Πέμπτη 16 Ιουνίου 2016

ShËN - MËRRIA

          Pas zënkës me të dy fëmijtë e m'i në shtëpi ra heshtja. Për arsye mos acarimit të më tejshëm të  situatës ata shkuan në dhomat e tyre. Në ato momente tek heshtja po na zotëronte të gjithëve, si për të zbutur situatën, në sallon, në tone të ulëta nisën të shpërndaheshin tingujt e një kënge shumë të dëgjuar  latino-amerikane të viteve të rinisë. Buzëqesha. Në  guzhinë me kërcitjen e ndonjë pjate ime shoqe vërtetonte praninë e saj. Hyra në bibliotekë. Duke shkelur tastierat e kompjuterit, mes kërcitjes së tyre po përpiqesha të mbysja zemërimin që po më pushtonte. Pas pak të dy, djali dhe vajza të veshur bukur, pa më përshëndetur, duke puthur të ëmën dolën nga shtëpia.
Më vonë, i përhumbur në rrjeshtat e frymëzimit, ikjen e tyre të pa përfillshme kundrejt meje e kisha harruar. Diçka e çuditshme po më ndodhte. E ndjeva se nuk ishte i njëjti çast si herët e tjera ku e dashura, ime shoqe do të hapte derën e do të më thoshte “Ta sjell tani çajin.” Dhe unë në vrullin e punës do ta miratoja me kokë. Ndodhi e kundërta. Pas hapjes së shpejtë të derës, menjëherë sëbashku me pjatancën ajo e la kupën e çajit në cep të tavolinës. Në atë orë, në ato momente, magjia e zërit të saj do të më jepte spunton e duhur. Por ndodhi e kundërta. Ajo pa përfillshmëri dhe mbyllja e menjëhershme e derës më ngacmoi keq. Ashtu siç u ngrita u ula menjëherë. Duke monologuar, nga vetvetja nuk mora asnjë përgjigje. Edhe ideja për t'i thënë dy fjalë time shoqe se ç'farë po ndodhte m'u shua ashtu siç erdhi. Pasi e ri mata me hapa të shpejtë hapësirën që kisha në dispozicion përbrenda atyre mureve kur nuk kisha se ç'farë të bëja, u ula të shkruaja. Por më kot.
Në ato çaste kur të dy fëmijtë tanë me shoqërinë e tyre po kalonin ato orë të vona, ne  na  kishte pushtuar marrëzia. Po i mbanim mërri njëri-tjetrit. 
                                                                                                         janar 1917

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου