Πέμπτη 28 Απριλίου 2016

JO, NUK ISHTE HALUCINACION


        Duke ecur i përhumbur në trotuar,  në ritmin e ecjes time ndjeva të më ndjekin mbrapa hapa të lehtë e të çuditshëm. I dyzuar në  kureshtje,  i lashë të nxitonin dhe të kalonin përpara meje. Duke menduar se do të ishte i pa vlerë interesimi karshi asaj që po ndodhte në ato çaste, në thellësi, në subkoshiencën time, ndoshta përbrenda mekanizmit të telepatisë, ose rezonancave të ndryshme që ekzistojnë tek ne, ngrita kokën dhe energjia që më përpiu më lart, më stepi. Me një shpejtësi që besoj se nuk mund të ketë pajisje ta kap atë lëvizje hutimi, tmerri, dridhërima dhe ngazëllimi po ta quaj kështu, mbërthyen lëvizjen time trupore, aty në mes të trotuarit. Figura e njeriut që po ecte përballë më buçiti të shkuarën, kujtesën. Nuk po e kuptoja se ç'farë po më ndodhte.  Halucinacion mendova.”Zoti më ruajt nga mënd e kokës“.
       Duke e lënë mendimin së bashku me shikimin të ecte përpara nën efektin e asaj force, vura në lëvizje trupin. I kthjelluar në atë pjesë të trurit, i krijova mundësinë pjesës tjetër të kërkojë në hapësirën e pa fund të saj. Diçka kishte ndodhur. E shkuara më thërriste dhe po më çonte me lehtësinë më të madhe drejt njeriut që kisha përpara, drejt vegimit të shfaqur në thellësi të memories time. Halucinacion, mërmërita prapë. Si ka mundësi?! Duke hedhur sytë përreth e ndjeva stinën e pranverës të sapo filluar. Dhe nisa të rend pas realitetit, subkoshiencës.
      Pas prekjes së lehtë në sup të saj, u sprapsa duke lëvizur dorën përpara si për të pastruar shikimin. Nuk kishte mundësi. Personi femër që ndodhej përballë meje ishte një kopje identike e dhimbjes time të dikurshme. Për një çast, duke mos pritur atë ç'ka po shihja, mbeta i ngurosur. Ajo, duke ndjerë shqetësimin të shfaqur haptazi në fytyrën time kërkoi shpjegim për sa po ndodhte. Mes fjalës së ngecur dhe duarve që po vazhdoja t'i lëvizja si pa kuptim në ajër, atë që mendoja se do ta shihja e kisha pranë, përballë. Përpara  kisha të bijën e saj dhe siguria brenda meje ishte e pa diskutueshme.
      Nuk e di se sa zgjati ai moment por ishte i mjaftueshëm për t’u rikthyer në kohë.  Çasti i parë i njohjes. Përballimi me sytë e saj është ende i regjistruar në celuloidin e brendshëm të syve të mi. Më tmerronte fakti tek e prekja, se mos e lëndoja atë plazmë të brishtë. Shumë shpejt ajo ëndërr u kthye në  dhimbje. Nuk na lejuan të jetonim së bashku. Na ndanë. U përpoqa ta harroj dhe të vazhdoja jetën time, por ajo lidhje e hershme kishte qëndruar e heshtur  në thellësi të ndjenjave dhe papritur u rishfaq në një formë tjetër dhe po qëndronte përballë meje. Nuk po e kuptoja se ç'farë po përjetoja në ato çaste. Ishte një lloj ngazëllimi që më mbështillej përbrenda e po më zinte frymën, dhe  nuk më lejonte të lëshoja zërin e dhimbjes. Jam i sigurt se mes  lotëve tek po më rrëshqisnin dhe ikjes sime, shikimi i saj më ndoqi në pafundësi, ndërsa unë nuk munda t’i shpjegoj asgjë.
                                                                                                  
                                                                                                          Prill 2012


2 σχόλια:

  1. Liljana Balaj Unë e kam ndjekur këtë blog për ca kohë tani dhe sot u ndjeva sikur duhej të tregoja historinë time sepse edhe unë isha viktimë. Pasi isha me të për shtatë vjet, ai u nda me mua, unë bëra gjithçka të mundshme për ta rikthyer atë, por ishte gjithçka e kotë, e dëshiroja aq shumë për shkak të dashurisë që kam për të, e luta me të gjitha, Unë premtova, por ai nuk pranoi. Unë ia sqarova problemin nënës sime dhe ajo sugjeroj më tepër të kontaktoj një magji të quajtur Drigbinovia që do të më ndihmonte të hedh një magji për ta rikthyer atë, por kurrë nuk besoja në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të provoja magji, dhe ai i tha mua të mos shqetësohem më se gjithçka do të ishte mirë që ish-imi të kthehej, ai hodhi një magji në emrin tim për çudi në ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish më thirri, u çudita aq shumë, unë iu përgjigja thirrjes dhe gjithçka që ai thoshte ishte keqardhje për çdo gjë që ndodhi, që ai donte të më kthehej, se më donte shumë. Unë isha aq e lumtur që punoi për mua, kështu që filluam të jetojmë përsëri për fat të mirë. Që nga ajo kohë kam premtuar se të gjithë ata që unë njoh kanë një problem marrëdhënieje, unë do të ndihmoj një person të tillë duke iu referuar të vetmit magjistar të vërtetë dhe të fuqishëm që më ka ndihmuar për problemin tim dhe është i ndryshëm nga të gjithë atë të rremë. Dokush ka nevojë për ndihmë këtu e-mailin e tij: doctorigbinovia93@gmail.com mund të telefononi whatsapp përmes numrit të tij celular +2348144480786...

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  2. Ανώνυμος20/8/22 19:14

    Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ΑπάντησηΔιαγραφή