Κυριακή 12 Ιουνίου 2016

TAVA ME MISH


            Pa hyrë në analiza gjysma e dytë e atij shekulli të kaluar, e sunduar nga dogma më e errët, solli mjerim shpirtëror dhe ekonomik Nuk mund të flitej më për personalitet njerëzor. Rradhët e shumta për të blerë gjërat më elementare që nga qumështi, gjalpi e deri te frutat e perimet e freskëta, por edhe preshi i grirë e i tharë, binin në sy gjithandej. Në veshmbathje e deri tek të brendëshmet femërore. Do të qe luks i madh ti bëje të dashurës dhurata të tilla pa u shtyrë nëpër radha. Duhej të çoheshe tepër herët. Dhe njerëzit pa vetëdije do të besonin verbërisht se mund të jetohej edhe kështu. Pa ju lodhur, po ju tregoj një moment tepër të vështirë të përjetuar nga ime shoqe.
Ajo, për të mos u turpëruar me miqtë e ar-dhur në shtëpi, shkoi me vrap tek komshija. I vetmi frigorifer ndodhej tek komunistja e vetme në atë pallat. Miqtë e ardhur nga larg duheshin nderuar dhe racioni një mujor i mishit duhej të futej i gjithë në furrën e sobës sëbashku me patatet që i kishin mbetur. Pasi u sigurua se kishte bërë punë të paq-me, duke i hedhur të gjitha se ç’duheshin në tavën e bakërtë të rrumbullakët, e futi atë në furrën e ngro-htë. E lehtësuar se do t’i kënaqte njerëzit e burrit, të cilët jeta i kishte degdisur diku larg vendlindjes, po merrej me përgatitjet e tjera të drekës. Në çastin kur në fytyrë, pasi i kishte hedhur një sy tavës, nisi të ndjehej  kënaqësia e asaj që po bënte, në portë u dëgjua një trokitje e shqetësuar. Nuk arriti ta hapte pasi pa të hynte vrullshëm gjitonia, nënë Vitoria. Pa i lënë kohë të vepronte iu drejtua: “Çe bëre mishin. Më turpëruat! Ajo nusja ime është tutkune. I kam thënë çdo gjë që sillni për në frigorifer, të vendosni nga një copë letër brenda ose nga një lidhëse të veçantë. Ke marrë mishin tonë”. Duke i hedhur sytë gjithëandej, sikur do ta gjente diku, aty përpara, vazhdoi “Nxirre ku e ke vënë. Nuk mund të pres më. Më kanë ardhur njerëzit e mi nga fshati”. Instiktivisht, u drejtua nga soba, duke hapur furrën. Kapi tavën  dhe pa i bërë përshtypje nxehtësia e saj, e vendosi mbi tavolinën aty pranë. Për një çast, të dyja, duke parë copat e mishit me atë ngjyrën e bukur kur marrin tek piqen, përballuan shikimet. Ai dyluftim i pa shpallur në ato çaste i bëri armike të njera tjetrës. Pa i lënë kohë të mendonte ose të vepronte, nënë Vitoria mori ato që i takonin dhe si me qortim i tha “Ç’të të bëj.” Duke e shoqëruar me një shtrëmbërim në fytyrën e plakur të saj si për t’i thënë se nuk mundej të debatonte me të, doli me vrull prej andej.
         Pa e marë veten mirë mori goditjen e dytë nga vjerra, tek po hynte në shtëpi. E ardhur nga jashtë  me nipin e saj, me tim bir, nuk deshte t’ia dinte se si e qysh kishte ndodhur.  
Të gjitha këto dhe të tjerat i mësova  pasi isha kthyer nga puna. Nëna e pikëlluar, duke më parë në dritë të syrit m’u drejtua: “Nuk mundem më, djalo! Edhe nusja nuk ka faj”. Duke mërmëritur shkoi në dhomën e saj. I dërmuar psikologjikisht, i ulur në stolin pranë sobës, duke ngrohur duart, era e mbetur e mishit të pjekur më afroi pranë realitetit. Hapa kapakun e furrës, duke e pranuar me këna-qësi atë aromë dehëse. 

Pa i thënë asnjë fjalë shoqes sime, atje tek po ndiqte lëvizjet e mia, e përqafova duke e shtrënguar fort gjoksin tim. Ajo ishte kurajua më e mirë që po i jipja.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου