Me gotën e verës përpara dhe në përjetimin e
asaj tjetrës që e ngacmonte tingulli i një zëri të çjerrë mashkullor ku veçse
një pjesë ose grup i veçantë njerëzor mund ta shfaqnin në atë lloj
muzikaliteti, ndjeu se ai person do të ishte një prej atyre banorëve të shumtë
që jetonin në fund të çizmes Apenine, italianët jugorë. Ishte një bisedë
telefonike me dikë të cilën po e kryente me zë të lartë. Ai u entusiazmua kur
dëgjoi prej tij ta shprehte në atë gjuhën e tyre melodike emrin e qytetit ku
ndodhej me pushime, qytetin më jugor të
gadishullit ballkanik të ndodhur gati përballë tyre. Duke e ndjekur me vëmendje
atë bisedë, i cili si veprim më shumë ndjehej si një aktrim, pranë tij ishte
një femër. Përshtypja e parë, pra ngjajshmëria midis tyre e cila fillonte që
nga cilësitë trupore e gjithçkaje tjetër që zotëronin ata të dy. Ajo, pasi e
preku lehtë në sup si për t’i thënë se është me të, u drejtua nga tavolina ku
ndodhej personi me gotën e verës përpara. Tek
i kërkoi atij të ulej në një prej karikeve bosh e kryejti atë veprim pa
pritur miratim prej tij ndërkohë, ai jugori, banor i hershëm në fund të çizmes
italike diku tek thembra e saj, i dha fund asaj bisede duke drejtuar shikimin
prej atyre të dyve me një buzëqeshje gati pa mbarim, mikeshës dhe personit me
gotën e verës përpara. Mes asaj shkathësie, duke e shoqëruar edhe me një ëmbëlsi gati të ekzagjeruar tek u shkoi
pranë, e cila ishte e përherëshme në fytyrën e tij, shprehu se ajo mikesha e
tij do të ndjehej më e sigurtë po të
qëndonte aty deri sa ai të kthehej nga ku do të shkonte. Pasi i dha një puthje
të shpejtë edhe ai nuk kërkoi miratim për çka kërkoi por u largua në çast prej
andej.
Më tej si në ato lajmet e shpejta televizive
gjithçka u mbyll me ikjen e atij
“llafazani”. Ai i gotës me verë, për të
vërtetuar se ajo ende ndodhej pranë tij, ngriti kokën dhe në atë përballim
ndjeu atë që përpiqej ajo të shfaqte, ekzistencën e saj femërore. Tentoi të
komunikonte por në atë formë si po e shikonte ajo e cila gati këmbëngulte në
atë që kërkonte, nuk mundi. Nga portreti, flokët me onde tek përpiqeshin të
vetpërshtateshin ku edhe vet ajo ashtu i dëshironte, më tej gjithçka tjetër që
kishte veshur në cilësinë e një fustani, shfaqte hapur linjën e saj trupore.
Pra ajo do të qëndroj aty deri sa të kthehej ai “llafazani”i tha vetes. Ktheu
gllënkën e radhës me verë duke i kushtuar vëmendje asaj femre e cila ndodhej
“në besë” e tij. Mes dy koloreve, fytyrë e flokë, një ngjyrë në të florinjtë të
pluhurosur zotëronte gjendjen e saj. U magjeps. Gati, gati për ta prekur atë
ndjesi, ngriti dorën por nuk e kreu atë veprim. Më tej vuri re se gjithçka që zotëronte mbi
trupin e saj nga vathët interesant që shkonin bukur edhe me krehjen e lëshuar
të flokëve bile edhe me gjithçka tjetër si tatuazhet që fillonin nga llërët,
parakrahu më të poshtë të shoqëruar edhe me byzylyk pasi edhe prerja e fustanit
shfaqte mistershëm format e trupit të saj. Aty ku mbaronte ai fustan, diku
poshtë vitheve një dekor i imët tato i shoqëruar po me atë kolorin e mësipër të
krijonin ndjesinë e linjës të mbathjeve. Aty mendoi se ai qëndrim prej saj, do
të ishte i mirëmenduar. Ishin punime sa një fije peri. Të ndjeje figuracionin,
koloritin e tyre duhej të përqëndroje vëmendjen mbi to. Ajo jeshilja
interesante e cila shoqërohej me nuanca të shumta në okër e të tjera, hynin ose
më saktë plotësonin asetet më të çmuara të botës së saj femërore.
Duke krijuar edhe humor tek i përgjigjej asaj
në atë gjuhë pasi dialogun e shpejt e
kontrollonte lehtë, do të ndjehej më i çliruar.
Më tej, në përfundim të asaj
situate nuk do të përfitonte asgjë pasi dhe nuk i kishte kërkuar.
Megjithëse në forma e ndjesi të ndryshme të dy
ende e vëzhgonin njeri tjetrin. Ai me gotën përpara, nga ngacmimi i mëparshëm
prej atyre tatuazheve të shumtë do ta zbriste shikimin në pjesët e tjera të
saj. Pulpat e këmbëve tek i shfaqeshin bukur në çdo lloj forme të ndodhej ajo,
qarkoheshin me një dekor tato tepër
interesant, me koloritin e gjithçkare që ajo mbarte më vete. Gjatë këtij harku
kohor ai i gotës me verë nuk e ndjeu kamarierin tek kreu disa porosi të saj
edhe tek i konsumonte. I zhytur në botën e mistershme të asaj femre ende
përpunonte se si mund t’i hidhte në letër ato momente pasi për t’i regjistruar
në memorien e tij duhej t’i “ripërtypte ato” Ja ai “llafazani
italian” tek i u shfaq gati pa pritur do ta shkëpuste nga gjithçka. Me gjithë
dialogun me zë të lart midis tyre të shoqëruar edhe me artikulacione të shumta
trupore do të kuptonte një lloj hakërimi drejt saj dhe më tej ikjen e tyre pa
as një përshëndetje nuk do ta ndjente. Porositi edhe një gotë tjetër me verë
pavarësisht se nuk e kishte mbaruar atë. Në mendjen e tij po përpunonte idenë
nëse do të mundej të ravijëzonte në letër trupin e asaj femre që e ngacmoi kaq
shumë.
Sarandë Shtator 2023
Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.
ΑπάντησηΔιαγραφήNë fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.
Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.
Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.
E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.co