Παρασκευή 13 Σεπτεμβρίου 2024

FUNDO PËRTEJ BREGUT SHKËMBOR

 

Të merrje fundo disa metra më tutje  bregur shkëmbor në atë moshë dhe të mblidhje në grushtat e tua atë çka mund të kapje në ato thellësi të mëdha, do të thoshte se ishe rritur, ishe vajzëruar ose djalëruar pasi nuk kishte dallim nëse ishe vajzë ose djalë për të bërë atë konkurim fizik.

Pas turbullimit që ndjeu nga puthja e befasishme e djaloshit të saj dhe përskuqjes të shfaqur në fytyrë, ajo nuk e kuptoi se si papritur u ndodh në brendësi  të detit. Në atë thellësi ujore tepër të kaltër e cila herë-herë  shkonte në smerald të çelët si sytë e saj, për një çast, ajo ndjeu një lehtësi trupore të çuditëshme. Diçka po i ndodhte... Shigjeta të shumta diellore, të përthyera në brendësi të atyre ujrave magjik, aty tek qëndronte “pezull” e përshkuan tejpërtej, duke i tjetërsuar ekzistencën. Asaj gare të çmendur të bulzave të shumta, të ajrit tek ngriheshin të ngarkuara me të kuqtë e trëndafiltë të faqeve të saj, i shtohej atmosfera shumëgjyrëshe e përplasjes  me flakërimën diellore në perëndim. Ja, me të dalë mbi ujë, mbi atë sipërfaqe të kuqëremtë, trupi i saj filloi të shpërndante tërë atë ndjesi të re, frymëmarjen ndryshe, e kthyer në plazëm ujore, në nimfë.

Me trajtën e saj të re nisi të të rrëshqiste mbi ujë. Duke i buzëqeshur, i kërkoi djaloshit të saj t'a përjetësonin jetën e re. Duke i shtrënguar fortë dorën njeri tjetrit, u zhytën sëbashku në atë botë magjike nënujore. Që nga ai çast nuk u ndanë as edhe njëherë duke kërkuar ëndra dhe botë të panjohura.

 

                                                         Sarandë  2012

 

     

 
 
 
 

1 σχόλιο:

  1. Ανώνυμος6/4/26 11:39

    Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.co

    ΑπάντησηΔιαγραφή