Σάββατο 17 Ιανουαρίου 2026

JETËZ

 

Dielli ndodhej  në çastin e kapërcimit të vijës së horizontit, midis diellit dhe detit. Një pjesë nga rrezet e tij të fundit, me shpejtësinë e shkeljes së butonit i “burgosa” në kutinë magjike dixhitale.

Nuk kaloi shumë kohë dhe kudo në të gjithë qytetin, si në një ekran të madh, përpara syrit tim, filluan të ndizeshin dritat kudo. Si në ato pjesët muzikore që ekzekutohen me orkestracione të mëdha, atë buzëmbrëmje harmonie , me logjikën e çastit, ndjeva se isha unë që po i ndizja ato. Atje tek shkelja tastjerat e pjanofortës imagjinare dhe duke i dhënë çdo instrumentisi çastin e tij , dritat si në një pentagram  pa kufizime dritash , filluan lojën e tyre muzikore. Një lojë që zgjati pak çaste, por tepër impresive. Me shkeljen e tastierës së fundit të pjanofortës i dhashë dritë edhe vendit ku unë ndodhesha. Ndjesia e atij çasti u shoqërua me atmosferën e krijuar nga ndriçimet e fshehta që ndodheshin nën atë mbulesë masive gjethesh. Nuk e mora as edhe një herë inisiativën pë të pyetur se si quhej ajo bimë interesante. Duke qeshur në brendësinë time, mendova se lojën e egzistencës dhe mos egzistencës midis kopshtarit dhe asaj bime, e   luante vet ajo. Në çastet e lëvizjes së lirë të saj, kur kopështari ja mohonte duke ja prerë me  një gërshërë dorezëkuqe, ajo me shpejtësi, në krahun tjetër, i kundërpërgjigjej duke nxjer në jetë motrën e saj binjake. Nuk e di se sa duhet të ketë vazhduar ajo luftë. Besoj se kopshtari do të jetë dorëzuar i pari. Ai zëvendësim i pa fund i dha fund përpjekjeve të tij deri sa e kuptoni se çfarë ndodhi, ky çast i bukur tek po përpiqem ta shijoj. Nuk e  mora vesh se sa zgjati ajo përhumbje.   Tek po fërkoja sytë si për të pastruar shikimin, në një distancë afro dy metra larg meje, nga një trung tek po dilte mbi sipërfaqen e tokës, i cili dikur ishte pemë, një krahdegë po përpiqej të shpërthente. Ndjehej fort ajo lëvizje jetësore e saj. Duke mare formë ngjitur me të përpiqej të kapte gravitetin, të krijonte jetën e vet. Nuk e kuptova se cili ishte shkaku që u ngacmova nga ai fenomen. Ana grafike e tij mendova. Dritë-hija e krijuar në ato çaste. Edhe aq sa shfaqej mbi tokë, ajo “mëma” tregonte se kishte qenë një pemë e fuqishme. Arsyeja përse u pre?! Si Anteu forcën e saj ajo e kishte në tokë, në thellësi të saj. Bri trungut mëmë krahudegë po shfaqte haptasi fuqinë e tij. Në thellësi të shpirtit ndjeva një keqardhje të madhe sa mërmërita sa do të të duhet o i mjerë të tretesh për t’i dhënë vazhdimësinë krahutdegë.?!,,

Eh, u turbullova ndjeva tepër keq e kisha të vështirë të  zbërtheja kuptimin e vazhdimësisë. Pasi rrëkëlleva dy a tre gota me verë të bardhë dhe sëbashku me turbullimin e krijuar në kokë, u çova me në mëndje për të shkuar në shtëpi.

Me të hyrë brenda, përplasja e parë ishte me tim bir. Fadher, ku ishe dëgjoj të më thotë ai duke më parë drejt e në sy. Shkëlqimi i bukur i tyre më turbulloi. Nuk e di përse iu shmanga atij përballimi. Ndoshta po përjetoja ndjesinë e momentit të jashtëm. Akoma nuk po e kontrollon forcën që ka brenda vetes mërmërita nëpër dhëmbë tek u përballova me gjuajtjen e grushtit të tij në supin e krahut të majtë. Të atij krahu nga ai ende ushqehet e lulëzon vazhdova mërmëritjen. O Zot i thashë vetes pasi atë goditje të përherëshme e kisha kthyer në kënaqësi, po bëhet burrë. Duke lëvizur nëpër sallon si pa asnjë kuptim, për pjestarët e familjes, përballimi me time bijë , megjithëse turbullues u përjetua bukur deri në ngazëllim. Pa i dhënë kohë se çka po ndjeja në ato çaste, me peshqirin e madh hedhur krahëve, u nisa drejt dushit. E  dashura ime, gruaja, tek më shihte në formën  siç e mendonte ajo, përsëriti mërmërimën e saj të zakonshme që nuk ja vlen ta përmendësh

Tek u futa në dush e mbaj mend por  sa qëndrova aty jo. Edhe momentin kur kur u shtriva e mbaj mend. Më tutje asgjë. Duhet të kem bërë gjumë të kënshëm.  

 

1 σχόλιο:

  1. Ανώνυμος6/4/26 11:39

    Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.co

    ΑπάντησηΔιαγραφή