ME SKICAT E LLAÇIT SHOHIM AMBIENTIN
ME SY TË RI
Dr. FATMIR TERZIU
Skicat letrare e autorit Edmond Llaçi na jep një
argument që në fillim të herës se është një lëvrim krijues e artistik që
duhet të vlerësohet më shumë se zakonisht. Themi kështu pasi lëvruesit e skicës
letrare janë disi më të pakët në numër,
janë disi më të rezervuar në këtë gjini letrare. Nëse leximi dhe shkrimi i tij e
sjell atë përsëri mes lexuesit shqiptar,
ajo, në këtë mënyrë dëshmon vlerën e saj njëmijë herë të rilindur e të dedikuar
në rrugën e saj të hershme. Arsyeja, natyrisht që skicat kanë shijen dhe
pëlqimin ndryshe, pothuajse janë të paktë ata që i shkruajnë sikurse cituam, por ama tregojnë se janë një zhanër narativ dhe se çdo transmetim është rastësor
dhe zakonisht mbetet vetëm një pjesë e kornizës edhe pse natyrisht në skicat
biografike ato zënë një vend më të madh. Skica duke qenë një përshkrim impresiv i përshtypjeve të një mendjeje të
ndjeshme, tregon një fakt se është një skicë e jetës së zakonëshme dhe kështu
ndodh që shumë njerëz gjejnë një përshkrim të zgjeruar në prozë letrare të
mërzitëshme, duke pasur ndjeshmëri të çmuar në atë që sillen me termin “pak”
tekst. Kjo e afron skicën me poezinë didaktike si qasja më e lehtësuar estetike
në mendjen e epokës që jetojmë. Kaq, ndoshta vetëm kaq është duke thënë mjaft.
Është e domsdoshme së pari të ndalemi shkurt tek rrugëtimi i skicës
Skica letrare,
ose ashtu sikurse njihet më gjerë është tregimi i shkurtër, ose një lloj i
shkurtër i prozës. Në botën perëndimore, shpesh skica letrare është një tregim
zbavitës i një aspekti të një kulture të shkruar nga dikush brenda kësaj
kulture për lexuesit nga jashtë saj. Si shembull mund të sillen anektodat e një udhëtari në
Indi të botuara në ndonjë revistë të një vendi perëndimor ose edhe më gjerë.
Por ajo që duhet mirëkuptuar, skica është joformale në stil. Skica është më pak
dramatike por ama është dhe duhet të jetë më analitike dhe përshkruese se sa
një përrallë, ose edhe vetë tregimi i shkurtër. Një shkrimtar i një skeme të
tillë, mban një ton të zhurmshëm dhe të njohur, duke nënkuptuar pikat e tij të
mëdha dhe mbetet gjithnjë duke sugjeruar, në vend që të thotë e të japë
përfundime. Një variant i zakonshëm është skica e karakterit, një formë e
biografisë rastësore që zakonisht përbëhet nga një seri anektodash rreth një
personi real ose imagjinar. Skica u prezantua pas shekullit të gjashtëmbëdhjetë
në përgjigje të interesit në rritje të klasës së mesme në realizmin social.
Forma arriti kulmi e popullaritetit në shekujt tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë
dhe përfaqësohet nga skica të tilla të famshme si ato të Josep Addison dhe
Richard Steele 1711-1712. Ata krijuan karaktere si Z. Spectator, Sir Roger de
Coverley, Captain Sentry dhe Sir Andreë Freeport, përfaqësues të niveleve të
ndryshme të shoqërisë angleze, të cilët komentojnë mbi sjelljet dhe moralin e
Londrës. Libri i skicës së Geoffrey Crayon, Gent 1819-1820, është tregimi i Irving mbi peisazhin dhe zakonet angleze
për lexuesit në Shtetet e Bashkuara.
Në Shqipëri dhe në trojet e tjera etnike me shqiptarë,
mjaft autorë me emër në vite i janë përkushtuar skicave. Emra të njohur dhe të
tjerë kanë lëvruar skicën letrare për të treguar pikërisht atë që synohet me
shkrimin dhe lëvrimin e saj . Sulejman Mato, ndërsa “këshillon” për njohjen
edhe interpretimin e saktë të skicës letrare, me të drejtë shprehet se “Skica
letrare nuk është ekuacion matematike, as ligje kimike dhe as njohuri
biologjike. Skica letrare është një krijim ku vlerësohen aftësitë e shprehjes
së lirë.”
Duke parë këtë hyrje të shkurtër jo thjesht sqaruese por dhe të domosdoshme në arsyen e
shkrimit tonë, duket qartë se shkrimi i Edmond Llaçit, angazhimi i tij në skicat
letrare është sa racoinal dhe po aq i formatuar pasi ai, apriori zbaton
preambulën se para se të fillojë të shkruaj është mirë i siguruar se mendimet
e tij janë të organizuara si duhet. Mjeti më i mirë i kësaj rruge të shkrimit të këtij autori natyrisht
mbetet, jo thjesht ajo që është për të organizuar mendimet në këtë çast dhe që
është skicimi, pra rrugëtimi i parë deri tek skica letrare, por tërësia e akumulimit dhe shtrydhjes së mendimit në
një sitë të veçantë të
talentit të tij për të riformatuar mendimin
dhe për të dhënë skica të
lexueshme e të pëlqyeshme.
Në një farë mënyre, skica e Llaçit në vetvete është
një lloj projekti për variantin apo
kopjen përfundimtare të mendimit të tij.
Autori për të ndërtuar një skicë të ideve të tij, e cila duket qartë se kryen
më pas dy anë të menjëherëshme, e ndihmon vet autorin në shkrimin e skicës dhe
lexuesin në interpretimin dhe kuptimin e saj, pra vetvetiu autori kalon në
sitën e tij fjalën, respektin për fjalën e gjetur, angazhimin e vetë fjalës në
funksionin e duhur, rimodelimin e saj në rastin e skicave autoriale dhe
portretore e më tej deri në krasitjen e vetë fjalës së tepërt. Për mes fjalës
autori ka një detyrë specifike tek skica letrare, që të gjej dhe të formulojë
bukur titullin. Për mes leximit të skicave të këtij autori shohim se titulli
është një element që i jep unitet dhe kuptim, por që shpesh kalon pa u vënë re
dhe nënvleftësohet, duke bërë kështu që mjaftë skica të kalojnë në një dualitet
kuptimi. Kjo në raste të vogla kur titulli i shkurtër qas një mendim të atillë që pret nëntitullin të saktësojë dhe anasjelltas, sikurse ndodh tek
skica “Premtim i pashprehur”, me të cilën nëntitulli “Kushtuar Antikes motrës të
Bilal Xhaferrit” na kujton se titullin
nuk duhet të vihet në thonjëza dhe është mirë që titujt të jenë të
shkurtër. Edmond Llaçi është i kujdesshëm dhe mjaft i sinqertë kur vendos dhe
zgjedh titujt e skicave të tij “Të çmëndurit”, “Porosia”, “Rrëfimi i një arxhiu”,
Në ato netë”, “Iriqi i detit” etj. Krahas strukturimit të saktë të titullit tek skicat letrare të
këtij autori gjuha letërsia është themeli i procesit të të nxënit, i
komunikimit, i formimit të identitetit personal e kulturol, si dhe i krijimit të
mardhënieve shoqërore, në një kënd që ai
e sheh dhe e parashtron si të
rëndësishëm në tërësinë e tij, të dhënies së mesazhit dhe komunikimi me
lexuesin.
Përmes gjuhës, vetkuptohet se autori ka një objekt të veçantë që të
paraqes dhe të shkruajë fjali të thjeshta dhe të përbëra për të shprehur
mendime të caktuara, ku shihet se shkrimi i tij, pra skicat letrare dhe mishërimi i tyre letrar është i
domosdoshëm për çdo nivel lexuesi.
Brenda kësaj rregullsie, skicat e autorit janë piktura
efikase të ndërlidhura, ku herë skicojnë natyrën, herë kujtesën, herë traditën,
herë dëshirën dhe në të gjitha rastet kanë koloritin e duhur të domosdoshëm për
të sanksionuar komunikimin letrar. Duket qartë nga leximi i skicave të tilla si
“Vdekja e peshkatarit”, “Vazhdimisht i jëjti”, “Mëzi”, “Të çmendurit” etj. Se
pika themelore e tyre është tek fjalët e skicuesit me emër Irving, mes të cilës
kuptojmë se shkrimtari duhet të vëzhgojë “me vështrimin e zhurmshëm me të cilin
të dashuruarit e përulur të shëtitjes piktoreske nga dritarja e një dyqani të shkruar në tjetrën, të kapur ndonjëherë
nga delineacionet e bukurisë, nganjëherë
nga shtrembërimet e karikaturës dhe ndonjëherë nga bukuria e peisazhit”.
Vetëm mes kësaj, shkrimtari i skicave është ekuivalenti
letrar i një artisti në Grand Tour (qoftë amator ose profesional, nuk ka
rëndësi) duke tërhequr skica të rrënojave, skulpturave, njerëzve dhe të
ngjashmërive, gjëra që janë “piktoreske”ku duket qartë se ai ose ajo ndodhin
aksidentalish ose pothuajse aksidentalisht, janë ata ose ato që pranojnë të vëzhgohen
me një sy të qetë dhe reflektues dhe i japin një përshkrim evokues atyre që
janë me ndjeshmëri.
Skica e Edmond Llaçit përtej të gjitha ngjyrimeve dhe
leximeve nga kënde të ndryshme, nuk është zhanër moralist, por, siç mund të shihet në disa
pika ajo afrohet tek skica e të madhit Dikens, duke na dhënë rastin të kuptojmë
se skica mund të krijohet për të ngjallur mendime rreth virtytit ose gjykimit
ose (siç është skica e Llaçit “Përmendorja në gips”) ku reflekton më tej se
qëllimi. Në duart e Edmond Llaçit ajo tregon
se mund të jetë mjaft imagjinative, në të cilën Llaçi përshkruan gjithçka tej natyrës duke imagjinuar se të
gjitha gjërat që sheh syri i përkasin një njeriu dhe duke lexuar atë histori të
njeriut jashtë tyre, lexuesi kupton fare qartë mesazhin e autorit. Sigurisht, ai është një pajisje përshkruese; është shumë e vështirë që të gjitha gjërat i
përkasin një njeriu. Por, duke i trajtuar ata sikur të ishin, autori është në
gjendje të sjellë çdo inskenim në një skicë të gjallë, të krijojë besim dhe
mesazh të qartë.
Skica e Llaçit, ashtu si dhe skica në tërësi nuk është zhanër satirik, por një shkrimtar i tillë në botën e shkrimit të skicave mund të bëj përshkrimin që ngjall një pamje satirike, cinike ose ironike të botës; disa nga skemat e tij janë shembuj i mirë i kësaj. Po aq, skica e Llaçit nuk është një zhanër fantastik por dikush brenda leximit, mund të gjejë dhe vetvetiu mund të bëjë përshkrimin me fjalët që të emocionojnë fantazitë më të egra. Nëse me piktorin dhe fotografin ndodh që fotografia është e përbërë artistikisht siç duhet, çështja e zakonshme e jetës mund të mbetet intime tek gjërat më të larta dhe më të ulëta, tek ato që krijojnë mundësinë të ndjellin gamën më të plotë të mendimit dhe idesë njerëzore. Gjërat e çmendura tregohen të jenë, siç thotë Dikensi, “ushqim i pashtershëm për spekullime” dhe ne fillojmë ta shohim botën me sy të ri. Me leximin e skicave të Edmond Llaçit ne dhe lexuesi e kemi këtë mundësi.