Σάββατο 23 Σεπτεμβρίου 2023

PËRTEJ TRADHËTISË

 

 
Ai  kaloi vrullshëm portën kryesore pa reaguar ndaj atij nderimi gatitu të përhershëm që kryenin rojet për ta nderuar atë. Për pak kohë do të dëgjoheshin trompetat të cilat lajmëronin edhe mbylljen e saj dhe ai qytet shekullor me  murre të larta do të binte në qetësi. Troku  i ecjes së shpejtë të kalit mbi kaldrëm kumbonte tepër çuditshëm. Ishte një çast ku në ato rrugica me kthesa të shumta, ende nuk po ndjehej ndriçimi i ndonjë pishtari e kandili me erën e qelbur që lëshonte tek bënte dritë. Një djall e dinte se me çfarë i ushqenin ata ndriçues balte. Thoshnin se ajo erë i mbante larg hijet dhe shpirtrat e ligj që mund të lëviznin natën.
    Ajo kafshë e fuqishme dhe tepër e bindur ndaj të zotit të tij tek nxitonte, lëshonte mbrapa zhurmë, pluhur dhe ndoshta nga ndonjë pellg uji që mund të shkelte, cërka balte të lagura të cilat përplaseshin në vithet e tij e deri lartë, mbi pelerinën në ngjyrë të purpurt hedhur mbi supe e të lidhur përpara në gjoks, me një lidhëse të zezë, të shoqëruar me dekoracione të ndryshme. Në ato çaste hëna të krijonte përshtypjen se po kërkonte të fshehej mbrapa reve tek po nxitonin të mbushnin qiellin. Në aq sa  ndriçonte, kalorësi përpiqej të orientohej por sykaltri, nga instikti i përhershëm, e kishte ndjer se ndodhej pranë shtëpisë. Ngriti turinjtë përpjetë dhe hingëlliti duke përplasur  këmbët tek pragu masiv i gurtë i portës. Nga ana e brendëshme të asaj porte të madhe druri, të mbërthyer fort me pafka e gozhdë hekuri, u dëgjuan lëvizje të shpejta dhe të sakta ku dihej se ishin të shërbëtorit besnik të familjes, Marko-s. Ai, me atë gjysëm përkulje që tregonte respekt e përkushtim duke u përpjekur për të mos shfaqur habinë për atë ardhje të papritur, kapi frerin e kalit dhe tek po e përkëdhelte në ballë, i uroi mirëseardhjen. Për atë Zot që ndodhet atje lart nisi të flasë ai duke drejtuar duart drejt kupës së qiellit, kam qenë tepër i shqetësuar për ty. Kam parë ëndëra të këqia dhe dëshiroja të isha pranë teje, përpara syve dhe erdhe. Shko bir, e ke gati shtratin. Bjer e fli se do të jesh tepër i lodhur.
   Kalorësi i vonuar, i zoti i shtëpisë, komandanti i gardës mbretërore pa reaguar kundrejt çdo gjëje që po dëgjonte kaloi oborin dhe mjediset e asaj shtëpie të madhe si i përfjetur. Shtyu derën e dhomës duke u shtrirë në krevat pa u përpjekur ta zënte gjumi.  Përgjatë gjithë atij udhëtimi, më tepër se lodhja e kishte shqetësuar përplasja që i kishte ndodhur  me zëvendësin e tij dhe përfundimi i saj. Ishin përgatitjet e fundit. Shumë shpejt do të kishte luftë. Ajo përplasje në gjysëm heshtje kishte filluar më shpejt. Sot përfundoi në zënkë trupore me grushta e shkelma, mund të përfundonte edhe më keq, me vdekjen e ndonjë prej tyre. I ndanë. Do të duheshin shumë burra për t’i shkëputur pasi ata ishin kthyer në bisha. Brenda rrethit të krijuar në çast, prej ushtarëve të cilët ishin nën urdhërat e tij, ndjeu veten të poshtëruar. Në atë përpjekje për të parë reagimin e të gjithë atyre që ishin të bindshën në çdo fjalë e urdhër, nga moritë e shumta të grushtave të kundërshtarit e la veten të rrëzohej në tokë. Edhe karshi shkelmave të tij nuk reagoi. Nga ajo heshtje e rëndë në fytyrat e tyre të cilën gati nuk po e kuptonte, uli edhe më shumë kokën duke e mbuluar me duar. Ishte shembulli më i mirë jo vetëm i gardës por i gjithë asaj ushtrie gjëmëmadhe. Çfarë ishte ajo që po ndodhte.  