Ishte e diela e dytë e qershorit. Me Sofokliun, shokun tim të ngushtë e kishim lënë të takoheshim tek rrapi në hyrje të Sarandës. Nuk pritëm shumë pasi na mori një nga saurelat e Minierës së Kripës. Hipëm në karoceri, përpara ishin të zëna. Zbritëm diku mbi Bistrica nr.2. Prej andej deri në manastir e kapëm për rreth 30-35 min. Në atë ngjitje, terreni ishte tepër i thyer dhe me bimësi të shkurtër. Me gjithëse kishte rrëshqitje së bashku me atë çakëllin e përhershëm që ekziston në pjerrësi të tilla nuk e kuptuam pasi e kishim të përhershëm atë veprim. Të gjitha këto ndodhën sepse nuk e dinim nga ku mund të shkohej aty. Manastiri është ndërtuar në brendësi të një masivi shkëmbor ku faqja e të cilit ka orientim jug-perëndim
Pjesa ku janë ngritur muret e manastirit, është pikërisht një shpellë e hapur, me tre faqe po ta quajmë kështu e cila në lartësi kap 12 m, gjerësi 18 m dhe thellësi afër 10 m. Pikërisht, kjo hapësirë është shfrytëzuar për atë shërbim fetar, i cilësuar si Manastiri i Kostarit.
Për të shkuar lart, kaluam nëpërmjet një shkallëzimi në faqen shkëmbore. Ai ndodhet në krahun e majtë kur je përballë tij. Vende, vende ndjehen edhe fragmente muri për të lehtësuar ngjitjen, por tepër të pakta, pasi janë shkatërruar nga koha. Në pikën më të lartë të shkallëve, ambienti që të ndodhet përpara të shfaqet si një verandë i ndodhodhur në lartësi, i rrethuar me parmak druri i cili është gati për tu rrëzuar. Dyshemeja për rreth manastirit është e shtruar me pllaka guri. Nga faktorë të ndryshëm, ato, nuk e ruajnë më nivelimin e mëparshëm. Arsyeja që më detyronte ta vizitoja këtë vend ishte e dyfishtë. E para, ishte ajo vizive e cila m'u krijua më vonë, kur u hap rruga e Minierës së Kripës pasi më parë vetëm si mendim dija ekzistencën e tij.Ndërsa emrin e kisha dëgjuar që në fëmijërinë time të hershme në fshat dhe shpesh herë nga im atë.
Manastiri ndodhet në gjendje të mjeruar. Si pjesët që janë ndërtuar me mur guri edhe ato me lëndë druri, janë krejt të rrënuara. Trungjet që shërbejnë si këmbë mbështetëse për katin e dytë, me një të tundur mund t'i rrëzoje. Në çdo moment pret gjithandej të bien dërrasa
Ikonostasi ishte i shkatërruar. Pjesët më interesante ishin të grabitura. Edhe ato pak figurat e shenjtorëve që mund të shihje në pjesët që kishin mbetur, ishin tepër të nxira nga koha e tymrat. Vende, vende shihje gjurmë vajrash pasi në ajodhime, nëpër skuta e të çara, shihje kavanoza salce të sajuara si kandila. Ato nuk ishin të pakta. Kishte ende të ndezur. Besimtarë të ndryshëm i ndiznin ato fshehurazi, prej të cilëve kishte edhe nga bregdeti, më të shumtit nga Piqerasi. Për një çast mu kujtua im atë. Si shumë burra piqerasiotë, shpesh i drejtoheshin Shën Mërisë së Kostari-t. Në një nga seancat e “gjykimit të tij politik” ja përmendën atë, lutjen e tij. E dinim se besimtarë të ndryshëm vendosnin edhe lekë. Duke kërkuar gjetëm 750 lekë. Ishin të fshehura në një bashkim dërrasash të dyshemesë. Megjithëse u joshëm prej tyre, nuk e kryem atë veprim. Në fakt do të mundesha të bëja abonimin tek gazeta “Drita.” dhe revista “Nëntori.” Ishte koha për abonim, muaji Qershor në të mbyllur. Po bëheshin abonimet për 6 mujorin e dytë.
Ngjyrat e shkëmbit me kalim nga gri në okër të kuqëremtë, në thellësi të asaj hapësire shkonte në tone më të çelëta. Dërrasat gjysëm të kalbura me atë ngjyrën në të mjaltë, të çelur, i jepnin ambientit, një gjendje mistike. Si shpirtërish e fizikisht e ndjeje veten të tërhiqej me forcë prej atmosferës së krijuar dhe të njësoheshe me të.
Ngjyra dhe konstrukte jashtë asaj të përditshmes. Ndjehesh krejt ndryshe. Kënaqësia që kalon në tërë qenien tënde është e pa perceptueshme dhe të mbetet në memorie. Vetëm vorbulla e jetës së përditshme mund të të shkëpusë nga ai realitet i cili të mbetet si një vegim, si një ëndër.
qershor 1981
Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.
ΑπάντησηΔιαγραφήNë fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.
Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.
Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.
E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.co