Δευτέρα 23 Οκτωβρίου 2023
GJITHÇKA NË VETË TË PARË
Pikërisht tani, në këto ditë e cila është hera e tretë në ngjajshmëri me dy
të parat do të vërtetoja ndjeshmërinë, cilësinë e asaj race jugore të
gadishullit Apenin. Viti 1994. Si i pa ligjshëm në shtetin fqinj duhet
të kaloja në ekstremet më të mundëshshme kufitare jugore. Më tej na priste një
mjet i markës gjermane që do të na çonte aty ku kishim njerëzit tanë. Nuk do
të merem me atë veprim por me atë që
ndodhi për herë të parë me ata jugorët italik. Diku, jo shumë larg Athinës, në
krahun e djathtë të lëvizjes tonë, disa lëvizje duarsh në ajër kërkonin të
ndaleshim. Ai person, me cilësinë e një tregëtari të shkathët, mes atyre lëvizjeve po kërkonte veçse të realizonte
shitjen e mallit të cilin e pranova. Më tej, mes asaj kënaqësie të atij veprimi
që kryejta të cilët ishin tre xhupa për vete dhe për dy familjarë të mi, mendova se ai udhëtim u mbyll këndshëm, në
shtëpi nuk u prit mire. Por jo, në vazhdim mua ai tingulli italik jugor tepër
misterioz ende po më ngacmon.
Megjithëse
komunikimin me ta e “kërkoja” edhe në të dytën herë jugorë ishin. Në gjykimet e
tyre pasi ai çift i përkiste moshës së tretë morali zinte kohën më të madhe të
atij komunikimi, përsëri ishte ai tingulli
tyre që po më tërhiqte. Ta marë e mira edhe të tretët jugorë, pikërisht,
vendbanimi i tyre ishte “taka e çizmes”. Megjithëse i kushtova vëmendje çdo
elementi femëror të saj të dekoruar tepër interesant me tato e cila më çoi në
ngacmime se si mund ta hidhja në letër atë ndjesi, përsëri ai timbri i veçantë i
tyre do të më mbetet si një ëmbëlsi tek e përtyp nga pak për të mos mbaruar.
Κυριακή 1 Οκτωβρίου 2023
Σάββατο 23 Σεπτεμβρίου 2023
PËRTEJ TRADHËTISË
Pa reaguar ndaj atij nderimi gatitu të
përhershëm tek e kryenin rojet për ta nderuar ai e kaloi vrrullshëm portën kryesore. Për pak kohë do të dëgjoheshin
trompetat të cilat lajmëronin edhe mbylljen e saj dhe ai qytet shekullor
me murre të larta do të binte në qetësi.
Troku i ecjes së shpejtë të kalit kumbonte tepër çuditshëm mbi kalldrëm. Ishte një çast ku në ato rrugica me kthesa të
shumta, ende nuk po ndjehej ndriçimi i ndonjë pishtari e kandili me erën e
qelbur që lëshonte tek bënte dritë. Një djall e dinte se me çfarë i ushqenin
ata ndriçues balte, më të shumtit mendonin se ajo erë mbante larg hijet dhe shpirtrat e
ligj që mund të lëviznin natën.
Tek nxintonte ajo kafshë e fuqishme dhe tepër e bindur ndaj të zotit të tij lëshonte mbrapa zhurmë, pluhur dhe ndoshta nga ndonjë pellg uji që
mund të lëshonte cërka balte të lagura të cilat përplaseshin në vithet e tij e
deri lartë mbi pelerinën në ngjyrë të purpurt hedhur mbi supe e të lidhur
përpara në gjoks, me një lidhëse të zezë, të shoqëruar me dekoracione të
ndryshme. Në ato çaste hëna të krijonte përshtypjen se po kërkonte të fshihej
mbrapa reve tek po nxitonin të mbushnin qiellin. Në aq sa ndriçonte, kalorësi përpiqej të orientohej
por sykaltri, nga instikti i përhershëm, e kishte ndjer se ndodhej pranë
shtëpisë. Ngriti turinjtë përpjetë dhe hingëlliti duke përplasur këmbët tek pragu masiv i gurtë i portës. Nga
ana e brendshme të asaj porte të madhe druri, të mbërthyer fort me pafka e
gozhdë hekuri, u dëgjuan lëvizje të shpejta dhe të sakta ku dihej se ishin të
shërbëtorit besnik të familjes, Marko-s. Ai, me atë gjysëm përkulje që tregonte
respekt e përkushtim duke u përpjekur për të mos shfaqur habinë për atë ardhje
të papritur, kapi frerin e kalit dhe tek po e përkëdhelte në ballë, i uroi mirëseardhjen.
Për atë Zot që ndodhet atje lart nisi të flasë ai duke drejtuar duart drejt
kupës së qiellit, kam qenë tepër i shqetësuar për ty. Kam parë ëndëra të këqia
dhe dëshiroja të isha pranë teje, përpara syve dhe erdhe. Shko bir, e ke gati
shtratin. Bjer e fli se do të jesh tepër i lodhur.
Kalorësi i vonuar, i zoti i shtëpisë, komandanti i gardës mbretërore pa
reaguar kundrejt çdo gjëje që po dëgjonte kaloi oborin dhe mjediset e asaj
shtëpie të madhe si i përfjetur. Shtyu derën e dhomës duke u shtrirë në krevat
pa u përpjekur ta zënte gjumi. Përgjatë
gjithë atij udhëtimi, më tepër se lodhja e kishte shqetësuar përplasja që i
kishte ndodhur me zëvendësin e tij dhe
përfundimi i saj. Ishin përgatitjet e fundit. Shumë shpejt do të kishte luftë.
Ajo përplasje në gjysëm heshtje kishte filluar më shpejt. Sot përfundoi në
zënkë trupore me grushta e shkelma, mund të përfundonte edhe më keq, me vdekjen
e ndonjë prej tyre. I ndanë. Do të duheshin shumë burra për t’i shkëputur pasi
ata ishin kthyer në bisha. Brenda rrethit të krijuar në çast, prej ushtarëve të
cilët ishin nën urdhërat e tij, ndjeu veten të poshtëruar. Në atë përpjekje për
të parë reagimin e të gjithë atyre që ishin të bindshën në çdo fjalë e urdhër,
nga moritë e shumta të grushtave të kundërshtarit e la veten të rrëzohej në
tokë. Edhe karshi shkelmave të tij nuk reagoi. Nga ajo heshtje e rëndë në
fytyrat e tyre të cilën gati nuk po e kuptonte, uli edhe më shumë kokën duke e
mbuluar me duar. Ishte shembulli më i mirë jo vetëm i gardës por i gjithë asaj
ushtrie gjëmëmadhe. Çfarë ishte ajo që po ndodhte. Do të mund të ngrihej prej andej dhe të
përballohej me të gjithë ata trima, ku në sa e sa beteja e ndiqnin sulmin
karshi armikut menjëherë pas tij. Më e keqja ndodhi fill pas asaj zënke që nuk
duhej të kishte ndodhur. Mbritja e gjeneralit ishte më e tmershme se sa
grushtat. A do të mundej të përballohej me zemërimin e tij. Jo. Jo, kurrë nuk
do ta dëshironte atë çast. Si komandant i atyre ushtarëve që ishin motori i
asaj makinerie luftarake, mendoi se kishte thyer kushtin kryesor, disiplinën.
Do të pranonte çdo lloj ndëshkimi. I u kujtua momenti kur u ndodh për herë të
parë para tij. Ankthi që e kapi nëse do
të pranohej të bëhej pjestar i njerëzve më të zgjedhur dhe më besnik. Si atëherë
edhe sot por veçse me një ndryshim, do të ndeshej me zemërimin më të egër të
atij njeriu që nuk dinte të falte në raste të tilla. E dinin të gjithë
ç’domethënë thyerje e disiplinës. Kërkoi prej tyre dorëzimin e shpatave, mburojave sëbashku me veshjet
luftarake. Për ata luftëtarë kariere zbatimi i masave ndëshkimore nuk ishte
asgjë përpara turpit që do të mbartnin më tej. Mes heshtjes që zotëronte situatën, ashpërsia e zërit të gjeneralit
për të qenë në gjendje aresti, i tronditi të gjithë. I ndodhur brenda çadrës që
po ruhej nga jashtë me roje të shumtë, u përpoq të krijonte idenë se çfarë
kishte ndodhur. Ende nuk po i shqitej egërsia e fytyrës së tij. Aty tek zbriti
vrrullshëm nga kali dhe vendimarrja pas atyre që dëgjoi e dëshpëroi tej mase.
Ndodheshin në prag lufte. I habiti të gjithë vendimmarja e gjeneralit për ta
përjashtuar nga stërvitja. Ç’farë kishte ndodhur. Përse vendosi të përjashtohej
pikërisht vetëm ai. U përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur por ishte e
pamundur për të dalë në krye të asaj situate tepër të vështirë. Përsëri i u
kujtuan momentet kur u përballua për herë të parë me mbretin ose më saktë me gjeneralin
të veshur me uniformën e tij luftarake. Ai më të shumtën e kohës e kalonte me
ta. U mahnit nga paraqitja e tij prej një luftëtari të vërtetë. Kishte forcën,
shikimin e një udhëheqësi të cilën vetëm ai mund ta zotëronte. Sy shqiponjë,
shikim i mprehtë. Shpesh ndjente t’i ngjante atij.
U ngrit prej shtratit duke dalë me
vrull në oborin e përparëm të shtëpisë.
Hodhi shikimin tej horizontit pa u përqëndruar në diçka të veçantë duke
kryqëzuar duart e tij të fuqishme përpara. As vet nuk e kuptoi se sa kishte që
po qëndronte ashtu deri sa ndjeu në supin e tij dorën e lehtë të Markos. Me atë
zërin gati në përkëdhelje të tij ai u përpoq të mësonte se çfarë kishte
ndodhur. Megjithëse ato fjalë e zbutën në çast, përsëri nuk foli. Kam frikë se
do të ketë ndodhë diçka me ty vazhdoi Marko.
Ato ëndëra të këqia që kam parë, nuk më pëlqejnë. Më thuaj biri im, më
thuaj. Me një shtatlartësi pothuajse të barabartë tek po ndodheshin përballë
njeri tjetrit, nisën të vëzhgoheshin me kërshëri të madhe. Ai shërbëtor i
bindur diçka të keqe po ndjente. Gjatë kohës në rritje të tij e kishte
përjetuar si fëmijën e vet. Me një përkushtim të cilin për herë të parë po e
ndjente, pasi vetëm aty e kuptoi se çdo me thënë familje, i u dha asaj fëmije
duke e njohur dhe e ushqyer me vlerat më të bukura njerëzore. Përveç amanetit
nga im zot, babait tënd vazhdoi ai, por edhe nga ajo që ndjej për ty, jam gati
të jap jetën. Të lutem më thuaj çfarë ka ndodhur. Ai zë i butë, i ëmbël sa s’ka
më i u ndje më afër se kur ndonjëherë. Në qoftëse në përballimin e parë dhe të
dytë me gjeneralin nuk ishte aq i fuqishëm të qëndronte ballë tij, tek ai mik i
vjetër shpesh ndjente vetveten. Po. Ndëshkimin e meritoja. Më duket se i çova
dëm të gjitha përpjekjet e tua. Poshtërova kujtimin e tim eti, i cili dha jetën
për këtë vënd, për këto troje. Në ato
çaste, përsëri do të ndjente dorën e atij njeriu që i qe ndodhur pranë gjithë
jetën i cili përpiqej ta bindte të shkonte të flinte. Duke shkuar drej dhomës
së gjumit sëbashku me të, ndjeu të dëgjonte në vazhdimësi zërin e tij të butë
si ato ilaçet qetësuese kur ai ja jepte dikur në fëmijëri. Mundohu të
flesh përsëriti ai. Mos mendo për asgjë.
Nesër do të bisedojmë sëbashku por nuk ariti se reagimi i atij djaloshi tek i
mbërtheu dorën për të mos u larguar prej andej, e shtangu në vend. Edhe unë
mendoj se diçka do të ndodhë. Saktësisht nuk mund t’a përcaktoj. Nuk e di, mos
janë zemëruar zotat me mua. Gjithmonë kam pasur besim tek to. Edhe karshi
detyrës time kam qenë i vëmendshëm duke dhënë shembullin por për çka ndodh edhe
në ëndrat më të frikshme që mund të shoh nuk mendoj se... Jo, jo duhet të
kthehem aty. Mes asaj asaj ikje të fshehtë prej andej diçka po ndjeja, bëra
gabim të madh që u largova. Duhej të
qëndroja brenda çadrës dhe të prisja si do të zhvilloheshin ngjarjet. Besoj se
besnikët e mi më kërkojnë, më presin. Duhet të jem atje pranë tyre. Më kupton,
diçka do t’i ndodh gjeneralit. Gjatë përleshjes vura re se, nga ata gardistë
teksa na rrethonin në ato çaste që po më shihnin se si po binin mbinin mbi mua
grushtet e tij të fuqishëm, ndjeva se ishin gati të përlesheshin midis tyre por
i trembeshin autoritetit dhe zemërimit të gjeneralit që mund të shfaqej nga
çasti në çast. Prandaj e lëshova veten përtokë,
pa u përpjekur të përballoja mërinë e grushtave dhe gjuajtjeve me
shkelma prej tij. I ndodhur përballë, ai shërbëtor besnik, ai njeri mëse i
mënçur kuptoi se pjesa e parë e asaj drame ishte luajtur. Nuk i kishte pëlqyer
kurë fytyra ezmere si e pluhurosur edhe shikimi i pa përqëndruar i zëvëndës
komandantit të gardës, e atij njeriu të ardhur për së largu, prej lindjes të
pafund, tek shtroheshin në gostira të shumta dhe se si i ndronte shprehjet e
ngjyrat prej cmirës dhe më të fundit për atë tjetrën që kuptonte në fytyrën e
tij, ishte si Janusi me dy fytyra. Tek po mendonte nëse do të kishin kohë të
mjaftueshme, mund të përballohej dhe të merte drejtim tjetër situata, pa i
shprehur asgjë u largua prej andej duke u kthyer me dy shpata e thika në duar
ndërkohë i dha të kuptonte se po shkonte të shalonte kuajt dhe troku i tyre do
ta ri thyente përsëri heshtjen
Nuk ishte rendje por përplasje të
forta dy kohëshe të këmbëve të atyre kafshëve të fuqishme. Ato krijesa të
shpejta, po përjetonin shqetësimin e të zotëve. Nuk ishte hera e parë ta
ndjenin veten kaq të fuqishme për të
vrapuar. Të gjitha ato fusha e livadhe dhe me sy të mbyllur do t’i shkelnin. Sa
e sa herë kullosnin e bënin stërvitje në ato hapësira të pafund. Troku i atyre
thundrakëve që ishin krijuar nga zoti si të tilla, ende vazhdonte të dëgjohej
fuqishëm. Tej në horizont, mbrapa atyre kodrave të buta që po shfaqeshin si në
një mbrojtje natyrore, ishin ngritur çadrat. Nuk duhej të binin në sytë e
rojeve. Duke e ditur vendosjen e çadrave të cilat përgjatë harkut të brendshëm,
gati të një gjysëm hëne të shtrirjes së tyre, ato ndaheshin në bazë të
skuadrave, ai i shpjegoi Markos se nga duhej të kalonin. Gjithashtu i tregoi se
atë rrugë duhej ta bënin me këmbë. Veprimet e tyre nuk duhej të diktoheshin nga
rojet, nuk kishte idenë se si mund të ishin zhvilluar ngjarjet. Lidhën kuajt dhe u nisën. Vetëm ecnin. Me
intuitën e nuhatjes e shikimit, si panterat tek sulmojnë natën, të dy duhej të
reagonin në mënyrën më të rrufeshme. Aty përpara, diku larg ndjen lëvizjen e
disa hijeve njerëzore. Ishin rojet. U tulatën duke u bërë njësh me tokën. Duke e kapur për krahu Markon
e urdhëroi të kthehej por ai shërbëtor besnik e kishte të vështirë t’i bindej.
Nuk pranoi por i u bind gjykimit tjetër, të priste i fshehur dhe të vepronte veçse nga sinjali
që do të merte prej tij. Atje në heshtje tek po ndiqte me vëmendje lëvizjet e
tij filloi t’u lutej zotave për të. I tulatur siç ishte që nga momenti i parë,
dëgjoi një fëshfëritje gati si përplasje krahësh e më pas kënga e një zogu
nate. Ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një
sinjal. Sinjale të vjetra, kode për të komunikuar. Marko ktheu shikimin prej
tij. Një buzëqeshje e shpejtë u shfaq në fytyrën e zotërisë së tij. Në formën
më të pakuptimtë e miratoi atë veprim. Pas pak çastesh përpara tyre u ndodh një
nga gardistët më besnik, ai që e ndihmoi të aratisej. I ngjeshur për tokë në
fytyrën e tij ai shfaqte një tmerr të pa llogaritshëm. Nuk aritën të komunikonin pasi një grup
ushtarësh u sulën mbi ta duke i çarmatosur dhe me një shpejtësi të rrufeshme e
lidhën fort ish komandantin e tyre. Në çast Markos shërbëtorit të tij besnik i
ngulën në gjoks një kamë të mprehtë duke ja shkulur fuqishëm prej andej.Edhe gardisti
të njëjtin fat pësoi. Megjithëse e kishin mbërthyer fortë, kryegardisti edhe
njëherë tre-katër prej tyre i rrëzoi në çast. Por ajo nuk mjaftoi, mbrapa
shpine dikush e goditi fuqishëm me dorezë shpate. Zemërimi i tij, i shoqëruar
me hidhërimin më të tmershëm të pësuar ndonjëherë tek mundohej të kuptonte se
çfarë kishte ndodhur përpara disa çastesh,
nga dëshpërimi u përpoq të shpërthente duke ulëritur por ndjeu t’ja bllokonin
gojën me një tufë rreckash. Po aty e çuan peshë për ta marë prej andej. Filloi
të mendonte ndryshe jo nga ai veprim por nga heshtja e madhe që zotëronte
natën. U tremb edhe më shumë. Mendoi se diçka më e frikshme po përgatitej të ndodhte
sidomos kur e futën në një prej çadrave dhe aty mbi kokën e tij, dy-tre prej
ushtarëve të gardës ishin gati t’ja ngulnin në trup tej e përtej ato shpatat e
tyre të shkurtëra pa pikë ngurimi. Nuk e
dha veten por priti se si do të zhvillohej situata. Nuk vonoi shumë dhe në çadër hyn zëvendësi i
tij me të cilin ishte përleshur dhunshëm, ai urdhëroi t’i zbulohej shikimi. Në
fytyrën e tij, egërsia dhe triumfi të cilën ashtu e ndjeu, shfaqej në mënyrën
më të pa imagjinueshme. Ai i u afrua pranë, gati sa të prekeshin me njeri
tjetrin. Nuk i’u tremb atij shikimit prej një egërsire por ngjyra dhe tjetërsimi
i asaj fytyre shprehnin diçka të pa ndjerë ndonjëherë. Ai me një lëvizje dore
urdhëroi t’ja rimbulonin gjithë fytyrën. Përsëri heshtje dhe errësirë. Diku
përpara ndjeu lëvizje hapash dhe më tej përveç urdhërit të zëvendësit për t’ja
hequr atë rrobë prej fytyre edhe disa mërmërima. E shtynë me forcë të ulej i
mbështetur në gjunjë. Tek i hoqën nga
sytë atë copë rrobe shikimi i ra mbi
gjeneralin të lidhur këmbë e duar. U tmerrua. U përpoq të lexonte diçka në sytë
e tij. As edhe njëherë nuk e kishte ndjerë atë
që po shihte, që po kuptonte. Megjithëse i kaloi me një shpejtësi të
rrufeshme të gjitha momentet kur përballohej me shikimin e tij ky i fundit i u
ndërpre nga tehu i shpatës në dorën e zëvendësit të tij tek i shpoi gjoksin tej
e përtej. Atje, në atë zbritje të
shpejtë drejt botës së përtejme tek ndjeu ta ndiqte shikimi i gjeneralit dhe
dhimbjes të madhe për të që nuk mund ta ndihmonte, mbylli sytë për të mos e
humbur fytyrën, dritën e syve të tij.
Τρίτη 11 Ιουλίου 2023
ME SKICAT E LLAÇIT
ME SKICAT E LLAÇIT SHOHIM AMBIENTIN
ME SY TË RI
Dr. FATMIR TERZIU
Skicat letrare e autorit Edmond Llaçi na jep një
argument që në fillim të herës se është një lëvrim krijues e artistik që
duhet të vlerësohet më shumë se zakonisht. Themi kështu pasi lëvruesit e skicës
letrare janë disi më të pakët në numër,
janë disi më të rezervuar në këtë gjini letrare. Nëse leximi dhe shkrimi i tij e
sjell atë përsëri mes lexuesit shqiptar,
ajo, në këtë mënyrë dëshmon vlerën e saj njëmijë herë të rilindur e të dedikuar
në rrugën e saj të hershme. Arsyeja, natyrisht që skicat kanë shijen dhe
pëlqimin ndryshe, pothuajse janë të paktë ata që i shkruajnë sikurse cituam, por ama tregojnë se janë një zhanër narativ dhe se çdo transmetim është rastësor
dhe zakonisht mbetet vetëm një pjesë e kornizës edhe pse natyrisht në skicat
biografike ato zënë një vend më të madh. Skica duke qenë një përshkrim impresiv i përshtypjeve të një mendjeje të
ndjeshme, tregon një fakt se është një skicë e jetës së zakonëshme dhe kështu
ndodh që shumë njerëz gjejnë një përshkrim të zgjeruar në prozë letrare të
mërzitëshme, duke pasur ndjeshmëri të çmuar në atë që sillen me termin “pak”
tekst. Kjo e afron skicën me poezinë didaktike si qasja më e lehtësuar estetike
në mendjen e epokës që jetojmë. Kaq, ndoshta vetëm kaq është duke thënë mjaft.
Është e domsdoshme së pari të ndalemi shkurt tek rrugëtimi i skicës
Skica letrare,
ose ashtu sikurse njihet më gjerë është tregimi i shkurtër, ose një lloj i
shkurtër i prozës. Në botën perëndimore, shpesh skica letrare është një tregim
zbavitës i një aspekti të një kulture të shkruar nga dikush brenda kësaj
kulture për lexuesit nga jashtë saj. Si shembull mund të sillen anektodat e një udhëtari në
Indi të botuara në ndonjë revistë të një vendi perëndimor ose edhe më gjerë.
Por ajo që duhet mirëkuptuar, skica është joformale në stil. Skica është më pak
dramatike por ama është dhe duhet të jetë më analitike dhe përshkruese se sa
një përrallë, ose edhe vetë tregimi i shkurtër. Një shkrimtar i një skeme të
tillë, mban një ton të zhurmshëm dhe të njohur, duke nënkuptuar pikat e tij të
mëdha dhe mbetet gjithnjë duke sugjeruar, në vend që të thotë e të japë
përfundime. Një variant i zakonshëm është skica e karakterit, një formë e
biografisë rastësore që zakonisht përbëhet nga një seri anektodash rreth një
personi real ose imagjinar. Skica u prezantua pas shekullit të gjashtëmbëdhjetë
në përgjigje të interesit në rritje të klasës së mesme në realizmin social.
Forma arriti kulmi e popullaritetit në shekujt tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë
dhe përfaqësohet nga skica të tilla të famshme si ato të Josep Addison dhe
Richard Steele 1711-1712. Ata krijuan karaktere si Z. Spectator, Sir Roger de
Coverley, Captain Sentry dhe Sir Andreë Freeport, përfaqësues të niveleve të
ndryshme të shoqërisë angleze, të cilët komentojnë mbi sjelljet dhe moralin e
Londrës. Libri i skicës së Geoffrey Crayon, Gent 1819-1820, është tregimi i Irving mbi peisazhin dhe zakonet angleze
për lexuesit në Shtetet e Bashkuara.
