Δευτέρα 23 Οκτωβρίου 2023
GJITHÇKA NË VETË TË PARË
Pikërisht tani, në këto ditë e cila është hera e tretë në ngjajshmëri me dy
të parat do të vërtetoja ndjeshmërinë, cilësinë e asaj race jugore të
gadishullit Apenin. Viti 1994. Si i pa ligjshëm në shtetin fqinj duhet
të kaloja në ekstremet më të mundëshshme kufitare jugore. Më tej na priste një
mjet i markës gjermane që do të na çonte aty ku kishim njerëzit tanë. Nuk do
të merem me atë veprim por me atë që
ndodhi për herë të parë me ata jugorët italik. Diku, jo shumë larg Athinës, në
krahun e djathtë të lëvizjes tonë, disa lëvizje duarsh në ajër kërkonin të
ndaleshim. Ai person, mes atyre lëvizjeve po kërkonte veçse të realizonte
shitjen e mallit të cilin e pranova. Më tej, mes asaj kënaqësie të atij veprimi
që kryejta të cilët ishin tre xhupa, mendova se ai udhëtim u mbyll këndshëm, në
shtëpi nuk u prit mire. Por jo, në vazhdim mua ai tingulli italik jugor tepër
misterioz ende po më ngacmon.
Megjithëse
komunikimin me ta e “kërkoja” edhe në të dytën here jugorë ishin. Në gjykimet e
tyre pasi ai çift i përkiste moshës së tretë morali zinte kohën më të madhe të
atij komunikimi përsëri ishte ai tingulli
tyre që po më tërhiqte. Ta marë e mira edhe të tretët jugorë, pikërisht,
vendbanimi i tyre ishte “taka e çizmes”. Megjithëse i kushtova vëmendje çdo
elementi femëror të saj të dekoruar tepër interesant me tato e cila më çoi në
ngacmime se si mund ta hidhja në letër atë ndjesi, përsëri ai timbri i veçantë i
tyre do të më mbetet si një ëmbëlsi tek e përtyp nga pak për të mos mbaruar.
Κυριακή 1 Οκτωβρίου 2023
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)