Do të mund të ngrihej prej andej dhe të përballohej me të gjithë ata trima, ku në sa e sa beteja e ndiqnin sulmin karshi armikut menjëherë pas tij. Më e keqja ndodhi fill pas asaj zënke që nuk duhej të kishte ndodhur. Mbritja e gjeneralit ishte më e tmershme se sa grushtat. A do të mundej të përballohej me zemërimin e tij. Jo. Jo, kurrë nuk do ta dëshironte atë çast. Si komandant i atyre ushtarëve që ishin motori i asaj makinerie luftarake, mendoi se kishte thyer kushtin kryesor, disiplinën. Do të pranonte çdo lloj ndëshkimi. I u kujtua momenti kur u ndodh për herë të parë para tij.  Ankthi që e kapi nëse do të pranohej të bëhej pjestar i njerëzve më të zgjedhur dhe më besnik. Si atëherë edhe sot por veçse me një ndryshim, do të ndeshej me zemërimin më të egër të atij njeriu që nuk dinte të falte në raste të tilla. E dinin të gjithë ç’domethënë thyerje e disiplinës. Kërkoi prej tyre dorëzimin e  shpatave, mburojave sëbashku me veshjet luftarake. Për ata luftëtarë kariere zbatimi i masave ndëshkimore nuk ishte asgjë përpara turpit që do të mbartnin më tej. Mes heshtjes që  zotëronte situatën, ashpërsia e zërit të gjeneralit për të qenë në gjendje aresti, i tronditi të gjithë. I ndodhur brenda çadrës që po ruhej nga jashtë me roje të shumtë, u përpoq të krijonte idenë se çfarë kishte ndodhur. Ende nuk po i shqitej egërsia e fytyrës së tij. Aty tek zbriti vrrullshëm nga kali dhe vendimarrja pas atyre që dëgjoi e dëshpëroi tej mase. Ndodheshin në prag lufte. I habiti të gjithë vendimmarja e gjeneralit për ta përjashtuar nga stërvitja. Ç’farë kishte ndodhur. Përse vendosi të përjashtohej pikërisht vetëm ai. U përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur por ishte e pamundur për të dalë në krye të asaj situate tepër të vështirë. Përsëri i u kujtuan momentet kur u përballua për herë të parë me mbretin ose më saktë me gjeneralin të veshur me uniformën e tij luftarake. Ai më të shumtën e kohës e kalonte me ta. U mahnit nga paraqitja e tij prej një luftëtari të vërtetë. Kishte forcën, shikimin e një udhëheqësi të cilën vetëm ai mund ta zotëronte. Sy shqiponjë, shikim i mprehtë. Shpesh ndjente t’i ngjante atij.
U ngrit prej shtratit duke dalë me vrull në oborin e përparëm të shtëpisë.  Hodhi shikimin tej horizontit pa u përqëndruar në diçka të veçantë duke kryqëzuar duart e tij të fuqishme përpara. As vet nuk e kuptoi se sa kishte që po qëndronte ashtu deri sa ndjeu në supin e tij dorën e lehtë të Markos. Me atë zërin gati në përkëdhelje të tij ai u përpoq të mësonte se çfarë kishte ndodhur. Megjithëse ato fjalë e zbutën në çast, përsëri nuk foli. Kam frikë se do të ketë ndodhë diçka me ty vazhdoi Marko.  Ato ëndëra të këqia që kam parë, nuk më pëlqejnë. Më thuaj biri im, më thuaj. Me një shtatlartësi pothuajse të barabartë tek po ndodheshin përballë njeri tjetrit, nisën të vëzhgoheshin me kërshëri të madhe. Ai shërbëtor i bindur diçka të keqe po ndjente. Gjatë kohës në rritje të tij e kishte përjetuar si fëmijën e vet. Me një përkushtim të cilin për herë të parë po e ndjente, pasi vetëm aty e kuptoi se çdo me thënë familje, i u dha asaj fëmije duke e njohur dhe e ushqyer me vlerat më të bukura njerëzore. Përveç amanetit nga im zot, babait tënd vazhdoi ai, por edhe nga ajo që ndjej për ty, jam gati të jap jetën. Të lutem më thuaj çfarë ka ndodhur. Ai zë i butë, i ëmbël sa s’ka më i u ndje më afër se kur ndonjëherë. Në qoftëse në përballimin e parë dhe të dytë me gjeneralin nuk ishte aq i fuqishëm të qëndronte ballë tij, tek ai mik i vjetër shpesh ndjente vetveten. Po. Ndëshkimin e meritoja. Më duket se i çova dëm të gjitha përpjekjet e tua. Poshtërova kujtimin e tim eti, i cili dha jetën për këtë vënd, për këto troje.  Në ato çaste, përsëri do të ndjente dorën e atij njeriu që i qe ndodhur pranë gjithë jetën i cili përpiqej ta bindte të shkonte të flinte. Duke shkuar drej dhomës së gjumit sëbashku me të, ndjeu të dëgjonte në vazhdimësi zërin e tij të butë si ato ilaçet qetësuese kur ai ja jepte dikur në fëmijëri. Mundohu të flesh  përsëriti ai. Mos mendo për asgjë. Nesër do të bisedojmë sëbashku por nuk ariti se reagimi i atij djaloshi tek i mbërtheu dorën për të mos u larguar prej andej, e shtangu në vend. Edhe unë mendoj se diçka do të ndodhë. Saktësisht nuk mund t’a përcaktoj. Nuk e di, mos janë zemëruar zotat me mua. Gjithmonë kam pasur besim tek to. Edhe karshi detyrës time kam qenë i vëmendshëm duke dhënë shembullin por për çka ndodh edhe në ëndrat më të frikshme që mund të shoh nuk mendoj se... Jo, jo duhet të kthehem aty. Mes asaj asaj ikje të fshehtë prej andej diçka po ndjeja, bëra gabim të madh që u  largova. Duhej të qëndroja brenda çadrës dhe të prisja si do të zhvilloheshin ngjarjet. Besoj se besnikët e mi më kërkojnë, më presin. Duhet të jem atje pranë tyre. Më kupton, diçka do t’i ndodh gjeneralit. Gjatë përleshjes vura re se, nga ata gardistë teksa na rrethonin në ato çaste që po më shihnin se si po binin mbinin mbi mua grushtet e tij të fuqishëm, ndjeva se ishin gati të përlesheshin midis tyre por i trembeshin autoritetit dhe zemërimit të gjeneralit që mund të shfaqej nga çasti në çast. Prandaj e lëshova veten përtokë,  pa u përpjekur të përballoja mërinë e grushtave dhe gjuajtjeve me shkelma prej tij. I ndodhur përballë, ai shërbëtor besnik, ai njeri mëse i mënçur kuptoi se pjesa e parë e asaj drame ishte luajtur. Nuk i kishte pëlqyer kurë fytyra ezmere si e pluhurosur edhe shikimi i pa përqëndruar i zëvëndës komandantit të gardës, e atij njeriu të ardhur për së largu, prej lindjes të pafund, tek shtroheshin në gostira të shumta dhe se si i ndronte shprehjet e ngjyrat prej cmirës dhe më të fundit për atë tjetrën që kuptonte në fytyrën e tij, ishte si Janusi me dy fytyra. Tek po mendonte nëse do të kishin kohë të mjaftueshme, mund të përballohej dhe të merte drejtim tjetër situata, pa i shprehur asgjë u largua prej andej duke u kthyer me dy shpata e thika në duar ndërkohë i dha të kuptonte se po shkonte të shalonte kuajt dhe troku i tyre do ta ri thyente përsëri heshtjen
Nuk ishte rendje por përplasje të forta dy kohëshe të këmbëve të atyre kafshëve të fuqishme. Ato krijesa të shpejta, po përjetonin shqetësimin e të zotëve. Nuk ishte hera e parë ta ndjenin veten  kaq të fuqishme për të vrapuar. Të gjitha ato fusha e livadhe dhe me sy të mbyllur do t’i shkelnin. Sa e sa herë kullosnin e bënin stërvitje në ato hapësira të pafund. Troku i atyre thundrakëve që ishin krijuar nga zoti si të tilla, ende vazhdonte të dëgjohej fuqishëm. Tej në horizont, mbrapa atyre kodrave të buta që po shfaqeshin si në një mbrojtje natyrore, ishin ngritur çadrat. Nuk duhej të binin në sytë e rojeve. Duke e ditur vendosjen e çadrave të cilat përgjatë harkut të brendshëm, gati të një gjysëm hëne të shtrirjes së tyre, ato ndaheshin në bazë të skuadrave, ai i shpjegoi Markos se nga duhej të kalonin. Gjithashtu i tregoi se atë rrugë duhej ta bënin me këmbë. Veprimet e tyre nuk duhej të diktoheshin nga rojet, nuk kishte idenë se si mund të ishin zhvilluar ngjarjet.  