Në Shqipëri dhe në trojet e tjera etnike me shqiptarë,
mjaft autorë me emër në vite i janë përkushtuar skicave. Emra të njohur dhe të
tjerë kanë lëvruar skicën letrare për të treguar pikërisht atë që synohet me
shkrimin dhe lëvrimin e saj . Sulejman Mato, ndërsa “këshillon” për njohjen
edhe interpretimin e saktë të skicës letrare, me të drejtë shprehet se “Skica
letrare nuk është ekuacion matematike, as ligje kimike dhe as njohuri
biologjike. Skica letrare është një krijim ku vlerësohen aftësitë e shprehjes
së lirë.”
Duke parë këtë hyrje të shkurtër jo thjesht sqaruese por dhe të domosdoshme në arsyen e
shkrimit tonë, duket qartë se shkrimi i Edmond Llaçit, angazhimi i tij në skicat
letrare është sa racoinal dhe po aq i formatuar pasi ai, apriori zbaton
preambulën se para se të fillojë të shkruaj është mirë i siguruar se mendimet
e tij janë të organizuara si duhet. Mjeti më i mirë i kësaj rruge të shkrimit të këtij autori natyrisht
mbetet, jo thjesht ajo që është për të organizuar mendimet në këtë çast dhe që
është skicimi, pra rrugëtimi i parë deri tek skica letrare, por tërësia e akumulimit dhe shtrydhjes së mendimit në
një sitë të veçantë të
talentit të tij për të riformatuar mendimin
dhe për të dhënë skica të
lexueshme e të pëlqyeshme.
Në një farë mënyre, skica e Llaçit në vetvete është
një lloj projekti për variantin apo
kopjen përfundimtare të mendimit të tij.
Autori për të ndërtuar një skicë të ideve të tij, e cila duket qartë se kryen
më pas dy anë të menjëherëshme, e ndihmon vet autorin në shkrimin e skicës dhe
lexuesin në interpretimin dhe kuptimin e saj, pra vetvetiu autori kalon në
sitën e tij fjalën, respektin për fjalën e gjetur, angazhimin e vetë fjalës në
funksionin e duhur, rimodelimin e saj në rastin e skicave autoriale dhe
portretore e më tej deri në krasitjen e vetë fjalës së tepërt. Për mes fjalës
autori ka një detyrë specifike tek skica letrare, që të gjej dhe të formulojë
bukur titullin. Për mes leximit të skicave të këtij autori shohim se titulli
është një element që i jep unitet dhe kuptim, por që shpesh kalon pa u vënë re
dhe nënvleftësohet, duke bërë kështu që mjaftë skica të kalojnë në një dualitet
kuptimi. Kjo në raste të vogla kur titulli i shkurtër qas një mendim të atillë që pret nëntitullin të saktësojë dhe anasjelltas, sikurse ndodh tek
skica “Premtim i pashprehur”, me të cilën nëntitulli “Kushtuar Antikes motrës të
Bilal Xhaferrit” na kujton se titullin
nuk duhet të vihet në thonjëza dhe është mirë që titujt të jenë të
shkurtër. Edmond Llaçi është i kujdesshëm dhe mjaft i sinqertë kur vendos dhe
zgjedh titujt e skicave të tij “Të çmëndurit”, “Porosia”, “Rrëfimi i një arxhiu”,
Në ato netë”, “Iriqi i detit” etj. Krahas strukturimit të saktë të titullit tek skicat letrare të
këtij autori gjuha letërsia është themeli i procesit të të nxënit, i
komunikimit, i formimit të identitetit personal e kulturol, si dhe i krijimit të
mardhënieve shoqërore, në një kënd që ai
e sheh dhe e parashtron si të
rëndësishëm në tërësinë e tij, të dhënies së mesazhit dhe komunikimi me
lexuesin.
Përmes gjuhës, vetkuptohet se autori ka një objekt të veçantë që të
paraqes dhe të shkruajë fjali të thjeshta dhe të përbëra për të shprehur
mendime të caktuara, ku shihet se shkrimi i tij, pra skicat letrare dhe mishërimi i tyre letrar është i
domosdoshëm për çdo nivel lexuesi.
Brenda kësaj rregullsie, skicat e autorit janë piktura
efikase të ndërlidhura, ku herë skicojnë natyrën, herë kujtesën, herë traditën,
herë dëshirën dhe në të gjitha rastet kanë koloritin e duhur të domosdoshëm për
të sanksionuar komunikimin letrar. Duket qartë nga leximi i skicave të tilla si
“Vdekja e peshkatarit”, “Vazhdimisht i jëjti”, “Mëzi”, “Të çmendurit” etj. Se
pika themelore e tyre është tek fjalët e skicuesit me emër Irving, mes të cilës
kuptojmë se shkrimtari duhet të vëzhgojë “me vështrimin e zhurmshëm me të cilin
të dashuruarit e përulur të shëtitjes piktoreske nga dritarja e një dyqani të shkruar në tjetrën, të kapur ndonjëherë
nga delineacionet e bukurisë, nganjëherë
nga shtrembërimet e karikaturës dhe ndonjëherë nga bukuria e peisazhit”.
Vetëm mes kësaj, shkrimtari i skicave është ekuivalenti
letrar i një artisti në Grand Tour (qoftë amator ose profesional, nuk ka
rëndësi) duke tërhequr skica të rrënojave, skulpturave, njerëzve dhe të
ngjashmërive, gjëra që janë “piktoreske”ku duket qartë se ai ose ajo ndodhin
aksidentalish ose pothuajse aksidentalisht, janë ata ose ato që pranojnë të vëzhgohen
me një sy të qetë dhe reflektues dhe i japin një përshkrim evokues atyre që
janë me ndjeshmëri.
Skica e Edmond Llaçit përtej të gjitha ngjyrimeve dhe
leximeve nga kënde të ndryshme, nuk është zhanër moralist, por, siç mund të shihet në disa
pika ajo afrohet tek skica e të madhit Dikens, duke na dhënë rastin të kuptojmë
se skica mund të krijohet për të ngjallur mendime rreth virtytit ose gjykimit
ose (siç është skica e Llaçit “Përmendorja në gips”) ku reflekton më tej se
qëllimi. Në duart e Edmond Llaçit ajo tregon
se mund të jetë mjaft imagjinative, në të cilën Llaçi përshkruan gjithçka tej natyrës duke imagjinuar se të
gjitha gjërat që sheh syri i përkasin një njeriu dhe duke lexuar atë histori të
njeriut jashtë tyre, lexuesi kupton fare qartë mesazhin e autorit. Sigurisht, ai është një pajisje përshkruese; është shumë e vështirë që të gjitha gjërat i
përkasin një njeriu. Por, duke i trajtuar ata sikur të ishin, autori është në
gjendje të sjellë çdo inskenim në një skicë të gjallë, të krijojë besim dhe
mesazh të qartë.
Skica e Llaçit, ashtu si dhe skica në tërësi nuk është zhanër satirik, por një shkrimtar i tillë në botën e shkrimit të skicave mund të bëj përshkrimin që ngjall një pamje satirike, cinike ose ironike të botës; disa nga skemat e tij janë shembuj i mirë i kësaj. Po aq, skica e Llaçit nuk është një zhanër fantastik por dikush brenda leximit, mund të gjejë dhe vetvetiu mund të bëjë përshkrimin me fjalët që të emocionojnë fantazitë më të egra. Nëse me piktorin dhe fotografin ndodh që fotografia është e përbërë artistikisht siç duhet, çështja e zakonshme e jetës mund të mbetet intime tek gjërat më të larta dhe më të ulëta, tek ato që krijojnë mundësinë të ndjellin gamën më të plotë të mendimit dhe idesë njerëzore. Gjërat e çmendura tregohen të jenë, siç thotë Dikensi, “ushqim i pashtershëm për spekullime” dhe ne fillojmë ta shohim botën me sy të ri. Me leximin e skicave të Edmond Llaçit ne dhe lexuesi e kemi këtë mundësi.
Πέμπτη 6 Ιουλίου 2023
PËRSHTYPJE
“ SI MUND TË ECIM NË MONOPATIN E VETËDIJES TË POL MILOS”
PËRSHTYPJE RRETH
TË DY LIBRAVE TË TIJ “MEDALIONI I DURRAHUT” DHE “TAKOHEMI NË PURGATOR “
Tek i lexon, me atë çka po të
ndodh e ndjen veten në një dimension tjetër. Ç’ka do të thotë kjo?! Me atë lloj
frymëmarje që të krijohet në çast, nuk mundesh të hamendësosh asgjë. Në vazhdim
ndjen dhe përpiqesh të përmirësosh dhe ta kontrollosh frymëmarrjen tënde por jo,
nuk mund ta pëcaktosh veten si lexues të saj dhe çka ndjen në çast.
Në vazhdim, rreshtat e para pa e
kuptuar të ikin me shpejtësi dhe kot përpiqesh t’i kapësh e t’i lexosh. Ndalon,
ndalon për të vetmen arsye pasi ai urdhër që të vjen nga nëndërgjegja “nuk”
është gjykim i drejtë, për këtë “nuk” mundesh t’i perceptosh, t’i ndjesh ato që
përtyp midis dhëmbëve të tua. E ndjen se janë midis tyre dhe ndodhesh në dilemë
dhe çfarë do të bësh me ta. Midis dy ndjesive paralele, të përtypjes dhe të
kundërtës, të mos përtypjes të asaj ndjesie,
i ri ktheshesh leximit por përsëri nuk shkon në veprim logjik të asaj që
po përpiqesh të kuptosh brenda atyre rreshtave dhe ndalesh. Në çast ndjen se
diku në një pjesë të saj koka të kruhet ose faqet nga sikleti të përvëlojnë dhe
nuk je i vendosur brenda vetes nëse duhet të mëshosh në zhvillim e sipër të
asaj mendësie që të ndodhet pezull.
Rifillon leximin, tashmë i
gërmëzuar në vetëdijen tënde, çuditërisht ato fillojnë e zhvillohen duke
konturuar imagjinatën e autorit i cili e lë në dorën tënde, të lexuesit. Për ta
kuptuar, si fillim autori të jep mundësinë ta vrojtosh dhe të hamendësosh më
tej por ai “pjesën e errët e mban për vete, ndërsa lexuesit i shfaq një
buzëqeshje të lehtë, pak të dallueshme, si ajo e Xhokondës.”
Megjithatë, në fund të rileximit
tek po ndjen rikruajtjen e kokës diku në një pjesë tjetër të saj, e ndjen veten
pezull dhe tjetërsim të frymëmarrjes. Tek kthen faqen e fundit e përsërit disa
herë atë veprim si për të vërtetuar se i gjithë ai përjetim ndodhet brenda
atyre fletëve të pakta.
Παρασκευή 28 Απριλίου 2023
TEK BALLKONI I SHTËPISË
Po
afronte pranvera. Në ballkonin e vetëm të shtëpisë, në tavolinën e ndodhur në krahun
ku tenda qëndronte përherë e ulur pasi aty edhe me disa objekte të tjera ishte krijuar një ambient i këndshëm ata
do të ndodheshin aty gati në të njëjtën orë.. Ishin të moshës së tretë. Me gjithëse
bënin jetën e një çifti normal e pa probleme, përjetimet dhe kënaqësitë e tyre ishin
jo të njëjta dhe për çudi ato veçse shtoheshin. Si përherë ai shkoi i pari duke
zënë vendin e tij ndërkohë edhe ajo nuk vonoi pasi u shfaq me një tabaka duke i
sjellë kafen dhe gotën e rakisë. Për vete një kakao të madhe ose ndonjë çaj të
cilin e kosumonte që nga ai i malit, ose ata aromatikët aziatik të paketuar. Të
dy, në aq kohë sa qëndronin aty gati nuk komunikonin me njeri tjetrin. Në ato
çaste ai diçka po lexonte ndërsa e zonja e shtëpisë, me paraqitjen interesante
të saj nuk ishte e qartë se si e dëshironte atë moment, të kërkonte ta
ngacmonte ose të ngacmohej por ishte e bindur se ai si gjithmonë do të ndodhej
në botën e tij të përhershme, nuk do t’u kushtonte vëmendje atyre çka i rrëfente
ajo me pasion. U ngrit prej nga ku qe ulur duke u mbështetur në parmakun e
hekurt të ballkonit. Diçka e bukur ndjeu se po ndodhte poshtë kurorës të pemës
së vetme me atë lulëzimin e përhershëm të saj. Në fillim veçse puthje, puthje
të buta të shoqëruara me pëshpërima dhe përsëri puthje. Për një çast ra heshtje.
