kishin mësuar për zotërimin prej saj edhe të një shtëpie në fshat dhe ndoshta
kjo ishte arsyeja që ajo së bashku me të shoqin nuk shfaqeshin aty. E njëjta
situatë do të vazhdonte dhe atyre zonjave tepër të moshuara do t’u shuhej
shpresa për të këmbyer ndonjë llaf me gjitonen e tyre të re. Do ta shikonin
shpesh të nxituar dhe të lodhur e cila kuptohej në të ecurën e saj.
Përshëndetja e shpejtë që ajo lëshonte nuk do të ishte e mjaftueshme por me
durim ato do të shfrytëzonin situatën më të mundshme të dëgjonin sadopak zërin
e saj, të cilat kishte rast të mendonin se mund të ishte shurdhmemece.
Mes jave ishte ajo ditë kur
përpara hyrjes të pallatit u ndal një mjet tip veturë me targë të shtetit fqinj.
Prej saj doli gjitonia e re. Ajo duke regulluar rrobat mbi trup vazhdonte të debatonte me
të shoqin e saj i cili me duar ende mbi timon nuk po reagonte në gjithçka që
ajo po i thoshte. Nuk u mor vesh se për çfarë po diskutonin por atyre plakave
tek përgjonin mbrapa dritareve u lindi kureshtja. Prej saj ndjen urdhrin që po
i jepte atij për diçka. Ai hezitoi për një çast por doli duke përplasur
portën. Duke marë dy çanta prej bagazhit u drejtua për nga hyrja e pallatit
ndërsa ajo shkoi dhe u ul tek stoli. Nuk kaloi shumë ato një e nga një, pa marë parasysh se çfarë mund të ndodhte shfrytëzuan pjesën bosh duke u ulur pa bërë
zhurmë. Gjitonia e re, mes gjendjes psikologjike të çastit që po kalonte nuk i kushtoi rëndësi veprimit e të tria plakave. Nuk kaloi
shumë dhe vëmendjen u a hoqi zhurma karakteristike e çelësit dhe hapja e
portës. Ai, i shoqi i saj, doli vrullshëm duke u drejtuar nga mjeti. Të njëjtin
veprim bëri edhe ajo, duke u ngritur pa i përfillur ato plaka të çuditëshme.
Por, aty mes asaj distance të shkurtër nga stoli tek makina, do të ndalej për
të reaguar kundrejt pyetjes pa vend të njërës prej tyre. Mori frymë thellë
për të sistemuar të gjitha andrallat që i vërtiteshin në kokë duke u kthyer
prej tyre. Si t’ja bëj filloi të flas ajo. Shtëpia në fshat më mori shpirtin.
Kemi disa vite rresht, të gjitha për bukuri. Me drita, me ujë. Kopshtet për
bukuri. Qetësi e Zotit na pushton nga të gjitha anët. A e dini se si e kemi
ngritur. Çdo gjë i kemi çuar me këto duar dhe gomarin. Është i vetmi gomar që ekziston në fshat
dhe pleqtë e mbetur. Të rinj nuk ka. Gomarin e kam blerë diku larg pasi asnjë
nuk guxon të mbaj, janë të gjithë pleq kuptoni, me çfarë do ta ushqejnë. Aty dimri
është shumë i keq. Ngarkim shkarkimet, llaç e tulla me këto duar i kam bërë. U
përpoqa ta siguroja ose më saktë t’u a falja gomarin por asnjë prej tyre nuk
pranoi. Më thoni si tja bëj dhe pa pritur përgjigje prej tyre u