U çua si gjithmonë shpejt. Pas atij veprimi do të hidhte diçka krahëve dhe mes rutinës të përditëshme do të kryente të gjitha ato veprime që kërkon çdo mëngjes. Hodhi shikimin prej saj. Ajo krijesë, e cila ishte zonja e shtëpisë me të cilën kishte mbi tridhjetë e pesë vjet që ndanin sëbashku atë shtrat, ende po flinte. Në qoftë se do të meremi me atë shprehjen "me mblesëri", për atë njeri nuk kishte rëndësi ai veprim sepse aroma e trupit të saj i pëlqeu që në çastin e parë. Në momente kur kishte dëshirë ta pushtonte fort, ai do t’i pëshpëriste ato dy-tre fjalë të ëmbla nga të cilat ajo miklohej, ëmbëlsohej shumë shpejt. Me gjithëse gjumi e kishte zhytur thellë atij jastëku ai nuk ishte vetëm i tillë. Mes buzëve të cilat i mbante mbërthyer fort me njera tjetrën, në skajet e tyre ajo do të shfaqte atë ëmbëlsinë e përhershme. I u afrua pranë, ja përsëri u tundua nga ajo aromë. Dëshirën e çastit për ta puthur nuk e kryejti nga frika se mos zgjohej. I mjaftoi aroma, aroma e trupit të saj e cila ishte ajo që mbante të lidhur atë bashkëjetesë.
Si çdo mëngjes, mes atyre që shtronte në tavolinë do të ndodhej edhe një kavanoz me reçel të cilin e përgatitnin si përherë
bashkarisht. Pas të gjithave, me heshtjen e përhershme e të ecurit në shtëpi, prej andej doli pa u ndjer. Edhe portën e shtëpisë tek e hapi e mbylli me kujdes. Zbriti shkallët
dhe u ndodh në trotuar.
Kishte nevojë të
ndodhej me vetveten. Ai nuk vraponte por vetëm nxitonte. Si veprim ishte i njëjti ritëm jo
vetëm nga adoleshenca, por ndoshta ai kishte filluar që nga bota fëmijnore e
tij. Nga brezi ku në të cilën mbante telefonin e sende të tjera, nxori
kufjet. Kyçi lidhjet me realitetin dhe rendi duke shijuar muzikën italiane. I
pëlqente të mbante të njëjtin ritëm të ecjes përgjatë atij trotuari pa çka se
ai, herë pas here ndryshonte gjerësinë e tij reale ku aty, gati do të përplasej
me të tjerë por kjo nuk e shqetësonte atë. Ata ishin gati pjesë e tij, në të
njëjtën ndjesi e ritëm po lëviznin. E gëzonte ai moment tek përplasej me ta.
Më të shumtit prej tyre ishin të rinj. Pas “përplasjeve,” prej tyre përveçse
buzëqeshjeve merte edhe ndjesitë e ndryshme
të përcjellë prej atyre parfumeve me aromat më të çuditëshme. Tek po kthehej prej shtëpie, prej asaj ecje të këndëshme buzë detit, brenda
vetes filloi të ndjente një frymëmarje të çliruar nga çdo gjë.
Ja tek u ndodh përsëri brenda portës së shtëpisë duke e mbyllur
atë me kujdes. Qetësia që zotëronte atë hapësirë banimi, e konceptuar prej tij
prej një kohe të gjatë, ende do ta thërriste për ta eksploruar. Porta e dhomës së gjumit ishte ashtu si e kishte lënë, e gjysëm-hapur pasi që të dy mendonin se ajo atmosferë
e krijuar prej jetës bashkëshortore duhej të shpërndahej në të gjithë hapësirën
e shtëpisë. U përball si gjithmonë me atë femrën nudo mbi kokën e krevatit të
realizuar prej tij në laps, të kornizuar ose më saktë të përshtatur me çdo
element të asaj dhome gjumi. I u kujtua nipi kur e pa për herë të parë tek e
pyeti se kush ishte ajo, në formën më të çliruar, duke buzëqeshur ai i u përgjigj, gjyshja kur ishte e
re. E shfaqur në fytyrë, buzëqeshja e pakët e tij ishte gati si miratim. Po në krah të
tabllos, gati në të njëjtën lartësi dy tre fotografi po të atij bukuroshi të vogël. Mbi komodinën e tij, brenda kornizës së vetme që ndodhej ,aty ajo treshja femërore do t’i
kujtonte çdo mëngjes ekzistencën e familjes atërore. Aty shfaqeshin duke
buzëqeshur nënokja ajo bukuroshja trupvogël me bijat e saj.