Παρασκευή 28 Απριλίου 2023
TEK BALLKONI I SHTËPISË
Po
afronte pranvera. Në ballkonin e vetëm të shtëpisë, në tavolinën e ndodhur në krahun
ku tenda qëndronte përherë e ulur pasi aty edhe me disa objekte të tjera ishte krijuar një ambient i këndshëm ata
do të ndodheshin aty gati në të njëjtën orë.. Ishin të moshës së tretë. Me gjithëse
bënin jetën e një çifti normal e pa probleme, përjetimet dhe kënaqësitë e tyre ishin
jo të njëjta dhe për çudi ato veçse shtoheshin. Si përherë ai shkoi i pari duke
zënë vendin e tij ndërkohë edhe ajo nuk vonoi pasi u shfaq me një tabaka duke i
sjellë kafen dhe gotën e rakisë. Për vete një kakao të madhe ose ndonjë çaj të
cilin e kosumonte që nga ai i malit, ose ata aromatikët aziatik të paketuar. Të
dy, në aq kohë sa qëndronin aty gati nuk komunikonin me njeri tjetrin. Në ato
çaste ai diçka po lexonte ndërsa e zonja e shtëpisë, me paraqitjen interesante
të saj nuk ishte e qartë se si e dëshironte atë moment, të kërkonte ta
ngacmonte ose të ngacmohej por ishte e bindur se ai si gjithmonë do të ndodhej
në botën e tij të përhershme, nuk do t’u kushtonte vëmendje atyre çka i rrëfente
ajo me pasion. U ngrit prej nga ku qe ulur duke u mbështetur në parmakun e
hekurt të ballkonit. Diçka e bukur ndjeu se po ndodhte poshtë kurorës të pemës
së vetme me atë lulëzimin e përhershëm të saj. Në fillim veçse puthje, puthje
të buta të shoqëruara me pëshpërima dhe përsëri puthje. Për një çast ra heshtje.
Mund të jetë ndonjë puthje e gjatë mendoi ajo tek po i ndiqte me vëmendje nga
aty lartë. Rifilluan me mërmërima të gjata, puthje të zjarrta duke kaluar më
tej me gricje dhe zënka sikur po loznin me njeri tjetrin. Djaloshi si për t’i
treguar se mundej, përpiqej ta përqafonte, ta shtrëngonte fort në krahërorin e
tij, ta puthte gati në çdo pjesë të zbuluar të trupit të saj por lozonjarja,
mikesha e tij e vogël i shmangej. Për ta ngacmuar tek i u shkëput, ajo i thirri
t’i shkonte pas, ta kapte. Ai si i
marrosur u turr vrapit pas saj dhe gjithçka mbaroi aty. Nata, në atë ikje si me
nxitim, po përpiqej t’i kapte e t’i mbulonte me vellon e saj të heshtjes. Pas
të gjithave sa pa dhe dëgjoi ajo u përpoq t’i tregonte bashkëshortit se çfarë
kishte ndodhur aty poshtë ballkonit të tyre. Duke u kthyer në gjendjen e tij të
përherëshme ai vetëm një buzëqeshje i dha por veçse ajo tjetra tek po i shfaqej me nuanca të ngrohta
në fytyrë nuk kishte lidhje me ato sa i thoshte ajo. Ai ngriti kokën duke e
parë me vëmendje. Në atë përballim, në fytyrën e tij ndjehej t’i thoshte se në
ato çaste i u kujtua rinia. Aty ajo kuptoi
se ai kishte nevojë për një fjalë të ëmbël. Ka të drejtë i tha vetes, ka të
drejtë dhe unë budallaqja i shkoj kundra. I u afrua edhe më pranë. Pasi e vëzhgoi gati
si me habi fytyrën e tij e cila për të ende
i kishte ato çka i pëlqente, e puthi fort në buzë ndërsa ai i hutuar e
kishte lëshuar veten në gjithçka po mendonte e vepronte ajo. U përpoq të fliste
por puthja tjetër e saj e çrroditi, e çarmatosi sepse nuk po mundej t’i
shprehte atë dëshirën e tij për t’i treguar atë ngjarje të ndodhur shumë kohë
më parë e cila i u kujtua në ato momente. Tek po përjetonte atë çka kishte
mbetur në buzë nga ato puthje e cila si kohë ishte disa sekonda të shpejta,
shumë të shpejta, ajo kishte shkuar në guzhinë dhe ishte kthyer prej saj por me
shishen e rrakisë dhe të një gote tjetër. Tek sa po ulej, përsëri duke i
buzëqeshur i mbushi të dyja gotat. Nuk priti veprim prej tij por reagoi duke
kthyer në gurmazin e saj nga ai lëng të cilin rrallëherë e pinte. Për ta
dëgjuar atë histori ajo i fali buzëqeshjen e rradhës si për t’i thënë se ishte
gati ndërsa ai tepër i hutuar hidhte shikimin herë tek fleta e palosur e librit
e herë tek ajo.
E filloi
tepër ngatëruar atë histori të vjetër duke i treguar se si erdhi ai moment.
Duhej të shkonim në Butrint filloi të tregonte ai, brenda parkut arkeologjik aty
ku mikesha e tij bashkë me atë tjetrën punonin në të njëjtin vend. Pra aty tek
po zbrisnim nga autobuzi ai më shpjegoi cilësitë e asaj femre. Do të kenë
ardhur dhe ndoshta janë duke punuar jashtë teatrit. Në të vërtetë aty ishin dhe
jo vetëm pasi drejtuessi i gërmimeve po u qëndronte mbi kokë, po dilnin në
dritë disa objekte me interes për të cilat ai kishte përgjegjësi. Me drejtuesin
e gërmimeve ai njihej mirë, unë shumë pak ndërkohë vëmendjen e kisha prej atyre
për të cilat kishim ardhur. Pas asaj ne shkuam lart duke pritur të ulur në
murrin e trashë të kalasë. Nuk vonuan. I ndjeva tek po shfaqeshin pas çdo hapi
mbi ato shkallë guri dhe ja të dyja po afroheshin drejt nesh. Mikesha e shokut
tim pa u nguruar në atë që po mendonte u drejtua prej tij ndërsa unë në çast u
ngrita në këmbë. Ajo ende ndodhej aty ku kishte ndaluar. Gati pa vetëdije e thërrita
me një lëvizje dore. Duke u përpjekur të rregullonte frymëmarjen u ndodh
përpara meje. Ishim shumë pranë njeri tjetrit por nuk guxonim të vepronim. Ajo
po më ndiqte me vëmëndje pa e hequr shikimin. E kapa për krahu. Tek po i kërkoja
veçse me shikim dëshirën time u ulëm në murrin e kalasë. Ishte një shikim i
gjatë sikur kishim kohë që njiheshim dhe kërkonim atë që se kishim gjetur deri
në ato çaste. Duke kaluar dorën në krahun e saj të nxirë nga dielli nisa ta
përkëdhel. Ishte hera e parë që po e ndjeja nga afër ekzistencën e një femre në
dëshirat e mia. I u afrova pranë, mbylla shikimin si për ta shijuar edhe më
ëmbël veprimin që do të kryeja por më trembi, se më saktë na trembi një e
bërtitur femre e cila ishte një prej atyre që punonin aty poshtë. Ajo gati me
urdhër u kërkoi të zbrisnin poshtë. Kaq ishte. Ato, në atë ikje të shpejtë jo
vetëm që nuk e kthyen kokën pas por duhej të mendonin se ku duhej ta ndalnin
vrapin. Të dy ose më saktë unë e ndjeva veten të raskapitur dhe të pa mundur të
ngrihesha prej andej ku isha ulur. I qetë sa nuk kishte më, miku i historive të shumta duke ndezur cigaren
më kërkoi të iknim prej andej. Do të vijmë përsëri vazhdoi ai tek po zbriste më
të poshtë shkallëve të përshtatura sipas terrenit. Nxito, mund të gjejmë ndonjë
makinë të rastit ndërsa unë gati si somnambul i shkova pas pa pikë dëshire. Ja
kjo është e gjitha vazhdoi ai, një kujtim i bukur i asaj moshe dhe si përherë u
përqëndrua mbi librin që mbante në dorë.
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)