Κυριακή 1 Οκτωβρίου 2023

TË RRËZOHESH PËR...


 
 
 
    Aty tek ra, duke mos kuptuar se çfarë i kishte ndodhur ktheu kokën mbrapa. Nuk ishin pak shkallë, ato fillonin diku pranë hyrjes të pallatit dhe në bazë të lartësisë, në atë zbritje të cilat në një moment i kishte numëruar, ishin pesëmbëdhjetë të tilla të cilat mbaronin në anë të trotuarit. U përpoq të çohej por në momentin që mbështeti shputën e dorës së djathtë mbi pllakat ku kishte rënë, një dhimbje e fortë i përshkoi krahun ku të cilën e e shoqëroi edhe me një ulërimë therrëse. U mek, nuk mundi të merte frymë.  Si për t’u qetësuar, “uh uhet” e dhimbjes i përsëriti shumë herë. U përpoq të kuptonte se çfarë i kishte ndodhur pasi koha e rënies në aq sa mundi të kuptonte ishte fare e shkurtër, ishin veçse fare pak sekonda. Pra kaloi portën e pallatit me dorën aty   midis këmbëve si për të vërtetuar se ato mashkulloret e tij ende i kishte aty, pa shkuar tek shkalla e parë, në hapësirën e atij sheshpushimi ku në të cilin nuk ekzistonte ndonjë lloj ndriçim, nga kënaqësia filloi të kërcente dhe ndodhi ajo që ndodhi.
   Atë femër jo vetëm e dëshironte por përpiqej që kohën më të bukur ta kalonte me të. Qeshi por me vështirësi pasi ajo dhimbje nga ai veprim i shkaktonte ose më saktë ja shpërndante dhimbjen në të gjithë trupin. Si për ta larguar shkakun, në atë çfarë i kishte ndodhur, vetëm me mendësi do të vepronte. Kishte bindje se do t’i numëronte sekondat, minutat në aq sa do ta duronte peshën e trupit mbi dorën që e kishte zënë nën vete, por nuk mundi. Përsëri ajo dhimbje si teh shpate i qëllonte çdo pjesë të trupit dhe sidomos dora e shtypur prej tij ndërsa ato dhimbje do t’i përsëriteshin. I vinte të qante por edhe të qeshte por nuk mundej pasi mendonte vuajtjen. Duhej të bënte diçka dhe sa më shpejt. U mundua me dorën tjetër. Ishin lëvizje tepër të ngadalta sa edhe vet nuk e kuptoi kur nxori telefonin prej një nga xhepat e pantallonave. Dora, me telefonin dhe shikimin e tij ndodheshin gati në një pozicion horizontal për këtë arsye do të përpiqej jashtëzakonisht shumë të kërkonte dikë në telefon. Menjëherë pas thirrjes një zë mashkulli gati në bas i përmendi emrin. I shpjegoi situatën dhe se ku ndodhej. I foli  shkurt duke i dhënë urdhër që të nisej sa më shpejt.  Që nga ai moment e cila si kohë i u duk tepër e gjatë, një pështjellim si përgjumje po fillonte t’i rëndohej. Po i ngatërohej gjithçka, koha kur ndodhej në shtrat me të dhe rrëzimit nëpër ato shkallë. Herë rrëzohej ajo, herë vet ai  dhe si për çudi koha më e gjatë, të dy ashtu të përqafuar. Një zhurmë frenim rrotash dhe shkëlqim dritash duke u ndalë pranë tij e shkëputën prej atij vegimi. Nuk kryejti as edhe një lloj lëvizje sepse nuk mundej. Edhe zërin e tij me ato ironit e shumta me vështirësi e dëgjoi. I ndjeu avullin e frymëmarjes së shpejtë edhe dorën kur ai ja vendosi në çast në ballin e tij. Në spital, në spital duhet shkuar, aty sa më shpejt filloi ai t’i shpjegonte duke fshirë gjakun tek i rridhte prej ballit diku në tëmth.. Përpiqu të më ndihmosh. Gjatë kohës kur u fut në makinë me ndihmën e tij dhe përgjatë kohës drejt urgjencës spitalore, i kërkoi mikut të tij rraki, një shishe rraki. Midis dhimbjes ku brenda saj ndjehej ajo e humorit pasi situata po kalonte në atë të pazakonëshme të jetës së tij,  tek po ngrinte arsyen e asaj pije, vërtet shfaqej si një e tillë. Të gjejmë një formë tjetër dëgjoi mikun ta kundërshtonte. Është shumë qesharake pasi e kuptoj situatën ku ndodhesh. Pa mendo diçka tjetër, ndodhemi afër spitalit, është e nevojshme por në çast vet ai ndroi mendim. Po vërtet i tha vetes dhe mikut të tij, me pak kosto është zgjidhje e këndëshme. Ai do të jetë shëndosh e mirë ndërsa unë me një heqje pantente, ja vlen.  Pas të gjitha ndihmave mjekësore, dorën e thyer ja vendosën në allçi. Për shëmbjen e të dy këmbëve pasi ato ishin të parat që u përplasën, nuk duhej të ecte për një kohë njëjavore Plaga në tëmth u qep dhe të tjera, shumë ilaçe për të kapërcyer atë çka ndodhi. Bashkëshortja e tij një femër me cilësitë më të bukura të llojit të saj, e cila i kishte dhuruar edhe një fëmijë të bukur si vet ata të dy,  u përkushtua me  dashurinë e dhembshurinë më të madhe për të.
 
                                               
 
 
 

                                               
 
 
 
 
                                               

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου