Κυριακή 28 Οκτωβρίου 2018

VARRET ANTIKE NË PËRPARIM (SHËN VASIL)*


Lakua kushëriri i  N.Dhimës më kishte thënë disa herë se mbrapa shkollës bujqësore në fshatin Përparim* aty ku nxënësit bëjnë ushtrimet gjimnastikore kishin parë copa qeramike. Dikush kishte gjetur edhe monedha të vjetra.

Aty shkuam mbasdite pasi ishte më e mundëshme të punonim të qetë Mësimi mbaronte në orën  1-1.30  dhe nuk do të kishte nxënës e mësues. Ishte gati fundi shtatorit. Që me vështrimin e parë mbi sipërfaqen e dheut, shihje copa qeramike enësh e tjergullash, ku me të cilat nuk mund të krijoje as edhe një fragment të vetëm, por në bazë të brumit të tyre dhe të ngjyrës, vërtetoje se kishe të bëje me një objekt arkeologjik.
Filluam të bënim një sondazh në një metër katror. Dheu ishte shtufor dhe pjesërisht i shkrifët. Po zbulonim një varr në formën e një arke i cili ishte ndërtuar me rrasa guri gëlqeror. Anësoret ishin në gjendje të mire, ndërsa ajo që shërbente si mbulesë mjaft e dëmtuar.
Varri kapte përmasat  2m gjatësi dhe 0.80m gjerësi. Orientimin e kishte lindje perëndim me një shmangje të vogël nga jugu. Gjatë gërmimit, në brendësi të tij, përveç skeletit gjetëm objekte që shoqëronin të vdekurin .
-Dy  kandila në trajtë disku, lëfyti i të cilave dilte horizontalisht. Sipëfaqja e jashtme e tyre ishte e lyer me vernik të zi. Madhësia e tyre shkon 10cm gjatësi dhe 3.5 cm gjerësi. Të tillë kandila kemi gjetur  edhe më parë në zonën përreth si në Bajkaj, Matomarë e Finiq, të cilat i datohen shek. lll-ll p.e.s.
-Shishe prej balte (lotore) ku trupi i saj kishte një formë të përzgjatur me qafë të gjatë e me fund të hollë unazor. Ajo kapte lartësinë 9.2 cm.
-Një enë balte me përmasa të vogla 2.5 cm lartësi dhe 2.3 cm gjerësi. Kishte trajtë bikonike  ku pjesa e sipërme është më e gjerë se fundi . Ajo përbëhet prej një brumi të pastërt, okër në roz. Gjithashtu, aty brenda gjetëm edhe shume parete enësh tepër të dëmtuara.
Duke parë me kujdes materialin e gjetur dhe duke e krahasuar me varret e gjetura në perëndim të kodrës së Finiqit, kodrave të Volloderit si dhe në fushën që shtrihet në juglindje të fshatit Bajkaj, kanë një ngjajshmëri të madhe. Ato u datohen shekujve lll-ll p. e s.
Pra, Sofokliu mendon se, objektet që zbuluam, janë pjesë  të një nekropoli që i kushtohen një vendbanimi të hapur i cili është  populluar prej shekullit të lll p.e.s. deri në shekullin e l e. sonë.
 Nga ana lindore, në anë të buzës, ku prej andej shihet Finiqi dhe gjithë hapësira përreth, vurëm re rrënojat e një ndërtimi të cilat dilnin fare pak mbi sipërfaqen e tokës. Ajo mund të kishte qenë një fortifikatë ose kullë vrojtimi. Me gërmime fare të lehta mbi sipërfaqen e saj gjetëm dy llulla duhani të periudhës së Ali- Pashës.** Më pas objektet e gjetura i mblodhëm me kujdes dhe të nesërmen i çuam në qendrën arkeologjike në Sarandë.
                                                                                                  Shtator 1983                                                                         

*   Emri i tij i vjetër Shën Vasili
 
** Sipas shënimeve të konsullit francez Pukëvil pas nënshtrimit të bregdetit Ali-Pasha në Shën-Vasil ndërtoi një kështjellë ku pjesët më të shumta të saj ishin të ndërtuara me plithar e dru. Mendojmë se ato themele duhet t'i përkasin një kohe më të herëshme.

        



MANASTIRI I MESOPOTAMIT


          Më kishin mbetur si dy momentet më interesante sa herë që udhëtoja me autobuzat e Ballshit ose të Gjirokastrës. Mëngjesi në të gdhirë dhe buzëmbrëmja.
Sa mer kthesën në kryqëzimin e Kranesë, për gjatë rrugës tek kthehesh majtas, në thellësi, në horizont të shfaqen konturet e Manastirit të Mesopotamit. Si në një skenografi gjigande, tek çajnë ajrin, rrezet e para të mëngjesit, në mes të fushës lartëson konturet e tij manastiri i famshëm. Edhe kur kthehesh nga Ballshi, sidomos në dimër, pasi konçidon me perëndimin e diellit, të njëjtat ndjesi më krijonin.
Mëngjeset në të gdhirë dhe buzëmbrëmjet ose më saktë muzgjet pasi i shkon më për shtat,  si shprehje.
Manastir baraz me muzg. Jo në kuptimin ateist por në konceptin e kohës, si diçka që largohet në mugëtirë.  Mos funksionimi i tij. Për të gjitha këto para disa vjetësh e kisha hedhur në telajo atë moment, ato dritë-hije mëngjesi.
E kishim vendosur në program që t'i hidhnim një sy zonës për rreth dhe vetë manastirit. Si zakonisht vetëm të dielat shfrytëzonim pasi ishim në punë. Sëbashku me Sofokliun hypëm në karrocerinë e një saureli, vendet përpara ishin të zëna. Ishin të vetmet automjete të shpeshta që qarkullonin në atë zonë. Ato bënin ngarkesë në Minierën e Kripës dhe shkarkoheshin në Portin e Limionit tek kapanonet që ishin ngritur posaçërisht për të. Zbritëm tek ura që ndodhet pak më poshtë Hidrocentralit nr.2. Kaluam në rrugën e krijuar nga rrotat e automjeteve bujqësore dhe prej këmbëve të fshatarëve. Lluca, e krijuar nga shirrat e rënë ato ditë na e kalonte syrin e këmbës. Kaluam ujin e pakët të përroit i cili derdhej në kanalin e madh të hidrocentralit. Morëm të përpjetën e cila ishte punuar në brazda të mëdha. Edhe aty me vështirësi  i hodhëm hapat duke dalë në krye të saj. Përpara nesh u shfaq manastiri.
Ai ngrihet mbi sipërfaqen e një kodre ose më saktë e një ngritjeje ë konsiderueshme midis dy shtretërve të lumit Bistricë ku prej andej zotëroje gjithë hapësirën përreth saj. Kapërcyem rrethimin nga ana e vorrezave i cili është pothuajse krejtësisht i shkatëruar. Ai kap një gjatësi rreth 100 m dhe gjerësi 80 m. Dikur përgjatë tij ngriheshin 7 kulla drejtkëndëshe të cilat sot janë krejtësisht të rrënuara. Ai i përket mjesjetës së herëshme. Është tipik bizantin dhe nga më të rrallët në Shqipëri. Vizitorë dhe specialistë të ndryshëm europianë e kanë parë atë.
Manastiri është vlerësuar si Monument Kulture dhe mbrohet nga shteti. Përveç tabelës që ndodhet mbi portë ka edhe një kujdestar që meret me të.
Mbrapa nga ana e djathtë, kur je përpara kishës si orientim,  me mundim kaluam në brendësi të tij nëpërmjet një dritareje të vogël pasi dera ndodhej e mbyllur. Megjithëse nga të gjithë manastiret që kemi parë është më i mbajturi edhe ai është i dëmtuar.
Shumë figura shënjtorësh janë të lyera me gëlqere. Dekoret e kollonave gjithashtu, janë të mbuluar po nga gëlqerja. Ikonostasi ishte në gjendje të shkatërruar, me gjithë atë ai mbahet ende në këmbë. Ajodhima në shesh, mbi pllakat e gurit kishte  kavanoza të sajuara si kandila. Kamaret e vogla që ndodhen në të dyja anët e saj ishin të nxirra nga tymrat e kandilave. Në një cep të saj gjetëm disa libra meshe, të cilat i lamë po aty. Dyshemeja e sallës së meshës ishte shtruar me pllaka guri të cilat nuk e ruanin mirë nivelin e tyre.
Dolëm duke e parë me kureshtje atë ndërtesë mesjetare. Për ndërtimin ishin përdorur edhe blloqe gurrësh antikë. Në të katërta faqet e saj shikoje fragmente dragonjsh në reliev, të gdhendura në gurë gëlqeror. Gjithashtu edhe tulla e kuqe ishte përdorur si element dekori e cila si karakteristikë i përket  periudhës romako bizantine Si ndërtesë është e mirëmbajtur të cilën e tregonte edhe çatia pasi është e restauruar.
Përballë kishës ndodhen rrënojat e pjesës tjetër të manastirit. Megjithëse e    dëmtuar, kambanorja qëndronte ende në këmbë e cila shkon afër në 10 m lartësi. Në krye të saj ende qëndron një kambanën. Mjediset e tjera ishin të shkatëruara. Vetëm fragmente muresh të fasadës së jashtme qëndronin në këmbë të cilat kapnin 3m lartësi
Në anën jug-perëndimore, përballë kishës ndodhej porta. Mbi të harku i madh mbështetej në murin rrethues. Rruga për të shkuar në manastir ishte  sajuar nëpërmjet tarracimeve pasi e detyronte terreni në ngritje ku është ndërtuar ai objekt kulti, manastiri.

                                                                                                                                                                         Tetor 1981








Κυριακή 21 Οκτωβρίου 2018

VEÇ SE... PAK KËRKONTE


       Me atë temporitmin e përhershëm të lëvizjeve trupore të tij të ngadalësuara, tërhoqi me majat e gishtrinjve disi mbi gjunjë pantallonat, dhe duke u ulur u mbështet në shpinoren e karikes. Pasi u bind se zuri vend mirë, bastunin që nuk e ndante as edhe një herë prej vetes e vendosi midis këmbëve. Edhe shikimin që hodhi përreth, mes asaj ngadalësie e zhvilloi. Pas të gjithave tek ai u ndje hapur indiferentizmi i tij ndaj gjithçkaje që po kryhej aty. Lëvizjet e njerëzve ku më të shumtit ishin të rinjtë, muzika rritmike dhe zhurma e mjeteve tek kalonin në rrugë nuk e shqetësonin fare. Me gjithëse qe mbështetur krejtësisht me shpinë e të ndënjura në atë karike të bollshme, ende i ndjehej kërrusja e përherëshme e trupit. Edhe në qoftë se do të deshte të shihte ose të komunikonte me tjetrin të ndodhur diku pranë tij, me dy gjysma lëvizjesh si fillim të kokës pastaj të syve, do të mundohej të hynte në lidhje me të. Në atë moment lëvizja e tij e rradhës ishte paketa e cigareve me çakmakun të cilat i vendosi mbi tavolinë.  Mes atij rritmi do të shkonte deri në ndezjen e cigares duke kryer thithje të lehta. Edhe tymi tek po vërtitej rreth fytyrës së tij, ishte i ngadaltë duke u shfaqur në disa fjolla të lehta të bardha. Në atë pritje ose më saktë përhumbje gati të pa kuptimtë nuk ndjeu praninë e kamarjeres, veçse  ato dy këmbët e saj aty përpara e bërën të reagonte. Tek po ngrinte kokën, me shikimin gati të turbullt u përpoq të komunikonte me të por u step. Një dritë e bukur u shfaq në fytyrën e tij. Ajo lloj tronditje që pësoi kishte kohë që nuk ekzistonte tek ai. Me një lëkundje të lehtë të dorës  i kërkoi asaj ti afrohej më pranë. Mes kërkesës në tone të ulëta e të copëtuar midis dhëmbëve për kafen tradicionale dhe gotën rrakisë, në atë afëri trupore me të ndjeu aromën e saj femërore. U përpoq të përqëndronte shikimin tek ajo por nuk mundi. Në fytyrën e tij lëvizje të lehta po i shfaqeshin. Në sytë, në cepat e buzëve të mbërthyera fort e deri në lëkundje të lehta të kokës si për të krijuar drejtpeshimin e ndjesive që po  zhvilloheshin  brenda tij. Kamarierja, ajo bukuroshe e cila tronditi, ose i dha një ndjesi më të bukur të jetës atë mëngjes ku të paktën nga jashtë ashtu mund të kuptohej po i qëndronte ende përballë dhe pa i shpjeguar se çfarë i kishte ndodhur, i fshiu hirin e bardhë të cigares të rënë mbi pantallona. Ndërsa reagimi i tij i pa ndërprerë ishte veçse përqëndrimi mbi atë fytyrë. Do të ishte zëri i saj që do ta “zgjonte” i cili ishte miratim i kërkesës. Ai e shkëputi shikimin prej saj dhe në formë instiktive të tipit që konsumon duhan, u përpoq të kryente atë veprim të përhershëm. Por cigarja i ishte fikur. Duke e kuptuar se nuk kishte se çfarë të kryente më pasi edhe ajo kishte ikur, zuri pozicionin e përhershëm, kërrusjen e trupit.
 Përsëri do të ishte prania e saj që do ta sillte në kohë atë njeri. E mbështeti ndjenjën e tij mbi atë fytyrë dhe nuk u përpoq ta largonte prej andej, ndërsa ajo pasi sistemoi mbi tavolinë rrakinë, kafen, tavllën dhe paketën me çakmak hodhi shikimin e saj mbi të. Pas buzëqeshjes  dhe të atij urimi të përhershëm karshi klientit për ta shijuar atë moment, u largua.
Duke konsumuar kafen dhe rrakinë mendoi se e teproi. U përpoq të ndiste cigaren por nuk mundi. Me një lëvizje dore e thërriti kamarjeren. Pasi mbështeti mirë skajin tjetër të bastunit në trotuar, dhe duke i dhënë forcë trupit për tu çuar i kërkoi ndihmë. E mbështeti dorën mbi pëllëmbën e saj me dëshirën për ta mbajtur sa më shumë, sa më shumë. Kamarierja në përpjekjen e saj për tu shkëputur, ndjeu zërin e tij në të shuar ti kërkonte, t’ja mbante edhe pak dorën.

Κυριακή 30 Σεπτεμβρίου 2018

VARRET ANTIKE TË MURSISË


        
  Vjeshta kishte filluar. Ishte koha më e mirë për eksplorim. Kur më krijohej mundësia, tek Sofua shkoja  edhe në mes jave. Kishim planifikuar që ti hidhnim një sy fushës së Vrinës. Do të fillonim  nga buza e liqenit, në rrënojat e akuaduktit romak, dhe do të vazhdonim të ecnim sa të mundeshim. Kaluam matanë lumit me lundrën dhe morëm monopatin përgjatë tij. Me një shkop që mbanim në duar, nuk linim asgjë pa e prekur dhe pa e kthyer përmbys. Në atë zonë nuk ka centimetër katror të nëntokës të mos të ketë gjurmë të jetës së hershme të njeriut. Ndoqëm linjën e akuaduktit sa do pak shfaqej ai mbi tokë.
Kur je me shikim nga Konispoli, nga krahu i majtë  ka disa të ngritura  të buta  nga rrafshi i fushës së Vrinës (Kestrinës). Me intuitën që na ishte krijuar prej kohësh, menduam se nuk do të dilnim bosh. Dhe me të vërtetë në sipërfaqen e njerës prej tyre e cila ishte dhe më e larta, ramë në material të pasur arkeologjik. Aty ndodhej një grumbull varresh, më saktë një varrezë. Orientimi i tyre  ishte pothuajse jugperëndim. Duke ndjekur linjën e pllakës pasi kishte dalë në dritë një cep i saj e pastruam dhe e ngritëm lehtësisht prej andej. Ajo qe thyer më dysh diku atje nga mesi i saj. Skeleti që ndodhej brenda ishte i pa dëmtuar dhe i plotë me shikim nga lindja. Nga të dy anët e tij ai qe i shoqëruar me enë balte të punuara hollë në brum të pastërt të cilat kapnin lartësinë 12cm, dy lotore po thuajse në ato përmasa, ku njëra ishte  në gjëndje shumë të mirë e me përafërsi në ngjyrë të kaltër.Tjetra, qe e thyer dhe copat e saj ndodheshin po aty. Gjithashtu ndodheshin edhe dy kandila të plotë balte  në trajtë disku me lëfyt horizontal të dekoruar me figura gjeometrike. Edhe pjesët anësore të arkës ishin monolite me nga një për seicilën anë të cilat kapnin afro 10cm trashësi. Të dyja pjesët e thyera të kapakut i rivendosëm në vendin e tyre dhe e rimbuluam varrin me dhe. Objektet e gjetura i morëm me vete dhe i çuam në Butrint. Si gjithmonë Dhimitër Budina do të ishte tepër i interesuar. Materiali i u duk me interes dhe na kërkoi që të nesërme ta çonim tek varret.
Nga vëzhgimi që u bë të nesërmen, vendosën të kryenin ekspeditë të rregullt. Pas një jave një grup i përbërë prej 3-4 vetash të udhëhequr nga Dhimosten Budina e Çondin sëbashku me ne, rreth orës 8-të u ndodhëm aty. Pasi formuan dy kuadrate 2x2 pranë njeri tjetrit nga ana perëndimore e saj, filluan gërmimet. Ato vazhduan dy ditë dhe në dritë dolën katër varre. Të nesërme punimet duhej të fillonin që herët dhe u detyruam të flinim në kalanë e Butrintit. Aty në krye të kalasë të rindërtuar, Ugolini shkruajti historikun e gërmimeve dhe ditaret e tij. Duke “fjetur”në një nga kolltuqet që ndodheshin përballë oxhakut të madh dhe i sulmuar nga myshkonjat e shumta me vështirësi e kalova natën. Në të gdhirë fillova të dremitja pak me gjithë atë së bashu me Çondin e Sofon, të cilët edhe ata ishin si mos më keq nga pickimet e tyre, zbritëm poshtë me vrap.
Ora 8.30 - 9 na kapi tek vendi. Puna qe e pastërt pasi punohej brenda varreve. Me gjithëse në të shumtën e rasteve vëzhgoja, ndihmoja në spostimin e dherave jashtë tyre. Pasi i fotografuan me rradhë në vendodhje dhe hodhën skicat e tyre në letër, sëbashu me skeletet dhe objektet e gjetura aty i vendosën nëpër arka. Në fund pllakat e sipërme i rivendosën  në vendet e tyre duke i mbuluan me dhera për të mos u dëmtuar varret.
Mbasditja kishte kaluar. Unë e Sofua ikëm të parët pasi nuk kishim se çfarë të bënim më aty dhe më e keqja ishte se kishim që nga darka e djeshme pa ngrënë.
       Nga lundra deri në Ksamil ecëm me këmbë. Në atë orë nuk kishte qarkullim automjetesh. Filluam ta ndjenim më shumë lodhjen jo vetëm se kishim udhëtuar gjithë ditën  por, po na gryente urria. Në kthesat, para se të shkosh në Ksamil mbi rrugë e nën të, midis ullinjve kishin mbjellë qepë të njoma. Shkulëm nga një dorë seicili, dhe rrugës duke ecur e duke shpresuar se mos kalonte ndonjë makinë, filluam ti përtypnim.  Duke qeshur, e duke fshirë lotët nga djegja që na shkaktoi ajo, pamë  njeri tjetrin në sy  e ja nisëm refrenit të një kënge që këndohej  nga rinia e aksioneve:

                                             Nëpër faqe shpate mali
                                             Neve gjetëm lumturinë


        Deri në Ksamil rrugën e bërëm me këmbë. Aty nuk pritëm shumë na mori një Zis nga të Parkut të Mallrave të Sarandës.


                                                                                                   10 Shtator 1980
                                                 



Σάββατο 25 Αυγούστου 2018

SHPELLA E LIMJONIT



 Në shpellën e Limjonit kemi zbritur disa herë me Litin, Sofokliun me mikun e shokun tim që nga fëmijëria e hershme. Për herë të parë në vitin 1973. Hera e fundit ishte ajo e vitit korik 1982. Përshtypjet e mija në bllok, më të shumtat janë emocionet e vitit 73 pasi ai ishte gati kontakti i parë me botën e nëndheshme. Vendosëm t'i bënim një përshkrim të saktë pasi na u duk me interes.
      Ajo ndodhet në gjirin e Limjonit, mbi kapanonet  e Kripës. I pari në krahun e majtë të rrugës kur zbret për në port.  Në një lartësi prej 20m mbi nivelin e detit. Hyrjen e ka pothuajse horizontale midis shtresave të shkëmbit gëlqeror dhe bimësisë mesdhetare që ndodhet përreth. Ka formën e një rrethi të copëtuar me përmasa  1.9 X 1.6 m.
 Shpella, nga hyrja  deri në dysheme ka  formën e një pusi me thellësi 9m ku  ku tabani i të cilit është i mbushur me copa gurrësh e pleh. Zbritja për në brendësi ishte e lehtë. E lëshuam litarin duke e lidhur në hyrje të saj tek një rrënjë peme. Njëri pas tjetrit duke u mbërthyer fortë me të dyja duart pas litarit, dhe duke përplasur lehtë këmbët pas faqes shkëmbore shkelëm shpejt mbi dysheme. Mundëm të orientoheshim lehtë me ambientin pasi kishte dritë të mjaftueshme nga e çara e hyrjes që ndodhej mbi kokat tona. Aty bëra fotografinë e dytë (A) pasi tek e para është hyrja e saj. Me një shikim të shpejtë vurëm re se ajo kishte dy drejtime. Nga verilindja e cila nuk vazhdonte shumë dhe nga jugperëndimi.(B) Gjithmonë orientimin me busull e bënte Sofokliu. Pas një gjatësie 3.5m vurëm re se nuk vazhdonte më. Ajo bllokohej nga faqet shkëmbore të saj dhe nga një numër i madh stalaktitesh të cilat zbresnin nga tavani. 
 Dyshemeja aty vinte ne zbritje deri ne 25’ dhe përbëhej prej gurrësh dhe plehu. Vurëm re se temperatura e ambientit ishte  19” C, ndërkohë  jashtë është 26” C.

 
Drita e elektrikut, në pjesën juglindore zbuloi një të çarrë (galeri) në formë gjarpërore. Me vështirësi të madhe zbritëm. Ishte një e çarrë vertikale gati piramidale me përmasa 1m lartësi dhe 0.90m gjerësi ku në kreun e saj gati mblidhej në qendër. Ajo zbritje ishte si një shkallë natyrale por  me shkelje larg njera tjetrës. Pas asaj zbritje të vështirë pasi duhej të përdornim majat e këpucëve, zbritëm në fund të saj. Lartësia e asaj zbritje kapte 2m. Në krahun e majtë pasi ndodheshim përball saj, ndodhej i sfinosur një tub metalik 0.50cm i ndryshkur i cili kalonte mbi 2m. Gjatësia e kësaj galerie shkonte 4m dhe pjerrësia pothuajse kapte  30 gradë. Me ndriçimin e elektrikut vurëm re lartësinë e tavanit i cili ngjitej përpjetë në formë piramide. Lartësia e tij shkonte nga 3m deri ne 6.5m. I gjithë ambienti ishte i veshur me stalaktite të madhësive të ndryshme. Edhe këtu dyshemeja është e shtruar prej gurësh e plehu. Në faqet e shpellës vurëm re një numër të madh merimangash të madhësive të ndryshme  Në mbarim të ambientit aty ku gjarpëronte  pjesa tjetër e galerisë, fill në depozitimin e ujit, djathtas në lartësinë afër 2m ndodhej i varur një skelet njeriu. Copa e telit që përshkonte qafën e të varrurit, skeletit, ganxhohej në një stalaktit i cili pasi dilte nga faqja shkëmbore kthehej po aty duke krijuar kështu një mbërthesë natyrale të fuqishme.
  Qetësia absolute brenda shpellës dhe skeleti i varrur, na trembi për një moment. Duke ngritur kokën lart, ne tavanin e saj na mahniti bukuria. Me qindra stalaktike të madhësive të ndryshme varreshin prej saj. Vetem me inisiativa të tilla mund të shijosh bukuri të tilla. I shkuam fare pranë skeletit. Vetëm kocka, që nga koka  e deri te këmbët. Zmalti midis tyre i kishte mbajtur ende të bashkuara të gjitha pjesët kockore të tij. Ajo ngjyra e bardhë e tyre më tronditi. Instiktivisht me të dyja duart preka trupin tim si për të vërtetuar se ai nuk ishte skeleti im. Nuk e di më mbeti  në mendje për shumë kohë. Kishte një bardhësi të çuditëshme. U sugjestruam. Të paktën unë e humba për një moment jo se u tremba, por ishin momente jashtë logjikës, jashtë jetës së përditëshme. Përballimin për herë të parë me një skelet njeriu dhe në një shpellë. Sofua si gjithmonë, më i guximshëm nga unë e preku me dorë dhe e gjithë ajo pamje ra në errësirë. Ishe një prekje fatale pasi nuk mbeti as edhe një pjesë e bashkuar, edhe ato më të voglat ranë aty para këmbëve tona duke u shpërndarë me çakëllin e ardhur nga jashtë. Për një çast qëndruam pa lëvizur, ndërkohë, duke hedhur dritën e elektrikut gjithandej, duhej të vëzhgonim me kujdes terrenin ku kishim shkelur. Gjetëm një shpatë ose më saktë një mjet luftues me presë nga brenda. Gjatësia e saj shkonte afër 1.10 m dhe gjerësi 0.35cm. Që nga doreza e deri tek maja, harku qe i shtrirë dhe në një moment tek maja e saj, ajo merte një hark tjetër. Ndoshta ajo pjesë e kësaj vegle vrasëse shërbente për t'i çarë barkun kundërshtarit e për të nxjerrë jashtë tij, të gjitha rropullitë e barkut.
 Nën dritën e elektrikut vurëm re se hapësirat e galerisë mbi ujë,  nuk ishin të njëtrajtëshme. Gjerësia e saj shkonte nga 0.50 në 0.15m në lartësi. Tavanit kapte kuota të ndryshme, nga 3m-10.50m. Në pjesën e galerisë që vazhdonte mbi ujë kalova vet. Mu desh të ecja me këmbë e me duar në të dyja faqet shkëmbore të saj. Po kaloja në një lartësi mbi nivelin e ujit nga 2m deri në 3m. Lartësia varej nga distanca e faqeve të galerisë me njera tjetrën ku unë mbështesja këmbët dhe duart për të kaluar. Elektrikun të cilin e kisha të mbërthyer fort me dhëmbë, për t'u siguruar se mos më binte në ujë, pjesën tjetër të spangos e kisha kaluar në qafë. Nuk kishte zgjidhje tjetër pasi të dyja duart së bashku me këmbët, i kisha si pika mbështetëse në atë lartësi. Mënyra tjetër ishte  të futesha në ujë e të notoja deri në pikën ku vazhdonte sipërfaqja e ujit për të cilën nuk ma mbajti.
 Deri në një farë vendi eca mirë por në kthesën që mori në të majtë, galeria, u ngushtua aq sa gjoksi im. Duhej të kthehesha brinjazi që të kaloja dhe prapë me vështirësi. Aty u ndodha 2m mbi nivelin e ujit. Me vështirësi, pasi dhe duhej te mbahesha, hodha driten e elektrikut në faqet anësore e në tavan. Dhjetra stalaktike e mbulonin atë. Eca, ashtu me këmbë e me duar në të dyja faqet shkëmbore të saj  dhe bëra matjen e dytë, të thellësisë të ujit me mjetin më thë thjeshtë, spago me peshë, ajo kapte thellësinë 8m. Matja e pare shkonte në 3m thellësi. Tavani në këtë pikë ku ndodhesha shkonte nga 3 deri në 10m lartësi. Fundi i galerisë përbëhej prej një të çare të vogël që dukej mbi sipërfaqen e ujit. Aty tavani i shpellës duke vazhduar shumë pranë sipërfaqes së tij, bie mbi ujë e duke e çare atë vazhdon në thellësi të tij, kush e di se si. Të nesërmen pasi nuk na shkoi ndërmend, mbushëm nga ai ujë një nga ato shishet grykëgjëra të qumështit dhe e çuam në laboratorin e shëndetësisë i cili ndodhej në qendër të qytetit. Ai doli me të njëjtën kripshmëri të detit. Mendojmë se ajo pjesë ujore lidhet me detin nëpërmjet sifoneve shkëmbore natyrale dhe dallgëzimi i detit aty brenda nuk ndjehej.
     Gjate sondashit të vogël që bëmë në tabanin e ambientit gjetëm një lloj bubureci, një shumëkëmbësh dhe merimangë në faqet e shpellës të cila i futa në një kuti boje këpucësh që t'i vizatoja. Me matjet e hapësirave dhe orientimin me busullën krijova në letër shtrirjen e pozicionin e saj. Prerjen vertikale dhe horizontale. Pas afro njëzet ditesh e botuam tek gazeta Bashkimi të shoqëruar me fotografi brenda jashtë saj.
    Ky qe edhe përshkrimi i shpellës së Limjonit.   




Shënim: Sot ajo është e “bllokuar” dhe tepër vështirë për t'u gjetur.





Hyrja e shpellës në sipërfaqe



Hyrja e shpellës nga brenda




Vendosja e shpellës në brendësi të tokës. Prerja vertikale dhe horizontale e saj.


Τρίτη 19 Ιουνίου 2018

TEK KTHESA ME KALLAMISHTE

                                                    tregim             

 

Nuk e mendoi fare se nga duhej të kalonte për tek "Pema e Thatë", tek kthesa e vetme e kanalit vaditës e cilësuar me atë emër ku asgjë nuk kishte mbetur si e tillë. Duhej të hidhej në krahun tjetër të argjinaturës për të shkuar tek grumbulli i kallamishteve, i cili devijohej disi në të majtë. Kanali, kishte një javë që po pastrohej. Më tutje e në vazhdim ai ishte ende i pa prekur. Si gjithmonë, në punët më të vështira do të ishte i njëjti punëtor. Karakteri dhe fiziku i tij i fortë, e ngacmonte për të keq. Pa le që edhe gruan e kishte një dardane që si trembej syri. Duke patur në brigadë të paktën rreth 50 punëtorë, ishte i detyruar t’i kishte vazhdimisht nën kontroll, për më shumë ata që nuk i kishte qejf. Ai ishte “në rreth të kuq.”  Duhej të bënte diçka, qoftë edhe ta ndëshkonte në se do të mundej. Pra kishte kohë që po  mendonte. Mungonte vetëm shkaku. Dhe ja, tani kishte rastin më të mirë. Pasi i hodhi një shikim të shpejtë vendit ku do të kalonte, mori vrull për t’u hedhur në krahun tjetër të kanalit.  Por rrëshqet dhe ndjeu fytyrën t'i përplasej në llucë. Duke u ngritur, midis kallamishteve sytë i zunë një femër tek po përpiqej të mbulonte me të shpejtë kofshët e saj tepër të bardha dhe të zhdukej mbrapa  tyre. U ndje i poshtëruar. Më tepër nga indiferentizmi i punëtorit i cili po qëndronte aty përpara duke mbërthyer pantallonat. Me sytë e shqyer nga inati, i zbrazi fjalët më të ndyra për atë veprim jo vetëm imoral por që po e kryente në orar të punës. Ai, i ndodhur aty në këmbë mbi argjinaturë, i hodhi një vështrim të frikshëm brigadierit dhe u mat të zbriste ta qëllonte, por nuk e kryejti atë veprim. Me trastën që mbante ushqimin e pakët e të përditshëm dhe me lopatën në krah, mori për nga argjinatura e pastruar.

      I ndodhur në fund të kanalit, i vrarë  në ballë dhe i pistë si asnjëherë tjetër, por më tepër i poshtëruar, u përpoq të merte  veten. Doli prej andej  i pa qartë në veprimet e më tejshme. U drejtua nga rruga automobilistike, aty ku kishte lënë motorin. Drejtori dhe sekretarja e partisë duhej të ndodheshin ende në zyra. U shpjegoi atyre jo vetëm ato që pa por edhe shumë të tjera. Të tre, në mendjet e tyre kaluan variantet më të mundëshme për ta dënuar.  U caktua e diela e nesërme në qendër të fshatit për ta diskretituar. Ndërkohë ai duhej të përfitonte nga ajo situatë jo vetëm si përgjegjës por më tepër si komunist.

Në tre tavolinat e ndodhura jashtë kafenesë së vetme të fshatit ishin ulur pleqtë e përhershëm nga të cilët po komentohej ngjarja dhe më kryesorja se cila ishte ajo femër e përdalë që zbulonte në mes të ditës trupin e saj pa pikë turpi. Diku aty përpara u vendosën katër stola të gjatë. Të tjerët do të gjenin një mënyrën për tu ulur. Gjithashtu para tyre u vendos edhe një tavolinë me katër karike. Qëndra e fshatit filloi të mbushej. Me gjithëse zhurma e motorit të brigadierit u ndje më shpejt nga ardhja e tij, i cili shoqërohej edhe nga kryellogaritari, fshatarët u habitën kur e panë aty pranë, në hyrje të kafenesë. Më tepër u bëri përshtypje balli i fashuar. Në atë çast të gjithë po përpiqeshin të krijonin lidhjen që mund të kishte fytyra e tij e dëmtuar me ngjarjen, por nuk mund të hamendësonin dot asgjë. Ai kërkoi një teke rraki të cilën e ktheu me një herë. Më pas  edhe kryellogaritari tek po përtypte fara luledielli ktheu me fund dozën e mëngjesit, të rrakisë. Në gishtrinjtë e tij krejt të ngjyrosur nga nikotina e duhanit nuk do të mungonte cigarja. Ata diçka pëshpëritën me njeri tjetrin. Po aty, brigadieri, megjithëse nuk i takonte, urdhëroi të mbyllej kafeneja. Duhej ta mernin vesh edhe ata pleq përse po ndodheshin aty. Ndërkohë u dëgjua të afrohej xhipi i drejtorit të fermës bujqësore e cila ishte nga më të zhvilluar në jug të vendit. Prej tij zbritën me rradhë sekretarja e partisë së fermës një grua rreth të dyzetave e martuar dhe pa fëmijë, drejtori dhe më pas shefi i sigurimit të zonës ku prezenca e tij i tulati të gjithë. As miza nuk po dëgjohej. Menduan se  nuk ishte e rastësishme. Diçka më e rëndë duhej të kishte ndodhur.   Tashmë ku brigadieri  do të kishte mbështetje të fortë nga sekretarja e partisë, duhej të hidhej në sulm. Me një shikim të shpejtë mbi ata njerëz kërkoi prej tyre vëmëndje. Çështja ishte tepër serioze. Kishte të bënte me moralin e shoqërisë. Partia nuk i falte veprime të tilla. E thirri atë të dilte aty përpara, të jepte llogari, të rrëfente atë turp që kishte kryer. Dhe ai u nis drejt dënimit më të pa menduar ndonjëherë që mund të ndodhte. Tek hidhte hapat mbi zhavorishte, ato lëshonin mbrapa tij një pluhur të lehtë, por që kumbonin tepër frikshëm mbi të gjithë fshatarët. Forca e ligjit e shfaqur në vështrimet e atyre njerëzve që e përfaqësonin atë, të ulur aty përpara, e ndalën në vend. Në atë çast ndjeu një tkurje, rrëshqitje ose më saktë tërheqje brenda asaj humnere të krijuar në të gjithë trupin e tij. Mblodhi veten dhe hodhi shikimin mbrapa. Nuk duhej të shfaqte frikë pasi ishte i sigurtë se një pjesë do të kënaqeshin ta shihnin në atë gjëndje. Ndërkohë brigadieri po i kërkonte se duhej të tregonte për ngjarjen e ndodhur, për atë gruan e përdalë. Të tregonte cila ishte ajo. Mes atij hutimi të krijuar në çast, u habit për ç’farë po i kërkohej.  Aty vuri re fashosjen e ballit pa i shkuar ndër mend asgjë. Ç’farë kam bërë përsëriti, ç’farë duhet të rrëfej. Nga brigadieri shikimin e tij e kaloi tek sekretarja e partisë, drejtori, shefi i sigurimit të zonës dhe më pas nga fshatarët. Tashmë brigadieri po u tregonte të gjithëve se si e gjeti atë duke bënte dashuriçka në orar të punës. Kërkesa këmbëngulëse e brigadierit për tu rrëfyer e trullosi fare. Ç’farë është kjo që po kërkon i u kthye përsëri atij. Ajo është një çështje personale. A e bëj punën në kohë dhe me cilësi. Të tjerat nuk të interesojnë. Sekretarja e partisë, një femër e bëshme dhe tepër autoritare tek po e shihte me vëmëndje atë mashkull të ri e të fortë, po përpiqej ta imagjinonte atë çast aty mes kallamave. Por e zboi shpejt atë tundim, aty ishin mbledhur për një qëllim tjetër, duhej mësuar cila ishte ajo femër që shkonte me të. Në fjalën e saj të rëndë, të shkoqur e të pastërt në ato që shtronte, nuk lejonte as edhe një njeri të njolloste shoqërinë e re që po ndërtonte partia me në krye udhëheqësin e tyre të dashur. Na rrëfe i u drejtua ajo. Partia di t'i mbajë afër ata që e kuptojnë gabimin. Me dëshirën tënde, tonën mund të ndreqet çdo gjë. Por prej tij e njëjta përgjigje doli. Nuk kam as edhe një gjë për të thënë përsëriti ai. Ajo është çështje personale. Sekretarja e partisë, tashmë e inatosur pas këmbënguljes tek po shfaqej si i pa faj, i u kthye me të ashpër. Ajo filloi të fliste për punën e madhe të bërë nga partia për mirëqenien e popullit dhe emancipimin e shoqërisë. E veçoi si rastin më negativ veprimin e tij. Edhe të asaj që shkon e ngrin fustanin në mes të ditës. Ajo u shpreh se ai duhej ti dorëzohej drejtësisë. Po, u hodh e tha brigadieri duke mbështetur mendimin e saj. Përveç që duhet të tregojë do të përgjigjet edhe për dhunën që ka ushtruar mbi mua. Jo vetëm kaq foli kryellogaritari duke u ngritur  në këmbë, do të shkoj në terren për të parë nga afër volumin e punës me ditët që ka punuar. Brigadieri i kënaqur nga mbështetja e tij hodhi shikimin mbi drejtuesit e mbledhjes dhe kryesisht mbi shefin e sigurimit të zonës. Ai duke u mbështetur mirë në karike i dha një drejtim më serioz ngjarjes dhe situatës që po zhvillohej. Sikur vetëm me një prej të dy rasteve që po tregon brigadieri të jetë e vërtetë tha ai, të arrestoj në çast. Fol vazhdoi, na trego cila është ajo vajzë ose grua që vjen me ty. E tha shoqja sekretare e partisë së fermës, partia  ja zgjat kujtdo dorën që përpiqet të thotë të vërtetën. Do të kesh lehtësira, na trego pra. Por në atë ç’farë u dëgjua nga të gjithë ai përsëriti ato që kishte thënë duke shtuar se ata nuk mund ta kuptonin pozicionin e tij.  Na e thuaj pra. Gruan e ke të re. Edhe vet i ri je. Keni dy fëmijë si pëllumba ç’farë po kërkon tjetër. Cila është ajo femër mbaroi fjalën e tij shefi i sigurimit të zonës. Po, pikërish këtu qëndron problemi i ktheu ai përgjigje menjëherë. Nuk mund të tregoj asgjë, ai është problem familjar. Sa për atë që thotë brigadieri se e kam qëlluar nuk është  e vërtetë. Ai rrëshqiti e ra në kanal aty tek erdhi në befasi, për të më kontrolluar nëse isha në punë. Ka kohë që po më ndjek. Ç’farë kërkoni prej meje. Atëhere iu drejtua sekretarja e partisë, të erdhi tek vëndi i punës dhe të gjeti duke bërë atë punën tjetër. Shyqyr që pranove më në fund. Na trego pra cila ishte ajo femër pastaj e vërtetojmë ne nëse e ke qëlluar apo jo brigadierin. Të gjithë sa ndodheshin aty, pas gjithë kësaj historie që po dëgjonin nëse u përkiste të mësonin se kush ishte ajo femër, përqëndruan shikimin dhe dëgjimin e tyre mbi atë njeri që ndodhej aty përpara, në këmbë. I ndodhur mes asaj nëse duhej ta thoshte ose jo se ç’farë kishte ndodhur në të vërtetë, nuk duhej të heshte më. Ai burrë, babai i dy fëmijve, përgjegjësi kryesor i asaj familje që e mbante me shpirt ndër dhëmbë jetën e tyre, duhej  të dilte sa më shpejt nga ajo situatë. A do ta besonin apo ndoshta do ta kalonin me humor dhe do të bëhej gazi i dynjasë. A do të mundej të jetonte më në atë fshat. Hodhi shikimin mbi ata njerëz që në ato çaste kishin në duart e tyre fatin e familjes së tij. Duke u drejtuar prej sekretares të partisë të fermës, u mundua t’i tregonte se ishte tepër e vështirë për t’u shpjeguar ajo situatë. U përpoq të ishte më konkret në atë që deshte të tregonte duke filluar pikërisht nga jeta e saj personale. Për shtëpinë ku ajo jetonte. Për atë hapësirë banimi e cila quhej hyrje e madhe. Pikërisht këtu është problemi që unë ende besoj se ju nuk do të më kuptoni. Ju lutem dëgjomëni me vëmendje për atë që do tju rrëfej. Në qoftë se do të vini në shtëpinë time do të shihni dhomën dhe një ambient që mund të quhet aneks. Jemi  6 veta që jetojmë aty. Të dy prindërit, unë me gruan dhe të dy fëmijtë e mi. Që të mësoni se me kë isha dje mes atyre kallamave do t'ju them se isha me gruan time. Po, po me gruan time. Edhe ata të dy fëmijë mes atyre brazdave dhe ugareve i kam zënë. Jam ende i ri nuk mund të jetoj pa të. Ajo natën në vënd të shtrihet pranë meje, pështjell ata dy vocërrakët. Imagjinojeni, atë hapësirë të dhomës ku flejnë prindërit dhe gruaja me të dy fëmijtë. Po unë ku mendoni se shtrihem, në hapësirën që mund të mbetet bosh. Heshtje nga turma e fshatarëve dhe nga ata që kishin në dorë fatin e tij. Buzëqeshja cinike e shfaqur tek ata dhe më së shumti në fytyrën e brigadierit të tij, i dha kurajë të vazhdonte:  sa për fashon që ai ka në fytyrë shkak është rrëzimi në kanal. Mes njerëzve kishte rënë një heshtje e çuditëshme. Ndjehej trishtim, humor dhe disi ëmbëlsi. Por për brigadierin dhe kryesinë ai rrëfim nuk ishte asgjë. Ata i kërkuan që ti  bindte që ishte ajo. Duke e parë brigadierin në sy i kërkoi nëse mbante mënd rrobat që ajo kishte veshur. Fustan i kaltër me pulla roz në vishnjë.  Bluzë e kuqe me vija të bardha. Po, ja ku jam u dëgjua një zë. Të gjithë kthyen kokat prej nga erdhi, ishte e shoqja e tij. Me hapin e rëndë të saj, ajo u afrua pranë atyre njerëzve që përfaqësonin ligjin. E mendoi edhe vet se duhej të vinte aty, ndryshe nuk dihej se ç’farë drejtimi mund të merte ajo çështje. E vështroi ëmbël të shoqin dhe pastaj u drejtua nga brigadieri. U thuaj shokëve të partisë dhe të pushtetit tani se kush ishte ajo femër. Mos isha gjë unë. Tek po i merej goja, brigadieri hodhi shikimin nga njerëzit e pushtetit të ndodhur pranë tij, nga ajo dhe fshatarët aty përpara. U mundua të artikulonte ndonjë fjalë por e pati të  pa mundur. Ndjeu sikur po e humbiste aftësinë e të folurit dhe po bëhej qesharak para të gjithëve. Tek po përpiqej të gjente një pikë mbështetje, përballja me shikimin e shefit të sigurimit të zonës sikur i dha një siguri. Në çast e mendoi. Po shoqja sekretare filloi të flas ai. Po shoku shef tani e kuptoj ai ishte veçse një kurth. Kjo ishte ajo femër. Përse iku dhe u fsheh, për të më diskretituar mua. Përse nuk qëndroi dhe më pas të shpjegonin arsyen e atij veprimi. Gjatë gjithë asaj kohe për të krijuar siguri në ato që thoshte nuk e ndau shikimin prej shefit të sigurimit të zonës. Më thuaj përse më ofendon në personalitetin tim. Çohu ti, i u drejtua dikujt aty pranë. Ç’farë të ka thënë për mua. Fol. Personi në fjalë i ndodhur diku tek rrjeshti i dytë mbeti i hutuar. Duke lëvizur kokë dhe duar gati si fshehurazi nga të tjerët, kërkoi ndihmë prej tij. Reagimi i brigadierit e detyroi jo vetëm të çohej por edhe të fliste. Tashmë këtej e tutje fshatarët do të njihnin njeriun që mund t’i kishte qëndruar afër brigadierit dhe t’i tregonte gjithçka që ndodhte në  brigadë. Po është e vërtetë nisi të flasë ai. Aty tek po hanim në pushimin e drekës, në bisedat e ndryshme ra muhabeti tek shoku brigadier. Në fakt unë nuk fola fare të tjerët nisën të komentonin shprehjen e tij. Unë nuk do të guxoja as ti mendoja ato fjalë e jo t'i shprehja. Më e keqja ishte se ajo shkaktoi komente dhe të qeshura të mëdha, jo vetëm atë ditë por edhe të  nesërmen e të pasnesërmen. Ai heshti për një çast, si për të marë pëlqimin e tyre nëse do të vazhdonte por reagim nuk pati nga asnjë. Heshtjen e krijuar nga ai rrëfim e thjeu shefi i sigurimit të zonës. Kërkoi ata të tjerët që u ndodhën në atë moment. Nga turma e fshatarëve, si për të kërkuar bashkëpunëtorët e atij “krimi,” pati reagim të shpejtë. Në ato përballje veçse përgjigje nuk mund të mernin. Përsëri do të ishte i plotfuqishmi i zonës që do të kërkonte të shfaqeshin vetë ata  njerëz. Apo kishin frikë. U ndje një përpjekje aty mes turrmës por u tulat shpejt. Fshatari që i kishte qëndruar afër brigadierit prej kohësh duke e marë përsipër detyrën e tij, i thirri në emër. Mërmërima dhe pëshpëritje të pa fund mes fshatarëve. Tashmë gjithçka po merte drejtim tjetër. Përsëri nga vështrimi i egër i pushtetit aty përballë, në veçanti të shefit të sigurisë, si pula të lagura, ata u ngritën në këmbë. Nisën të flisnin njëherash, por kohën, rradhën e morën nga pushteti i ndodhur aty përpara tyre. Dhe nisën të tregonin. Megjithëse kishte shtesa dhe interprentime midis tyre për të plotfuqishmin e zonës, thelbi nuk ndryshonte. Mendoi se deri tani gjysmën e dosjes e kishte mbushur. U ngrit në këmbë dhe urdhëroi ata, të cilët ishin tre, së bashku me protagonistin e ngjarjes të veçoheshin nga turma. Krerëve të fermës të cilët po e ndiqnin me vëmëndje, nuk u dha asnjë shpjegim. Pasi komunikoi me qendrën në telefonin e vetëm të fshatit, u kërkoi të gjithëve të bënin durim dhe mos të gabonin, përpara tyre kishin një person që jo vetëm duhej demaskuar, por edhe ti dorëzohet drejtësisë sëbashku me këta që në heshtje miratuan mendimet e tij.

Pretendimi i brigadierit, i bazuar në dëshmitar e fakte, të cilat flisnin për cilësime dhe ofendime kundrejt anës fizike dhe karakterit të tij, u quajtën veprime të rënda edhe për vet faktin pasi poshtërohej figura e njeriut militant, komunistit. Në të njëjtën kohë kur ai punëtor bujqësie po merte dënimin e merituar,  brigadieri u ngrit në detyrë.

 

 

 

                              

 

 





Παρασκευή 18 Μαΐου 2018

BUDALLAI DHE MBRETI I TIJ


                  
                                

 

Dikur një budalla i mërzitur nga ajo që po konstatonte kohët e fundit se bashkëfshatarët e tij tashmë nuk kishin më interes për të, ra në dëshpërim të madh. Me mendësinë e llojit të tij u përpoq të mësonte se çfarë po ndodhte. Në fakt kishte vënë re se edhe po imitohej herë pas here prej tyre. Për shumë arsye mendoi të bënte diçka tjetër. Duke mos pasur preferenca jashtë asaj forme të jetuari, ndjente se i mungonte ajo që e kënaqte shumë kur ndërhynte mes tyre vend e pa vend duke imituar ata dhe kafshë të ndryshme. Do ta shtrembëronte edhe më shumë fytyrën e tij duke e shoqëruar me zëra dhe ulërima të çuditshme por asgjë. Aty nisi të shqetësohej. Një pjesë e shihnin si për herë të parë kurse të tjerë largoheshin duke tundur kokën si për të thënë se nuk ja vlente ose e ndjenin veten të barabartë me të. Tashmë që t’u tërhiqte vëmendjen duhej bënte diçka më ndryshe. Mendoi të largohej prej andej. Midis të tjerave që po përhapte në fshat, kryesorja ishte të takonte mbretin. Ai mund t'ja kishte nevojën. Pasi e pa se të gjithë filluan të merreshin me të e tha dhe e bëri. U nis drejt pallatit mbretëror. Përgjatë gjithë rrugës tek ndeshej me njerëz të ndryshëm,  prej tyre ndjente përçmimin e vazhdueshëm. I qetë në atë që kishte vendosur, nuk u a vuri veshin fyerjeve dhe talljeve. Por pyetjeve të shumta se çfarë mund të bënte një budalla tek mbreti, ai u përgjigjej se edhe mund të bëhej mësuesi i tij.

Mbreti, nga informatorët e shumtë të shpërndarë mbarë mbretërisë, kishte marë vesh se një budalla po  kërkonte të takohej me të. Duke menduar se ja vlente ai urdhëroi ta sillnin në pallat pasi edhe vet loloja po plakej edhe më shumë. Festimet në pallat ishin gati të përditshme duhej diçka tjetër. Ai mund të ishte një suprizë e këndshme. Urdhëroi të shtroheshin tavolina të bollshme. Përveç shpurës mbretërore ftoi edhe shumë të tjerë. Ja, që në çastin e parë tek u shfaq në atë formën të përhershme dhe përkulja e tij e cila u prit me një mërmërimë humori, bëri që të gjithë ta ndiqnin me vëmendje. Kam mar vesh se je njeri tepër i zgjuar dhe se kudo ku shkon të shohin me respekt të madh dhe mbreti duke marë qëndrimin e përhershëm autoritar, i kërkoi arsyen përse kërkoi takim. A e ndjen përgjegjësinë e ardhjes këtu. Mes asaj gjendje që mund të quhej qetësi ku vetëm ai mund ta zotëronte në atë formë tek e shfaqte deri në artikulacionin që i jepte trupit u dëgjua zëri i budallait: Im Zot, jam këtu për t’u bërë mësuesi i Juaj. Në atë kërkese të shpejtë të tij ndjehej një siguri tepër të madhe. I ndodhur aty në këmbë, mes picërimit të syve ku vetëm ai mund t’i bënte ashtu po priste pëgjigje. Jo vetëm i habitur por edhe i inatosur pasi po e dëgjonin të gjithë sa ndodheshin aty, mbreti i kërkoi se çfarë mund të mësonte prej tij. Ai veçse një budalla ishte. Urdhëroni imzot, vazhdoi qetë-qetë budallai. Në çast, tani filluat të më bëni pyetje.

Në sallë ra heshtje. Shpura rreth tij, duke menduar nëse në atë çast mbreti do të zemërohej, ai mund të shkarkohej tek ta. Mes asaj përulje të vazhdueshme për të, në atë tulatje gati me symbyllur prisnin vazhdimin, daljen e budallait nga ajo situatë. Me një qetësi ku vetëm ai mund ta shfaqte kaq hapur pasi as edhe njëherë nuk mund të dilte nga vetja, budallai vazhdoi: Mbreti im vetëm një njeri si unë ka një përgjigje për të gjitha. Por çfarë mendimi mund të krijojnë shtetasit e m'i vazhdoi mbreti në tone të ashpra, në qoftë se një budalla si ti mendon se unë e mbaj të më mësojë çdo gjë.

Kryesore është të kesh një mësues budalla se sa një mbret budalla i ktheu përgjigje ai pa e shkëputur shikimin prej mbretit.

Dhe kështu pas të gjitha atyre që  ndodhën, budallai u bë mësuesi i mbretit  

                  

   

Τετάρτη 16 Μαΐου 2018

VRASJA


Kishte kohë tashmë ku të gjithve u shkonte mendja se kush mund të ishte personi që lëshonte mbi asfalt atë zhurmë gati rritmike. Shpesh, tek i mbathte ato sandale të vjetëruara të cilat nuk do ti hiqte kurë nga këmbët e saj, ajo do të shihte e habitur tjetërsimin që ato kishin pësuar nga ana e poshtme e  tyre. Detyrimisht në atë  deformim që i kishin marë këmbët, pjesët e tjera të trupit do të përshtateshin gati në atë formë për të balancuar çdo lloj ecje e qëndrimi fizik të saj. Pra si ato specjet e atrofizuara në kushte të veçanta të mbi jetesës, edhe ajo menjëherë pas hedhjes së këmbës, në vazhdim për afro pesë sekonda do të kryente lëvizjen e trupit. Pikërisht ato dy lëvizje, njëra për zhvendosje dhe tjetra për të siguruar drejtpeshimin. Edhe me këmbën tjetër po e njëjta lëvizje do të kryhej. Sholla poshtë të dyja sandaleve ishte e konsumuar në një formë tepër të çuditëshme. Ajo e këmbës së djathtë, poshtë gishtit të madh dhe thembrës nga ana e majtë ishin tepër të konsumuara. Ndërsa ajo e këmbës së majtë në krahë të kundërt. Tek gishti i madh dhe tek thembra në krahë të djathtë. Dhe kështu aty tek përpiqej për të ecur, do të lënte mbi asfalt atë zhurmën karakteristike ku veç asaj nuk mund ta bënte tjetër njeri. Rruga që përshkonte atë  bllok ndërteshash të asaj lagje ku prej saj dilnin edhe rrugica që gjarpëronin midis tyre, për të shkurtuar kohën do të përdorej prej një pjese e mirë e njerëzve. Nuk do të ishin të shpeshta ato lëvizje dhe ky do të qe shkaku për tu ndodhur në vështirësi kalimi prej këmbësorëve dhe automjeteve që kalonin për herë të parë. Diku në krahë të njëri tjetrit ishin mini-marketi sëbashku me kafenenë. Sigurisht kjo e dyta do të hapej më shpejtë në mëngjes, më pas marketi. Dhe përgjatë kësaj kohe të fillimit të ditës së re do të dëgjohej hapi i saj. Tek ndalonte, diku përballë tyre për të marrë frymë, do të përshëndeste dhe më pas do të vazhdonte rrugën. Ndodhte që të mos kalonte për ditë të tëra. I zoti i mini marketit do të shfrytëzonte rastin kur ajo do të shkonte aty për të blerë diçka. Përveç shëndetit ai do ta pyeste edhe për kohën e munguar. Ajo me të folurën e saj gati si mërmërimë midis të tjerave do të fliste për një vajzë. Sipas saj ajo ishte në rrezik. Dikush po përgatitej për ta vrarë. Më pas në atë mërmërimë do të jepte arsyet përse do të ndodhej ajo vrasje. Do të tregonte si ishin njohur ata të dy dhe vuajtjet e saj me atë mashkull të ashpër. Gjatë ditës kur përballej me ndonjë të njohur të vjetër do ti pëshpëriste hallin. Mund të përballohej me  të në mes të rrugës ose në trotuar dhe ajo nuk do të lëvizte prej andej pa i shpjeguar gjithë ndodhinë
Ajo ngjarje që e kishte mbërthyer për afro një muaj ishte veçse një film serial që po shfaqej në një kanal televiziv. Një melodramë me aktorë tepër të pashëm të cilët luanin jetën e përditëshme në një nga qytetet e botës së madhe. Flitej për një jetë luksoze si brënda dhe jashtë atyre shtëpive. Me shere familjare, zënka midis çifteve dhe më pas përqafimet dhe të puthurat do të shuanin dhe do të ulnin situatat e acaruara. Kishte edhe skena erotike të cilën nuk e ngacmoni fare. Për të vetmen arsye se nuk e kishte përjetuar atë ndjenjë. Në rininë e saj nuk pati mundësi në as edhe një mënyrë. U fut në punë që në moshën më të njomë, në adoleshencën e saj. Do të lante enët dhe pjatat në një guzhinë restoranti. Që aty, ato enë të mëdha alumini do të nisnin ta dëmtonin trupin e saj. Dhe nuk do ti shkonte dikujt ndërmend për  ta hequr prej andej. Do të vinte një ditë sa as ajo vet nuk do ta kuptonte se si vitet kishin ikur tmerrësisht shpejt dhe do ta shihte veten të plakur e të lodhur. Rezultati i gjithë asaj përpjekje për mbi jetesë ishte gjendja e saj fizike. Më vonë e mbetur vetëm, të gjithëve do tu ngjallte mëshirë. Do të mundoheshin ta ndihmonin në forma të ndryshme. Një mbasdite, dikush pa i shprehur asgjë i kishte çuar një televizor, sigurisht të përdorur. Dhe jo vetëm kaq ai do ta vendoste edhe në funksion. Kështu për atë mjerane ai gjest do të ishte një mrekulli. Ditët e para kishte lënë gjithçka për tu ndodhur pranë asaj kutie magjike. Përpjekjet për t'u njohur me programet e shumtë të saj do të ishin një tmerr. Për afro dy javë nuk e panë të dilte prej shtëpie. Pra në ato kërkime të pa fund në një kanal televiziv, do ti pëlqente jeta e bukur e djalit të vetëm të asaj familje. Duke e lexuar ngjarjen pasi filmi flitej në një gjuhë që se kishte dëgjuat ndonjëherë, nuk do të ndahej më prej andej. Ditët në vazhdim do të ishin të mjaftueshme për të mësuar përmendësh emrat e tyre dhe do të ndjente se si mund të vazhdonte ngjarja. Në orën e caktuar do të ndodhej përpara tij dhe do të bëhej pjesë e ngjarjes. Me gjithëse e kuptonte se ai ishte veçse një film, i bërtiste asaj budallaçkës që mashtrohej prej të puthurave të tij dhe nuk po kuptonte se çfarë i bënte ai pas shpine. Në ditët në vazhdim ai , i dashuri i saj do të ndryshonte krejtësisht. Po merej me punë të pista deri në përdorimin e atij pluhuri të bardhë. Por i mungonin paret.  Prindërit e tij megjithëse përpiqeshin, nuk mundeshin ta kontrollonin më. E  ndodhur shumë pranë ekranit siç i ndodhte shpesh kur ngjarja shkonte keq, do të ndiqte  me ankth veprimet e tij, në ato përpjekje të pafund për ta detyruar atë të shkonte me meshkuj të tjerë. I dridhej shpirti tek e shihte atë të mjerë që nuk kishte fuqi të shkëputej prej tij.
Nuk ishte kalur mesdita tek e panë jo vetëm të vraponte në aq sa mund të qe për të si i tillë, po edhe të fliste me gati me zë të lartë. Përsëri në shqetësimin e saj ishte shpëtimi i asaj vajze. Ishte dikush që deshte ta vriste pasi ajo nuk e deshte më. Nuk i besonte dashurisë së tij. Në ato që po ndodhnin kishte vendosur të shkëputej. Ajo u tmerua kur i pa pistoletën të drejtuar prej saj. Mendoi se duhej të bënte diçka. Për  veç saj nuk kishte tjetër njeri. Me kë do të bisedonte. Me kë do të qante hallet dhe do ta mësonte si ti përballonte edhe ajo problemet e jetës. Nuk do to dëgjonte më zërin e saj të bukur. Duke shtruar arsyet si dhe përse duhej mbrojtur, doli me nxitim nga shtëpia. Në çastin tek po kalonte në anën tjetër të rrugës nuk e ndjeu atë mjet të vogël tek i vinte nga mbrapa. Në timon ishte një vajzë e re. Ajo e hutuar menjëherë pas përplasjes e la mjetin të kalonte mbi të. Gjithçka ndodhi shumë shpejt që nga aksidenti deri tek klithmat e njerëze të ndodhur aty pranë. Të gjithë i thirri ai instikti i bukur njerëzor për ta shpëtuar. I u ndodhën pranë. E zonja e marketit e cila e ndihmonte shpesh e mbështeti në prehër dhe me fjalë të buta po i jipte kurajo se gjithçka do të kalonte dhe ajo do të shërohej, por veçse të vinte sa më shpejtë ambulanca. Të ndodhur aty pranë, tek shihnin në sytë e saj atë dritë të pakët jete tek po shuhej dëgjuan të përsëriste atë që kishte ditë që po e shqetësonte, shpëtimin e vajzës. Ai maskarai do ta vra... Nuk ariti ta mbaronte frazën, në sytë e saj kishte mbetur frika e asaj që do të ndodhej.

Δευτέρα 14 Μαΐου 2018

AROMË NËNE


                                                                                                       

   Tek po kërkoja përbrenda sirtarit të dollapit të rrobave, duart mu ndeshën me një send të mbështjellë me kujdes. Ishte një këmishë nate e nënës. Mes ngazëllimit që më kapi buzëqesha. E shtrëngova prej vetes me mall. Në të ndjehej ende era e saj. U ula buzë krevatit si dikur kur kthehesha nga puna. E shtrirë aty, ajo priste me padurim ardhjen time. Pa kaluar në brendësi të shtëpisë dëgjoja zërin e saj të më thoshte “erdhe biro.” Dhe ledhatimi im do tu jipte dritë atyre syve tek përpiqej t'i mbante hapur. E deshte ende jetën.  Nisa të përkëdhel atë rrobë të butë e të bardhë si shpirti i saj. Më thërriti ajo erë nëne që më kishte shoqëruar gjatë gjithë jetës. Pika loti rrodhën nga sytë e mi tek mu krijua ndjesia se po i dëgjoja tik-takun e të rrahurave të zemrës si atëherë kur mbështetja kokën në gjoksin e saj. Do t'i dëgjoja zërin me të folurën karakteristike si të gjitha gratë e bregdetit tek i thërrisnin njera-tjetrës dhe zemra do të më gufonte. Kështu më kujtonte vitet e vegjëlisë kur kaloja kohën në fshat. Në vazhdim, pa përtuar, me orë të tëra ajo do të më rrëfente me kënaqësi si e kishte kaluar ditën duke shprehur edhe pakënaqësitë më të vogla kundrejt nuses, gruas time. Duke ngritur kokën i fshiva ato pak pika loti prej fytyrës. Hodha sytë përreth. Tashmë në atë dhomë ka veçse kujtime nëpërmjet fotografive të vendosura kudo. E pagëzuar me emrin e nenës (gjyshes), ime bijë do të linte gjurmët e fëmijërisë. Buzëqesha mbyturazi. Pa bërë përpjekje për t'u shkëputur prej asaj ndjesie të bukur i hodha një sy të shpejtë dhomës. Mbi krevat kuverta ndodhej ende e shtruar. Kuadrate të shumtë me një trendafil në mes. Tek e punonte, për të vërtetuar se sa pjesë të krevatit mbulonte, ajo do ta shtronte mbi të dhe do të dëgjoja të mërmëriste se duhej të shtonte edhe një rrjesht prej tyre. Më pas do ta shihte me ëndje duke e shtruar me dorën e saj të vogël. Mu shfaq aty përpara si dikur. Në guzhinë, në divanin përballë televizorit do të kalonte orë të tëra duke qëndisur. Si gjithmonë e dyzuar në veprime. Me sy e me vesh tek televizori ndërsa tek qëndisma veçse me instikt dhe nuk do të gabonte kurë në ato llogaritje milimetrike. Për humor do t'i dilja përpara ekranit të televizorit dhe veprimi i saj i kryer veçse me një lëvizje të shpejtë të kokës më bënte ta ngacmoja dhe përpiqesha ta bëja të qeshte. Sa netë dimri do të kalonte mbi to për të shtuar të ardhurat familjare. Kohë të vështira ku vet ajo e dinte peshën e atij mundimi për mbijetesë si femër, bashkëshorte, nënë.
Tashmë, besoj se Zoti i dha jetë asaj femre veçse për për t'u kujdesur për të tjerët. E palosa me kujdes këmishën e saj. Mes ngacmimit të aromës e putha dhe e rivendosa tek sirtari, në fund të tij.    





PA AGUAR ENDE...


       

      Nuk deshte që pas atij akti të bukur gjithçka të mbaronte shpejt. Duke e kundruar me ëndje partneren tek po çlodhej e qetë aty pranë tij, e shtyu më tej perden  për të zbuar edhe errësirën më të vogël që kërkonte ta mbante të pushtuar  dhomën. Duke kaluar në brendësi të dhomës, drita e hënës nisi të  ndriçonte magjishëm hiret e saj femërore. E shtrirë mes çarçafëve të zhubravitur, nën rritmikën e asaj frymëmarje të lehtë që po kryente,  ajo sikur po shfaqte dëshirën e vetme që mund të kishte në ato momente, të shplodhej, të flinte ndopak. Aty pranë sikur mos të kishte ndodhur asgjë para pak çastesh, ai, me ëndje vazhdonte ta kundronte trupin e saj me atë lëkurë të butë, në ngjyrë të purpurt në të çelët. Shpesh, mendonte sikur po  e shihte për herë të parë atë mrekulli. Do ta thërriste ai parfum i trupit të saj dhe pa zhurmë do ta ri eksploronte. Ja, aty mbrapa veshit, tek qafa e saj e ajthme, e trazuar me aromën e djersës së pakët që lëshonte. Nga dëshira për ta pushtuar e tërhoqi prej vetes me vrull. Dhe ajo mërmërimë e ëmbël e saj, mes puthjeve të pafundme, do të përsëritej në të di-saj-tën herë si një melodi.      
      Ende pa aguar, aty ku dita po përpiqej të kapte kohën, gjithçka u ndal. Në mënyrë të ndërsjelltë, tek kërkonin pafundësinë e asaj kënaqësie, me një rrëshqitje gati si fluturim ajo dëshirë e përbashkët do të prodhonte magjinë erotike më të bukur të kryer ndonjëherë.





Τρίτη 1 Μαΐου 2018

TEK KTHESA E MADHE




Tek po kalonte pranë mini-marketit të lagjes, jashtë tij, në një nga kuadratet e drunjta të tezgës vuri re dardha të vogla gjysëm të kuqëremta në të kafenjtë.  Zgjati dorën dhe mori një prej tyre. E vërejti me kërshëri. Ende pa e kafshuar, duke e rrotulluar midis gishtrinjve ndjeu aromën dhe shijen e saj. Ndërkohë i u krijua ndjesia se e kishte përjetuar dikur ëmbëlsinë e atij fruti. Prania e shitësit do ta shtynte ta kryente sa më shpejt atë veprim. Shije që jo vetëm do t'i jepte kënaqësinë e çastit por do t'i zgjonin ndjesi e kujtime të vjetra, të mbështjella me një hidhërim tek humbisnin në kohë. E  shijshme, hë?!. Pas zërit edhe në fytyrën në dukje prej babaxhani të shitësit ndjeu po të njëjtën kënaqësi që ai kishte kaluar më parë tek po përtypte atë frut. Nuk reagoi. I kërkoi t'i peshonte dy kile. Por aty, pa i lënë kohë mori një prej qeskave të plasmasit të ndodhura pranë dhe filloi ta mbushte. A e dini se ku janë mbledhur, dëgjoi përsëri zërin e shitësit. Nuk i ktheu përgjigje. Në qoftë se do t’ju tregoj, do të ligështohesh vazhdoi ai. Tjetri, me një lëvizje të trupit dhe artikulimit të mimikës së fytyrës u përpoq të mos tregonte interesim karshi atyre që po dëgjonte. Por shitësi u afrua edhe më shumë. Mori një prej tyre duke e ngritur dorën në një lartësi ku shikimi ndjehej i barabartë nga të dy. Duke i buzëqeshur vazhdoi. Janë nga fshati yt. Në ato çaste ai përballim dukej fare i thjeshtë. Por në brendësi të shikimeve të tyre ende të pa ndërprerë, transmentoheshin ndjesi dhe shqetësime të ndryshme. Po, janë nga fshati yt vazhdoi shitësi. Dhe janë shumë të shijshme. Blerësi nuk e la më të vazhdonte. Mos janë mbledhur në filan vënd i u kthye ai me vrrull si për të mos humbur kohën e tij për të folur. Tek kthesa në të dalë të fshatit. Janë gjashtë-shtatë rrënjë dardhe mbi rrugë.  Nga të shumtat që kishim këto kanë mbetur pas zgjerimit të rrugës. Më tutje vazhdojnë ullinjtë. Për të mos kaluar në emocione të tepërta heshti. Nuk deshti ta shfaqte atë që po përjetonte në ato momente. T'i tregonte  që ato pemë, ato toka sot të tjetërsuara nga ai ligj famëkeq i shpronësimit dikur ishin pronat e tij. Jo nuk mundej. U ligështua. I pagoi ato dhe iku prej andej kokëulur. Në të mbyllur të portës nga brenda shtëpisë, duke lënë mbi tavolinë të gjitha çka kishte blerë, i kujtua koha kur familja atërore e tij deri në kooperativizimin e pronës, përballonte gati gjithë vitin me ato të ardhura bujqësore. Në atë çast një mendim i shpejtë e ngacmoi. Doli me vrull. Me të mbritur tek mini-marketi i kërkoi  të gjithë sasinë e atyre dardhave. Habia e shitësit do të qe e madhe, por ai e ndali aty reagimin e tij. Tjetri, nga kureshtja për të mësuar sa më shumë, shfaqi dëshirën për ta ndihmuar. Në atë ecje të shpejtë tek e ndiqte, pa pritur reagim prej tij i shpjegoi se në ato pemë ende kishte prodhim të mbarë. I ka rrethuar të gjitha parcelat me një murr prej teli 2m të lartë. Nuk lë asgjë t'i shkojë dëm. Kur është koha e mbledhjes së ullinjve paguan punëtorë duke u qëndruar mbi kokë. Janë shumë rrënjë ullinj. U shërben vazhdimisht, ndaj nxjer të ardhura të mira. Dardhat m'i solli vet ai. Rrëfimtari, pra shitësi do të kishte vazhduar të zbraste të gjitha ato që kishte menduar t'i thoshte por u ndesh me shikimin e egër të tjetrit. Në sytë e tij në ngjyrë jeshile të trazuar në blu si vet gjethja e ullirit, përveç zemërimit ai ndjeu edhe një dëshpërim të madh të cilin nuk e kishte vënë re ndonjëherë. Duke hypur në shkallët e shtëpisë bëri edhe një përpjekje të fundit për të mësuar se ç'farë do të bënte me dardhat. Por më kot. Ai pasi ja mori qeskat prej duarve, mbylli portën duke e lënë atë jashtë. Gjatë gjithë kohës kur ai njeri i bezdisshëm veçse llomotiste, i u kujtua fëmijnia, koha kur e gjithë familja e tij i qe përkushtuar tokës, asaj pasurie të babait të tij. E lodhshme, e mundimëshme por i gëzoheshin asaj që prodhonin. Kooperativizimi i tokës dhe i gjithçkaje që kishin e tronditi shumë babain e tij. Na vajti dëm prona dhe lufta që  bëmë. Ç’është kjo gjëmë që na gjeti thoshte shpesh. Duke  i kuptuar situatat që po kalonte vëndi, nuk u mor me asgjë tjetër për veç punës. Para lufte,  ai Europën e kishte parë nga afër duke punuar në minierat e Francës, detrave të Mesdheut. Dhe sot duhej të shfaqej ky ligj i mallkuar prej katë numërash.
        Filloi në çast të zbatonte idenë e ardhur në kokë. I lau mirë të gjitha frutat e dardhës. I copëtoi në masat e duhura ato që do të bëheshin komposto ndërsa të tjerat vetëm i pastroi. Me enët që ishin më të përshtatëshme për të kryer atë proces zuri të gjithë banakun e guzhinës dhe të tavolinës. Për të qenë sa më i lirshëm vuri një përparëse. Që nga ky moment ndjeu të çlirohej prej çastit kur u përball me shikimin e atij njeriu të bezdisshëm. Nuk ishte hera e parë që po e  bënte atë punë. Ishte një proces i gjatë që duhej respektuar sasia e produkteve që shoqëronin frutin dhe koha. I u kujtua e shoqja. Ajo tashmë nuk i ndodhej më pranë. Kishte ikur në jetën e përtejme, në të vërtetën ashtu siç e thoshte ajo se kjo që jetojmë është e vështirë dhe e rreme. Dhe nisi ta kujtonte. Kishin qejf që të dy të ndjenin praninë e njeri tjetrit tek përpiqeshin për të gatuar ushqimin e tyre të preferuar. Ai vet, jo se nuk dinte të bënte humor, por i pëlqente gjendja e saj e bukur dhe intesive. Shpesh herë me heshtjen e tij të qëllimshme ndikonte që ajo të ndërhynte për të dialoguar i cili ishte veçse një kurth dhe do t'i pëlqente shkëlqimi i syve të saj. Ngriti kokën. Të gjithë sa ndodheshin aty përballë tij, brenda atyre kornizave, kishin ardhur në jetë falë asaj bashkëjetese të lumtur me të. Ishin shumë nipër e mbesa. Të gjithë të bukur si drita e diellit. Kishin marë edhe nga ajo. Kaloi dorën mbi to duke u dhënë nga një të puthur të gjithëve. Duhej të fillonte nga puna. Ishte një punë e lodhëshme por do të ndjente një kënaqësi të madhe për atë që do të bënte. Në ato kohë të vjetra, nuk ishin  këto mundësitë e sotme,  Çdo gjë do të sillej nga përtej detit. Sa herë do të kthehej  i jati nga kurbeti, për veç shumë gjërave të tjera, do të përpiqej të sillte edhe enë të qelqta. I pëlqente kur ai tek ulej pranë oxhakut i thoshte “ma sill këtu atë bodilen me rraki”. Dhe një nga ato që trashëgonte prej tij ishte dëshira për komposto dhe reçelna nga frutat e shumta që kishin. Dhe nën respektimin e procedurave e "nënshtroi" atë frut të amballazhohej në kavanoza. Me gëzim, pas disa ditësh, të zotit të mini-marketit i çoi dy kavanoza me komposto dhe reçel. Të tjerat diheshin do të shkonin tek fëmijtë, aty ku jetojnë në emigracion