Lidhën kuajt dhe u nisën. Vetëm ecnin. Me intuitën e nuhatjes e shikimit, si panterat tek sulmojnë natën, të dy duhej të reagonin në mënyrën më të rrufeshme. Aty përpara, diku larg ndjen lëvizjen e disa hijeve njerëzore. Ishin rojet. U tulatën duke u bërë  njësh me tokën. Duke e kapur për krahu Markon e urdhëroi të kthehej por ai shërbëtor besnik e kishte të vështirë t’i bindej. Nuk pranoi por i u bind gjykimit tjetër, të priste  i fshehur dhe të vepronte veçse nga sinjali që do të merte prej tij. Atje në heshtje tek po ndiqte me vëmendje lëvizjet e tij filloi t’u lutej zotave për të. I tulatur siç ishte që nga momenti i parë, dëgjoi një fëshfëritje gati si përplasje krahësh e më pas kënga e një zogu nate.  Ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një sinjal. Sinjale të vjetra, kode për të komunikuar. Marko ktheu shikimin prej tij. Një buzëqeshje e shpejtë u shfaq në fytyrën e zotërisë së tij. Në formën më të pakuptimtë e miratoi atë veprim. Pas pak çastesh përpara tyre u ndodh një nga gardistët më besnik, ai që e ndihmoi të aratisej. I ngjeshur për tokë në fytyrën e tij ai shfaqte një tmerr të pa llogaritshëm.  Nuk aritën të komunikonin pasi një grup ushtarësh u sulën mbi ta duke i çarmatosur dhe me një shpejtësi të rrufeshme e lidhën fort ish komandantin e tyre. Në çast Markos shërbëtorit të tij besnik i ngulën në gjoks një kamë të mprehtë duke ja shkulur fuqishëm prej andej.Edhe gardisti të njëjtin fat pësoi. Megjithëse e kishin mbërthyer fortë, kryegardisti edhe njëherë tre-katër prej tyre i rrëzoi në çast. Por ajo nuk mjaftoi, mbrapa shpine dikush e goditi fuqishëm me dorezë shpate. Zemërimi i tij, i shoqëruar me hidhërimin më të tmershëm të pësuar ndonjëherë tek mundohej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur përpara disa  çastesh, nga dëshpërimi u përpoq të shpërthente duke ulëritur por ndjeu t’ja bllokonin gojën me një tufë rreckash. Po aty e çuan peshë për ta marë prej andej. Filloi të mendonte ndryshe jo nga ai veprim por nga heshtja e madhe që zotëronte natën. U tremb edhe më shumë. Mendoi se diçka më e frikshme po përgatitej të ndodhte sidomos kur e futën në një prej çadrave dhe aty mbi kokën e tij, dy-tre prej ushtarëve të gardës ishin gati t’ja ngulnin në trup tej e përtej ato shpatat e tyre të shkurtëra pa pikë ngurimi. Nuk  e dha veten por priti se si do të zhvillohej situata.  Nuk vonoi shumë dhe në çadër hyn zëvendësi i tij me të cilin ishte përleshur dhunshëm, ai urdhëroi t’i zbulohej shikimi. Në fytyrën e tij, egërsia dhe triumfi të cilën ashtu e ndjeu, shfaqej në mënyrën më të pa imagjinueshme. Ai i u afrua pranë, gati sa të prekeshin me njeri tjetrin. Nuk i’u tremb atij shikimit prej një egërsire por ngjyra dhe tjetërsimi i asaj fytyre shprehnin diçka të pa ndjerë ndonjëherë. Ai me një lëvizje dore urdhëroi t’ja rimbulonin gjithë fytyrën. Përsëri heshtje dhe errësirë. Diku përpara ndjeu lëvizje hapash dhe më tej përveç urdhërit të zëvendësit për t’ja hequr atë rrobë prej fytyre edhe disa mërmërima. E shtynë me forcë të ulej i mbështetur në gjunjë. Tek i hoqën  nga sytë atë copë rrobe shikimi i ra  mbi gjeneralin të lidhur këmbë e duar. U tmerrua. U përpoq të lexonte diçka në sytë e tij. As edhe njëherë nuk e kishte ndjerë atë  që po shihte, që po kuptonte. Megjithëse i kaloi me një shpejtësi të rrufeshme të gjitha momentet kur përballohej me shikimin e tij ky i fundit i u ndërpre nga tehu i shpatës në dorën e zëvendësit të tij tek i shpoi gjoksin tej e përtej. Atje, në atë  zbritje të shpejtë drejt botës së përtejme tek ndjeu ta ndiqte shikimi i gjeneralit dhe dhimbjes të madhe për të që nuk mund ta ndihmonte, mbylli sytë për të mos e humbur fytyrën, dritën e syve të tij.