... për ndërtimin e librit “ Tek
vijat e bardha”
Mes ëndrave dhe iluzioneve si po
i perceptoja ngacmimet e shumta të hedhura në letër, skicat dhe tregimet për
formatimin e librit të ri u ndjeva brenda asaj rrëmuje të përhershme, të faqes
të cilësuar “libri-3” por ende nuk isha i bindur nëse ai material do të
formëzohej në të gjithë elementët që përpiqesha nëse do të ishin shtyllat
kryesore për të mbajtur atë krijesë të re. Nga tundimi nëse ja vlente për t’u
shfaqur si libër, si një i tillë, u ndjeva mes atyre personazheve të pa emërtuar
me emra të përvetshëm. As edhe njëherë nuk më ka pëlqyer ai lloj arsyetimi pasi
mes atyre rreshtave ata mund të cilësohen si në vetën e parë, të dytë, të tretë
ose të autorit, ne jemi, jemi po të njëjtët.
Kur ri zgjodha materialin, i
u riktheva të dy librave të botuar. Ato krijesa të brishta jo vetëm elegante
nga paraqitja fizike por edhe atyre krijimeve të hershme më ngacmuan, më zgjuan kohën kur i hidhja në
letër. Të gjithë ishin personazhe të këndshëm, ishin përpjekur goxha për t’u
paraqitur sa më dinjtoz përpara lexuesit. Tek përplasa shikimin me ta, si
krijues i tyre, ata po më shihnin me një vëmendje gati të pakuptueshme sikur
diçka po më kërkonin por tashmë nuk mund të bëhej asgjë. Kryejta një ledhatim të lehtë
mbi ta gjithashtu në kopertinat e tyre e të librit të rradhës për konceptit grafik të tyre. I vendosa
përsëri tek vendi i përhershëm.
Në kohë paralele por në vende
të ndryshme, bota ime në atë imagjinaren u plotësua me imazhe të shumta. Vizione të reja do të më ngacmonin
frymëmarjen. Në horizont, e pa konturuar po shfaqej një erë e re e cila më tej
do të konkretizohej në një formatim ndryshe. Shkaku, ai fenomen që po më ngacmonte ishte
një element jo i panjohur por i pa eksploruar. Nga një qytet
bregdetar diku jo shumë lart qytetit, vendbanimit tim të përhershëm, një
djalosh tepër tunduhes në atë çka po përpiqej, jo vetëm në anën fizike por në
formëmendësinë e tij në të shkruar, do të më krijonte ndjesira të tjera. Me të,
në njohjen nga afër, në një takim të krijuesve bregdetarë nuk pata mundësinë të
njiheshim por si gjithmonë kur ekziston edhe një mundësi tjetër, në takimin e
rradhës në qytetin tonë, megjithëse ai nuk e kërkonte shikimin tim po ndjeja përpjekjen e tij për të qenë sa më i
qartë në atë bashkëbisedim. Ai një i tillë ishte, nuk i impononte asgjë
nga konceptet e tija të një formati gati futurik, por dilema të shumta do të më vënin në mendime.
Po vërtet, në atë çka ai po përpiqej të lënte të kuptoja, mendova se kishim një
lloj ngjajshmërie në formulimin e shprehjes, më saktë të ndërtimit të fabulës,
kjo më bëri t’i rilexoja librat e tij. Më tej filloi gjithësia ime, “tek vijat
e bardha”përcaktova rrugëtimin e mundimshëm drejt të panjohurës e të shkruajturës
me të zezë në të bardhë.
I Jam tepër mirënjohës Pol Milos dhe
stafit të 2M.