Τετάρτη 16 Μαΐου 2018

VRASJA


Kishte kohë tashmë ku të gjithve u shkonte mendja se kush mund të ishte personi që lëshonte mbi asfalt atë zhurmë gati rritmike. Shpesh, tek i mbathte ato sandale të vjetëruara të cilat nuk do ti hiqte kurë nga këmbët e saj, ajo do të shihte e habitur tjetërsimin që ato kishin pësuar nga ana e poshtme e  tyre. Detyrimisht në atë  deformim që i kishin marë këmbët, pjesët e tjera të trupit do të përshtateshin gati në atë formë për të balancuar çdo lloj ecje e qëndrimi fizik të saj. Pra si ato specjet e atrofizuara në kushte të veçanta të mbi jetesës, edhe ajo menjëherë pas hedhjes së këmbës, në vazhdim për afro pesë sekonda do të kryente lëvizjen e trupit. Pikërisht ato dy lëvizje, njëra për zhvendosje dhe tjetra për të siguruar drejtpeshimin. Edhe me këmbën tjetër po e njëjta lëvizje do të kryhej. Sholla poshtë të dyja sandaleve ishte e konsumuar në një formë tepër të çuditëshme. Ajo e këmbës së djathtë, poshtë gishtit të madh dhe thembrës nga ana e majtë ishin tepër të konsumuara. Ndërsa ajo e këmbës së majtë në krahë të kundërt. Tek gishti i madh dhe tek thembra në krahë të djathtë. Dhe kështu aty tek përpiqej për të ecur, do të lënte mbi asfalt atë zhurmën karakteristike ku veç asaj nuk mund ta bënte tjetër njeri. Rruga që përshkonte atë  bllok ndërteshash të asaj lagje ku prej saj dilnin edhe rrugica që gjarpëronin midis tyre, për të shkurtuar kohën do të përdorej prej një pjese e mirë e njerëzve. Nuk do të ishin të shpeshta ato lëvizje dhe ky do të qe shkaku për tu ndodhur në vështirësi kalimi prej këmbësorëve dhe automjeteve që kalonin për herë të parë. Diku në krahë të njëri tjetrit ishin mini-marketi sëbashku me kafenenë. Sigurisht kjo e dyta do të hapej më shpejtë në mëngjes, më pas marketi. Dhe përgjatë kësaj kohe të fillimit të ditës së re do të dëgjohej hapi i saj. Tek ndalonte, diku përballë tyre për të marrë frymë, do të përshëndeste dhe më pas do të vazhdonte rrugën. Ndodhte që të mos kalonte për ditë të tëra. I zoti i mini marketit do të shfrytëzonte rastin kur ajo do të shkonte aty për të blerë diçka. Përveç shëndetit ai do ta pyeste edhe për kohën e munguar. Ajo me të folurën e saj gati si mërmërimë midis të tjerave do të fliste për një vajzë. Sipas saj ajo ishte në rrezik. Dikush po përgatitej për ta vrarë. Më pas në atë mërmërimë do të jepte arsyet përse do të ndodhej ajo vrasje. Do të tregonte si ishin njohur ata të dy dhe vuajtjet e saj me atë mashkull të ashpër. Gjatë ditës kur përballej me ndonjë të njohur të vjetër do ti pëshpëriste hallin. Mund të përballohej me  të në mes të rrugës ose në trotuar dhe ajo nuk do të lëvizte prej andej pa i shpjeguar gjithë ndodhinë
Ajo ngjarje që e kishte mbërthyer për afro një muaj ishte veçse një film serial që po shfaqej në një kanal televiziv. Një melodramë me aktorë tepër të pashëm të cilët luanin jetën e përditëshme në një nga qytetet e botës së madhe. Flitej për një jetë luksoze si brënda dhe jashtë atyre shtëpive. Me shere familjare, zënka midis çifteve dhe më pas përqafimet dhe të puthurat do të shuanin dhe do të ulnin situatat e acaruara. Kishte edhe skena erotike të cilën nuk e ngacmoni fare. Për të vetmen arsye se nuk e kishte përjetuar atë ndjenjë. Në rininë e saj nuk pati mundësi në as edhe një mënyrë. U fut në punë që në moshën më të njomë, në adoleshencën e saj. Do të lante enët dhe pjatat në një guzhinë restoranti. Që aty, ato enë të mëdha alumini do të nisnin ta dëmtonin trupin e saj. Dhe nuk do ti shkonte dikujt ndërmend për  ta hequr prej andej. Do të vinte një ditë sa as ajo vet nuk do ta kuptonte se si vitet kishin ikur tmerrësisht shpejt dhe do ta shihte veten të plakur e të lodhur. Rezultati i gjithë asaj përpjekje për mbi jetesë ishte gjendja e saj fizike. Më vonë e mbetur vetëm, të gjithëve do tu ngjallte mëshirë. Do të mundoheshin ta ndihmonin në forma të ndryshme. Një mbasdite, dikush pa i shprehur asgjë i kishte çuar një televizor, sigurisht të përdorur. Dhe jo vetëm kaq ai do ta vendoste edhe në funksion. Kështu për atë mjerane ai gjest do të ishte një mrekulli. Ditët e para kishte lënë gjithçka për tu ndodhur pranë asaj kutie magjike. Përpjekjet për t'u njohur me programet e shumtë të saj do të ishin një tmerr. Për afro dy javë nuk e panë të dilte prej shtëpie. Pra në ato kërkime të pa fund në një kanal televiziv, do ti pëlqente jeta e bukur e djalit të vetëm të asaj familje. Duke e lexuar ngjarjen pasi filmi flitej në një gjuhë që se kishte dëgjuat ndonjëherë, nuk do të ndahej më prej andej. Ditët në vazhdim do të ishin të mjaftueshme për të mësuar përmendësh emrat e tyre dhe do të ndjente se si mund të vazhdonte ngjarja. Në orën e caktuar do të ndodhej përpara tij dhe do të bëhej pjesë e ngjarjes. Megjithëse e kuptonte se ai ishte veçse një film, i bërtiste asaj budallaçkës që mashtrohej prej të puthurave të tij dhe nuk po kuptonte se çfarë i bënte ai pas shpine. Në ditët në vazhdim ai i dashuri i saj do të ndryshonte krejtësisht. Po merej me punë të pista deri në përdorimin e atij pluhuri të bardhë. Por i mungonin paret.  Prindërit e tij megjithëse përpiqeshin, nuk mundeshin ta kontrollonin më. E  ndodhur shumë pranë ekranit siç i ndodhte shpesh kur ngjarja shkonte keq, do të ndiqte  me ankth veprimet e tij, në ato përpjekje të pafund për ta detyruar atë të shkonte me meshkuj të tjerë. I dridhej shpirti tek e shihte atë të mjerë që nuk kishte fuqi të shkëputej prej tij.
Nuk kishte kalur mesdita tek e panë jo vetëm të vraponte në aq sa mund të qe për të si i tillë, po edhe të fliste gati me zë të lartë. Përsëri në shqetësimin e saj ishte shpëtimi i asaj vajze. Ishte dikush që deshte ta vriste pasi ajo nuk e deshte më. Nuk i besonte dashurisë së tij. Në ato që po ndodhnin kishte vendosur të shkëputej. Ajo u tmerua kur i pa pistoletën të drejtuar prej saj. Mendoi se duhej të bënte diçka. Për  veç saj nuk kishte tjetër njeri. Me kë do të bisedonte. Me kë do të qante hallet dhe do ta mësonte si ti përballonte edhe ajo problemet e jetës. Nuk do to dëgjonte më zërin e saj të bukur. Duke shtruar arsyet si dhe përse duhej mbrojtur, doli me nxitim nga shtëpia. Në çastin tek po kalonte në anën tjetër të rrugës nuk e ndjeu atë mjet të vogël tek i vinte nga mbrapa. Në timon ishte një vajzë e re. Ajo e hutuar menjëherë pas përplasjes e la mjetin të kalonte mbi të. Gjithçka ndodhi shumë shpejt që nga aksidenti deri tek klithmat e njerëze të ndodhur aty pranë. Të gjithë i thirri ai instikti i bukur njerëzor për ta shpëtuar. I u ndodhën pranë. E zonja e marketit e cila e ndihmonte shpesh e mbështeti në prehër dhe me fjalë të buta po i jipte kurajo se gjithçka do të kalonte dhe ajo do të shërohej, por veçse të vinte sa më shpejtë ambulanca. Të ndodhur aty pranë, tek shihnin në sytë e saj atë dritë të pakët jete tek po shuhej dëgjuan të përsëriste atë që kishte ditë që po e shqetësonte, shpëtimin e vajzës. Ai maskarai do ta vra... Nuk ariti ta mbaronte frazën, në sytë e saj kishte mbetur frika, vrasja që do të ndodhte.

Δευτέρα 14 Μαΐου 2018

AROMË NËNE


                                                                                                       

   Tek po kërkoja përbrenda sirtarit të dollapit të rrobave, duart mu ndeshën me një send të mbështjellë me kujdes. Ishte një këmishë nate e nënës. Mes ngazëllimit që më kapi buzëqesha. E shtrëngova prej vetes me mall. Në të ndjehej ende era e saj. U ula buzë krevatit si dikur kur kthehesha nga puna. E shtrirë aty, ajo priste me padurim ardhjen time. Pa kaluar në brendësi të shtëpisë dëgjoja zërin e saj të më thoshte “erdhe biro.” Dhe ledhatimi im do tu jipte dritë atyre syve tek përpiqej t'i mbante hapur. E deshte ende jetën.  Nisa të përkëdhel atë rrobë të butë e të bardhë si shpirti i saj. Më thërriti ajo erë nëne që më kishte shoqëruar gjatë gjithë jetës. Pika loti rrodhën nga sytë e mi tek mu krijua ndjesia se po i dëgjoja tik-takun e të rrahurave të zemrës si atëherë kur mbështetja kokën në gjoksin e saj. Do t'i dëgjoja zërin me të folurën karakteristike si të gjitha gratë e bregdetit tek i thërrisnin njera-tjetrës dhe zemra do të më gufonte. Kështu më kujtonte vitet e vegjëlisë kur kaloja kohën në fshat. Në vazhdim, pa përtuar, me orë të tëra ajo do të më rrëfente me kënaqësi si e kishte kaluar ditën duke shprehur edhe pakënaqësitë më të vogla kundrejt nuses, gruas time. Duke ngritur kokën i fshiva ato pak pika loti prej fytyrës. Hodha sytë përreth. Tashmë në atë dhomë ka veçse kujtime nëpërmjet fotografive të vendosura kudo. E pagëzuar me emrin e nenës (gjyshes), ime bijë do të linte gjurmët e fëmijërisë. Buzëqesha mbyturazi. Pa bërë përpjekje për t'u shkëputur prej asaj ndjesie të bukur i hodha një sy të shpejtë dhomës. Mbi krevat kuverta ndodhej ende e shtruar. Kuadrate të shumtë me një trendafil në mes. Tek e punonte, për të vërtetuar se sa pjesë të krevatit mbulonte, ajo do ta shtronte mbi të dhe do të dëgjoja të mërmëriste se duhej të shtonte edhe një rrjesht prej tyre. Më pas do ta shihte me ëndje duke e shtruar me dorën e saj të vogël. Mu shfaq aty përpara si dikur. Në guzhinë, në divanin përballë televizorit do të kalonte orë të tëra duke qëndisur. Si gjithmonë e dyzuar në veprime. Me sy e me vesh tek televizori ndërsa tek qëndisma veçse me instikt dhe nuk do të gabonte kurë në ato llogaritje milimetrike. Për humor do t'i dilja përpara ekranit të televizorit dhe veprimi i saj i kryer veçse me një lëvizje të shpejtë të kokës më bënte ta ngacmoja dhe përpiqesha ta bëja të qeshte. Sa netë dimri do të kalonte mbi to për të shtuar të ardhurat familjare. Kohë të vështira ku vet ajo e dinte peshën e atij mundimi për mbijetesë si femër, bashkëshorte, nënë.
Tashmë, besoj se Zoti i dha jetë asaj femre veçse për për t'u kujdesur për të tjerët. E palosa me kujdes këmishën e saj. Mes ngacmimit të aromës e putha dhe e rivendosa tek sirtari, në fund të tij.    