Δευτέρα 9 Απριλίου 2018

SIKUR TË ISHA ELEFANT


                  

     Jo rastësisht po kërkoja në internet. Prej mëse disa javësh kisha një ngacmim të çuditshëm që ndoshta kishte mbetur hershëm, shumë hershëm brenda meje. Bëhet fjalë për një nga kafshët më të mëdha barngrënëse të Afrikës e cila sot ndodhet pothuajse në të gjitha kopështet zoologjike të botës. Për të dhe shumë kafshë të tjera më ka treguar im atë që në krye të adoleshencës time. Si shumë të tjerë edhe ai pati fatin e keq që gjatë luftës së dytë botërore të internohej në Gjermani. Pasi mbaroi lufta ai u përpoq “ta shijonte lirinë", kohën e mbetur deri sa të ktheheshin në atdhe aty ku e priste mëma, nëna e tij. Midis fotografive të shumta në Munchen (Mynih) janë edhe tre katër shkrepje tek kopështi zoologjik i Berlinit. Dy prej tyre pranë një elefanti. Përveç matrikullit orgjinal që personifikonte identitetin e tij, fotografive dhe disa sendeve të imta, kishte sjellë edhe një libër të ilustruar me foto  nga kopështi zoologjik të cilat nuk kishte rast që të mos i shihja. Më vonë do ta shfletoja shpesh pasi më interesonte shumë koncepti i kopertinës, shkrimit, vendosja e titujve dhe gjithçkaje aty pasi ishin mbrenda profesionit tim.
         Pra, ai ngacmim më thërriste vazhdimisht. Duke kërkuar në internet kontaktova me një material tepër interesant. Bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur në Japoni gjatë luftës së dytë botërore. Duke qenë një nga aleatët kryesorë të asaj  makinerie të fuqishme ushtarake naziste edhe Japonia hyri vrullshëm në luftë. Pas të gjithave si përgjigje, aleanca anglo-amerikane nisi bombardimet në të gjitha zonat ku ndodheshin forcat japoneze. Për veç dokumentarëve të shumtë, është realizuar edhe një film ku në të shfaqet frikshëm lufta si në ajër, tokë edhe në det. Më ka trishtuar shumë humbja e mijra jetëve njerëzore ku më të shumtët ishin të rinj pa dalluar se të cilit krah. Në atë material flitej shumë pak për luftën. Aty shkruhej përjetimi i kujdestarëve që punonin në kopështin zoologjik të qytetit. Kryetari i bashkisë të Tokyos, kryeqytetit të Japonisë dha urdhër që të vriteshin të gjitha kafshët që ndodheshin aty. Kujdestarët, ata njerëz të devotshëm u ndodhën të befasuar nga ai urdhër por si të bindshëm ndaj eprorit të tyre, duhej ta zbatonin atë. Arsyeja ishte e kuptueshme dhe e thjeshtë. Nga bombardimet veçse gërmadha prodhoheshin. Ç'farë mund të ndodhte nëse ato kafshë të rrezikshme shpërthenin rrethimin e shtëpisë së tyre gati natyrore. Me një fjalë të mbërthyera nga amoku ato gati, nëse do të mundeshin, do të shpërndaheshin nëpër qytet dhe kuptohej se çfarë do të ndodhte. Në të kundërtën e veprimit të Noes dhe varkës së tij para dhe pas përmbytjes, kësaj rradhe do të zhukeshin, vriteshin të gjitha kafshët. Filluan me zvaranikët, shpezët dhe gjithçka se mendonin të vriteshin të parat të cilat u kryen në format më të ndryshme nga helmimi, vrasja me armë, lënia pa ushqime, pra çdo formë e mundëshme. Në ato çaste, për fatin e keq të tyre aty po përjetonin orët e fundit të jetës tre elefant riosh. Të mrekullueshëm si nga bukuria dhe inteligjenca. Jo vetëm fëmijtë por edhe të rriturit do të ndaleshin para tyre dhe ata do të shfaqnin të gjithë atë që zotëronin. Si do të mundeshin tashmë ata kujdestarë t'u ndërprisnin jetën, ku edhe vet jeta e tyre ishte bërë njësh me ta. Po përpiqeshin sa do pak duke i ushqyer me çka mundnin pasi edhe ato po mbaronin. Por edhe ata duhej të vriteshin. Megjithëse për barqet e tyre të urritura ishte e papërfillshme ajo masë, patatet ushqimin më të preferuar të spërkatur me helm vdekjeprurës, nga instikti i shtynin tutje me feçkë. Dhe ai lëngëzimi i çuditshëm i jetës tek shkëlqente ende në sytë e tyre, vazhdimish kërkonte ndihmë për të jetuar por më kot. Urdhëri duhej zbatuar. Në vazhdim, të rrëzuar duke mos patur fuqi për të qëndruar në këmbë, në aq sa u lejonte pozicioni ku ndodheshin shtrirë,  ndiqnin lëvizjet e kujdestarëve  veçse me beben e syrit. Njëri, më iteligjenti, i pagëzuar me një emër tepër miklues që tingëllonte bukur në gjuhën japoneze, në një çast tek ndjeu t'i afrohej kujdestari i tij, njeriu që i kishte qëndruar afër që nga koha kur e kishin sjellë aty të vogël, mes përjekjeve të mëdha nga pa fuqia, u çua në këmbë dhe nisi të bënte ato lojrat e bukura ku veçse ai dinte t'i bënte. Por më kot. Kujdestari i tij nuk e ktheu kokën fare. Në atë ikje ai veçse po qante. Dhe më e keqja nuk po guxonte t'i afrohej t'i jepte përkëdheljen,  lamtumirën e fundit. A do të kishte mundësi të shkëputej prej andej. Pra dihet se si përfundoi ajo vrasje e shumfishtë. Megjithëse shkrimi ishte në gjuhë të huaj, në gjuhën e një prej gjitonëve tanë e lexova me një frymë. Në shtëpi isha vetëm dhe u ndjeva i çliruar që munda të qaja pa më parë të tjerët. Ai nuk ishte lexim por përjetim, gati -gati sikur isha pranë tyre dhe i pashë nga afër të gjitha skenat e asaj ngjarje makabre. M'u kujtua im atë tek më tregonte herë pas here për luftën e dytë botërore, ku pas çdo bombardimi të aleatëve mbi qytetet gjermane, sëbashku me një djalosh gjerman ish ushtar,  të plagosur pranë Stalingradit, do të dilnin të mblidhnin kufomat e qytetarëve të pafajshëm. Ndjeva dhimbjen e madhe për të gjithë ata njerëz që nuk kishin marë pjesë drejtpërdrejt në luftë që përfshiu shumë vende në atë shfarosje. Ai veprim ishte i njëjtë me atë që kishte ndodhur në qendër të Europës në kampet e shfarosjes në masë të racës njerëzore. Mendova se nuk kishin as edhe ndryshimin më të vogël nga njera tjetra. Të dyja, ato ishin vepra të ndodhura kundra natyrës njerëzore, ekuilibrave të vendosura nga Zoti të paktën kështu e besoj unë. Me gjithëse thirrjen që lëshova në ato çaste po e dëgjoja vetë unë, nuk hezitova ta lëja për gjysëm:
          Njerëz, në qoftë se do të kisha fuqinë e zotit të kthehesha në një elefant do t'i shtypja me gjithë fuqinë e trupit tim, të gjithë ata që do të dilnin kundër vullnetit të Tij pa çka se mund të vritesha edhe vet.