Për ata që (s)merren me ngjyrën e flokëve të grave.
Në kariken që ndodhej më pranë murrit
rrethues të bar-lulishtes, në aq sa kuptohej si e thërrisnin, ai ishte doktor. Një nga kirurgët më të vjetër e qytetit. Në atë çast, si shumë herë të tjera ai tregonte
për operacionin e fundit të ndodhur kohë më parë. Tjetri, i ndodhur në krahun e
majtë të tij, ishte inxhinier. Edhe ai
nga më të vjetrit e qytetit. I mbështetur me të dy bërylat e duarve mbi
tavolinë kishte lëshuar peshën e trupit jo pak të rëndë mbi to. Turi varur. Kuptohej
menjëherë se me mendje ndodhej diku tjetër. Personi i ulur përballë të dyve ishte
peshkatar. Ai fliste veçse për detin, ''Pulëbardhën," barkën e tij dhe ç'ka sillte pas gjuetisë.
Ishte me të vërtetë peshkatar i zoti dhe kuptohej se veçse ai mund ta shtronte
atë tavolinë. Shkonte
afër të pesëdhjetave. I ajthët por me trup të lidhur. Dikur tepër muskuloz.
Lëkura e tij, në pjesët më të dukshme të trupit dukej si ajo copa e
shollës e futur në ujë. Në atë përballje, ku ai shpesh shfaqte krenarinë e një
njeriu të zot, mund të shihje vërtet atë copën e shollës të ngjitur më së miri
në fytyrën e tij. E punuar, e ngjeshur me merak pas saj, të krijonte përshtypjen
se përpara teje ndodhej një qenie ujore e sapo dalë nga deti. Në sytë e shqyer,
vetullat e tendosura dhe flokët e çakaritur të lagur nga djersët që i
venin çurg nga pija dhe vapa e madhe, ndjeje se diçka kishte dëshirë të
shprehte. Ishte një moment ku buzët
i kishte mbërthyer aq fort me njera-tjetrën sa të krijonte përshtypjen sikur kishte dëshirë t'i ngacmonte miqtë e tij, të bënte pak humor. Drejtoi
trupin në çast dhe pa lëvizur shikimin nga ku e kishte hedhur, me një zë gati
në të çjerr ju drejtua të dyve duke i
pyetur në se i kishin bërë “detyrat e javës.” Tepër çakërqef si gjithmonë doktori i
kthehet menjëherë; se, për cilat detyra po i fliste. Duke drejtuar trupin pa i
shkëputur duart nga tavolina ai u lëkund së bashku me të. U ngërdhesh në fytyrë
dhe e lëshoi trupin në pozicionin e mëparshëm. Unë sot kam radhën, vazhdoi të fliste
duke u krekosur peshkatari. U mundua të
pastronte bluzën mbi gjoks nga mbeturinat e peshkut që po konsumonte me miqtë e tij. Duke lagur gishtin e madh të
dorës me pështymë, zakon i vjetër, pastroi e shtroi me gishtat e tjerë vetullat dhe palët prej
lëkure që i binin mbi sy. I thashë që ta ketë gati “pulën e zezë.” E di ajo si
bëhem kur largohem shumë nga shtëpia. Cilën
“pule te zeze” o njeri i mirë, ja ktheu inxhinieri duke përsëritur prapë atë
ulje-ngritjen e trupit të tij të rëndë duke e shoqëruar më pas me varjen e
buzëve. Ndërkohë doktori kishte mbetur me të dyja duart të mbështetura në
tavolinë përballë njëra tjetrës.Të krijonte përshtypjen sikur në ato çaste po
vendoste për zgjidhjen e
konfliktit të dikurshëm, të ndodhur në kanalin e Korfuzit pasi shikimi i
tij ishte hedhur tej horizontit, tek shfaqej ai ishull i madh. Kam më se dy
javë larg saj vazhdoi atë që kishte lënë për gjysmë peshkatari. E di vet ajo. .Është një naze madhe por prapë...More, nisi të flasë
doktori, i cili ndodhej me duart e mbështetura ende mbi syprinën e tavolinës, ajo imja e ndryshoi ngjyrën e kokës, e bëri bionde. Po ''pula'' e saj vazhdon ta ketë të zezë ngjyrën.… Inxhinieri duke përpëlitur sytë ngriti njërën
dorë nga tavolina dhe pa e shkëputur bërylin prej saj, u mundua t'i fërkonte ata por
humbi ekuilibrin. Nga pesha e trupit të tij të rëndë desh thyejti mjekër e
çfarë kishte tavolina mbi vete. Dhe aty me gishtin tregues, duke e drejtuar herë tek njëri e herë tek tjetri
sikur u hakërrehej vazhdoi: Koka e asaj zonjës time është zbardhur e është bërë
na a a, borë e bardhë. Po “pula” e saj a e
gjeni dot se çfarë ngjyre ka sot. Nuk priti përgjigje prej tyre por u ngrit prej
karikes duke i lënë si guak të dy ku më tepër peshkatari i pulëbardhës po e
përjetonte më keq atë çast. Kërkoi të fuste duart në xhepa por nuk mundi. Tek
po përpiqej të shkonte i pa edhe njëherë me inat të dy miqtë e tij të vjetër. E
kaloi rrugicën ndërmjet tavolinave duke u lëkundur.