Lakua kushëriri i
N.Dhimës më kishte thënë disa herë se mbrapa shkollës bujqësore në fshatin Përparim* aty ku nxënësit bëjnë ushtrimet gjimnastikore kishin parë copa qeramike.
Dikush kishte gjetur edhe monedha të vjetra.
Aty shkuam mbasdite pasi ishte më e mundëshme të punonim të
qetë Mësimi mbaronte në orën 1-1.30 dhe nuk do të kishte nxënës e mësues. Ishte gati fundi shtatorit. Që me
vështrimin e parë mbi sipërfaqen e dheut, shihje copa qeramike enësh e
tjergullash, ku me të cilat nuk mund të krijoje as edhe një fragment të vetëm,
por në bazë të brumit të tyre dhe të ngjyrës, vërtetoje se kishe të bëje me një
objekt arkeologjik.
Filluam të bënim një sondazh në një metër katror. Dheu ishte
shtufor dhe pjesërisht i shkrifët. Po zbulonim
një varr në formën e një arke i cili ishte ndërtuar me rrasa guri gëlqeror.
Anësoret ishin në gjendje të mire, ndërsa ajo që shërbente si mbulesë mjaft
e dëmtuar.
Varri
kapte përmasat 2m gjatësi dhe 0.80m
gjerësi. Orientimin e kishte lindje perëndim me një shmangje të vogël nga jugu.
Gjatë gërmimit, në brendësi të tij, përveç skeletit gjetëm objekte që
shoqëronin të vdekurin .
-Dy kandila në
trajtë disku, lëfyti i të cilave dilte horizontalisht. Sipëfaqja e jashtme e
tyre ishte e lyer me vernik të zi. Madhësia e tyre shkon 10cm gjatësi dhe 3.5 cm gjerësi. Të tillë
kandila kemi gjetur edhe më parë në
zonën përreth si në Bajkaj, Matomarë e Finiq, të cilat i datohen shek. lll-ll
p.e.s.
-Shishe prej balte (lotore) ku trupi i saj kishte një
formë të përzgjatur me qafë të gjatë e me fund të hollë unazor. Ajo kapte
lartësinë 9.2 cm .
-Një enë balte me përmasa të vogla 2.5 cm lartësi dhe 2.3 cm
gjerësi. Kishte trajtë bikonike ku pjesa
e sipërme është më e gjerë se fundi . Ajo përbëhet prej një brumi të pastërt,
okër në roz. Gjithashtu, aty brenda gjetëm edhe shume parete enësh tepër të dëmtuara.
Duke parë me kujdes materialin e gjetur dhe duke e
krahasuar me varret e gjetura në perëndim të kodrës së Finiqit, kodrave të
Volloderit si dhe në fushën që shtrihet në juglindje të fshatit Bajkaj, kanë
një ngjajshmëri të madhe. Ato u datohen shekujve lll-ll p. e s.
Pra, Sofokliu mendon se, objektet që zbuluam, janë pjesë të një nekropoli që i kushtohen një
vendbanimi të hapur i cili është populluar
prej shekullit të lll p.e.s. deri në shekullin e l e. sonë.
Nga ana lindore, në
anë të buzës, ku prej andej shihet Finiqi dhe gjithë hapësira përreth, vurëm re
rrënojat e një ndërtimi të cilat dilnin fare pak mbi sipërfaqen e tokës. Ajo
mund të kishte qenë një fortifikatë ose kullë vrojtimi. Me gërmime fare të
lehta mbi sipërfaqen e saj gjetëm dy llulla duhani të periudhës së Ali- Pashës.** Më pas objektet e gjetura i mblodhëm me kujdes dhe të nesërmen i çuam në qendrën arkeologjike në Sarandë.
Shtator 1983
* Emri i tij i vjetër Shën Vasili
** Sipas shënimeve të konsullit francez Pukëvil pas
nënshtrimit të bregdetit Ali-Pasha në Shën-Vasil ndërtoi një kështjellë ku
pjesët më të shumta të saj ishin të ndërtuara me plithar e dru. Mendojmë se ato
themele duhet t'i përkasin një kohe më të herëshme.