Babai
nuk lodhej as edhe një herë të na tregonte
ngjarje dhe histori të ndryshme nga fëmijëria e hershme e tij si edhe nga koha
e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania naziste ku në të cilën kohë,
së bashku me shumë meshkuj fëmijë e deri të moshuar, ata i çuan në Gjermani për
krah pune. Babai ishte emocional dhe kishte vetinë të shprehej bukur e me shumë
humor. Të shumta ishin ato histori që ai na i tregonte dhe ne do t’i dëgjonim
me ëndje. Me sa mbaj mend isha i vetmi që qeshja më shumë duke e lëshuar veten
të rrëzohesha prej saj. Në atë kohë, për
të cilën rrëfenjëz do të tregoj, të cilën e pëlqeja shumë, Piqerasi ishte
qendër administrative, pra Komuna e Bregdetit të Poshtëm. Me shkollë,
xhandarmëri, postë telefonike edhe hotel. Për këto arsye, që në momentet e para
të pushtimit të Shqipërisë ata ngritën një pikë kontrolli në qendër të fshatit,
diku mbi rrugën automobilistike. Jeta do të merte një dinamikë ndryshe. Burrat
e fshatit sidomos ata më të vjetrit e zotëronin mirë greqishten edhe italishten
pasi komunikonin shpesh për tregti me Korfuzin dhe brigjeve të detit Mesdhe.
Papu Jorgon, gjyshin tim shumë vite më parë jeta e kishte çuar deri në Odesë.
Ishte koha kur në Rusi revolucionarët e kuq kishin marë pushtetini duke e shpërndarë teorinë e tyre mbarë Evropës të cilën gjë përmes humorit të tij ai do të fliste për ato që kishte parë e kishte kuptuar.
Në
çka do të rrëfej nuk do të merrem me luftën por me një dukuri njerëzore midis
pushtuesit ose më saktë ushtarit italian dhe njerëzve të thjeshtë. Ata ishin të
këndshëm, të komunikueshëm dhe shpesh në kafenetë e pakta të fshatit uleshin
për të pirë kafe të shoqëruar me “una grappa albanese”. Fëmijtë, më të shkathëtit do të këmbenin diçka me t’a veçse të dëgjonin atë gjuhë të cilën përpiqeshin ta
përvetësonin sa më shpejt. Pa le ato këngët e tyre të bukura. Edhe babai im do
të rrëmbente fshehurazi ndonjë vezë nga shtëpia veçse të komunikonte me ta.
Ndërkohë edhe ata ushtarë, gati pa armatim në brez, “vidhnin rrush e fiq” nga
jashtë ledheve të shtëpive. Për të
gjitha çka po shkruaj duhet t’i besoni sepse ka ende njerëz, pavarësisht të
brezave të më vonshëm, si shumë të tjera i mbajnë mend ato histori. Edhe për
një fakt tjetër, kur Italia kapitulloi
ushtarët e mbetur u strehuan në shtëpitë e fshatit duke ngrënë, duke
fjetur e punuar së bashku. Ata përsëri, shfaqën edhe një herë virtytet
njerëzore të racës së tyre. Por ajo që dua të tregoj, është ai veprimi njerëzor
që ata kryenin. Në vaktin e drekës, pothuajse çdo ditë fshatarët do të shkonin
të merrnin ushqim. Herë herë edhe veshmbathje siguronin. Ishte kohë lufte, të
ardhurat familjare ishin të pakta. Të pakët ishin edhe ata që ishin në gjendje
të mirë. Nuk vazhdoi shumë ajo situatë pasi forcat partizane të organizuara në
formacione luftarake filluan të kryenin aksione edhe në këto zona. Një ditë
babai nga vrulli i ngjarjeve të shumta pasi ai, ideali komunist po përhapej me
shpejtësi, tek po kthehej në shtëpi i thotë paput, gjyshit tim se desh të
shkonte në mal të luftonte. Ai e pa me ironi dhe duke lëvizur dorën aty përpara
i thotë; Shko more shko. Shko e mbush kusinë me makarona se me bark bosh nuk
luftohen italianët.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου