Sigurisht
mes entuziazmit dhe sarkazmës së tij ndaj çdo fenomeni që ai trajton, pavarësisht
se ne të dy në raportet fizike dhe moshe
nuk kemi ngjajshmëri me njeri tjetrin ashtu si dikur dinozaurët e shumtë tek kërkonin
të fluturonin, koha kur ata ende nuk kishin filluar të kuptonin se mund të
zaptonin gjithë hapësirën qiellore, do të dëshiroja të isha një i tillë. Pol
Milo, një grabitqar i pamëshirshëm idesh, një dinozaur modern ku të
cilin edhe nëse disa nuk do të mundeshin ta ndjenin, ta kuptonin botën e tij, ajo
diçka që do t’u mbetej do t’u duhej ta përtypnin për shumë kohë
Tek rrëmbehesh nga logjika
e arsyetimit të tij nxiton, nxiton mes atyre rrjeshtave për të vetmen arsye për
të aritur në shtresën e duhur e cila mbart xeherorin e çmuar, ndjehesh disi
tuaf për të vetmen arsye sepse megjithëse ajo kënaqësi nuk është e prekshme, tronditja
si fenomen është zhvilluar brenda teje. Duke kryer atë veprimin e përhershëm të
kruajtjes së kokës i jam kthyer disa herë leximit të tij. Pikëpyetja që më
lindi ishte arsyeja si ta emërtoja këtë fenomen, këtë djalosh durrsak ose nga
kush tjetër e kisha këtë ngacmim, nga kush. Në parathënien librit “Vepra të
zgjedhura” të Lukianit citohet një shprehje e Engelsit ku në të, ai e quan
“Volterin e Lashtësisë”, pikërish kjo ishte arsyeja që më ngacmonte, ironia,
satira, sarkazma e tij dhe tashmë Pol Milo më riktheu tek ai përjetim por me
një ndryshim, jo pranë zotave aty lartë në Olimp por pranë “dinozaurëve të tij
fluturues”. Pra për ta kuptuar autorin, lexuesi duhet të ketë pranë edhe
Lukianin. I pari, ai i hershmi i kishte vënë qëllim vetes të merej veçse me
perënditë aty lartë në Olimp ndërsa miku ynë Pol Milo guxoi të shkonte më tutje, për të ‘zotat nuk jetojnë’ është mendësia e tij që përcakton se cilët do të
jenë protagonistët e tij.
Tek “Shtegëtimi i
dinozaurëve fluturues”që në faqet e para me Evolucionin Universal të Mospranimit,
Të drejtat në rrezik dhe Shtegëtimi i dinozaurëve fluturues kupton esencën e
gjithë përmbajtjes, të ndjenjës pra të librit dhe formës si e përcjell
formëmendësinë e tij autori. Të tria, pa u përjashtuar të tjerat, të cilat janë
të shtrira në të gjitha njëqintë e tridhjetë faqet, kanë të plotë atë ngakesë,
atë që e shqetëson autorin. Sinqerish, unë po e përjetoj mrekullisht pasi më
jep një frymëmare të mrekullueshme. Duke qenë i vëmendshëm në leximin e veprave
të tij, jam i bindur se do të ndjej pikërisht atë që na mungon dhe na mungon
shumë. Megjithëse që në rreshtat e para ajo që të ngacmon është ironia, satira
që shkojnë deri në cinizëm nuk është ai “qëllimi i tij”por ajo forma tjetër
futurike ku prej nga më të shumtëve nuk mund përtypet dot, jo se nuk duan por
nuk munden. Po e mbyll veçse me titullin e shkrimit të fundit ‘EPILOG’ pra në
formën si e ka ndërtuar na e hedh pa ndrojtje mbi tavolinë. Ai është “ i
tmerrshëm, më i keq se dinozaurët e tij.”