Pas disa hezitimesh më në fund
vendosi të kaloj në brendësi të atij ambienti. Kaloi portën dhe mori
shkallët që të çonin në katin e dytë. E pati të vështirë të përshtatej. Me një
ndriçim të ulët të vendosur në faqet e mureve të lyera në ngjyra gati të
errëta, ai ambient i u duk jo i
këndshëm. Tek po ulej në një prej kolltukëve të tej përdorur, të vendosur në
qoshen përballë, i cili mund të quhej edhe holl, nuk e ngriti kokën. Nuk i hodhi sytë
në faqet e mureve tek ndodheshin fotografi të shumta me femra lakuriq. As edhe
mbi revistat me porno të ndodhura mbi tavolinë. Më e keqja ishte se një erë e
pa këndshme nisi ti ngacmojë flegat e hundës. Megjithatë përsëri nuk
reagoi. Kujdestarja ose e cila mund të ishte edhe pronarja e atij ambienti, tek
i u afruar në formën më monotone të asaj pune që po kryente i shpjegoi kushtet
dhe tarifën e shërbimit. Me njëherë pas saj u afruan tre femra të moshës së re.
Tekanjoze në atë çka po përpiqeshin të shfaqnin ato i shkuan pranë. I ndodhur
ende i turbull, megjithëse kishte dilema ta ndërpriste atë veprim ai i drejtoi
gishtin njerës që kapte lartësinë e trupit të tij. Ajo ishte një brune e lezetshme. Duke i u
bindur veprimit të saj të menjëhershëm tek e thirri, i shkoi pas. Përsëri, megjithëse po e
ndiqte fizikisht, me mendje nuk po i shkonte pas. I ndodhur përpara krevatit
ndjeu portën të mbyllej. Instiktivisht, me gjithë kushteve të vendosura, prekjes
në joshje që i dha ajo i u përgjigj duke mbështetur duart e tij mbi gjokset e
saj të bëshme. Por i largoi shumë shpejt për të vetmen arsye se nuk ndjeu
asgjë. U ul krah saj, në anë të krevatit duke mos e ngritur kokën për të mos u përballuar
me të. Psherëtiu. Përsëri psherëtiu. Nuk
po gjente rrugëzgjidhje. Si për të kërkuar ndihmë ngriti kokën dhe nisi ta
vëzhgonte me kërshëri. Ajo femër gjysëm lakuriqe e stërvitur për atë çka bënte
i u afrua pranë duke mbështetur gjoksin e saj të bëshëm mbi trupin e tij,
ndërkohë po i kërkonte të kuptonte se ç'farë po ndodhte me të. Megjithëse pamja
e saj po e thërriste të vepronte ai përsëri nuk reagoi. Ej vogëlushi im, ç'ka
po ndodh me ty i u drejtua ajo. Do të më thuash. E ndodhur shumë pranë ja
pushtoi fytyrën me të dyja duart. Përballuan shikimet. Si i turpëruar në atë që
po kryente nuk mundi ta shihte në sy. Uli shikimin dhe nëpër dhëmbë u shpreh se
nuk i shkonin për shtat këto veprime,
por se ai kishte nevojë të ndihmohej prej dikush. U çua prej andej duke
mbërthyer këmishën. Nga portofoli nxori dy kartëmonedha sa katërfishi i vlerës
së detyruar. Në atë bordello ky rast mund të ishte nga më të rrallët që kishte ndodhur. Zotëri i u drejtua ajo, pavarësisht se çfarë të ka ndodhur, të këshilloj të
mos dorëzohesh. Kushdo mund të ndodhet në momente të vështira. Por të tregohesh
i fortë. Jeta është tepër e shkurtër. Disi
si fshehurazi ajo i vendosi në dorë një copë letër. Aty ke telefonin tim, mund
t'ju nevojitet. Kujtohu se gjithmonë ka një zgjidhje. Mos hezito, më kërko.
Gjithsesi faleminderit për lekët.
Me letrën e mbledhur shuk brenda grushtit
të tij ai doli në heshtje prej andej duke e lënë derën gjysmë të hapur.