Σάββατο 24 Σεπτεμβρίου 2022

NDJENJË

U çua si gjithmonë shpejt. Pas atij veprimi do të hidhte diçka krahëve dhe mes rutinës të përditëshme do të kryente të gjitha ato veprime që kërkon çdo mëngjes. Hodhi shikimin prej saj. Ajo krijesë, e cila ishte zonja e shtëpisë me të cilën kishte mbi tridhjetë e pesë vjet që ndanin sëbashku atë shtrat, ende po flinte. Në qoftë se do të meremi me atë shprehjen "me mblesëri", për atë njeri nuk kishte rëndësi ai veprim sepse aroma e trupit të saj i pëlqeu që në çastin e parë. Në momente kur kishte dëshirë ta pushtonte fort, ai do t’i pëshpëriste ato dy-tre fjalë të ëmbla nga të cilat ajo miklohej, ëmbëlsohej shumë shpejt. Me gjithëse gjumi e kishte zhytur thellë atij jastëku ai nuk ishte vetëm i tillë. Mes buzëve të cilat i mbante mbërthyer fort me njera tjetrën, në skajet e tyre ajo do të shfaqte atë ëmbëlsinë e përhershme. I u afrua pranë, ja përsëri u tundua nga ajo aromë. Dëshirën e çastit për ta puthur nuk e kryejti nga frika se mos zgjohej. I mjaftoi aroma, aroma e trupit të saj e cila ishte ajo që mbante të lidhur atë bashkëjetesë.

 Si çdo mëngjes, mes atyre që shtronte në tavolinë do të  ndodhej edhe një kavanoz me reçel të cilin e përgatitnin si përherë bashkarisht. Pas të gjithave, me heshtjen e përhershme e të ecurit në shtëpi, prej andej doli pa u ndjer. Edhe portën e shtëpisë tek e hapi e mbylli me kujdes. Zbriti shkallët dhe u ndodh në trotuar.

    Kishte nevojë të ndodhej me vetveten. Ai nuk vraponte por vetëm nxitonte. Si veprim ishte  i njëjti ritëm jo vetëm nga adoleshenca, por ndoshta ai kishte filluar që nga bota fëmijnore e tij. Nga brezi ku në të cilën mbante telefonin e sende të tjera, nxori kufjet. Kyçi lidhjet me realitetin dhe rendi duke shijuar muzikën italiane. I pëlqente të mbante të njëjtin ritëm të ecjes përgjatë atij trotuari pa çka se ai, herë pas here ndryshonte gjerësinë e tij reale ku aty, gati do të përplasej me të tjerë por kjo nuk e shqetësonte atë. Ata ishin gati pjesë e tij, në të njëjtën ndjesi e ritëm po lëviznin. E gëzonte ai moment tek përplasej me ta. Më të shumtit prej tyre ishin të rinj. Pas “përplasjeve,” prej tyre përveçse buzëqeshjeve merte edhe  ndjesitë e ndryshme të përcjellë prej atyre parfumeve me aromat më të çuditëshme. Tek po kthehej prej shtëpie, prej asaj ecje të këndëshme buzë detit, brenda vetes filloi të ndjente një frymëmarje të çliruar nga çdo gjë.

Ja tek u ndodh përsëri brenda portës së shtëpisë duke e mbyllur atë me kujdes. Qetësia që zotëronte atë hapësirë banimi, e konceptuar prej tij prej një kohe të gjatë, ende do ta thërriste për ta eksploruar. Porta e dhomës së gjumit ishte ashtu si e kishte lënë, e gjysëm-hapur pasi që të dy mendonin se ajo atmosferë e krijuar prej jetës bashkëshortore duhej të shpërndahej në të gjithë hapësirën e shtëpisë. U përball si gjithmonë me atë femrën nudo mbi kokën e krevatit të realizuar prej tij në laps, të kornizuar ose më saktë të përshtatur me çdo element të asaj dhome gjumi. I u kujtua nipi kur e pa për herë të parë tek e pyeti se kush ishte ajo, në formën më të çliruar, duke  buzëqeshur ai i u përgjigj, gjyshja kur ishte e re. E shfaqur në fytyrë, buzëqeshja e pakët e tij ishte gati si miratim. Po në krah të tabllos, gati në të njëjtën lartësi dy tre fotografi po  të atij bukuroshi të vogël. Mbi komodinën e tij, brenda kornizës së vetme që ndodhej ,aty ajo treshja femërore do t’i kujtonte çdo mëngjes ekzistencën e familjes atërore. Aty shfaqeshin duke buzëqeshur nënokja ajo bukuroshja trupvogël me bijat e saj.

    E zonja e shtëpisë ende po flinte. Iu afrua duke e kundruar me ëmbëlsi e dëshirë të madhe. I u afrua edhe më shumë për të shijuar aromën e nxehtë të trupit të saj. Do ta puth pa le ë zgjohet i tha vetes. E nisi nga sytë e në vazhdim në të gjitha pjesët e asaj fytyre që për të ishte gjithçka. Shkoi përsëri tek buzë. Ajo, tek çeli shikimin e saj gati të përhumbur do t’i lëpinte ato pjesë që besonte se do të kishin lëngun e asaj puthje. Në atë përballim, në sytë e tyre do të shprehej e njëjta dëshirë. Ajo, e zhytur thellë asaj dëshire të përherëshme kërkoi me ngulm peshën trupore të tij duke e tërhequr prej vetes.