PA AGUAR ENDE...


       

      Nuk deshte që pas atij akti të bukur gjithçka të mbaronte shpejt. Duke e kundruar me ëndje partneren tek po çlodhej e qetë aty pranë tij, e shtyu më tej perden  për të zbuar edhe errësirën më të vogël që kërkonte ta mbante të pushtuar  dhomën. Duke kaluar në brendësi të dhomës, drita e hënës nisi të  ndriçonte magjishëm hiret e saj femërore. E shtrirë mes çarçafëve të zhubravitur, nën rritmikën e asaj frymëmarje të lehtë që po kryente,  ajo sikur po shfaqte dëshirën e vetme që mund të kishte në ato momente, të shplodhej, të flinte ndopak. Aty pranë sikur mos të kishte ndodhur asgjë para pak çastesh, ai, me ëndje vazhdonte ta kundronte trupin e saj me atë lëkurë të butë, në ngjyrë të purpurt në të çelët. Shpesh, mendonte sikur po  e shihte për herë të parë atë mrekulli. Do ta thërriste ai parfum i trupit të saj dhe pa zhurmë do ta ri eksploronte. Ja, aty mbrapa veshit, tek qafa e saj e ajthme, e trazuar me aromën e djersës së pakët që lëshonte. Nga dëshira për ta pushtuar e tërhoqi prej vetes me vrull. Dhe ajo mërmërimë e ëmbël e saj, mes puthjeve të pafundme, do të përsëritej në të di-saj-tën herë si një melodi.      
      Ende pa aguar, aty ku dita po përpiqej të kapte kohën, gjithçka u ndal. Në mënyrë të ndërsjelltë, tek kërkonin pafundësinë e asaj kënaqësie, me një rrëshqitje gati si fluturim ajo dëshirë e përbashkët do të prodhonte magjinë erotike më të bukur të kryer ndonjëherë.





Τρίτη 1 Μαΐου 2018

TEK KTHESA E MADHE




Tek po kalonte pranë mini-marketit të lagjes, jashtë tij, në një nga kuadratet e drunjta të tezgës vuri re dardha të vogla gjysëm të kuqëremta në të kafenjtë.  Zgjati dorën dhe mori një prej tyre. E vërejti me kërshëri. Ende pa e kafshuar, duke e rrotulluar midis gishtrinjve ndjeu aromën dhe shijen e saj. Ndërkohë i u krijua ndjesia se e kishte përjetuar dikur ëmbëlsinë e atij fruti. Prania e shitësit do ta shtynte ta kryente sa më shpejt atë veprim. Shije që jo vetëm do t'i jepte kënaqësinë e çastit por do t'i zgjonin ndjesi e kujtime të vjetra, të mbështjella me një hidhërim tek humbisnin në kohë. E  shijshme, hë?!. Pas zërit edhe në fytyrën në dukje prej babaxhani të shitësit ndjeu po të njëjtën kënaqësi që ai kishte kaluar më parë tek po përtypte atë frut. Nuk reagoi. I kërkoi t'i peshonte dy kile. Por aty, pa i lënë kohë mori një prej qeskave të plasmasit të ndodhura pranë dhe filloi ta mbushte. A e dini se ku janë mbledhur, dëgjoi përsëri zërin e shitësit. Nuk i ktheu përgjigje. Në qoftë se do t’ju tregoj, do të ligështohesh vazhdoi ai. Tjetri, me një lëvizje të trupit dhe artikulimit të mimikës së fytyrës u përpoq të mos tregonte interesim karshi atyre që po dëgjonte. Por shitësi u afrua edhe më shumë. Mori një prej tyre duke e ngritur dorën në një lartësi ku shikimi ndjehej i barabartë nga të dy. Duke i buzëqeshur vazhdoi. Janë nga fshati yt. Në ato çaste ai përballim dukej fare i thjeshtë. Por në brendësi të shikimeve të tyre ende të pa ndërprerë, transmentoheshin ndjesi dhe shqetësime të ndryshme. Po, janë nga fshati yt vazhdoi shitësi. Dhe janë shumë të shijshme. Blerësi nuk e la më të vazhdonte. Mos janë mbledhur në filan vënd i u kthye ai me vrrull si për të mos humbur kohën e tij për të folur. Tek kthesa në të dalë të fshatit. Janë gjashtë-shtatë rrënjë dardhe mbi rrugë.  Nga të shumtat që kishim këto kanë mbetur pas zgjerimit të rrugës. Më tutje vazhdojnë ullinjtë. Për të mos kaluar në emocione të tepërta heshti. Nuk deshti ta shfaqte atë që po përjetonte në ato momente. T'i tregonte  që ato pemë, ato toka sot të tjetërsuara nga ai ligj famëkeq i shpronësimit dikur ishin pronat e tij. Jo nuk mundej. U ligështua. I pagoi ato dhe iku prej andej kokëulur. Në të mbyllur të portës nga brenda shtëpisë, duke lënë mbi tavolinë të gjitha çka kishte blerë, i kujtua koha kur familja atërore e tij deri në kooperativizimin e pronës, përballonte gati gjithë vitin me ato të ardhura bujqësore. Në atë çast një mendim i shpejtë e ngacmoi. Doli me vrull. Me të mbritur tek mini-marketi i kërkoi  të gjithë sasinë e atyre dardhave. Habia e shitësit do të qe e madhe, por ai e ndali aty reagimin e tij. Tjetri, nga kureshtja për të mësuar sa më shumë, shfaqi dëshirën për ta ndihmuar. Në atë ecje të shpejtë tek e ndiqte, pa pritur reagim prej tij i shpjegoi se në ato pemë ende kishte prodhim të mbarë. I ka rrethuar të gjitha parcelat me një murr prej teli 2m të lartë. Nuk lë asgjë t'i shkojë dëm. Kur është koha e mbledhjes së ullinjve paguan punëtorë duke u qëndruar mbi kokë. Janë shumë rrënjë ullinj. U shërben vazhdimisht, ndaj nxjer të ardhura të mira. Dardhat m'i solli vet ai. Rrëfimtari, pra shitësi do të kishte vazhduar të zbraste të gjitha ato që kishte menduar t'i thoshte por u ndesh me shikimin e egër të tjetrit. Në sytë e tij në ngjyrë jeshile të trazuar në blu si vet gjethja e ullirit, përveç zemërimit ai ndjeu edhe një dëshpërim të madh të cilin nuk e kishte vënë re ndonjëherë. Duke hypur në shkallët e shtëpisë bëri edhe një përpjekje të fundit për të mësuar se ç'farë do të bënte me dardhat. Por më kot. Ai pasi ja mori qeskat prej duarve, mbylli portën duke e lënë atë jashtë. Gjatë gjithë kohës kur ai njeri i bezdisshëm veçse llomotiste, i u kujtua fëmijnia, koha kur e gjithë familja e tij i qe përkushtuar tokës, asaj pasurie të babait të tij. E lodhshme, e mundimëshme por i gëzoheshin asaj që prodhonin. Kooperativizimi i tokës dhe i gjithçkaje që kishin e tronditi shumë babain e tij. Na vajti dëm prona dhe lufta që  bëmë. Ç’është kjo gjëmë që na gjeti thoshte shpesh. Duke  i kuptuar situatat që po kalonte vëndi, nuk u mor me asgjë tjetër për veç punës. Para lufte,  ai Europën e kishte parë nga afër duke punuar në minierat e Francës, detrave të Mesdheut. Dhe sot duhej të shfaqej ky ligj i mallkuar prej katë numërash.
        Filloi në çast të zbatonte idenë e ardhur në kokë. I lau mirë të gjitha frutat e dardhës. I copëtoi në masat e duhura ato që do të bëheshin komposto ndërsa të tjerat vetëm i pastroi. Me enët që ishin më të përshtatëshme për të kryer atë proces zuri të gjithë banakun e guzhinës dhe të tavolinës. Për të qenë sa më i lirshëm vuri një përparëse. Që nga ky moment ndjeu të çlirohej prej çastit kur u përball me shikimin e atij njeriu të bezdisshëm. Nuk ishte hera e parë që po e  bënte atë punë. Ishte një proces i gjatë që duhej respektuar sasia e produkteve që shoqëronin frutin dhe koha. I u kujtua e shoqja. Ajo tashmë nuk i ndodhej më pranë. Kishte ikur në jetën e përtejme, në të vërtetën ashtu siç e thoshte ajo se kjo që jetojmë është e vështirë dhe e rreme. Dhe nisi ta kujtonte. Kishin qejf që të dy të ndjenin praninë e njeri tjetrit tek përpiqeshin për të gatuar ushqimin e tyre të preferuar. Ai vet, jo se nuk dinte të bënte humor, por i pëlqente gjendja e saj e bukur dhe intesive. Shpesh herë me heshtjen e tij të qëllimshme ndikonte që ajo të ndërhynte për të dialoguar i cili ishte veçse një kurth dhe do t'i pëlqente shkëlqimi i syve të saj. Ngriti kokën. Të gjithë sa ndodheshin aty përballë tij, brenda atyre kornizave, kishin ardhur në jetë falë asaj bashkëjetese të lumtur me të. Ishin shumë nipër e mbesa. Të gjithë të bukur si drita e diellit. Kishin marë edhe nga ajo. Kaloi dorën mbi to duke u dhënë nga një të puthur të gjithëve. Duhej të fillonte nga puna. Ishte një punë e lodhëshme por do të ndjente një kënaqësi të madhe për atë që do të bënte. Në ato kohë të vjetra, nuk ishin  këto mundësitë e sotme,  Çdo gjë do të sillej nga përtej detit. Sa herë do të kthehej  i jati nga kurbeti, për veç shumë gjërave të tjera, do të përpiqej të sillte edhe enë të qelqta. I pëlqente kur ai tek ulej pranë oxhakut i thoshte “ma sill këtu atë bodilen me rraki”. Dhe një nga ato që trashëgonte prej tij ishte dëshira për komposto dhe reçelna nga frutat e shumta që kishin. Dhe nën respektimin e procedurave e "nënshtroi" atë frut të amballazhohej në kavanoza. Me gëzim, pas disa ditësh, të zotit të mini-marketit i çoi dy kavanoza me komposto dhe reçel. Të tjerat diheshin do të shkonin tek fëmijtë, aty ku jetojnë në emigracion







Δευτέρα 9 Απριλίου 2018

SIKUR TË ISHA ELEFANT


                  

     Jo rastësisht po kërkoja në internet. Prej mëse disa javësh kisha një ngacmim të çuditshëm që ndoshta kishte mbetur hershëm, shumë hershëm brenda meje. Bëhet fjalë për një nga kafshët më të mëdha barngrënëse të Afrikës e cila sot ndodhet pothuajse në të gjitha kopështet zoologjike të botës. Për të dhe shumë kafshë të tjera më ka treguar im atë që në krye të adoleshencës time. Si shumë të tjerë edhe ai pati fatin e keq që gjatë luftës së dytë botërore të internohej në Gjermani. Pasi mbaroi lufta ai u përpoq “ta shijonte lirinë", kohën e mbetur deri sa të ktheheshin në atdhe aty ku e priste mëma, nëna e tij. Midis fotografive të shumta në Munchen (Mynih) janë edhe tre katër shkrepje tek kopështi zoologjik i Berlinit. Dy prej tyre pranë një elefanti. Përveç matrikullit orgjinal që personifikonte identitetin e tij, fotografive dhe disa sendeve të imta, kishte sjellë edhe një libër të ilustruar me foto  nga kopështi zoologjik të cilat nuk kishte rast që të mos i shihja. Më vonë do ta shfletoja shpesh pasi më interesonte shumë koncepti i kopertinës, shkrimit, vendosja e titujve dhe gjithçkaje aty pasi ishin mbrenda profesionit tim.
         Pra, ai ngacmim më thërriste vazhdimisht. Duke kërkuar në internet kontaktova me një material tepër interesant. Bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur në Japoni gjatë luftës së dytë botërore. Duke qenë një nga aleatët kryesorë të asaj  makinerie të fuqishme ushtarake naziste edhe Japonia hyri vrullshëm në luftë. Pas të gjithave si përgjigje, aleanca anglo-amerikane nisi bombardimet në të gjitha zonat ku ndodheshin forcat japoneze. Për veç dokumentarëve të shumtë, është realizuar edhe një film ku në të shfaqet frikshëm lufta si në ajër, tokë edhe në det. Më ka trishtuar shumë humbja e mijra jetëve njerëzore ku më të shumtët ishin të rinj pa dalluar se të cilit krah. Në atë material flitej shumë pak për luftën. Aty shkruhej përjetimi i kujdestarëve që punonin në kopështin zoologjik të qytetit. Kryetari i bashkisë të Tokyos, kryeqytetit të Japonisë dha urdhër që të vriteshin të gjitha kafshët që ndodheshin aty. Kujdestarët, ata njerëz të devotshëm u ndodhën të befasuar nga ai urdhër por si të bindshëm ndaj eprorit të tyre, duhej ta zbatonin atë. Arsyeja ishte e kuptueshme dhe e thjeshtë. Nga bombardimet veçse gërmadha prodhoheshin. Ç'farë mund të ndodhte nëse ato kafshë të rrezikshme shpërthenin rrethimin e shtëpisë së tyre gati natyrore. Me një fjalë të mbërthyera nga amoku ato gati, nëse do të mundeshin, do të shpërndaheshin nëpër qytet dhe kuptohej se çfarë do të ndodhte. Në të kundërtën e veprimit të Noes dhe varkës së tij para dhe pas përmbytjes, kësaj rradhe do të zhukeshin, vriteshin të gjitha kafshët. Filluan me zvaranikët, shpezët dhe gjithçka se mendonin të vriteshin të parat të cilat u kryen në format më të ndryshme nga helmimi, vrasja me armë, lënia pa ushqime, pra çdo formë e mundëshme. Në ato çaste, për fatin e keq të tyre aty po përjetonin orët e fundit të jetës tre elefant riosh. Të mrekullueshëm si nga bukuria dhe inteligjenca. Jo vetëm fëmijtë por edhe të rriturit do të ndaleshin para tyre dhe ata do të shfaqnin të gjithë atë që zotëronin. Si do të mundeshin tashmë ata kujdestarë t'u ndërprisnin jetën, ku edhe vet jeta e tyre ishte bërë njësh me ta. Po përpiqeshin sa do pak duke i ushqyer me çka mundnin pasi edhe ato po mbaronin. Por edhe ata duhej të vriteshin. Megjithëse për barqet e tyre të urritura ishte e papërfillshme ajo masë, patatet ushqimin më të preferuar të spërkatur me helm vdekjeprurës, nga instikti i shtynin tutje me feçkë. Dhe ai lëngëzimi i çuditshëm i jetës tek shkëlqente ende në sytë e tyre, vazhdimish kërkonte ndihmë për të jetuar por më kot. Urdhëri duhej zbatuar. Në vazhdim, të rrëzuar duke mos patur fuqi për të qëndruar në këmbë, në aq sa u lejonte pozicioni ku ndodheshin shtrirë,  ndiqnin lëvizjet e kujdestarëve  veçse me beben e syrit. Njëri, më iteligjenti, i pagëzuar me një emër tepër miklues që tingëllonte bukur në gjuhën japoneze, në një çast tek ndjeu t'i afrohej kujdestari i tij, njeriu që i kishte qëndruar afër që nga koha kur e kishin sjellë aty të vogël, mes përjekjeve të mëdha nga pa fuqia, u çua në këmbë dhe nisi të bënte ato lojrat e bukura ku veçse ai dinte t'i bënte. Por më kot. Kujdestari i tij nuk e ktheu kokën fare. Në atë ikje ai veçse po qante. Dhe më e keqja nuk po guxonte t'i afrohej t'i jepte përkëdheljen,  lamtumirën e fundit. A do të kishte mundësi të shkëputej prej andej. Pra dihet se si përfundoi ajo vrasje e shumfishtë. Megjithëse shkrimi ishte në gjuhë të huaj, në gjuhën e një prej gjitonëve tanë e lexova me një frymë. Në shtëpi isha vetëm dhe u ndjeva i çliruar që munda të qaja pa më parë të tjerët. Ai nuk ishte lexim por përjetim, gati -gati sikur isha pranë tyre dhe i pashë nga afër të gjitha skenat e asaj ngjarje makabre. M'u kujtua im atë tek më tregonte herë pas here për luftën e dytë botërore, ku pas çdo bombardimi të aleatëve mbi qytetet gjermane, sëbashku me një djalosh gjerman ish ushtar,  të plagosur pranë Stalingradit, do të dilnin të mblidhnin kufomat e qytetarëve të pafajshëm. Ndjeva dhimbjen e madhe për të gjithë ata njerëz që nuk kishin marë pjesë drejtpërdrejt në luftë që përfshiu shumë vende në atë shfarosje. Ai veprim ishte i njëjtë me atë që kishte ndodhur në qendër të Europës në kampet e shfarosjes në masë të racës njerëzore. Mendova se nuk kishin as edhe ndryshimin më të vogël nga njera tjetra. Të dyja, ato ishin vepra të ndodhura kundra natyrës njerëzore, ekuilibrave të vendosura nga Zoti të paktën kështu e besoj unë. Me gjithëse thirrjen që lëshova në ato çaste po e dëgjoja vetë unë, nuk hezitova ta lëja për gjysëm:
          Njerëz, në qoftë se do të kisha fuqinë e zotit të kthehesha në një elefant do t'i shtypja me gjithë fuqinë e trupit tim, të gjithë ata që do të dilnin kundër vullnetit të Tij pa çka se mund të vritesha edhe vet. 



Δευτέρα 18 Δεκεμβρίου 2017

DIKUR MË 1980

                                
         Pas një kohe të gjatë do të shkonte lart në manastir. Një nga kujtimet e shumta të fëmijërisë  së tij. Ishin nga copëzat më të bukura e të pa haruara. Nuk e kuptoi se si e mori të përpjetën aq shpejtë, atë kreshtë shkëmbore që e çonte drejt manastirit. Me hapin e përshtatur me lartësinë trupore të tij, i hidhte këmbët me një siguri tepër të madhe mbi ish kalldrëmin e dikurshëm. Në ato momente i u krijua ideja se edhe dje kishte kaluar andej. Duke hedhur shikimin përpjetë, aty përpara, si me frikë se nuk do ta gjente aty,  u bind vetëm atëherë kur ai objekt po i afrohej dhe i zuri gjithë ekranin e syrit.
         Konturet e tij të zymta, nga koha dhe harresa njerëzore e trishtuan jashtë mase. Mbeti për një çast. Këmbët nuk po i lëviznin prej andej. U përpoq të rikujtonte ato vite, ato momente të adoleshencës, të rinisë së tij kur në raste festash mblidheshin aty me bashkëmoshatarët nga fshati, por qe e pamundur.
E kaloi portën kryesore të rrethimit duke shkelur me kujdes mbi plloçat e gurta si për të mos thyer qetësinë që po zotëronte gjithçka që ndodhej aty, duke hedhur shikimin e tij gjithë-andej. Mendoi se gjithçka do të qe në vendin e duhur që nga hera e fundit. Për një moment, vetëm për një moment, me forcën e imagjinatës u përpoq  t’u jipte jetë. Ajo kohë ishte tepër e largët. E shkuar. Për të kujtuar ato vite të haruara por të jetuara u përpoq të shihte veten përmes atyre njerëzve. Të ndjente zhurmën e atyre festave si dikur kur kalonin poshtë ikonës së Shën Marisë, ose kur shkonin e tërhiqnin fshehurazi litarin e kambanës dhe prifti i gjurmonte me vrap, por qe e pa mundur.
         I ndodhur përpara portës së kishës nuk po guxonte ta prekte atë. Një e çarrë e madhe kishte zënë vendin e asaj doreze të bukur. Në cep të buzës i u shfaq një buzëqeshje e shpejtë dhe e hidhur. Kur ishte i vogël do ta mbërthente me të dyja duart atë dorezë duke i ndjerë në mollëzat e gishtrinjve të tij ato gdhëndje të bukura të atij metali të shndritshëm nga prekjet e shpeshta të njerëzve të shumtë. Do të shihte me ëndje edhe portën e rëndë të ndërtuar me dru lisi. Sot ato nuk ekzistonin më. Duke e çliruar prej telit i cili kalonte nëpërmjet asaj të çarre ku dikur ndodhej doreza dhe kasës, e shtyu në brendësi.
          U përpoq të merte frymë thellë për të ekuilibruar imagjinatën me realitetin që do të shihte. Gjithçka e shkatëruar. Trarë dhe mure të zhveshura. Nuk ekzistonte më ai shandan i bukur. Të gjitha ato ishin vetëm në kujtesën e tij. Dëshira i thoshte se do ti gjente aty të gjalla si gjithmonë. Por zhgënjimi që pësoi ishte tepër i madh. Në brendësi të saj ekzistonte heshtje. Një heshtje që të trishtonte. E trishtuan edhe më shumë ata kavanoza kandilë të vendosur fshehurazi nga fshatarët. Ajo tymosja e çdo kavanoz-kandili dhe vaji që digjej në to aty mbrapa ish ikonostasit e gjunjëzuan. Aty, gati në pëshpëritje të thellë lëshoi shumë fjalë të pakuptimta.
         Kishin shqyer e rrëmbyer gjithçka me vlerë. Ikonostasi me ato gdhëndje në dru masiv tek rrethonin portretet e shenjtorëve ishte zhdukur sëbashku me ta. Të tjerët, të sakatuar, të mbetur në mure si njolla gati të pakuptueshme, me fytyra e krahë të dëmtuar e trembën. I u krijua ideja sikur i kërkonin të ikte e ti linte të qetë në mjerimin e tyre. Duke  u ripërsëritur përbrenda tij ajo “thirrje” e trembi dhe përnjëherësh doli gati me vrap prej andej.
U ndje tepër keq. Koha e vrejtur ja errësoi edhe më tepër mendimin. I ndodhur në kreshtën e poshtme të malit, fshati i u duk edhe më i zymtë.
 Shtëpi të zhngjyrosura, ullinj të zhngjyrosur dhe det i pistë.      
Mori më të poshtë duke zbritur me vrrull pa ja kthyer përshëndetjen njeriut të vetëm që hasi gjatë gjithë asaj kohe. Mendimin e mëparshëm për të kaluar natën tek një i afërm i tij që kishin në fshat e anulloi. Zbriti në rrugë diku atje në të dalë të fshatit nga ana që shkonte për në qytetin e tij për të pritur mjetin e rastit. 