Mund të jetë ndonjë puthje e gjatë mendoi ajo tek po i ndiqte me vëmendje nga
aty lartë. Rifilluan me mërmërima të gjata, puthje të zjarrta duke kaluar më
tej me gricje dhe zënka sikur po loznin me njeri tjetrin. Djaloshi si për t’i
treguar se mundej, përpiqej ta përqafonte, ta shtrëngonte fort në krahërorin e
tij, ta puthte gati në çdo pjesë të zbuluar të trupit të saj por lozonjarja,
mikesha e tij e vogël i shmangej. Për ta ngacmuar tek i u shkëput, ajo i thirri
t’i shkonte pas, ta kapte. Ai si i
marrosur u turr vrapit pas saj dhe gjithçka mbaroi aty. Nata, në atë ikje si me
nxitim, po përpiqej t’i kapte e t’i mbulonte me vellon e saj të heshtjes. Pas
të gjithave sa pa dhe dëgjoi ajo u përpoq t’i tregonte bashkëshortit se çfarë
kishte ndodhur aty poshtë ballkonit të tyre. Duke u kthyer në gjendjen e tij të
përherëshme ai vetëm një buzëqeshje i dha por veçse ajo tjetra tek po i shfaqej me nuanca të ngrohta
në fytyrë nuk kishte lidhje me ato sa i thoshte ajo. Ai ngriti kokën duke e
parë me vëmendje. Në atë përballim, në fytyrën e tij ndjehej t’i thoshte se në
ato çaste i u kujtua rinia. Aty ajo kuptoi
se ai kishte nevojë për një fjalë të ëmbël. Ka të drejtë i tha vetes, ka të
drejtë dhe unë budallaqja i shkoj kundra. I u afrua edhe më pranë. Pasi e vëzhgoi gati
si me habi fytyrën e tij e cila për të ende
i kishte ato çka i pëlqente, e puthi fort në buzë ndërsa ai i hutuar e
kishte lëshuar veten në gjithçka po mendonte e vepronte ajo. U përpoq të fliste
por puthja tjetër e saj e çrroditi, e çarmatosi sepse nuk po mundej t’i
shprehte atë dëshirën e tij për t’i treguar atë ngjarje të ndodhur shumë kohë
më parë e cila i u kujtua në ato momente. Tek po përjetonte atë çka kishte
mbetur në buzë nga ato puthje e cila si kohë ishte disa sekonda të shpejta,
shumë të shpejta, ajo kishte shkuar në guzhinë dhe ishte kthyer prej saj por me
shishen e rrakisë dhe të një gote tjetër. Tek sa po ulej, përsëri duke i
buzëqeshur i mbushi të dyja gotat. Nuk priti veprim prej tij por reagoi duke
kthyer në gurmazin e saj nga ai lëng të cilin rrallëherë e pinte. Për ta
dëgjuar atë histori ajo i fali buzëqeshjen e rradhës si për t’i thënë se ishte
gati ndërsa ai tepër i hutuar hidhte shikimin herë tek fleta e palosur e librit
e herë tek ajo.
E filloi
tepër ngatëruar atë histori të vjetër duke i treguar se si erdhi ai moment.
Duhej të shkonim në Butrint filloi të tregonte ai, brenda parkut arkeologjik aty
ku mikesha e tij bashkë me atë tjetrën punonin në të njëjtin vend. Pra aty tek
po zbrisnim nga autobuzi ai më shpjegoi cilësitë e asaj femre. Do të kenë
ardhur dhe ndoshta janë duke punuar jashtë teatrit. Në të vërtetë aty ishin dhe
jo vetëm pasi drejtuessi i gërmimeve po u qëndronte mbi kokë, po dilnin në
dritë disa objekte me interes për të cilat ai kishte përgjegjësi. Me drejtuesin
e gërmimeve ai njihej mirë, unë shumë pak ndërkohë vëmendjen e kisha prej atyre
për të cilat kishim ardhur. Pas asaj ne shkuam lart duke pritur të ulur në
murrin e trashë të kalasë. Nuk vonuan. I ndjeva tek po shfaqeshin pas çdo hapi
mbi ato shkallë guri dhe ja të dyja po afroheshin drejt nesh. Mikesha e shokut
tim pa u nguruar në atë që po mendonte u drejtua prej tij ndërsa unë në çast u
ngrita në këmbë. Ajo ende ndodhej aty ku kishte ndaluar. Gati pa vetëdije e thërrita
me një lëvizje dore. Duke u përpjekur të rregullonte frymëmarjen u ndodh
përpara meje. Ishim shumë pranë njeri tjetrit por nuk guxonim të vepronim. Ajo
po më ndiqte me vëmëndje pa e hequr shikimin. E kapa për krahu. Tek po i kërkoja
veçse me shikim dëshirën time u ulëm në murrin e kalasë. Ishte një shikim i
gjatë sikur kishim kohë që njiheshim dhe kërkonim atë që se kishim gjetur deri
në ato çaste. Duke kaluar dorën në krahun e saj të nxirë nga dielli nisa ta
përkëdhel. Ishte hera e parë që po e ndjeja nga afër ekzistencën e një femre në
dëshirat e mia. I u afrova pranë, mbylla shikimin si për ta shijuar edhe më
ëmbël veprimin që do të kryeja por më trembi, se më saktë na trembi një e
bërtitur femre e cila ishte një prej atyre që punonin aty poshtë. Ajo gati me
urdhër u kërkoi të zbrisnin poshtë. Kaq ishte. Ato, në atë ikje të shpejtë jo
vetëm që nuk e kthyen kokën pas por duhej të mendonin se ku duhej ta ndalnin
vrapin. Të dy ose më saktë unë e ndjeva veten të raskapitur dhe të pa mundur të
ngrihesha prej andej ku isha ulur. I qetë sa nuk kishte më, miku i historive të shumta duke ndezur cigaren
më kërkoi të iknim prej andej. Do të vijmë përsëri vazhdoi ai tek po zbriste më
të poshtë shkallëve të përshtatura sipas terrenit. Nxito, mund të gjejmë ndonjë
makinë të rastit ndërsa unë gati si somnambul i shkova pas pa pikë dëshire. Ja
kjo është e gjitha vazhdoi ai, një kujtim i bukur i asaj moshe dhe si përherë u
përqëndrua mbi librin që mbante në dorë.
Παρασκευή 17 Μαρτίου 2023
NË ATHINË
Sa herë ndodhem në kryeqytetin helen kaloj në një dimension
tjetër. Si çdo fenomen, ai ngacmim më është krijuar në momente më mbreslënëse
nga bota e mrekullueshme e antikitetit e
deri tek zhvillimi i pafund i këtij
vendbanimi. Shpesh, në atë trajektoren e lëvizjes time, duke ecur me këmbë për të
shkuar tek motra e madhe, do të ndeshesha me shumë elemetë natyror e njerëzor
ku gjithçka i është përshtatur në formën më interesante atij relievi pothuajse
malor. Diku pranë shtëpisë së saj, pa shkuar aty, rreth 20 m më poshtë ku kryet
edhe kryqëzimi i parë i asaj rruge, në krahun e majtë të lëvizjes sime, në
katin përdhe të asaj godine banimi tre katëshe pjesa më e madhe e gjatësisë të
saj ndodhet poshtë nivelit të shtresës asfaltobeton të rrugës. Mbasditeve sa
herë ndodhesha përballë portës së vetme në dru, të dyja dritareve me kanatet e
tyre në përmasa më të vogla se dritaret e dy kateve më sipër të cilat janë të
qarkuara nga fletët e shumta të hardhisë së rrushit e disa pemëve frutorë, ato
do të ndodheshin të hapura.
Në brendësi të asaj porte të lyer në ngjyrë jeshile me pak okër dhe
të zezë, ashtu si edhe dritaret do të shfaqej e njëjta ekzistencë. Ajo ndërtesë
e cila ndoshta është ndërtuar rreth viteve70 të shekullit të kaluar si shumë të
tilla në Athinë që i përkasin kohëve të ndryshme kur janë ngritur, nuk duan të
lëvizin prej andej. Pikërisht edhe fytyrat e të dy atyre meshkujve duke i rënë
atyre veglave muzikorë tradicional, të shoqëruar me ato zërat në të çjerrë por
tepër interesant, të çonin edhe pa dëshirën tënde ta pranoje atë lloj
egzistence. Nga këta faktor ndodhi ai fenomen, pra, kohëzgjatja e ndalimit tim
kur kaloja andej ku jo vetëm të vëzhgoja portretet e tyre por edhe
interprentimin e bukur të këngëve popullore të gjitonëve tanë jugor. Ai më i
gjati pa e ndërprerë ritmin e të kënduarit dhe të instrumentit i cili emërtohet
prej tyre buzuk, duke shtyrë një stol të rrumbullakët më dha të kuptoj të hyja
brenda. Nuk hezitova, në çast e ndjeva veten të ulur. Të dy, pa e ndërprerë atë
çka po këndonin nuk po e hiqnin shikimin prej meje. Përsëri ai më i gjati i
cili sigurish ishte më i madh se tjetri, diku pas tij me një gjysëm rrotullim
mori prej andej një gotë qelqi duke e vendosu mbi tavolinë përballë tij. Nganjë
një shishe të ndodhur po aty hodhi nga ajo pije që po konsumonin e cila nga
aroma shfaqte ekzistencën e saj, si në çdo tavolinë tjetër të atij populli
mesdhetar. Aty ndodhi ajo çukitja karakteristike e gotave duke bërë urimin për
shëndetin e përbashkët. Ishin të toneve të ulëta që të dy. Me gjithëse u ndjehej
në fytyrë për t’u prezantuar, nuk e shfaqën atë. Ndërsa unë pa e kërkuar prej
tyre gati kisha filluar flisja për qytetin ku kisha lindur dhe po jetoja, si
nga vëndbanimet më të pakta të ndodhura pranë vijës ujore të detit i cili ishte
pjesa më e bukur e jetës tonë. Në të vërtetë ata nuk më ndërprenë as edhe
njëherë por veçse dëgjonin ku herë pas here rimbushnin gotat me atë lëng.
Ishin tipa interesant, më tepër dëgjonin se sa flisnin. Zëri i
tyre ndjehej veçse kur fillonin e këndonin. Në heshtje, në të njëjtën kohë tek
po shijoja me kënaqësinë më të madhe, në ato momente po hidhja shikimin tim mbi
gjithçka për rreth. Pra kuptova atë që nuk kisha pasur rastin ta vërtetoja. Ata
të dy, atë hapësirë banimi e kishin përshtatur si ambient për mësimin e atyre
veglave muzikorë ku më të shumtët ishin bashkëmoshatarë me ta. Ktheva shikimn
prej tyre. Buzëqesha, buzëqesha pasi u emocionova jashtë mase. Në ato
fotgrafitë e shumta të ndodhura gati përrreth mureve ndjeva një kënaqësi të
veçantë tek përballesha me tiparet interesante të atyre tipave Ktheva shikimin
prej miqve të mi. Me ato fytyrat elegante e cila u krijohej ndoshta edhe nga mbajta e
flokëve të gjatë ata m’u dukën edhe më të këndshëm, më njerëzorë. Buzëqesha dhe
pa e kuptuar se çfarë po më ndodhte, gati poshtë syve të mi fshiva disa pika
loti të cilët ndoshta në formë imagjinare më ishin shfaqur aty. Ëmbëlsia në
shikimit tim po shfaqej hapur. Kërkova ta ri mbushte gotën time. Në atë çast
heshtje të mendimit ndjenjë të përbashkët, ku të dyja duart e mia dhe të atij
që kishte detyrën për rimbushjen e tyre po qëndronin gati pezull. Aty, ku në
kushte të veçanta krijohet ai efekti i quajtur alkimi, përveç zërit muzikor,
ndjeva atë ëmbëlsinë e atyre njerëzve ku me pak gjëra e jetonin më së bukuri
jetën e tyre. Mes asaj përpjekje të vazhdueshme për përvetësimin e asaj gjuhe
interesante shfaqa kënaqësinë e veçantë për ta përsëritur atë moment. Që kur përplasëm shikimet
e para dhe me gjithëse ende vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim, një dritë e bukur po fillonte të rezantonte në fytyrat e tyre.
Athinë, dhjetor 22