80-2015
                       

       

                       

Σάββατο 21 Οκτωβρίου 2017

EKSPEDITA, ZBULIME DHE PËRSHTYPJE UDHËTIMI

          
      Përkrah shënimeve të ndryshme mbi çka zbulonim në ato ekspedita të karakterit të njohjes së terrenit, të objekteve antike, të ndërtimeve të ndryshme e deri të një cope qeramike të gjetur në një vend gati të “pa njohur” në hartat arkeologjike, të guvave nëntokësore e deri në shpellat më të çuditëshme të rrethit të Sarandës, të kryera përgjatë një harku kohor gati njëzet vjeçar, me shokun tim të fëmijërisë Sofokli  Litin, kisha filluar të shkruaja përshtypjet, përjetimet  e mia. Me thënë të drejtën ishim dhe jemi ende një çift interesant. Të dy të ujorit pa ç’ka se unë jam disa ditë më i madh se ai. Megjithëse i përkasim të njëjtës shënje, që është nga më interesantet nga të dymëdhjetat e horoskopit, në atë rrugëtim të përbashkët kemi edhe perceptime e ngacmime të veçanta. Duke qenë anëtar i qendrës akeologjike të rrethit të Sarandës ai do të përcaktonte më së fundi destinacionin përfundimtar të tij. Do t'i përkushtohej arkeologjisë, në veçanti antikitetit. Do t'i krijohej një dëshirë e madhe për atë shkencë ku ai ende nuk e njihte. Që nga ai çast do të fillonte të  studionte e grumbullonte njohuri të pafund. Në bibliotekën e tij do të kishte literaturë të bollshme. Do të krijonte lidhje me qëndra arkeologjike e speleologjike të ndryshme jashtë kufirit shtetëror duke shkëmbyer edhe mendime. Do të mbante referate të ndryshme në simpoziume mbi numizmatikën e shumë të tjera. Ndërkohë do të më tërhiqte edhe mua në atë botë të bukur. Ajo ndjesi për natyrën,  për veç pikturës, do të më joshte edhe më shumë sa që Butrinti do të ishte për ne të dy, destinacioni kryesor për të dalë jashtë “rrëmujës së qytetit.” Në adoleshencë, figurat homerike do të vizatoheshin e do të ri vizatoheshin prej meje pa mbarim. Do t'i dizenjoja ato veshje e do të bënim fotografi të shumta me to. Iliada, Odiseja, Roma madhështore dhe figura e Spartakut do më tundonin në vazhdimësi. Më së fundi do t'i dorëzohesha edhe unë asaj aventure, arkeologjisë. Dua të veçoj diçka në lidhe me shokun, bashkëudhëtarin të njëzet viteve kërkimore të filluar që nga adoleshenca. Në të gjitha ato eksplorime mbitokësore e nëntokësore që nga guvat e deri në shpellat e thellësive të mëdha inisiatori i parë ishte ai. Të dy ishim të prirur për veprime të tilla ose “çmënduri” siç na i quanin të tjerët, por ai ishte promotori i kësaj ideje e cila ishte veçse e pa qëllimshme e pa menduar për më tutje. Më tej mes korespodencave të krijuara me përtej Adriatikun morëm literaturë mbi speleologjinë. Gjithashtu do të kërkonim edhe në bibliotekën e qytetit me gjithëse qe e pakët. Më vonë ndjesia jonë e bukur për nëntokën mori një drejtim më serioz. Do të rishkonim për herë të dytë në ato shpella që ndodheshin afër qytetit. Tashmë të paisur me mjetet më modeste që na afronte koha. Që nga elektriku, busulla, termometri, litari, mjetet për të vizatuar hapësirat nëntokësore dhe objektet e ndryshme që mund të gjendeshin. Me një aparatit tim mund të fotografonim hyrjen nga jashtë dhe nga brenda në qoftë se do të na lejonte hapësira për të kaluar drita në brendësi. Më tej, nëqoftë se mund ta imagjinoi filloi “marrëzia.”
       Duke mos respektuar rradhën po filloj nga Shpella e Sasaj-t.
       Për të, për herë të parë më ka folur nëna ime. Midis vjershave  dhe historive të ndryshme më ka treguar edhe për shpellën. Aty fshatarët janë strehuar gjatë bombardimeve në luftën e dytë botërore. Lufta italo greke ishte në mbarim e sipër dhe gjermanët kishin zbarkuar në ballkan. Aleanca anglo-amerikane kishte hyrë në luftë me armatimin më të rëndë të saj. Ajo e mbante mend bukur dhe me imtësi ardhjen e tyre në fshat. Do të kujtoj një moment. Ata (ushtarët grekë), u mirëpritën nga fshatarët, të cilët ishin tepër të rraskapitur dhe të urritur. “Të pa larë, të pa rruar e të pa qethur dhe të mbushur plot me morra, sa që rrobat e tyre u desh ti përvëlonim”, kujtonte ajo. Ishte një dimër i egër, sa kuajve dhe mushkave u zhytej këmba në llucë deri në gju. Aty tek vinin anijet luftarake angleze për të bombarduar fshatin pasi e dinin që aty ndodheshin forcat kundërshtare, ushtarët e mjerë grekë tek mendonin se po u vinte ndihmë e cila nuk u erdhi kurrë, thërrisnin të entusiasmuar “Irthan. Ine ta dhikamas.” Duke i pasur topat statikë, anijet duhej të bënin një rrotullim dhe pastaj fillonin gjuanin. Një fëmijë 12-13 vjeçar, jo i zhvilluar mirë mendërisht tek i shihte ushtarët të strehoeshin me fshatarët ja nisi “dhikamas, dhikamas por kur na kthehu bitët (bythët)”. Dhe duke vrapuar qeshte me të madhe pa e kuptuar se ç’farë do të ndodhte më tej. Me një fjalë shkak u bë shpella e Sasajt që fola kaq shumë pasi gjatë bombardimeve, pjesa më e madhe e fshatit u strehua aty.
Shkuam të dielën e parë të muajit Gusht të 1987 me autobuzin e linjës Sarandë-Borsh. Pasi zbritëm, morëm të përpjetën për në fshat. Rrugës na shoqëruan  vëndas të cilët na dhanë me përafërsi vendodhjen e shpellës. Megjithëse i erdhëm disa herë pranë, me vështirësi të madhe e gjetëm. I gjithë shpati i malit mbulohej nga bimësia vendase mesdhetare me 2-3m lartësi, e cila nuk të krijonte mundësinë të ndesheshe me të
        Hyrja e saj  ishte një e çarë e çregullt me përmasa 1.90 m x 2 m dhe binte vertikalisht me sipërfaqen e tokës me shikim nga jugu. Jo shumë lart saj vurëm re një të çarrë tjetër me përmasa 1.20m x 1.30 m e cila shërbente si dritare.
        Me një herë pasi kaluam hyrjen këmbët na prekën në një dysheme të ngjeshur argjili ngjyrë okër. Ajo pjesë kapte 7m gjatësi dhe lartësi që lëvizte nga 6 m në 9m
        Shpella ka vetëm një drejtim nga perëndimi. Pasi kthehesh majtas zbret në një pjerrësi të madhe dhe u detyruam të ecnim në thembra pasi ishte e vështirë. Kjo pjesë shkon në  5m gjatësi. Aty, po ta identifikojmë si të tillë, ndodhet qendra e dyshemesë me një trajtë pothuajse vezake që kap  përmasa 10m x 13 m. Lartësia më e madhe është në qendër të saj  dhe shkon në 9m dhe nga ana perëndimore ku është edhe fundi i saj faqja shkëmbore zbret duke bërë një hark nga jashtë. Diku kap 3m lartësi dhe mbaron mbi sipërfaqen e dyshemesë të mbushur me çakëll e cila dikur duhej të qe në nivele më të ulëta.Midis gurëve ndodheshin edhe copa stalaktitesh të rëna nga lartë. Nga ana veriore vurëm re të kishte pikime të ngadalshme e të vazhdueshme uji. Instiktivisht pashë termometrin, kishte shkuar në 11 o C. Gjatë kohës kur po e kërkonim shpellën jashtë saj termometri tregonte 23 o C.
         Duke e vëzhguar me kujdes dyshemenë e ambientit ku ndodheshim i cili ishte edhe fundi, vurëm re të shpërndara midis gurrëve disa pjesë eshtrash njeriu. Kafka e cila pjesën e ballit dhe të gropëzave të syve e kishte të shkatëruar, klavikulën e majtë dhe atë të pulpës e cila vinte e harkuar nga jashtë e cila na bëri shumë përshtypje. Midis tyre dhe gurëve u gjendën edhe disa fragmente stralli. Prej këtyre fragmenteve na ngjallën interes dy pjesë të cilat të linin përshtypjen për prerëse. E para kishte trajtën e bajames me përmasa 7cm me 3cm. Nga të dyja krahët e saj duke u bashkuar në nëj majë ishi tepër të mprehta. E dyta e cila paraqitet si prerëse kapte përmasat 5.5 x 3.5cm. Ka trajtën e një trekëndëshi pak të harkuar nga një anë. Në faqen shkëmbore e cila ishte pjesa fundore  e shpellës vurëm re gjurmë zjarri. Hoqa këmishën dhe mbështolla eshtrat. Duke i ndarë “trofetë,” Sofua mori presat dhe i futi në xhep. Pasi hodhëm për herë të fundit një shikim të shpejtë rreth e rrotur dolëm. Për të gjitha këto veprime na u deshën afër tre orë. Në fshat e kishin marë vesh ardhjen tonë. U ulëm për të pirë një kafe, gjithashtu edhe për të marë ndonjë informacion. Po ndjeja kërshërinë e njerëzve që kishim për rreth, të cilët kryesisht ishin pleq. Duhej të prezantoheshim, sidomos unë, si patriot. Duke u dhënë nga një cigare të cilat edhe i ndezëm në çast, kuptova se njeri prej tyre më njihte. Të tjerët, pasi dëgjuan emrim e tim eti, lëvizën menderet si për të zënë vënd më mirë në karriket ku rinin. Mua ajo gjendje nuk më shqetësonte pasi ai reagim i njerëzve qe kudo i njëjtë. Kishim interes të mësonim ndonjë gjë për shpellën pasi eshtrat mund të ishin gjithçka ose asgjë. Ata nuk mbanin mend për ndonjë vrasje që mund të kishte ndodhur aty. Për humbje ose zhdukje njerëzish. Pasi i falënderuam u çuam dhe morëm rrugën më të poshtë për të dalë në rrugën automobilistike. Autobuzi i linjës kishte kaluar, duhej të prisnim për ndonjë të rastit.
Të nesërmen pasi ishte dita e parë e javës, të gjithë materialin, Sofua e çoi tek qendra arkeologjike e vendosur në themelet e pallatit të ri të ndërtuar mbi  rrënojat e murrit rrethues të kalasë romake. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia po në atë vënd në drejtim të themeleve të kalasë, ndërtuan godinat e garnizonit ushtarak i cili fillonte nga ish shtëpia e kulturës dhe vazhdonte më të lartë në kufi me murrin rrethues të shkollës “Adem Sheme.”Për fat të mirë ato ditë kishte ardhur të bënte praktikën një student  i sapo diplomuar në degën e antropologjisë
Materialin e çuam tek gazeta “Bashkimi” i cili u botua më datën 23 Gusht 1987*                     



           * Ky material është reduktuar pjesërisht. Tek orgjinali përmenden momente dhe emra individësh të cilët në formë direkte janë përpjekur të më pengojnë vazhdimisht në ato pak gjëra që kërkoja. Pinelin dhe lirinë për të njohur bukuritë e vendit tim.



PAMJE E VENDODHJES SE SHPELLES

HYRJA E SIPERME E SHPELLES
PRERJA VERTIKALE DHE HORIZONTALE E SHPELLES